Ballina Blog Faqe 334

Zbulohet kafka e një specie të re njerëzore në Kinë

Kafka e ruajtur në mënyrë të përkryer për më shumë se 140 mijë vjet dhe e zbuluar së fundi në Kinën verilindore, përfaqëson një specie të re të njerëzve antikë më të lidhur me ne sesa ishin edhe Neandertalët dhe mund të ndryshojë thelbësisht kuptimin tonë të evolucionit njerëzor, thonë shkencëtarët.

Sipas Al Jazeerws, kafka i përkiste një mashkulli të rritur, me sy të thellë, dhe një tru në përmasa të ngjashme atë të njerëzve sot. Ndonëse fytyra e tij ishte e gjerë, ai kishte mollëza të sheshta dhe të ulët e këto e bënin te ngjasonte me shume me njerëzit modernë sesa me anëtarët e tjerë të zhdukur të trungut të familjes njerëzore.

Ekspertët që e zbuluan e kanë quajtur Homo longi ose “Njeriu Dragua”, një referim ky ndaj rajonit ku u gjetën fosilet. Zbulimi sipas tyre, rishkruan praktikisht historinë tonë të evolucionit. Mendohet se njeriu-dragua jetonte në një mjedis të pyllëzuar ujor si pjesë e një komuniteti të vogël.

Shtati i tij i zhvilluar tregon se mund të jetë përshtatur mirë me mjediset e ashpra dhe do të kishte qenë në gjendje të shpërndahej në të gjithë Azinë.

Kur Mbreti Zog bënte plazh në Durrës, foto të rralla të vitit 1925

Një foto e rrallë është publikuar së fundmi në lidhje me pushimet që bënti Mbreti Zog.

Pamjet janë shkrepur në vitin 1925 kur Mbreti bënte plazh në Durrës.

Nga fotot shikohet momenti kur mbreti shijonte rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.

Imazhet janë publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në rrjetet sociale.

“Duke të uruar një fundjavë të bukur në bregdet, bëje dhe ti një foto si Mbret!

Foto origjinale: Mbreti Zog në bregdetin e Durrësit, viti 1925”, thuhet në postimin e Drejtorisë së Arkivave.e.su./abcnews.al

Me vetëm një lëvizje, si ta ndërprisni në çast lemzën (VIDEO)

Një grua na ka shpëtuar të gjithë nga sikleti që kalojmë kur na zë lemza.

Mbajtja e frymës dhe pirja e ujit janë vetëm disa nga truket. Madje sipas një besimi të vjetër popullor dikush duhet të të trembë për të t’u larguar lemza.

Mirëpo, kjo grua regjistroi një video të detajuar me udhëzime se si të ndalohet lemza. Kështu ajo shpjegoi se cilat pika duhen shtypur:

– midis hundës dhe buzëve
– poshtë gjoksit
– midis kërthizës dhe kockës publike
– parakrahut

Shikoni videon më poshtë në detaje:

Hani sa të doni pa shtuar peshë me këtë dietë

Studimi i ri pretendon se dieta mesdhetare ndihmon për të krijuar një ndjenjë të ngopjes dhe kështu na shtyn të hamë më pak dhe të mbajmë peshën tonë.

A është e mundur të hamë sa të duam dhe të mos shtojmë në peshë? Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë. Sidoqoftë, sipas një studimi të botuar në Obesity, disa kafshë nuk konsumuan të gjithë ushqimin në dispozicion të tyre, duke mbajtur kështu një peshë normale.

“Për krahasim, kafshët në një dietë perëndimore hëngrën shumë më tepër sesa kishin nevojë për të shtuar peshë”, tha Carol A. Shively, studiuesi kryesor i studimit dhe profesori i patologjisë në Shkollën Mjekësore të Wake Forest.

Më konkretisht, kjo provë e parë para klinike në kushte të kontrolluara eksperimentale u krye për të matur efektet e dietës afatgjatë të stilit perëndimor kundrejt dietës mesdhetare në sëmundjet e lidhura me mbipesha.

Ishte një test parandalimi primar gjitarësh 38-mujor (ekuivalent me rreth nëntë vjet njerëzore) në të cilin dietat u krijuan për të pasqyruar me saktësi dietat njerëzore, me proteina dhe yndyrna që rrjedhin kryesisht nga burimet e kafshëve në dietën perëndimore. Sidoqoftë, të dy dietat përmbanin përmasa të ngjashme të yndyrës, proteinave dhe karbohidrateve.

38 femrat e moshës së mesme në studim u caktuan rastësisht në dietat mesdhetare ose perëndimore. Të dy grupet regjistruan peshën e tyre fillestare dhe dhjamin e trupit dhe më pas u lejuan të hanë sa më shumë që dëshironin gjatë gjithë studimit, me studiuesit përfundimisht zbuluan se grupi i dietës mesdhetare hante më pak kalori, kishte peshë më të ulët trupore dhe më pak yndyrë sesa grupi i dietës perëndimore.

Gjetjet sigurojnë provat e para eksperimentale që një dietë mesdhetare mbron nga rritja e marrjes së ushqimit, mbipeshes dhe prediabetit krahasuar me dietën perëndimore.

Dieta mesdhetare mbron gjithashtu nga sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike, e cila mund të çojë në cerozë dhe madje edhe kancer të mëlçisë. Obeziteti është një kontribues kryesor në sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike, me sëmundjen që është shkaku më i shpejtë i transplantimit të mëlçisë në të rriturit e rinj në Shtetet e Bashkuara.

“Përbërja e dietës është një faktor kritik që kontribuon në shëndetin publik dhe, për fat të keq, ata me rrezik të lartë për mbipesha dhe sëmundjet kronike të kushtueshme që lidhen zakonisht ndjekin dietën më të keqe,” përfundoi ajo. /abcnews.al

“NËNË TEREZA, SHENJTORJA E PERIFERIVE” MBOLDHI NË VATËR STUDIUES, AMBASADOR, KLERIKË, GAZETARË, ISH DEPUTETE, BASHKATDHETARË NGA TROJET ETNIKE

– Studiuesit: Dr. Pashko Camaj, Dr. Paulin Marku, ambasador Mal Berisha, Dr. Tahir Kukaj, autorja e librit PhD Ines Angeli Murzaku, presidenti i Nderit i Vatrës Agim Rexhaj, anëtari i kryesisë së Vatrës Marjan Cubi, Profesori i Muzikës nga Gjilani Izet Kallaba, editori i Diellit Dalip Greca, moderatori Sokol Paja, diskutuan rreth librit dhe përcollën mesazhe krenarie për Shenjtëreshën Nënë Tereza, si Shenjte me gjak shqiptar.

Nga Sokol PAJA – DIELLI

Të Martën më 22 Qershor 2021, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” u promovua libri “Nënë Tereza, Shenjtorja e Periferive” e PhD Ines Angeli Murzaku. Në promovimin kushtuar shqiptares më të madhe, humanistes me famë botërore Nënë Terezës, Shenjtores së kombit tonë, nderuan me pjesëmarrje aktive Ambasadorë, përfaqësues fetarë, ish deputetë, gazetarë, studiues, albanologë, shkrimtarë, mësues, veprimtarë të shquar të diasporës shqiptare në USA, autoritetet më të larta drejtuese të VATRËS etj. Një atmosferë festive, vëllazërore dhe patriotike, një takim mbresëlënës në përkujtim të jetës dhe veprës së Nënës së Dashurisë së Zotit ndaj njerëzve, na riktheu edhe një herë pas në shërbimin dhe sakrificat e Nënë Terezës ndaj njerëzve të periferisë dhe mbi të gjitha na ngjalli krenarinë se toka jonë e bekuar shqiptare, kombi ynë i vogël i dha botës një Shenjtore të madhe.

Ceremonia e promovimit u hap nga Presidenti i Nderit të VATRËS z.Agim Rexhaj i cili foli rreth rëndësisë së botimit shkencor kushtuar jetës, veprës e misionit të Nënë Terezës mbi tokë. Ai bashkëndau disa eksperienca personale të vizitës së Nënë Terezës në Pejë dhe momente të tjera që kanë të bëjnë me lumturimin dhe shenjtërimin e Nënë Terezës. Nënkryetari i VATRËS Dr. Pashko Camaj në promovim tha se te Nënë Tereza shqiptarët shohin jo vetëm një shenjtore, shohin jo vetëm një dritë udhëzuese shpirtërore, por shohin motrën, nënën, e cila erdhi si njëra nga njerëzit dhe që përfaqëson të gjithë ne njerëzit pa dallime fetare.

“Nënë Tereza përfaqëson më të mirën në të gjithë ne, është një simbol i asaj që ne si popull tregojmë çdo ditë, harmoni jo thjesht e fjalës pa vlerë për ne ‘tolerancë’ që mbase është e zbatueshme për të tjerët, po, por jo për ne shqiptarët. Për ne, ishte dhe do të jetë gjithmonë, harmonia dhe njerëzit e çdo feje, pjesa tjetër e botës mbase mund të mësojnë prej nesh, se harmonia është gjithmonë më e preferuar. Në atë harmoni, ne shohim veprën e Zotit, ne shohim dashurinë e Zotit për njerëzit e vet – përmes veprave dhe fjalëve të Nënës Terezë, në lutjet më të thjeshta, na kujtojnë dritën e ndritshme që vazhdon të udhëheqë botën dhe popullin tonë” deklaroi Dr. Camaj.

Ambasador Mal Berisha theksoi në promovim se Nënë Tereza është një nder emrat më të spikatur e më të dalluar që ne si komb i paraqitemi botës. Ne si popull përqafojmë teorinë e “soft power” që do të thotë pushteti i butë, pushteti i shpirtit ku ne i paraqesim botës vlerat tona si komb i vogël. Sipas Ambasador Berishës, diplomacia në rastin e simboleve të veçanta të Kombit shqiptar si Skënderbeu, Kostandini i Madh, katër Papët me origjinë shqiptare të Vatikanit etj, janë figura të përmasave të jashtëzakonshme që na lartësojnë ne si komb. Z.Berisha theksoi domosdoshmërinë e promovimit jo vetëm në diplomaci politike por në çdo kanal tjetër komunikimi të figurave të famshme shqiptare pasi ato janë identitet dhe krenari kombëtare. Sipas studiuesit Dr. Paulin Marku duke qenë se autorja e librit vjen nga bota akademike dhe materia e saj është histori religjioni, libri vjen i plotë dhe i përtypshëm për çdo njeri, te të cilido formimi dhe i detajuar me ngjarje, fakte e interpretime të plota, shtjelluara më së miri tematikat e rëndësishme të jetës së humanistes shqiptare me famë botërore që prej fëmijërisë së saj, misioni religjioz në Indi dhe në shumë vende të ndryshme të botës.

“Titulli i librit që unë dua ta them në shqip se më tingullon më bukur dhe e ndiej më afër Nënë Terezen, “Shenjtorja e periferive”, pikërisht këtu ka një filozofi të thellë, pra se si një njeri nga periferitë e botës, një shqiptare për nga origjina e saj arrin të pushtojë botën, jo me luftë, as me shpatë por vetëm me dashuri, urtësi dhe përkushtim ndaj njerëzve në nevojë. Ajo gjatë gjithë jetës asnjëherë nuk hoqi dorë nga veprimtaria e saj e gjërë. Këtu citoj thënien e Nënë Terezës: “Jeta është vetëm një dhe unë dua ta shpenzoj duke mbjellur dashuri deri në ditën e fundit të jetës time që do të marr frymë, kur ne të vdesim do të marrim me vete vetëm valixhen e bamirësisë dhe unë do të kërkoj ta mbush sa të kem mundësi” përfundoi kumtesën e tij studiuesi Dr. Paulin Marku.

Profesoresha PhD Ines Murzaku shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe u ndje e vlerësuar nga pjesëmarrja masive dhe interesi për botimin e saj rreth Shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Profesoresha Murzaku u ndal specifikisht te shkrimet që gazeta prestigjioze “New York Times” kishte sulmuar Nënë Terezën duke e quajtur urdhërin e saj fetar si kult. Gazeta “New York Times” kujtoi Profesoresha Ines Murzaku së fundmi botoi një pjesë të opinionit me titull: “A ishte Nënë Tereza një udhëheqëse kulti?” Ai i cilësoi Misionarët e Bamirësisë ( MC ) si kult dhe Shën Nënë Tereza si më shumë një udhëheqëse kulti sesa një shenjtore e Kishës Katolike. Artikulli përmban intervista nga motrat që kanë lënë Misionarët e Bamirësisë dhe tregojnë, ose më mirë, “riciklojnë” historitë e tyre (shumë nga këto histori janë botuar më parë). Rimarketingu i këtyre akuzave të vjetra, të rrëzuara, sipas Profesoreshës Ines Murzaku i jep audiencës një mënyrë të re për t’u mashtruar nga informacioni i vjetër dhe “kultura e anulimit” kërcënon të shkatërrojë reputacionin e një prej grave më të dashura të shekullit XX.

Sulmi ndaj Nënë Terezës si udhëheqëse e kultit ngre sipas Profesoreshës Ines Murzaku një pyetje themelore: Si mund të përkufizohen kultet? Ish – anëtarja e MC Mary Johnson pranon në intervistën për podcast se “dikush nuk e di gjithmonë se ku të vendosë kufirin midis fesë dhe kultit”, megjithëse ajo vazhdimisht vë vijën në anën e kultit, kur përshkruan Misionarët e Bamirësisë. Studiuesit nuk pajtohen në përcaktimin e kultit dhe praktikat e rrjedhura të kultit. Disa studiues të shkencave shoqërore sipas profesorësh Murzaku sugjerojnë që të shmanget përdorimi i fjalës në të gjithë literaturën akademike dhe të gjejnë përdorimin mediatik të termit shumë problematik cilësoi Profesoresha Murzaku.

Në fund të paraqitjes porositi Prof. Ines Murzaku njësoj si Nënë Tereza: “Bëj gjëra të vogla me shumë dashuri. Fillo nga familja, duaje familjen, pastaj tek komshiu, duaje komshiun. Këtë do të bënte Nënë Tereza. Ajo nuk donte të përzihej me ideologji, nuk donte të përzihej me politikë. Kjo Nënë që edhe nga trupi ishte e vogël, arriti gjëra shumë të mëdha me këtë metodologji. Dhe nga e mësoi këtë? Nga periferia. Ballkani dhe ne si shqiptarë kemi shumë për të ofruar. Ajo i kishte mësuar të gjitha në laboratorin e Ballkanit. Ishte ndeshur me fe të ndryshme, kishte shumë shokë myslimanë, ortodoksë, njerëz të etnive të ndryshme” përfundoi paraqitjen e saj për pjesëmarrësit Prof. Ines Murzaku. Imam Dr. Tahir Kukaj, Këshilltar për Çështjet Fetare i Kryetarit të Bashkisë së New Yorkut Bill DeBlasio, NYPD Chaplain dhe Zv. President i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island New York deklaroi në promovim se Nënë Tereza nuk u bë e famshme se ishte shqiptare por u bë Shenjtore për atë që ajo i dha njerëzimit.

Çdo shqiptar krenohet dhe nderohet për punën e Nënë Terezës. Imam Kukaj u ndal te zgjimi kombëtar i shqiptarëve, rritja e ndërgjegjes fetare dhe atdhetare ku përmendi “Lahutën e Malësisë” si një kryevepër të shqiptarisë dhe At Gjergj Fishtën si atin e saj. Komunistët nuk i lanë shqiptarët në trojet e tyre të njihen me Nënë Terezën, misionin dhe veprimtarinë e saj. Sipas z.Kukaj, Zoti i madh, personave të mëdhenj si Nënë Tereza u jep shpirt, energji, besim dhe forcë të posaçme që ti shërbejnë njeriut. Imam Kukaj u bëri thirrje intelektualëve shqiptarë që të promovojnë Nënë Terezën, Lahutën e Malësisë, persekutimin e klerikëve në komunizëm, qëndresën e klerit me dinjitet e vetmohim, pasi ata ishin njerëz të mëdhenj, shqiptarë patriot të pavdekshëm.

“Është krenari e veçantë ti tregojmë botës me veprat tona, me besimin tonë, me punën tonë se kush është Nënë Tereza. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza na tregon se çfarë është sakrifica e humanizmi deri në vetmohim. Nëse Nënë Tereza do ishte gjallë nuk do kishte kaq shumë varfëri në trojet e shqiptarëve. Nënë Tëreza u qëndroi parimeve të shenjta të Zotit. Kjo shenjtore është shembulli ynë më i mirë në botë. Nënë Tereza është shembulli ideal sesi u qëndrohet besnik parimeve të pa ndryshueshme” përfundoi fjalimin e tij Imam Tahir Kukaj. Kandidati për Këshillin Bashkiak të New Yorkut Avokat Aleksander Mici gjatë fjalës në promovimin e librit deklaroi se shqiptarët i dhanë botës një Shenjtore të veçantë, shembull të dashurisë, sakrificës dhe shërbimit ndaj njerëzve. Sipas z.Mici Nënë Tereza u dha dinjitet e shërbim njerëzve pa dallim, deri në vetmohim.

Avokat Mici ftoi shqiptarët që të angazhohen më shumë politikisht dhe të jenë vetë përcaktues për fatet e tyre në vendimmarrjen politike të qytetit duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre shqiptarë në këto zgjedhje. Editori i Diellit z.Dalip Greca u ndal te kontributi i shkodranes së ndjerë, humanistes së madhe Lume Juka si motër e devoshme e Nënë Terezës dhe organizimit të Paradës së Shqiptaro dheArberesheve në Avenunë e 6-të në New York që në vitin 69’ ku prijëse ishte Lume Juka, nje nga motrat e perkushtuara te Nene Terezes. Z.Greca u ndal dhe te rëndësia e këtij botimi rreth figurës së shqiptarës së shquar Nënë Tereza. Arkëtari i VATRËS Marjan Cubi u ndal tek ndihma e madhe që ka dhënë për ndërtimin e shtatoreve të Nënë Terezës në Kosovë dhe te jeta e vepra e Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit. Profesori i Muzikës nga Gjilani Izet Kallaba, recitoi një poezi që kishte shkruar për Nënë Terezën dhe i dhuroi Bibliotekës së VATRËS librin e tij të muzikës dhe teksteve të larmishme të këngëve. Studiuesi Prend Qeta u ndal të karakteri shkencor i librit dhe e vlerësoi botimin për Nënë Terezën.

Në thelb, botimi “Nënë Tereza, Shenjtorja e Periferive” është një studim shkencor mbi Nënë Terezën, i bazuar në dokumenta origjinale, letra të shkruara nga dora e Nënë Terezës. Libri është një libër teologjik, përdor metodat teologjike, filozofike e misionare për të kuptuar e interpretuar figurën e Nënë Terezës dhe veprën e saj që e tejkalon bamirësinë. Libri është i bazuar në teologjinë e periferive të Papa Françeskut, një periferi që manifestohet në forma të ndryshme, me dimensione të ndryshme, me aktorë të ndryshëm. Nënë Tereza me zërin e saj i dha zë atyre që nuk kishin zë, i dha sy të verbërve. Për Nënë Terezën Zoti, besa-nderi, mikpritja janë të gjitha cilësi të cilat vijnë natyrshëm për një Shqiptar dhe këto ajo diti me zgjuarsi e vetëmohim t’ja transmetojë gjithë botës. Libri i profesoreshës së Historisë Kishtare dhe themelueses së Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey PhD Ines Murzaku ngjalli shumë interes për të pranishmit e shumtë dhe autorja deklaroi se edhe ajo vetë ishte prekur thellë nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës dhe është në proces të shkrimit të një tjetër libri rreth Shenjtores së madhe shqiptare Nënë Tereza.

Uthull molle në mëngjes: 5 përfitime që merrni nga ky ilaç i fuqishëm natyror

Është provuar shkencërisht se uthulla e mollës ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, kryesisht ndaj kujdesit të lëkurës. Përveç trajtimit të akneve, zbokthit apo djegieve nga dielli, uthulla e mollës është gjithashtu e efektshme në trajtimin e halitozës, erën e pakëndshme të gojës.

Përmirëson tretjen

Pak uthull molle në mëngjes ekuilibron pH e stomakut, duke lehtësuar tretjen e ushqimit. Në të njëjtën kohë, zvogëlon fryrjen e barkut dhe parandalon zbaticën e acidit si rezultat i tretjes së përmirësuar.

Ul nivelin e sheqerit në gjak

Një studim i Universitetit të Arizonës zbuloi se njerëzit që pinë dy lugë uthull molle me një ushqim të lehtë kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak sesa ata që pinin ujë të thjeshtë me të njëjtin ushqim.

Forcon sistemin imunitar

Për shkak të aciditetit të saj, uthulla e mollës shkatërron bakteret që hyjnë në trup përpara se të shkaktojnë ftohje ose kollë.

Rrit nivelet e energjisë

Ka veti alkaline, të cilat ndihmojnë trupin të rrisë nivelet e energjisë, në mënyrë që të jeni më aktiv.

Detoksifikon mëlçinë

Një lugë gjelle uthull molle në mëngjes ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, pasi largon toksinat dhe substancat e tjera jo të shëndetshme që grumbullohen në trup. /abcnews.al

Tre sekrete bukurie me ndihmën e hudhrës

Hudhër, për ata që e duan gatim, kjo është me të vërtetë e bukur, dhe i jep receta me gjallëri e nevojshme dhe shije. A e dini, megjithatë, se hudhra mund të ndihmojë gjithashtu në pastrimin tuaj? Më poshtë do të gjeni tre sekrete bukurie me hudhër që me siguri do t’ju befasojnë këndshëm.

Lufton puçrrat

A e dini se mund të kuroni puçrrat duke fërkuar gjysmën e një thelpi hudhër në zonën problematike të lëkurës tuaj? Hudhra ka veti anti-inflamatore për të zvogëluar acarimin, ndërsa alicina që përmban vret bakteret që bllokojnë poret dhe kështu shkaktojnë shpërthimin e puçrrave.

Rikthen ngjyrën e thonjve tuaj

Nëse thonjtë tuaj pas shumë manikyrësh dhe pedikyrësh kanë fituar një nuancë të verdhë ose kafe, hudhra mund t’ju ​​japë zgjidhjen. Zhytni një shtupë pambuku në pak vaj hudhre dhe mbuloni thonjtë tuaj me të. Brenda një jave ata do të kthehen në ngjyrën e tyre natyrale.

Bën që flokët të rriten më shpejt

Për ju dëshira e zjarrtë e të cilit jeni flokët e gjatë dhe të pasur , zgjidhja qëndron në përdorimin e hudhrës. Shtoni pak hudhër të shkrirë në shampon tuaj dhe lajeni rregullisht. Nëse dëshironi mund të blini vaj hudhre, me të cilin mund të masazhoni edhe flokët. Mos u shqetësoni për erën. Do të dobësohet shumë shpejt./abcnews.al

Macron pret Kurtin në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis (VIDEO)

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen tek e ardhmja evropiane”.

“Ky është interesi i Kosovës”, tha Macron.

Ai këto komente i bëri të mërkurën në mbrëmje (23 qershor) para fillimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Macron dhe Kurti në një paraqitje para mediave vlerësuan raportet mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti tha se “Evropa është bashkimi më i mirë për t’i hedhur bazat e një paqeje afatgjate dhe të konceptuar drejt”.

“Tanimë realiteti ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel sidomos vizitën e presidentit amerikan (Joe Biden) dhe bisedat me udhëheqësit e shteteve evropiane, të BE-së dhe më gjerë. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet, një situatë e menduar më mirë me pjesëmarrje më të artikuluara dhe drejtëpeshuara dhe një besim më të lartë”, tha Kurti.

Në këtë situatë, sipas Kurtit, Kosova do të kontribuojë me të gjitha mundësitë e saj.

https://youtu.be/S3hnUA5wBh0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qenë personalisht i përfshirë në përshpejtimin e procesit të arritjes së një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë por edhe të proceve tjera në Ballkanin Perëndimor.

Nën organizimin e tij dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel ishte mbajtur samiti i Berlinit më 29 prill 2019. Por, pak sukses ishte arritur pasi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë për shkak të një takse që kishte vënë Kosova për mallrat serbe.

Më 1 prill, në një letër që presidenti francez Macron ia kishte dërguar kryeministrit Kurti, kishte thënë se ai shpreson që dialogu do të vazhdojë, në mënyrë që të arrihet “një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës, sikurse edhe të Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq, Vuçiq kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Megjithatë, palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, të hënën më 21 qershor, ka thënë se në takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata janë pajtuar vetëm për nevojën e vazhdimit të dialogut.

Jehona Lushaku-Sadriu, profesoreshë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, konsideron që Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e paqartë lidhur me qëndrimet dhe qasjen e saj ndaj dialogut me Serbinë. Sipas saj, qëndrimet e ekzekutivit vazhdojnë të përplasen me qëndrimet e vendeve partnere dhe aleate të Kosovës përballë dialogut dhe rezultateve të saj.

Shqiptarja e parë nga Kosova që kandidon në zgjedhjet parlamentare në Gjermani

Dafina Berisha është shqiptarja e parë që do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme në Bundestagun e Gjermanisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj.

Cufaj ka pritur sot në takim Dafina Berishën, ku i ka uruar suksese në kandidim.

Ajo është shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon në zgjedhjet që mbahen më 26 shtator të këtij viti në Bundestagun e Gjermanisë.

“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë me 26 Shtator 2021! Suksese Dafina”, shkruan Cufaj.

Albin Kurti pritet sot nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elisee, ja temat e takimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

https://youtu.be/Ubzq56dNRdc

Myftinia e Tetovës: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muhafizit shumë të respektuar të Tetovës

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muhafizit shumë të respektuar të Tetovës, doajenin e hafizave, Mulla Mahmud ef. Asllani, i cili në qetësi ruajti Kur’anin përmes hafizave dhe në qetësi largohet nga kjo botë.
Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emrin tim personal, në emër të hoxhallarëve, hafizëve dhe në emër të të gjithë besimtarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, nxënësve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që hoxhën tonë të dashur ta shpërblejë me xhennet për punën dhe sakrifiicën e tij, në duart e të cilit kanë kryer hifzin afër 200 hafizë të Librit të Allahut, veprimtari kjo e cila do të ngelet e përjetshme në historinë e vendit tonë, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi

BFI: “MUHAFIZI I 200 HAFIZAVE IA DORËZOI SHPIRTIN KRIJUESIT TË VET”

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin pikëllues se Hafiz Molla Mahmud Asllani ndërroi jetë dhe kaloi në botën e amshueshme.

Hoxha i madh i Tetovës ia dorëzoi shpirtin të Madhit Zot, krenar që ia kushtoi një jetë të tërë Islamit, moralit, dijes, e në veçanti kultivimit të hafizëve në trojet tona.
Mbushi vendin me qindra dijetarë dhe hafizë të mirënjohur. Ai ishte i Islamit, i popullit musliman. Ishte i palodhshëm, i pastër si loti, modest, i urtë, i durueshëm, dinjitoz, i buzëqeshur, i drejtë, i butë dhe me vullnet të paluhatshëm. Deri në fund të jetës nuk pushoi së nxjeruri hafizë të rinj. Dje promovuam dy hafize të reja, të fundit në veprimtarinë tij si muhafiz. Atë e njohi bota, saqë edhe në Arabinë Saudite u dekorua për punën e madhe të tij. Isha krenarë unë, bashkëpunëtorët e mi dhe e gjithë Bashkësia Islame. Ai simbolizonte institut ne vete.

Mulla Mahmudi kaloi në botën tjetër, por mbetet inspirim i gjallë për të gjjthë ne dhe model se si duhet jetuar, si duhet vepruar dhe si duhet vdekur.
Në emrin tim personal dhe në emrin e të gjitha organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Fetare Islame shpreh ngushëllimet më të sinqerta për mbarë besimtarët, me lutje All-llahut Fuqiplptë të mos na lë pa ndjekës së udhës së Molla Mahmudit.
All-llahu e mëshiroft me mëshiren e Tij të pakufishme me xhennetin e amshueshëm! Familjes durimin e pashoq!

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai, doemos, është kthimi.””
Reisul Ulema i BFI të RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Pamje nga stuhia e fuqishme që kaploi sot Lipjanin (VIDEO)

Erëra të forta dhe breshër kanë  g o d i t u r  qytetin e Lipjanit ditën e hënë.

Në këto pamje mund të shihni intensitetin e reshjeve dhe shiun e rrëmbyeshëm që ra mbi këtë qytet. Ende nuk dihet për dëmet që ka shkaktuar kjo stuhi. Bëhet e ditur sa ka ndërprerje të rrymës në shumë pjesë të qytetit.

Shikoni pamjet më poshtë:

https://youtu.be/10xh8GtzbOM

Pamje si nëpër filma, makina rrokulliset nga maja e thepisur e malit, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)

Një  a k s i d e n t  i rëndë është shënuar në Bjeshkët e Deçanit.

Një makinë “Off Road”, është rrokullisur nga maja e thepisur e malit, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rasti është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës. Driton Rrugova. Ky i fundit thotë se shoferi i makinës është dërguar në spital, pasi ka pësuar disa dëmtime trupore.

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, deklaroi shefi i policisë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Lot dhe vajtim! 17 vjeçarja ra nga fiku dhe ndërroi jetë, familja në Lushnje hap dyert e mortit

Një 17-vjeçare nga Lushnja ndërroi jetë mbrëmjen e sotme. E reja me inicialet K.Q. nga fshati Thanasaj pasdite duke vjelë fiq në pemën që ishte në oborrin e banesës ra  a k s i d e n t a l i sh t  duke  p ë s u a r  dëmtime të rënda.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20. Familja e dërgoi menjëherë për në spitalin më të afërt, të Rrogozhinës, por mjekët e nisën për në Durrës për mjekim më të specializuar, por vajza nuk ia doli, duke ndërruar jetë.

Kamera e “ABC” ishte në shtëpinë e 17-vjeçares fatkeqe, ku familja ka hapur dyert e mortit. d.b/Abcnews.al

Një truk i thjeshtë për të bërë një gjumë sa më të qetë

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Baylor në Teksas, arritën në përfundimin se sekreti i një gjumi sa më të qetë qëndron tek përgatitja e një liste me gjërat që duam të bëjmë ditën tjetër. Ky përfundim u arrit pas një eksperimenti me pjesëmarrës nga mosha 19-30 vjeç, të ndarë në dy grupe.

Pjesëmarrësit e grupit të parë përfshinë një listë me gjërat që donin të bënin ditën tjetër ndërsa të tjerët, gjërat që bënë një ditë më parë.Ata që i përkisnin grupit me listën e ditës tjetër, arritën të binin në gjumë për vetëm 16 minuta pasi ishin shtrirë, ndërsa pjesëmarrësit e grupit tjetër, ranë në gjumë pas të paktën 25 minutash.

“Sa më specifik dhe më të detajuar pjesëmarrësit që regjistruan detyrimet e ditës tjetër, aq më lehtë ishte për ta të flinin“, tha një nga studiuesit. Me pak fjalë, organizimi i duhur jo vetëm që na lehtëson jetën por përmirëson edhe gjumin tonë. /abcnews.al

Kjo është piza më e pazakontë që keni parë ndonjëherë (VIDEO)

Një përdorues i TikTok-ut është bërë viral pasi realizoi një picë me shalqi. Oliver Paterson shpërndau një video javën e kaluar, duke përgatitur picën për të cilën përdori një fetë shalqi të pjekur në skarë në vend të brumit.

Videoja është bërë virale me më shumë se 2.5 milionë shikime, por përdoruesit, të revoltuar e kanë cilësuar këtë recetë si një “krim”. “A ishim dëshmitarë të një krimi lufte?”, shkroi një përdorues. “Gjëja më e gabuar që kam parë në botë”, shkroi një tjetër. /abcnews.al

PDSH zyrtarizoi kandidaturën e Sadi Bexhetit për kryetar të Tetovës

Sonte, më 18 qershor, u mbajt Kuvendi i Degës Tetovë ku u zgjodh kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së degës. Ndërsa, poashtu, në këtë kuvend u zyrtarizua edhe kandidatura e Prof. Sadi Bexheti për kreun e Komunës së Tetovës..

Ndërkaq, ngjarjen e ndoqi edhe kryetari i partisë z. Menduh Thaçi duke iu adresuar simpatizantëve me një fjalim rasti ku u shpreh për mbështetje të plotë të Sadi Bexhetit.

Fjalimi i plotë i Prof. Sadi Bexhetit:

“I nderuari kryetar i partisë zoti Thaçi,

Të nderuar kuvendarë,

Të nderuar tetovarë,

Ju përshëndes dhe ju falënderoj nga zemra për prezencën tuaj në këtë ditë të rëndësishme për mua, për PDSH-në dhe për gjithë Tetovën.

Siç e dini, në një të ardhme të afërt, së bashku me ju duhet të bëjmë edhe përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës. Ky institucion padyshim është një organ me shumë kompetenca, në të cilin këta anëtarë do të jenë përfaqësuesit tuaj e bashkëpunëtorët të mi si kryetar i ardhshëm i Tetovës.

Propozimin e kryetarit Thaçi për t’i hyrë betejës për kryetar të Komunës së Tetovës e pranova, jo për motive personale. Unë, tashmë kam një karrierë të suksesshme në botën akademike dhe jo vetëm në të. Këtë sfidë e pranova vetëm dhe vetëm me një motiv: ashtu si të gjithë ju, dhe, ashtu si të gjithë tetovarët e tjerë, edhe unë nuk mund të rrija indiferent ndaj këtij mosinteresimi, ndaj kësaj nëpërkëmbjeje dhe ndaj gjithë këtij shkatërrimi që, tani e tetë vjet, në vazhdimësi i bëhet qytetit tonë nga kryetarja aktuale dhe ekipi i saj.

Të nderuar kuvendarë,

Të nderuar tetovarë,

Ju më njihni. Jam profesor universitar. Kam qenë edhe rektor i Universitetit të Tetovës. Por, kam qenë edhe kryetar komune i qytetit tonë, Tetovës.

Unë i njoh nga afër problemet me të cilat ballafaqohen bashkëqytetarët e mi tetovarë.

Unë e njoh Tetovën dhe frymën e saj. I njoh të gjitha lagjet dhe të gjitha fshatrat që gravitojnë në këtë komunë. I njoh pritjet e qytetarëve dhe e di mirë çfarë meritojnë qytetarët e Tetovës. Pa asnjë dyshim, tetovarët meritojnë kushte për jetë shumë më të mira nga këto që u ofrohen sot. Tetovarët meritojnë infrastrukturë moderne, rregull dhe higjienë në ambientet publike. Tetovarët meritojnë përkujdesje shëndetësore shumë më me dinjitet, arsim shumë më cilësor, organizim shumë të mirë të jetës kulturore. Tetovarët meritojnë transport publik real. Tetovarët meritojnë t’i shijojnë pasuritë natyrore me të cilat i ka bekuar Zoti. Të jetosh rrëzë Sharrit, kurse të vuash për ajër të pastër dhe për ujë të pijshëm është jashtë mendjes. Absurde është edhe vetë pamja e qytetit me potencial më të madh ekonomik, arsimor e kulturor për shqiptarët. Nga ta kthesh kokën sheh vetëm dekadencë. Nga menaxhimi i keq dhe korrupsioni, kemi vetëm rrënim, shkatërrim, mospërkujdesje.

https://youtu.be/ZhKN8KSHnWI

Por kështu u katandis Tetova brenda tetë vjetëve nga kjo udhëheqësi aktuale e komunës sonë. Fatkeqësisht sot Tetovën e udhëheqin dhe për Tetovën vendosin ata që jetojnë jashtë Tetovës. Tetovën dhe tetovarët i shfrytëzojnë për të bërë karrierë politike pa u përkujdesur fare për ta. Madje herë-herë Tetova ballafaqohet me përbuzjen dhe arrogancën e tyre.

Unë dhe ekipi ynë kemi vetëm një prioritet dhe një qëllim:

T’ua kthejmë Tetovën tetovarëve!

Përfundimisht do t’i përvishemi punës dhe Tetovën do ta bëjmë ashtu si e duan tetovarët.

Sigurisht, me një rast tjetër, jo vetëm para jush kuvendarë të nderuar, por para të gjithë tetovarëve, në mënyrë të detajuar, do t’i prezantoj të gjitha vizionet e mia për Tetovën.

I nderuari kryetar,

Të nderuar kuvendarë,

Ju, e bashkë me ju edhe unë, jemi faqebardhë. Kemi ecur vetëm drejt dhe asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga përcaktimet tona.

Jemi të përgatitur dhe kemi vullnet të pathyeshëm për t’i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohemi ne si tetovarë.

Ju betohem se do të përkujdesem maksimalisht që të ndjehemi krenarë duke i shërbyer Tetovës dhe tetovarëve! Përfundimisht ky qytet duhet të sigurojë perspektivë për të rinjtë!

Faleminderit dhe na priftë e mbara!”

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira. Pasdite pritet të ketë reshje lokale të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale nga 25 deri në 33 gradë celsius.

Gjatë fundjavës pritet mot i ngjashëm, me diell dhe kushte për reshje të shiut./Telegrafi/

Grubi: Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitojë në të gjitha komunat

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një intervistë për TV24 me gazetaren Dushica Mrgja duke folur mbi zgjedhjet lokale të cilat pritet të organizohen diku në fund të vitit, ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim është favoritë për të fituar këto zgjedhje dhe këtë e tregojnë anketat e realizuara nga institute ndërkombëtare por edhe vullneti i qytetarëve tregon se si parti do të jetë fituese.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është favorite në zgjedhjet lokale, do të fitojmë nga Likova deri në Strugë sepse këtë e kërkojnë qytetarët, do jemi fitues në Likovë, në Çair, Gostivar, Dibër, Strugë, në Bogovinë, në Vrapçisht e në Kërçovë, në Dollnen dhe Pllasnicë, madje jemi favorit për të fituar edhe në komunën e Çashkës”, ka theksuar kështu Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë intervistës për Tv24.