Ballina Kronika U hodh nga ballkoni dhe gjeti vdekjen, flasin shokët e 18-vjeçarit dhe...

U hodh nga ballkoni dhe gjeti vdekjen, flasin shokët e 18-vjeçarit dhe zbulojnë si qëndron e vërteta

7 shokët e viktimës kanë deklaruar për uniformat blu se të gjithë kanë qenë në gjumë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku 18-vjeçari nga Durrësi u vetëhodh nga tarraca e pallatit në Korçë.

Burime bëjnë me dije se 7 shokët e viktimës kanë deklaruar për uniformat blu se të gjithë kanë qenë në gjumë kur shoku i tyre ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Ata nuk kanë ditur asgjë çfarë ka ndodhur për shkak se kanë konsumuar alkool dhe kanë qenë në gjendje të dehur pas festimeve në një lokal nate në Korçë.

Dyshime ka që krahas alkoolit, 18-vjeçari ka konsumuar edhe lëndë narkotike dhe në gjendje të rënduar është hedhur nga tarraca e pallatit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews