Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Grubi: Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitojë në të gjitha komunat

Grubi: Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitojë në të gjitha komunat

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një intervistë për TV24 me gazetaren Dushica Mrgja duke folur mbi zgjedhjet lokale të cilat pritet të organizohen diku në fund të vitit, ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim është favoritë për të fituar këto zgjedhje dhe këtë e tregojnë anketat e realizuara nga institute ndërkombëtare por edhe vullneti i qytetarëve tregon se si parti do të jetë fituese.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është favorite në zgjedhjet lokale, do të fitojmë nga Likova deri në Strugë sepse këtë e kërkojnë qytetarët, do jemi fitues në Likovë, në Çair, Gostivar, Dibër, Strugë, në Bogovinë, në Vrapçisht e në Kërçovë, në Dollnen dhe Pllasnicë, madje jemi favorit për të fituar edhe në komunën e Çashkës”, ka theksuar kështu Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjatë intervistës për Tv24.

@tn.lajmelokale
@tetovanews