Ballina Kronika Një i vrarë dhe një e plagosur në Podujevë, gjithçka ndodhi në...

Një i vrarë dhe një e plagosur në Podujevë, gjithçka ndodhi në sytë e fëmijës 4-vjeçar

Një person rreth 30-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe bashkëshortja i është plagosur nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Podujevë. Në momentin kritik viktimat kanë qenë bashkë me djalin rreth 4-vjeçar, por që ai ka shpëtuar pa lëndime. Në Polici dhe Prokurorinë e Shtetit kanë thënë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e të dyshuarve
Një person rreth 30 vjeç ka vdekur nga të shtënat me armë zjarri dhe bashkëshortja e tij është plagosur mesditën e së hënës në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur brenda hapësirave të një qendre tregtare në rrugën kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti”. KOHA është informuar se në momentin kritik viktimat kanë qenë bashkë me djalin rreth 4-vjeçar, por që ai ka shpëtuar pa lëndime.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që ka ndodhur ngjarja.

“Rreth orës 12:30 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjentë është konfirmuar se një person është pa shenja jete, ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Agron Borovci.

E plagosura është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, kurse i vrari ka qëndruar disa orë brenda qendrës tregtare dhe nga aty është bartur nga përfaqësues të Mjekësisë Ligjore rreth orës 16:00.

Zëdhënësja në Prokurorinë e Shtetit, Laureta Ulaj, ka thënë se pas marrjes së informatës nga Policia prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe është dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”, ka thënë Ulaj.

Dorasi kishte ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe deri tash nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje./koha.net

Flet axha i të vrarit në Podujevë: Tek ne është edhe një Kanun (VIDEO)

Një vrasje dhe një plagosje ndodhi gjatë ditës së sotme në Podujevë. Rrethanat se si ndodhi akti, mbeten ende të panjohura.

Megjithatë, në një prononcim për Klan Kosovën, ka folur Mehmet Breznica, axha i viktimës, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Ne kemi besim të plotë tek institucionet e drejtësisë mirëpo tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica.

”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

”Jo, sepse sikur të kishte ndonjë problem kishim ndërhy ne të vjetrit. Edhe besoj që e kishim rregullu problemin. Ka mirëkuptim mes njerëzve të vullnetit të mirë. Nuk ka pasë asnjë problem”.

Si u vra “Dhia” në Podujevë dhe u plagosë gruaja në sy të djalit 4 vjeçar – Krejt çka dihet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Podujevë

Para syve të djalit të tyre 4 vjeçar sot në Podujevë u vra një burrë, ndërsa gruaja e tij u plagosë në stomak. Ngjarja ndodhi rreth orë 12:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Periskopi.

Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person i moshës së mitur.
Gjendja e gruas së plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

“Gruaja është plagosur në pjesën e barkut. Ka marrë trajtimin e nevojshëm në vendin e ngjarjes dhe është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe po vazhdon ta merr trajtimin”, tha mjeku kujdestar për Klan Kosova.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka folur edhe axha i “Dhisë” Mehmet Breznica, i cili u shpreh se do t’i studiojnë të gjitha rrethanat se si erdhi deri tek kjo situatë.

Teksa mes dhembjes, ai paralajmëroi edhe hapat e mëtejmë përmes dokeve të Kanunit.

”Tek ne është edhe një Kanun. E ai do të jetë shumë i keq”, ka deklaruar Breznica, axha i viktimës nga vrasja e sotme.

”Unë nuk kam vërejt asgjë të pazakontë. Me Valmirin, dhe me babën e Valmirit dhe me shoqen time, sot në mëngjes kemi dalë deri tek shitorja atje tek rruga e asfaltuar”.

”Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka qenë e pranishme tek Valmiri. Pastaj, pas një kohe do të kishte dy orë ose tri, unë isha në studio duke lexuar dhe më thërret një djalë i vëllait dhe më lajmëron”.

”Kam qenë i befasuar, nuk kemi ditë që ka pasë diçka”.

Mbeti e plagosur pas vrasjes së burrit në Podujevë, kjo është gjendja shëndetësore e gruas

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Podujevë. I vrarë ka mbetur burri ndërsa e plagosur bashkëshortja e tij.

Detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore për Insajderin ka dhënë Bedri Hyseni, drejtori i emergjencës në Podujevë.

Doktor Hyseni ka konfirmuar se e njëjta është plagosur në regjionin e barkut teksa është dërguar për në QKUK

kemi dërgu për në emergjencë në Prishtinë, ka një plagë në regjionin e barkut nga arma e zjarrit”, ka thënë Hyseni për Insajderi derisa nuk ka dhënë detaje nëse është jashtë rrezikut për jetë.

Ky është personi që u vra me armë zjarri sot në Podujevë

I njëjti ka kërkuar të flasim me mjekët e QKUK-së.

Një i vrarë dhe një i plagosur në Podujevë pas gjuajtjeve me armë.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews