Ballina Blog Faqe 140

Pamje të rënda/ Shihni si ekzekutohet shqiptari në Greqi / I moshuari grek vret shqiptarin për parkimin (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda të ekzekutimit të shqiptarit Brigen Limka në Pire. 39-vjeçari ekzekutohet brutalisht nga një 68-vjecar grek. Shqiptari punonte prej kohësh si roje parkingu, ndërsa greku njihej në zonë si një person problematik. Dyshohet se sherri mes tyre kishte lidhje pikërisht me parkingun aty pranë. Shqiptari është goditur me dy plumba.

Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë pranë skenës së të shtënave dhe foli për protothema.gr, autori nuk kishte as makinë dhe në fakt shfaqte sjellje obsesive dhe kishte një mosdashje të madhe për parkingjet.

“Ata u grindën. Ai u ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty”. Priti me këmishë të hapur që të arrestohej. Ai ishte një burrë i çuditshëm Para dy vitesh ka bërë një aksident automobilistik. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi gruaja.

Sot dhe nesër në Tetovë mbahet panairi i mjaltit

Panairi për prezantimin dhe shitjen e mjaltit do të mbahet sot dhe nesër në sheshin e qytetit në Tetovë. Manifestimi titullohet “Ditët e Ëmbla të Tetovës”, ndërsa e organizojnë shoqatat “Mjalti i Pollogut” dhe “Qyteti i Bletëve”.

“Ky manifestim, “Ditët e Ëmbla të Tetovës”, është i pesti me radhë. Dhjetëra bletarë anëtarë të shoqatave “Mjalti i Pollogut”” dhe “Qyteti i Bletëve” do t’i prezantojnë me produktet e tyre në shesh, informon Vladimir Petrovski nga “Mjalti i Pollogut”.

Në vitet e kaluara dy shoqatat organizuan edhe garë për cilësinë e mjaltit “Tetovo Honey Awards”, por këtë vit nuk do të mbahet.

Video bonus:

Djegia e spitalit modular në Tetovë, sot protestohet në Shkup

Sot në Shkup me fillim nga ora 14:00 do të organizohet marsh protestues për djegien e spitalit modular të Tetovës, ku jetën humbën 14 persona, përcjell TV21. Familjarët njoftuan se protesta do të nis nga sheshi “Skënderbe” deri para godinës së Prokurorisë Themelore Publike, ndërsa bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive.

Pas takimit me Kurtin\ Vuçiq: Bisedimet pa sukses, nuk pranoi propozimin e BE për kompromis

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiç gazetarëve.

I pyetur nga gazetarë se cili ishte propozimi i BE-së, ai tha se, para së gjithash, flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe – “të shohim nëse kemi proces të besueshëm ose jo”.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit… Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, tha Vuçiç

Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e dialogut, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Sot do të shohim nëse ata janë gati të marrin përgjegjësi”, shkroi Borrell në platformën X, e njohur më herët si Twitter.

Sipas një njoftimi të mëhershëm të BE-së, temë e takimit trepalësh ka qenë zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiç në muajin shkurt.

Kjo marrëveshje me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë; kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, dhe i obligon ato që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kurti dhe Vuçiç, sipas agjendës që ka publikuar BE-ja, kanë diskutuar edhe për “çështjet aktuale”.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre. \rel\

Bandat “Dalton” dhe “Red Kit”, po vriten në Stamboll, Paris dhe Greqi, kush janë “bosët”

I ngjan një filmi të mirëfilltë mafioz ngjarja e dy ditëve më parë në Lutsa të Greqisë ku u vranë gjashtë persona me shtetësi turke.

Mediat greke raportojnë se pas verifikimeve, në çantat e tyre janë gjetur pasaportat dhe sende të tjera që konfirmojnë se ata kishin vendosur të largoheshin menjëherë nga Greqia dhe ndodheshin aty për t’u fshehur.

Ka të dhëna nga policia greke se ngjarja ka ndodhur për qëllime hakmarrjeje dhe se behët fjalë për larje hesapesh mes dy bandave të kurdëve që përplasen prej vitesh në Stamboll.

Vrasja e fundit ndodhi pas asaj të gusht 2023 në Paris ku dyshohet se grupi i ekzekutuar aty kishte eliminuar një personazh të njohur të bandave të Stambollit, i quajtur Halil Ay.

Më pas sipas mediave turke, grupi që ekzekutoi Halil Ay-in u largua nga Franca pasi po ndiqeshin atje dhe ishte vendosur në Greqi me qëllim që më pas të zhvendoseshin sërish në Stamboll.

Mediat greke kanë nxjerrë emrat e të vrarëve, të cilët janë: Doruk Ersu Büyüktunç; Abdurrahman Tekru; Omer Kanza; Ozan Kaan Tozlu; baris Cagan dhe Burak Tahmaz.

Rivaliteti mes bandës Dalton dhe Red Kit

Duken si personazhet e filmave vizatimorë me Western, nga i cili kanë marrë edhe emrat, por bëhet fjalë për dy banda rivale në Turqi, të cilët po vrasin njeri-tjetrin, madje tashmë edhe jashtë kufirit.

Grupi i gjashtë personave që u vra sëfundmi në Greqi i përket bandës Dalton me drejtues Baris Boyun.

Daltonët janë një grup me origjinë kurde, por që kanë nën kontroll lagje të tëra në Stamboll dhe kundërshtarë direkt kanë bandën “Red Kit”, të cilët kontrollojnë lagjen YeniBosna.

Në krye të grupit është një personazh i njohur si Ferhat Mardin. Policia turke ka të dhëna se grupi i Halil Ay është bashkuar me grupin e Ferhat Mardin në këtë atentat duke vrarë gjashtë personat e bandës kundërshtare.

Duket se planet për atentatin nisen pasi grupi i Baris Boyun vrau vëllanë e Ferhat Ay disa muaj më parë në Stamboll si edhe vetë Ferhatin në Paris. Dyshimet janë se vëllai tjetër, Muhamet Ay ka lidhur marrëveshje me bandën RedKit duke sulmuar pikërisht grupin e Baris Boyu.

Turqia është kthyer në një parajsë për bandat dhe grupet e armatosura, të cilët kontrollojnë qytete dhe lagje të qyteteve të mëdha duke u përplasur herë pas here me njeri-tjetrin për zonat e kontrollit.

VIDEO/Pamjet kur numërojnë paratë e drogës/ 16 shqiptarë në pranga të fiseve “Lusha” e “Goseni” në Milano

Një operacion i madh i karabinierëve italianë këtë të mërkurë çmontoi një rrjet trafiku droge, të rrënjosur në zonën e Milanos dhe me lidhje të forta me Shqipërinë. “La Repubblica” shkruan se ata kishin ngritur një treg droge që përfshinte të gjithë Italinë dhe arrinte deri në Zvicër. Hetimi çoi në pranga 24 persona nga të cilët 16 janë shqiptarë, 2 italianë, 5 marokenë dhe 1 tunizian. Por nuk kishte vetëm drogë. Hetimet e karabinierëve të Milanos zbuluan prova për shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe zhvatje.

Gjatë operacionit, rreth 200 karabinierë ushtruan 40 kontrolle, duke sekuestruar të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, që kapin vlerën e qindra mijëra eurove. 1 italian dhe 2 shqiptarë u gjetën me sasi të mëdha droge duke bërë që të arrestohen në flagrancë. Operacioni pason një hetim të nisur në prill 2020, pas një letërporosie të autoriteteve zvicerane.

Ato arrestuan në territorin e tyre një italian me 6 kilogramë heroinë në makinë. Sapo u arrestua, ai bashkëpunoi me autoritetet, duke bërë deklarata “vetëakuzuese” dhe duke i zbuluar policisë informacione të dobishme për rrjetin e trafikut të drogës.

Më pas hetimet u kryen në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe bënë të mundur zbulimin e strukturës së dy organizatave kriminale të drejtuara nga dy familje shqiptare, e para me mbiemër “Lusha” dhe e dyta me mbiemër “Goseni”. Të dyja kishin lidhje operacionale në Shqipëri ku bëhej ri-investimi i të ardhurave nga aktivitetet e trafikut të drogës. Baza e tyre ishte në Milano, por degët shtriheshin në të gjithë Italinë Veriore, por deri në Kalabri dhe Zvicër.

Trafiku i heroinës dhe kokainës bëhej kryesisht nëpërmjet autobusëve, korrierëve dhe kamionëve. Gjatë hetimeve u përgjuan episode të shumta ndalimi, transporti dhe dërgimi të drogës në provinca të ndryshme të Italisë Veriore (Bergamo, Monza dhe Brianza, Torino dhe Verona). Gjatë operacionit u sekuestrua 42 kg lëndë narkotike përfshirë heroinë, kokainë dhe hashash si dhe 40 kg lëndë përzierëse, 2 pushkë dhe gati 50 mijë euro cash. Gjithashtu u identifikua një apartament dhe një magazinë që përdoreshin si rafineri droge si dhe disa apartamente e garazhe që përdoren për ruajtjen e ngarkesave të drogës.

Në disa përgjime telefonike dhe ambientale rezultoi se disa anëtarë të njërit prej dy grupeve, mes tyre edhe njeriu në krye të grupit “Goseni”, menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një rrjet nxitjeje dhe shfrytëzimi prostitucioni. Bëhet fjalë për të paktën 20 vajza nga Evropa Lindore, të detyruara, me kërcënime dhe dhunë, të prostituohen në apartamentet e menaxhuara nga organizata kriminale dhe të vihen në dispozicion në faqet e takimeve online. Jo vetëm kaq: të dyshuarit akuzohen edhe për grabitje dhe zhvatje të vajzave. Ata kërcënonin vajzat që kërkonin të largoheshin me video porno. ©LAPSI.al

Ky është 27-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

Ka humbur jetën në Itali një 27-vjeçar shqiptar, ky i fundit humbi kontrollin e motorit tip Yamaha R6 me të cilin po udhëtonte. Aksidenti ndodhi në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona.

Viktima 27-vjeçar është identifikuar si Redon Qevani i cili për shkaqe që pritet të konstatohen nga grupi hetimor ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë e goditjes, shqiptari ka humbur jetën, ndërsa në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës.

Redon Qevani do të bëhej së shpejti baba i një djali, teksa një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen.

Alternativa njofton se kanë arritur marrëveshje me Besën për koalicion lokal në Tetovë

Pas formalizimit të bashkëpunimit në nivel qendror ndërmjet Lëvizjes Besa dhe Alternativës, kjo e fundit njofton se është rënë dakord që ky koalicion të shtrihet edhe në nivel lokal.

Këshilltari komunal nga radhët e Alternativës në Tetovë, Faton Selami, është bashkuar me këshilltarët e shumicës që i ka Lëvizja Besa në këtë komunë.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi, këshilltari komunal i Alternativës, Faton Selami, sekretari i Degës së Alternativës në Tetovë, Jusuf Abduli, ndërsa këtë bashkëpunimin e kanë përligjur edhe sekretarët e përgjithshëm të dy partive, Abdush Demiri dhe Zeqirija Ibrahimi.

“Enver Hoxha s’kishte faj, jemi popull spiunësh”/ Rrëfimi i gazetares: Shoqja më ftoi sot në kafe, nisi të më filmonte me telefon dhe….!

Gazetarja Suela Demiri ka bërë një rrëfim të pazakontë në rrjetet sociale, duke treguar atë çka i ka ndodhur sot teksa ishte ftuar në kafe nga një shoqe, të cilën kishte dy muaj pa e takuar.

“E pabesueshme ajo që më ndodhi mua, sot. Ulem në kafe me një shoqe, dy muaj pa e takuar pasi këmbënguli me telefonata dhe më ftoi. Disa herë e vura re që e drejtonte telefonin sikur po më filmonte e disa herë e mohoi dhe unë e besova se kuptohet ishte përtej fantazisë që shoqja ime të më regjistrojë. Deri sa pa dashje ajo bëri playback dhe dëgjova zërin tim…” – shkruan moderatorja e njohur.

“Po flisnim për jetën time, problemet e mia, vajzën time. Bisedë tejet private që ajo po ia dërgonte një të treti.

Nuk munda dot t’ia fshi nga celulari. Ajo është fizikisht më e fortë se unë, por edhe shumë më agresive. Po fshihte personin kujt po ia dërgonte.

Ndihem e neveritur, e tradhëtuar, e mashtruar! Si ka mundësi që shoqja jote e afërt të spiunon?! E ndiej veten si personazh telenovele. Kaq poshtë kemi rënë si popull?! Ulemi të pimë kafe me miqtë dhe ndizen kamerat dhe mikrofonat???? Nuk ka më kod sjelljeje?? Etikë? Moral? Besë? Buka që ndajmë, kafja që pimë etj, etj.. !”

Në përfundim Demiri del edhe në një përfundim:

“Sa bukur e nisa të hënën! Shpall botërisht që Enver Hoxha nuk kishte faj, ne jemi një popull spiunësh. Më erdhi në mend komshia ime me telefon në pallat që në komunizëm telefononte te Radio Korça e thoshte: “Mos e merrni Suelën se e kishte gjyshin bej” dhe pas 90tës, telefononte e thoshte: “Mos e merrni Suelën në Radio se e kishte babain oficer”!

Tani e tutje kush ulet ne kafe me mua duhet të fikë celularin. U bëra përgjithmonë me hije…”/m.j

Aksident i rëndë në rrugën rajonale Zhelinë-Grupçin, BMW-ja “fluturon” nga rruga në afërsi të mbikalimit të Dëbërcës, dy të rinj nga Kopaçindolli bëhen për spital

Dje, 11 shtator, në ora 20:30, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Zhelinë-Grupçin, në afërsi të mbikalimit të Dëbërcës, një automjet “BMW” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 23-vjeçari me inicialet A.T. nga Kopaçindolli i Tetovës, i cili kishte humbur kontrollin e automjetit dhe kishte fluturuar nga rruga.

Në këtë aksident, shoferi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, kurse pasagjeri S.S. (22) nga i njëjti fshat, kishte kaluar vetëm me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

Video bonus:

 

Një i vrarë dhe një e plagosur në Podujevë, gjithçka ndodhi në sytë e fëmijës 4-vjeçar

Një person rreth 30-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe bashkëshortja i është plagosur nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Podujevë. Në momentin kritik viktimat kanë qenë bashkë me djalin rreth 4-vjeçar, por që ai ka shpëtuar pa lëndime. Në Polici dhe Prokurorinë e Shtetit kanë thënë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e të dyshuarve
Një person rreth 30 vjeç ka vdekur nga të shtënat me armë zjarri dhe bashkëshortja e tij është plagosur mesditën e së hënës në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur brenda hapësirave të një qendre tregtare në rrugën kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti”. KOHA është informuar se në momentin kritik viktimat kanë qenë bashkë me djalin rreth 4-vjeçar, por që ai ka shpëtuar pa lëndime.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që ka ndodhur ngjarja.

“Rreth orës 12:30 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjentë është konfirmuar se një person është pa shenja jete, ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Agron Borovci.

E plagosura është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, kurse i vrari ka qëndruar disa orë brenda qendrës tregtare dhe nga aty është bartur nga përfaqësues të Mjekësisë Ligjore rreth orës 16:00.

Zëdhënësja në Prokurorinë e Shtetit, Laureta Ulaj, ka thënë se pas marrjes së informatës nga Policia prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe është dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”, ka thënë Ulaj.

Dorasi kishte ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe deri tash nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje./koha.net

Flet axha i të vrarit në Podujevë: Tek ne është edhe një Kanun (VIDEO)

Një vrasje dhe një plagosje ndodhi gjatë ditës së sotme në Podujevë. Rrethanat se si ndodhi akti, mbeten ende të panjohura.

Megjithatë, në një prononcim për Klan Kosovën, ka folur Mehmet Breznica, axha i viktimës, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Ne kemi besim të plotë tek institucionet e drejtësisë mirëpo tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica.

”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

”Jo, sepse sikur të kishte ndonjë problem kishim ndërhy ne të vjetrit. Edhe besoj që e kishim rregullu problemin. Ka mirëkuptim mes njerëzve të vullnetit të mirë. Nuk ka pasë asnjë problem”.

Si u vra “Dhia” në Podujevë dhe u plagosë gruaja në sy të djalit 4 vjeçar – Krejt çka dihet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Podujevë

Para syve të djalit të tyre 4 vjeçar sot në Podujevë u vra një burrë, ndërsa gruaja e tij u plagosë në stomak. Ngjarja ndodhi rreth orë 12:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Periskopi.

Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person i moshës së mitur.
Gjendja e gruas së plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

“Gruaja është plagosur në pjesën e barkut. Ka marrë trajtimin e nevojshëm në vendin e ngjarjes dhe është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe po vazhdon ta merr trajtimin”, tha mjeku kujdestar për Klan Kosova.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.

”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

Mbeti e plagosur pas vrasjes së burrit në Podujevë, kjo është gjendja shëndetësore e gruas

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë. I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij.

Detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore për Insajderin ka dhënë Bedri Hyseni, drejtori i emergjencës në Podujevë.

Doktor Hyseni ka konfirmuar se e njëjta është plagosur në regjionin e barkut teksa është dërguar për në QKUK

kemi dërgu për në emergjencë në Prishtinë, ka një plagë në regjionin e barkut nga arma e zjarrit”, ka thënë Hyseni për Insajderi derisa nuk ka dhënë detaje nëse është jashtë rrezikut për jetë.

Ky është personi që u vra me armë zjarri sot në Podujevë

I njëjti ka kërkuar të flasim me mjekët e QKUK-së.

Një i vrarë dhe një i plagosur në Podujevë pas gjuajtjeve me armë.

 

Traktori i merr jetën 22-vjeçarit nga Poroji i Tetovës

Një i ri nga Poroji i Tetovës ka ndërruar jetë pasi pësoi aksident derisa po drejtonte një traktor. Nga MPB thonë se prokurori ka urdhëruar që trupit të pajetë t`i bëhet autopsia.

“Dje, më 10 shtator, rreth orës 13:50, në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete F.M.(22) nga Poroji i Tetovës. Sipas asaj që është konstatuar në inspektimin e kryer pak më vonë, F.M. me katër persona të tjerë nga i njëjti fshat po transportoheshin me një traktor “imt 539” me targa Tetovës që ai po e drejtonte. Në një rrugë me dhe në lokalitetin e quajtur “Plloça” në rajonin e Porojit, traktori ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, ndërsa F.M. ka ndërruar jetë në vend si pasojë e lëndimeve të marra, kurse ka mbetur i lënduar një person I moshës jomadhore, i cili po ashtu ishte në traktor. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB- Tetovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit ndaj trupit të pajetë do të kryhet autopsi”, thonë nga MPB.

FOTO/ Ariu futet në oborrin e ish-deputetit të LSDM-së: Na mbetet të mbrojmë veten me gjithçka që kemi

Një ari është futur në oborrin e shtëpisë së ish-deputetit të LSDM-së Latif Pajkoski në fshatin Zhirovnicë të Komunës së Mavrovës-Rostushë, në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të vetëorganizohen dhe të mbrojnë jetën dhe pronën e tyre.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, përballë shtëpisë sime. Tani t’iu shoh juve burokratë të çmendur që mbroni ariun dhe nuk bëni asgjë për të mbrojtur popullatën, ejani mysafirë të mi në Zhirovnicë për të paktën një natë, por jo vetëm, por me fëmijët tuaj.

Natyrisht, na mbetet të vetëorganizohemi dhe të mbrojmë veten dhe pasurinë tonë me gjithçka që kemi. Le të jetë ky një nga indikacionet e fundit”, shkruan Pajkoski.

Pajkoski ishte deputet nga radhët e LSDM-së. Ka qenë anëtar i grupit parlamentar të Kuvendit të RMV-së për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Turqisë. Ai ishte gjithashtu anëtar i Komisionit të Përhershëm Hetimor për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve në Kuvendin e RMV-së.

Aksident i rëndë/Humb jetën 28-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 28-vjeçare nga Shqipëria ka mbetur e vdekur në një aksident trafiku në autostradën Athinë-Korinth.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën kombëtare Athinë-Korinth, kur një makinë është përplasur me një motoçikletë me dy persona. Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka mbetur e vdekur, ndërsa drejtuesi grek i motorit ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i veturës i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes është pikasur nga policia, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur rasti, raportojnë mediat athinase.

Sot në Shkup mbahet samiti i radhës i Bërdo-Brionit

Sot në Shkup mbahet samiti i radhës i Bërdo-Brionit, gjatë të cilit, sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shtetet pjesëmarrëse “do të riafirmojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe përparimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Në këtë takim, sipas kabinetit të presidentit maqedonas, marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; i Shqipërisë, Bajram Begaj; i Serbisë, Aleksandar Vuçiq; e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; i Kroacisë Zoran Millanoviq, anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

“Në fokus të takimit të sivjetshëm të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni në Shkup janë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase.
Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Borut Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.

Qëllim i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE.

Presidenti Pendarovski, të dielën, ka organizuar një darkë për presidentët e shteteve pjesëmarrëse me përjashtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pjesëmarrjen e ka paralajmëruar për të hënën, ditën e mbajtjes së samitit.
Udhëheqësit e shteteve të procesit Bërdo-Brioni takohen të paktën një herë në vit.

Në samitin e vitit të kaluar, që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë, pjesë e konkluzioneve të miratuara ishte thirrja drejtuar Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024, ndërsa Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar. /REL

Katastrofë ekologjike! Zjarri kaplon deponinë në fshatin Dëbërcë, reagon kryetari i Komunës së Zhelinës: Shihet qartë se është e qëllimshme dhe shkaktuar nga dora e njeriut (VIDEO+FOTO)

Dje mbrëma ka shpërthyer zjarri në një deponi që ndodhet në rajonin e fshatit Dëbërcë të Komunës së Zhelinës, shumë afër edhe fshatrave Grupçin e Çiflik. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, i cili ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook:

Deponia e ndezur sonte në hyrje të fsh.Dëbërcë, shifet qartë se është e qëllimshme dhe shkaktuar nga dora e njeriut.

Këtë veprim mund ta shkaktojë vetëm ndonjë delikuent apo i sëmurë psiqik, e dhashtë Zoti mos jetë me prapavijë tjetër sepse atëherë kjo nënkupton se dikush qenka në gjendje të shkaktojë edhe sëmundje e epidemi të ndryshme, duke ndotur ajrin e duke rrezikuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të komunës Zhelinës përfshirë edhe familjen e vet, dhe krejt kjo vetëm e vetëm për përfitime të caktuara politike apo intereseve të ngjajshme.

Këtë ngjarje, do e iniciojmë edhe zyrtarisht në prokurori, dhe për kryesin e kësaj vepre nuk do ketë asnjë tolerancë. Lusim çdo qytetarë, të cilët mund të kenë informacione për kryerësin e kësaj vepre të shëmtuar, që të na njoftojnë sa më parë.

Ju faleminderit të gjithëve e sidomos Njësisë së zjarrëfikësve të cilët arritën në kohë lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka shkruar edhe gjatë ditës për gjendjen te deponia e kapluar nga zjarri:

Edhe gjatë ditës së sotshme deri para pak çastesh, makinat e komunës së Zhelinës dhe Njësisë së zjarrfikësve-Tetovë, ishin të angazhuara me shuarrjen e zjarrit të deponisë në Dëbërcë. Apelojmë tek të gjithë qytetarët tanë, që të jenë të kujdesshëm dhe mos të afrohen pranë deponisë pa arsye.

Faleminderit komandantit të Njësisë së zjarrfikëve Avni Ameti për gatishmërinë e treguar dhe kompanive “Besha” dhe “Mak-Alb” për ndihmën vullnetare.

Vetëm një gjë e dij, “populli nuk ha bar dhe dij t’i lexojë këto situata!” Por, e vërteta do dalë në shesh dhe e drejta do triumfojë gjithmonë!

Ndërsa sonte, në faqen e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu është publikuar kjo video ku shihet se vazhdon akoma shuarja e zjarrit në këtë deponi.

Atentat në Vlorë/ Identifikohet viktima, autorët e ndoqën dhe e qëlluan për vdekje

Një atentat që shkaktoi një viktimë ndodhi këtë të shtunë, në orët e vona të mbrëmjes, në Vlorë.

Viktima është identifikuar si Leartiad Keka.

Ngjarja raportohet në lagjen 28 Nëntori të qytetit bregdetar. 41-vjecari po udhëtonte me motor, në kohën kur i është vënë pas një makinë tip “Audi A6” dhe drejt tij kanë qëlluar me armë.

Mësohet se Keka la motorin në rrugë dhe është larguar me shpejtësi. Autorët kanë vazhduar ta ndjekin në këmbë dhe përballë kishës ortodokse, në afërsi të një dyqani, kanë shtënë me disa plumba drejt tij, duke e lënë te vdekur në vend.

Viktima Leartiad Keka

Disa minuta pas ngjarjes, një makinë është gjetur e djegur pranë ish-fushës së aviacionit dhe dyshohet se i përket autorëve.

Viktima është emër i panjohur i drejtësisë. Në vitin 2005, ai është akuzuar për një grabitje me pasojë vdekjen e një personi të kryer në bashkëpunim  me Fjodor Mezyrajn.

Sylvester Stallone sfidon Papa Franceskun në boks (VIDEO)

Sylvester Stallone i njohur për rolin e italiano-amerikanit Rocky Balboa në filmin fitues të çmimit Oskar të vitit 1976 ka sfiduar një kundërshtar të paimagjinueshëm. Në takimin e tij me Papa Franceskun në Pallatin Apostolik në Vatikan, ylli i Hollivudit shoqërohej nga gruaja e tij, Jennifer Flavin dhe tre vajzat e tyre Sophia, Sistine dhe Scarlet si dhe vëllai i tij, Frank.

Papa e surprizoi duke i thënë: “Ne jemi rritur me filmat e tu” duke habitur aktorin. Ai ia kthehu: “Ok atëherë! A jeni gati? Ne po boksojmë”. Më pas ai ngriti grushtet duke qeshur para Papës. Edhe Ati i shenjtë 86-vjeçar e imitoi duke bërë shenjën e boksit.

Në një postim në Instagram, aktori u pa me një tufë çelësash duke shkruar: “Moment shumë i rrallë dhe i veçantë. Më lejuan të mbaja ÇELËSAT që hapin ÇDO derë në të gjithë qytetin e Vatikanit! Përfshirë Kapelën Sistine”.

Duke iu referuar vajzës së tij, ai tha se ishte “shumë i lumtur që i vumë vajzës sonë të bukur këtë emër të bukur, “Sistine”. Aktori 77-vjeçar ndodhet në Itali ku po promovon filmin e tij “Tulsa King” që do të transmetohet nga 15 nëntori. Stallone luan anëtarin e mafias, Dwight “The General” Manfredi, i cili përpiqet të rilidhet me familjen e tij gangstere pas lirimit të tij nga burgu.

Në shtator të vitit të kaluar, Stallone dhe gruaja e tij anuluan divorcin dhe u pajtuan. Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për 26 vjet, “vendosën të takoheshin në shtëpi, ku biseduan dhe arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre”. “Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur”, tha përfaqësuesi i tij në atë kohë. Pajtimi i tyre erdhi një muaj pasi 55-vjeçarja bëri kërkesë për divorc. ©LAPSI.al

Ndahet nga jeta aktori i njohur, u rrëzua në një studio televizive

Një lajm i trishtë vjen nga India. Aktori dhe regjisori indian G. Marimuthu ka vdekur në moshën 57-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër dhe u rrëzua në një studio televizive.

Marimutu ishte duke dubluar një emision të ri për TV Sun kur u sëmurë.

Aktori gjithmonë ka dashur të jetë në botën e artit të shtatë. Ai punoi si kamarier në një hotel përpara se të bëhej pjesë e showbiz-it.

Ai gjithashtu ka drejtuar dy filma të mirënjohur, Kanuum Kanuum dhe Pulival, dhe ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke përfshirë komedinë aksion të këtij viti Jailer. Marimuthu fitoi një popullaritet të madh në serialin indian “Swimming Against the Tide”./abcnews.al

Humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 29 -vjeçari shqiptar në Itali. Sipas La Repubblica, aksidenti ndodhi në Torre Specchia, më 7 shtator.

Mësohet se motori me të cilin po udhëtonte Aldo Gjoka, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë 29-vjeçari u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Prej vitesh, Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij dhe motorat ishin një ndër pasionet e tij më të mëdha./abcnews.al