Ballina Kronika “Na tha se ishte e frikësuar”- Rrëfehen kolegët e 27-vjeçares shtatzënë që...

“Na tha se ishte e frikësuar”- Rrëfehen kolegët e 27-vjeçares shtatzënë që u vra me thikë nga shqiptari në Itali: Vinte në supermarket dhe…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 27-vjeçares shtatzënë, Vanessa Ballan më 19 dhjetor në Treviso, Itali, nga 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj, në hyrje të shtëpisë së saj.

Pas ngjarjes tragjike, kanë folur edhe kolegët e 27-vjeçares, të cilët kanë treguar se 41-vjeçari e përndiqte atë në vendin e punës, shkonte disa herë në supermarketin ku Ballan punonte e cila ishte shtatzënë.

Ata kanë rrëfyer për mediat italiane se 41-vjeccari shkonte për të bërë blerje të vogla dhe më pas largohej.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Ballan për median italiane.

Një tjetër koleg i viktimës është shprehur se prej kohësh  Ballan ndjehej e frikësuar mbi këtë situatë.

“Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë. Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes”,  ka thënë një koleg i saj.

Sipas raportimeve Ballan dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, të cilës dyshohet se i ka dhënë fund pak kohë më parë. Kjo ka qenë dhe arsyeja e konfliktit mes tyre, ku 41-vjeçari shqiptar e shantazhonte se do t’i publikonte video intime. Ajo kishte pasur një lidhje që përfundoi në verën e vitit 2023, dhe që prej asaj kohe ai e kishte përndjekur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews