Ballina Aktualitet Alternativa njofton se kanë arritur marrëveshje me Besën për koalicion lokal në...

Alternativa njofton se kanë arritur marrëveshje me Besën për koalicion lokal në Tetovë

Pas formalizimit të bashkëpunimit në nivel qendror ndërmjet Lëvizjes Besa dhe Alternativës, kjo e fundit njofton se është rënë dakord që ky koalicion të shtrihet edhe në nivel lokal.

Këshilltari komunal nga radhët e Alternativës në Tetovë, Faton Selami, është bashkuar me këshilltarët e shumicës që i ka Lëvizja Besa në këtë komunë.

Në këtë takim ishin të pranishëm kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës, Besar Durmishi, këshilltari komunal i Alternativës, Faton Selami, sekretari i Degës së Alternativës në Tetovë, Jusuf Abduli, ndërsa këtë bashkëpunimin e kanë përligjur edhe sekretarët e përgjithshëm të dy partive, Abdush Demiri dhe Zeqirija Ibrahimi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews