Ballina Blog Faqe 349

Bill Gates parashikon të ardhmen/ Bota nuk do të përballojë një shtim popullsie

Në blogun e tij personal, Bill Gates i është përgjigjur pyetjeve më interesante të ndjekësve dhe njëra prej tyre lidhej me të ardhmen e botës.

Ngrohja globale, sipas tij, ka një rëndësi të jashtëzakonshme kur vjen fjala tek parashikime të tilla.

“Situata do të përkeqësohet teksa ekosistemet natyrore zhduken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave. Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do të përballojë dot më”, thotë miliarderi. Sipas tij, shanset për një të ardhme më të mirë do të varen nga zgjedhjet që bën gjithsecili prej nesh.

I pyetur nëse mund të arrihet objetivi i emetimeve zero deri në 2060, Gates theksoi se “kjo varet nga brezat e rinj. Nëse ata punojnë në këtë drejtim, dhe e shohin këtë si një kauzë morale ndaj së cilës kemi të gjithë detyrimin të jemi të vëmendshëm, atëherë them se mund të kemi 75% shanse për sukses”. Ai theksoi se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm me gjërat që konsumojnë, e të mendojnë për ambjentin duke preferuar produktet ekologjike dhe mishin sintetik, pasi gjedhët që rriten për mishin e tyre sic tha, kontribuojnë në emetimet e gazit metan, që kanë arritur nivel rekord.

Studimi: Truri i njeriut dhe universi kanë ngjashmëri të çuditshme strukturore

Strukturat e perceptueshme të pafundësisë së universit, janë çuditërisht shumë të krahasueshme me rrjetet e neuroneve të trurit njerëzor, thonë së fundmi studiuesit.

Një astrofizikant i Universitetit të Bologna dhe një neurokirurg i Universitetit të Verona në Itali, thonë se universi është shumë i ngjashëm me trurin.

Dy shkencëtarët italianë kanë gjetur një përshtatje thuajse magjike në teorinë e tyre të trurit-galaktikë, duke thënë se sipas perceptimit aktual të ndërtimit të universit, forma e tij nuk mund të jetë diçka tjetër, përveçse shumë e ngjashme me rrjetet e neuroneve të trurit njerëzor.

Franco Vazza i Universitetit të Bologna dhe neurokirurgu Alberto Feletti kanë dokumentuar ngjashmëritë e jashtëzakonshme mes rrjetit të galaktikave kozmike dhe neuroneve të trurit, në një studim të detajuar të publikuar në revistën Frontiers in Physics. Ata tregojnë se “truri i njeriut ka 27 rende të ndara në shkallë të ndryshme, ashtu si rrjeti i pafund i kozmosit që ndahet në kategori të ndryshme kompleksiteti dhe vetë-organizimi”.

Truri i njeriut përmban rreth 69 miliardë neurone, ndërsa universi përbëhet nga të paktën 100 miliardë galaktika, të lidhura fort me njëra-tjetrën, si një rrjetë e ngjeshur e pandashme. Akoma më intrigues është fakti se si galaktikat ashtu dhe neuronet e trurit, përbëjnë rreth 30 përqind të masës totale, si në rastin e universit ashtu dhe të trurit.

Gjithashtu, si galaktikat dhe neuronet organizojnë veten e tyre në formë e ‘perlave në fill’.

Duke u nisur nga tiparet e përbashkëta të dy sistemeve, dy studiuesit ekzaminuan rrjetet e galaktikave, në krahasim me seksionet e korteksit cerebrtal dhe të cerebelum-it të trurit njerëzor. Qëllimi i tyre ishte të analizonin shpërndarjen e lëndës ne to.

Në rastin e galaktikave, 70 për qind e masës së mbetur, llogaritet si “energji e errët”. Të dy studiuesit thanë se në rastin e trurit të njeriut, 70 përqindëshi i mbetur është ujë.

“Ne llogaritëm dendësinë e të dy sistemeve,” tha Vazza në deklaratën e tij për eksperimentin. “Kjo është një teknikë që përdoret dhe në kozmologji për të studiuar shpërndarjen hapësinore të galaktikave. Analizat tona treguan se shpërndarja e luhatjeve në rrjetin e neuroneve në cerebellum, vjen në të njëjtin rend progresiv si shpërndarja e lëndës në shtresën kozmike”, tha ai, duke shtuar: “Por sigurisht, në një shkallë më të madhe që arrin nga 5 milionë deri ne 500 milionë vite dritë”.

Studiuesit thonë se interesi i tyre vjen prej ngjashmërisë së çuditshme të ndërlidhjeve që dalin nga secila nyje.

“Parametrat strukturorë kanë identifikuar përputhje të çuditshme,” shton kolegu i tij Feletti. “Ndoshta lidhjet mes dy sistemeve vijnë nga parime të ngjashme fizike, edhe pse ka diferenca të dukshme në forcat fizike sipas të cilave funksionojnë galaktikat nga njëra anë dhe neuronet në tjetrën”.

Grupi parashikon që kërkimet e tyre të sjellin procedura të reja analize për avancimin e njohurive si në kozmologji ashtu dhe në neurokirurgji. Kjo do të bënte që shkencëtarët të kuptojnë më mirë sesi këto përbërie janë zhvilluar me kalimin e kohës. /Themindunleashed, përgatiti; Andi Lamko

Pronari i “Durmo Tours” konsideron se vetëm shoferi e di të vërtetën për aksidentin në Llaskarcë

Të gjitha riparimet në autobusët e Durmo Tours janë kryer në servisin e stacionit, ku për secilin automjet ka pasur fletore. Përgjegjësi i garazhit të servisit ishte Remzi Miftari, por, ai nuk ka mundur ta dijë se çfarë ka një automjet nëse atë nuk e ka raportuar shoferi. Çdo shofer profesionist, ka qenë i detyruar të kontrollojë automjetin para udhëtimit, tha i akuzuari i parë Durmish Beluli, në seancën e sotme për rastin e Llaskarës, transmeton Portalb.mk.

Gjatë mbrojtjes së tij, pronari i “Durmo Tours” Beluli tha se ai nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë në aksident dhe se nuk ndihet fajtor.

“Më vjen keq dhe ndjej trishtim për atë që ndodhi. Çfarëdo që të ndodhë me ne, ajo nuk i kthen viktimat. Unë i bëj thirrje pjesëmarrësit të vetëm në aksident – shoferit Manuel Trifunovski të thotë se çfarë ka ndodhur. Pa marrë parasyshë se kush do të përgjigjet, le ta thotë. Vetëm ai e di të vërtetën, të tjerat janë supozime”, tha Beluli.

Ai theksoi se stacioni për kontroll teknik ka funksionuar njësoj si të gjithë të tjerët, se kishte dy linja, një për pasagjerët dhe një për autobusët, dhe në të punonin 15 persona, mes të cilëve persona profesionistë, kontrollorët dhe inxhinierët mekanikë.

“Në asnjë rast nuk kam ushtruar presion, ose kontrolluesit të ishin ndikuar nga dikush për të futur informacione të pasakta”, tha Beluli, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai kishte ndikuar tek personat teknikë dhe profesionalë gjatë kontrollit teknik.

Në mbrojtjen e tij, Beluli tha se kurrë nuk ishte kursyer në pjesë, vaj ose ndonjë gjë tjetër në Durmo Tours.

Lidhur me akuzën për manipuluesin e shpejtësisë, Beluli tha se nuk e dinte fare që kishte manipulues në autobus dhe se nga kjo Durmo ka vetëm dëm.

“Nga ajo, Durmo Tours mund të ketë vetëm dëm, ndërsa përfitim vetëm shoferi. Sapo e e mora vesh, kuptova se nga ajo Durmo Tours kishte vetëm dëm, nga amortizimi më i shpejtë i gomave, konsumi i karburantit dhe pjesë të tjera”, tha Beluli.

Seanca e radhës është caktuar për më 20 prill.

Procesin gjyqësorë e udhëheqë gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.

Për aksidentin që ndodhi në afërsi të fshatit Llaskarcë, më 13 shkurt të vitit 2019, në të cilin vdiqën 16 persona, ndërsa 37 u plagosën rëndë, akuzohen gjashtë persona.

Pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoel Trifunovski ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërsa tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor GjorgjievskiGoran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

Imelda, poetja në Firence që frymëzohet nga historitë e shqiptarëve

Imelda Zeqiri është një poete e re. Ka lindur në Tiranë por është rritur dhe shkolluar në Firencë të Italisë. 35-vjeçarja nuk ka aktivitet në kryeqendrën shqiptare por thotë se kuriozitetin dhe pasionin e ka nga kombi i vet. Në këtë intervistë për “Shekulli Online” Imelda na flet për dy romanet e saj dhe projektin për ti sjell në shqip, së shpejti. Ajo ka botuar dy romane, “Veshja e Kuqe” që trajton marrëdheniet midis partnerëve dhe midis prindërve dhe fëmijëve, fenomeni i quajtur Ghosting, braktisja, vdekja, homoseksualiteti, migrimi, dhuna fizike. Botimi i dytë “Lulediellet e Lindjes” sërish ka në qendër marrëdhëniet midis partnerëve, ndryshimet kulturore dhe shpirtërore midis dy protagonistëve, reflektimet filozofike mbi jetën pas vdekjes, depresioni tek gratë pas lindjes, dhuna psikologjike, brezat në krahasim.

Intervista e plotë:

-Imelda, ju jeni një poete e re, në kuptimin që në dy vitet e fundit ke nisur të shkruash dhe të botosh për lexuesin italian. Çfarë të shtynë drejt të shkruarit, është formimi arsimor, mënyra si e sheh gjërat apo?…

Në të vërtetë, unë kam lindur si poeteshë në moshën 15-vjeçare dhe kam vazhduar interesat letrare duke studiuar në shkollën e mesme gjuhësore dhe më pas duke u diplomuar në gjuhë të huaj me një master në gjuhët dhe letërsitë evropiane dhe amerikane. Kam redaktuar disa libra për arsye pune dhe kam shkruar artikuj për revista kulturore. Trajnimi humanist më ka dhënë privilegjin e thellimit të të ashtuquajturës “njohuri të njeriut perëndimor” me një fokus në gjuhët dhe letërsinë e pjesës së globit në të cilën jetojmë pa lënë pas dore aspektet shpirtërore dhe të sjelljes. Gjatë këtyre viteve formuese, thelbësore në ndërtimin e mendimit tim, unë isha në gjendje të identifikoja një seri analitike dhe kritike, që më lejuan të bëja një hetim të plotë të çdo artisti me të cilin kam rënë në kontakt, duke lexuar ose admiruar veprat e krijuara. Këto vepra janë padyshim të rëndësishme për kursin tim të studimit dhe për librat që kam botuar.

– Ke botuar dy romane, “Veshja e Kuqe” (2019) dhe “Lulediellit e Lindjes (2020). Kujt i drejtohen këto romane, kush janë blerësit e tu? Dhe çfarë synon ti tu përcjellësh atyre që e kanë në dorë librin tënd?

Të dy romanet analizojnë marrëdhëniet midis partnerëve dhe midis prindërve dhe fëmijëve. Ekzistojnë tema me vlera të forta shoqërore si dinamika familjare, fenomeni i dhunës fizike dhe psikologjike, ndryshimet kulturore dhe shpirtërore midis Perëndimit dhe Lindjes, homofobia, racizmi… Këto janë libra që synojnë një audiencë të rritur në gjendje të analizojnë temat e ndryshme të përmendura së bashku me protagonisten. Ata nuk janë thjesht dy romane dashurie por dy histori për burrat dhe gratë e kohës sonë. Ne kemi ndryshuar shumë në dekadat e fundit dhe librat i bashkojnë këto kontekste: bota mashkullore dhe femërore.

-Ti jeton në Itali, je arsimuar atje dhe normalisht ke një formim kulturor të atij vendi. Po shqiptarët mund të gjejnë copëza të realitetit të tyre në romanet e tua?

Të dy romanet janë vendosur kryesisht në Firence, qyteti ku unë jetoj dhe të cilin e njoh më mirë se çdo tjetër. Firence njihet në të gjithë botën si djepi i Rilindjes, një hapësirë fizike ku ndodhi rinovimi kulturor, jo vetëm artistikisht, por gjithashtu dhe mbi të gjitha sipas perceptimit të njeriut dhe botës. Firence, megjithatë, nuk është qyteti i vetëm dhe edhe nëse Shqipëria nuk përmendet, në romanin e parë gjejmë referenca të rëndësishme për kombin tonë që flet për migrimet dhe sesi perceptohen të huajt sot. Tema e të huajit është shumë e pranishme, mbase sepse shpesh jam ndjerë ndryshe në një vend që nuk më ka lindur, por që më ka rritur.

-Është në planin tënd që romanet të përkthehen në shqip për lexuesit shqiptarë? Dhe kur do të ndodh kjo?

Në këta muajt e parë të vitit në të vërtetë po punoj për përkthimin e dy teksteve në shqip. Besoj se këtë privilegj ia kam borxh kombit tim që më dha kuriozitetin dhe pasionin për të studiuar. Prandaj Shqipëria do të jetë shteti i parë që do të shohë librat e mi të përkthyer në shqip dhe kjo do të ndodhë gjatë disa muajve të ardhshëm.

I ZH D U K U R prej një muaji, gjendet i V D E K U R në Itali muratori shqiptar (Emri)

Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra, u gjet i pajetë në pyjet jo shumë larg qytetit. Ai ishte  zh d u k u r  nga Pocapaglia të dielën 21 Shkurt.

Mbi zbulimin e  t r u p i t  dhe hipotezat mbi shkaqet e  v d e k j e s, hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Bra, drejtuar nga  P r o k u r o r i a  Publike, të cilët ruajnë konfidencialitetin më të rreptë duke mos dhënë asnjë pistë nëse ishte  v d e k j e  natyrale,  v e t ë v r a s j e  apo  v r a s j e.

Sipas asaj që u rindërtua, ditën e  zh d u k j e s  Hysaj kishte shoqëruar prindërit e tij për të bërë disa blerje dhe do të duhej të kthehej për t’i marrë, por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha  gj u r m ë t  e muratorit kishin humbur.

Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15 e të dielës. Familjarët e të riut, menjëherë pas  zh d u k j e s, iu drejtuan gjithashtu programit televiziv të Raitre “Kush e ka parë atë?”, Duke i bërë një thirrje çdokujt që mund ta kishte parë apo mund të jepte një informacion të dobishëm.

Ndërkohë që pritet përfundimi i  h e t i m e v e  për të nxjerrë në dritë shkaqet e  v d e k j e s  të të riut shqiptar.

Bie në pus teksa po punonte, gjendet i M B Y T U R nga familjarët shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Fier. Një 74-vjeçar është gjetur nga familjarët i  m b y t u r  në pusin e shtëpisë, në fshatin Agim të Fierit. Nga policia mësohet se viktima është 74-vjeçari J.S., i cili  d y sh o h e t  se ka rënë  a k s i d e n t a l i sh t  në pus.

Grupi  h e t i m o r  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

7 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hani më shpesh qepë

Qepa është një nga elementët bazë të gatimit, dhe sigurisht trupi juaj merr shumë përfitime prej saj. Më poshtë abcneës.al do ju tregojë se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani më shumë qepë sesa normalisht.

1. Qepa përmirëson dendësinë tuaj të konkave

Sado e çuditshme të tingëllojë, disa studime kanë zbuluar se konsumi i qepës mund të ketë një efekt pozitiv në dendësinë tuaj të kockave. Ngrënia e një qepe në ditë për një muaj rresht, thuhet se rrit dendësinë e kockave me 5% në krahasim me ata që nuk e hanë.

2. Qepa nivelet e kolesterolit dhe mban zemrën tuaj të shëndetshme

Të larta në vetitë anti-inflamatore, qepët zvogëlojnë kolesterolin e keq që është i pranishëm në trupin tuaj. Një nivel i ulët i kolesterolit gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe nga ana tjetër e mban zemrën tuaj të shëndetshme, informon abcnews.al.

3. Qepa stimulon tretjen

Qepët janë plot me fibra që përshpejton tretjen e duhur në trupin tuaj. Përveç kësaj, ajo gjithashtu rrit prodhimin e “baktereve të mira” në zorrët tuaja, duke e bërë më të lehtë procesin e tretjes në trupin tuaj.

4. Qepa zvogëlon dëmtimin e qelizave dhe rrit antioksidantët

Qepët janë shtëpia e 25 llojeve të ndryshme të antioksidantëve që janë të mirë për trupin tonë. Jo vetëm që antioksidantët na mbajnë larg sëmundjeve të caktuara, por ato gjithashtu parandalojnë dëmtimin e qelizave, informon abcnews.al.

5. Qepët përmirësojnë shikimin dhe shëndetin tuaj oral

Qepët vrasin bakteret e këqija të pranishme në gojën tuaj dhe përmirësojnë higjienën tuaj orale. Karakteristikat e tyre antimikrobike gjithashtu mund të forcojnë dhëmbët tuaj. Ato gjithashtu përmbajnë “quercetin”, një substancë që lufton kataraktin dhe i mban sytë tuaj të sigurt.

6. Qepa ju ndihmon të flini mirë natën

Kërkimet e bëra nga Universiteti i Kolorados sugjerojnë që konsumimi i qepëve mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Ato kanë fibra dietike, të cilat promovojnë shëndet të mirë të zorrëve dhe gjithashtu lehtësojnë stresin, informon abcnews.al.

7. Qepa lufton plakjen dhe përmirëson lëkurën tuaj

Të pasura me vitamina A, C dhe E, qepët mund t’ju ​​ndihmojnë të arrini lëkurën e përsosur me shkëlqim që dëshironi. Ato gjithashtu zvogëlojnë puçrrat./e.b-abcnews.al

 

STUDIMI: Atmosfera e Tokës nuk është e përjetshme, ja çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Një studim i kryer nga shkencëtarë në Universitetin e Toho (Japoni) dhe Georgia Tech (SHBA) tregon se atmosfera e Tokës nuk është ashtu siç duam të besojmë: me pak fjalë, nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Në një moment, në rreth një miliard vjet, e cila është një e ardhme shumë e largët nëse matet nga standardet e specieve tona, por të gjitha në rendin e gjërave nga pikëpamja gjeologjike dhe historia e Sistemit Diellor, nivelet e oksigjenit do të bien shpejt për dy arsye.

Nga njëra anë, do të ketë një dobësim të ciklit të dioksidit të karbonit, i cili do të çojë në një rënie të mprehtë të pranisë së CO2 në atmosferë. Kjo do të krijojë një skenar në të cilin organizmat që varen nga fotosinteza do të zhduken në mënyrë të pashmangshme dhe vdekja masive e bimëve do të çojë në një rënie të mprehtë të vlerave të oksigjenit në atmosferë.

Kësaj do t’i shtohet Dielli, i cili për shkak të evolucionit të tij normal do të jetë ngrohur gradualisht, duke e rikthyer planetin në kushte të ngjashme me ato që ekzistonin rreth 2.4 miliardë vjet më parë. Lirimi i një sasie më të madhe energjie nga një Diell që do të mbinxehet ndërsa plaket do të japë goditjen e fundit në atmosferën tonë, sepse energjia e tepërt do të shqyej shtresën e ozonit që rrethon Tokën, duke e ekspozuar atë edhe më shumë në nxehtësi dhe mbi të gjitha në nivele të larta të rrezeve ultraviolet.

Në atë pikë të historisë, studiuesit argumentojnë me studimin e botuar në Nature Geoscience, jeta tokësore dhe ujore do të zhduken plotësisht dhe vetëm format e jetës mikrobike do të mbijetojnë.

Rreth 21% e shtresës së hollë të atmosferës së frymëmarrjes rreth planetit përbëhet nga oksigjeni – pikërisht sasia e duhur për të ruajtur mjedisin e përsosur për jetën. Por kjo nuk ka qenë gjithmonë rasti: atmosfera ishte shumë e ndryshme në fazat e hershme të formimit të Tokës dhe do të jetë thellësisht e ndryshme në një miliard vjet. Shkencëtarët punuan me modele veçanërisht komplekse, të cilat në fund të fundit treguan se si Toka do të humbasë oksigjenin e saj dhe gjithashtu se vetëm 20-30 % e të gjithë historisë së saj mund të ketë një atmosferë ideale (d.m.th. e ngjashme me atë aktuale).

Duke marrë parasysh faktin se prania e oksigjenit në atmosferë është një nga nënshkrimet biologjike që mund të tregojnë banueshmërinë e ekzoplanetëve, shkencëtarët besojnë se studimi i tyre mund të jetë i dobishëm në kërkimin e jetës jashtëtokësore – duke theksuar se një jetë eventuale edhe në praninë e një atmosfere të hidrokarbureve, sikurse ajo e Tokës mund të bëhet në 1 ose 2 miliardë vjet. (Focus)

Tetovë – Në hall me djalin, nëna kërkon ndihmën e uniformave blu

Dje (22 mars), në orën 10:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë vënë pas hekurave 31-vjeçarin me inicialet A.B. nga Tetova, i cili më herët kishte qenë i  r a p o r t u a r  nga nëna e tij, se kishte kryer  dh u n ë  në  f a m i l j e.

I njëjti është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, kurse nga ai me vërtetim është  k o n f i s k u a r  një  th i k ë, njofton SPB-Tetovë.

Dy G R A nga Tetova kërkojnë ndihmën e uniformave blu

Dje (22 mars), në ora 14.00, një  g r u a  41-vjeçare nga Tetova, bashkë me nënën e saj 71-vjeçare, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:45, në rrugën ,,Ivo Lola Ribar“ në Tetovë,  kishin qenë të  s u l m u a r a  f i z i k i sh t  nga  b u rr i  i  saj  me inicialet T.T. (47) nga Tetova, me të cilin për një kohë të gjatë kishin  m a rr dh ë n i e  të acaruara  m a r t e s o r e, njofton SPB-Tetovë.

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

I N C I D E N T në një fshat të Tetovës

Dje (22 mars), në orën 09.00, 33-vjeçari I.B. nga Rakoveci i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportoi se në fshat kishte qenë i  s u l m u a r  nga bashkëfshatarët e tij me inicialet  A.A. (30) dhe S.A. (33).

Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar, kështu që kundër personave të involvuar do të përgatitet parashtresë adekuate.

Shiste teste të rrejshme PCR negativë, vihet pas hekurave 42-vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Dje (22 mars), rreth orës 15:30, në Çegran të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë  p r i v u a r  nga liria personin E.M. (45) nga ky fshat, punonjës në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, nën dyshimin e kryerjes së veprës  p e n a l e (“keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”).

I njëjti është i  d y sh u a r  për përgatitjen dhe lëshimin e “testeve të rrejshme PCR” negative për individë, në këmbim të të cilave ai ka marrë një shumë të caktuar parash.

Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate.

8 shenja që tregojnë se trupi juaj nuk po merr mjaftueshëm ushqim

Në ditët e sotme pesha e tepërt është bërë një problem në rritje. Studime të shumta na tregojnë, se mbipesha mund të shkaktojë shumë dëm në shëndetin tonë dhe të kontribuojë në çrregullime serioze shëndetësore.

Ndërsa të gjithë përqendrohemi te problemi i mbipeshes, efektet anësore të ngrënies jo të mjaftueshme shpesh anashkalohen.

Ata që ndjekin dieta të rrepta, shpesh nuk marrin mjaft elementë ushqyes, të nevojshëm për funksionimin normal të trupit. Disa njerëz nuk e kuptojnë se hanë më pak sesa kërkon trupi i tyre.

Mos marrja e ushqyesve të mjaftueshëm për një kohë të gjatë mund të çojë në anemi, osteoporozë, infertilitet dhe reagim të dobët imunitar.

Abcnews.al do ju tregojë më poshtë kush janë simptomat më të shpeshta të mosngrënies mjaftueshëm.

1. Lodhje e përhershme – marrja e shumë pak kalorive ul shkallën metabolike dhe zvogëlon nivelet e energjisë, duke shkaktuar lodhje fizike dhe plogështi të trurit.

2. Depresioni dhe ankthi – ushqimi i dobët mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj mendor. Njerëzit, të cilët ndjekin dieta, shpesh ndihen jashtëzakonisht të irrituar, të shqetësuar dhe me humor pa asnjë arsye.

3. Rënia e flokëve – mungesa e proteinave, mineraleve dhe vitaminave mund të ndikojë në rritjen normale të flokëve.

4. Infeksioni i shpeshtë – marrja e mjaftueshme e vitaminave është e rëndësishme për të mbajtur përgjigje të shëndetshme imune. Nën-ngrënia shoqërohet me aftësi më të ulta mbrojtëse që rrit frekuencën e ftohjes së zakonshme, gripit dhe infeksioneve të tjera.

5. Gjumi jo cilësor- me siguri keni dëgjuar që mungesa e gjumit mund të çojë në shtim në peshë dhe rezistencë ndaj insulinës. Por a e dini se dietat kufizuese mund t’ju ​​dëmtojnë gjumin dhe ta bëjnë të vështirë të flesh?

6. Probleme të fertilitetit – kur përqindja e yndyrës në trup bie shumë e ulët, ekuilibri i hormoneve riprodhues mund të prishet. Kjo shpesh çon në amenorrea dhe paaftësi për të mbetur shtatzënë.

7. Probleme të lëkurës – lëkura juaj mund t’ju tregojë se ka nevojë për më shumë vitaminë E, proteina dhe elementë të tjerë ushqyes për të qëndruar elastike dhe të shëndetshme.

8. Keni gjithmonë ftohtë– nxehtësia prodhohet normalisht, kur trupi juaj djeg kalori nga ushqimet. Shkencëtarët zbuluan se ata që marrin më pak kalori, kanë temperaturë më të ulët trupore sesa njerëzit me marrje më të lartë të kalorive, edhe nëse kanë nivele të ngjashme të aktivitetit fizik./e.b-abcnews.al

15-vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në Kanada

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht pasi u përfshi në një aksident në Montreal, në Kanada.

Mediat lokale shkruajnë se Veronika Gashi së bashku me një mikun e saj u përpoqën të ndihmonin një shofer i cili ishte aksidentuar gjatë një gare me makina.

Në momentin që ishin ndaluar për t’i ardhur në ndihmë, makina e 15-vjeçarit u përplas nga një automjet tjetër garash.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 , paraditen e së shtunës./abcnews.al/

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës (VIDEO)

Glauk Konjufca është votuar në krye të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re.

Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.

Pozita e Konjufcës ishte bërë tepër e rëndësishme për zhbllokimin e negociatave LVV-LDK, me këta të fundit që e kërkonin me çdo kusht këtë pozitë.

Pas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, Konjufca u tërhoq nga pozita e kryeparlamentarit, për t’ia lënë vendin Vjosa Osmanit.

Konjufca në Qeverinë Kurti ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në opinion tashmë kanë dalë disa emra si ministra potencial në Qeverinë e re, megjithatë, nga LVV-ja dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit nuk kanë konfirmuar deri më tani asgjë zyrtarisht.

Ndahet nga jeta babai i aktores së njohur shqiptare

Aktorja e njohur Yllka Gashi ka humbur ditën e sotme të atin. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije e motra e saj, Donika përmes një postimi në rrjete sociale. Kjo periudhë e vështirë e ka gjetur aktoren përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941). Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor.

Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave. Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al

Mrekullitë e universit (FOTO)

Fotogaleria e mëposhtme, me imazhe mahnitëse të kapura nga NASA dhe Stacioni Hapësinor, shfaqin disa nga mrekullitë e pabesueshme që ofron gjithësia jonë e pafundme. CNN ka përzgjedhur vetëm pak nga momentet mbresëlënëse të universit.

40 kuriozitete për trurin që do ju habisin!

1. Truri është i përbërë nga 73% ujë.

2. Megjithëse truri përbën vetëm 2% të masës trupore, ai konsumon rreth 20% të oksigjenit të gjithë trupit.

3. Truri i një të sapolinduri peshon 375 g, por deri në ditëlindjen e parë ai trefishon madhësinë dhe peshën për të arritur afërsisht në 1 kg.

4. Truri juaj pushon së rrituri kur ju arrini moshën 25 vjeç. Pas kësaj moshe ai humbet çdo ditë qeliza nervore. Kur njeriu arrin në gjysmën e moshës truri fillon të zvogëlohet. Megjithatë, pakësimi i sasisë së trurit nuk ka të bëjë me humbje të aftësive intelektuale. Nuk ka prova se një tru më i madh është më inteligjent se një tru më i vogël.

5. Çdo ditë, të rriturit e moshave 20-60 vjeç humbasin rreth 12 000 neurone, të cilat nuk zëvendësohen më.

6. Impulset nervore që dalin dhe hyjnë në tru qarkullojnë me një shpejtësi rreth 273.5 km në orë.

7. Sasia e energjisë që gjeneron truri i njeriut është rreth 23 wat, e mjaftueshme për të ndezuar një llambë të vogël elektrike.

8. Lënda e thatë e trurit permban të paktën 60% yndyra. Kjo e bën trurin organin më të yndyrshëm të organizmit.

9. Shenjat e neurokirurgjisë së sukseshme vinë qysh nga periudha e gurit.

10. Shkencëtarët mendojnë se truri juaj është më aktiv gjatë gjumit se gjatë kohës që ju jeni të zgjuara.

11. Megjithëse truri përpunon gjithë informacionet që vinë nga çdo pjesë e trupit, ai nuk ndjen asnjë dhimbje që vjen prej tij, sepse në të nuk gjenden receptorë të dhimbjes. Dhimbjet e kokës e kanë origjinën nga indet, nervat dhe enët e gjakut që rrethojnë trurin.

12. Korja e hemisferave ka një trashësi nga 1.5-4.5 mm. Nese ajo do të hapej, atëhere sipërfaqja e saj do arrinte deri në 2500 cm2.

13. Ana e djathtë e trurit kontrollon anën e majtë të trupit, ndërsa ana e majtë e trurit kontrollon anën e djathtë të trupit.

14. Ana e djathtë dhe ajo e majtë e trurit komunikojnë mes tyre me anë të 250 milionë fijeve nervore.

15. Vëllimi mesatar i trurit të meshkujve është mesatarisht 1274 cm3, ndërsa ai femrave është 1131 cm3.

16. Pesha mesatare e trurit të mashkullit arrin 1.3 kg, ndërsa ai i femrave 1.18 kg. Megjithatë, pesha e trurit nuk korelon me aftësitë intelektuale. Truri i shkrimtarit rus Ivan Turgenjeve peshonte 2 kg, ndërsa ai i Albert Ainshatinit vetëm 1.22 kg ose 10% më pak se ai i njerëzve të tjerë. Në fakt densiteti i neuroneve në trurine Ainshtainit ishte me i madhe se në trurin e njerëzve të tjerë.

17. Miti se njeriu përdor vetëm 10% të trurit nuk është i vërtet. Teknologjitë e reja e veçanërisht ato që kanë të bëjnë me imazherinë e trurit e kanë gjetur të pavend këtë mit.

18. Truri përmban më shumë kolesterol se cdo organ tjetër i organizmit. Praktikisht ai përmban 25% të sasisë së përgjithëshme të kolesterolit të trupit. Truri nuk e merr kolesterolin me anë të gjakut, por e prodhon vet.

19. Një pjesëz e trurit në madhësinë e një kokrrize rëre përmban 100 000 neurone, të cilat formojnë mes tyre rreth 1 miliard sinapse (kontakte).

20. Truri më i madh në botën e gjallë shtazore takohet te kashalotët. Ai peshon deri në 9 kg. Përkundrazi truri i elefantit peshon vetëm 6 kg.

21. Infromacionet mes neuroneve të trurit qarkullojnë me një shpejtësi që arrin deri në 250 m në orë.

22. Truri i njeriut fillon të humbas disa nga funksionet e veta konjitive qysh në moshën 20 vjeç.

23. Kur egjiptianët ushtronin procesin e momifikimit e largonin trurin duke ndërhyrë përmes hundës.

24. Kapaciteti i trurit për ruajtjen e informacionit virtualisht konsiderohet i pakufishëm. Nëse numri i neuroneve të trurit mendohet se arrin 86 miliard, numri i kontakteve (sinapseve) mes tyre do të arrinte deri në 1 kuadrilon ose 1000 trilion.

25. Nëse të gjitha enët e gjakut të trurit do të vendoseshin në rrjesht njëra pas tjetrës, gjatësia e tyre do të arrinte deri në 160 934 km. Perimetri i Tokës në ekuator ëshë rreth 40 000 km. Gjatsia e pergjithshme e enëve të gjakut të trurit do të mjaftonte të rrethonte katër herë perimetrin e Tokës në ekuator!

26. Shkencëtarët mendojnë se në tru gjatë çdo sekonde ndodhin 100 000 reaksione kimike.

27. Njeriu përjeton rreth 70 000 mendime në ditë.

28. Madhësia mesatare e trurit njerëzor është zvogëluar rreth 23 cm3 gjatë një periudhe prej 5 000 viteve. Shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë arsyen.

29. Gjerësia mesatare e trurit të njeriut arrin 140 mm, gjatësia mesatare 167 mm, ndërsa lartësia mesatare 93 mm.

30. Rekordi botëror për të qendruar pa gjumë për 264 orë (11 ditë) është arritur nga Randy Gardner në vitin 1965.

31. Gjatë fazave të hershme të zhvillimit embrional ritmi i shumimit të neuroneve në tru arrin deri në 250 000 copë në minutë.

32. Çdo neuron mund të transmentojë deri në 1 000 impulse nervore në sekond dhe bën qindra mijra kontakte sinaptike me neuronet e tjera.

33. Gjatë çdo minute, truri i njeriut furnizohet me 750-1 000 mililitra gjak të oksigjenuar e të pasur në lendë ushqyese.

34. Truri i njeriut të neandertalit ishte 10% më i madhe se ai i Homo sapiens.

35. Valët elektromagnetike, të emetuara nga telefoni celular ose pajisje të tjera, mendohet se ndikojnë negativisht mbi aktivitetin e 140 proteinave të trurit.

36. Deri më sot është menduar se truri i njeriut ka më shumë neurone se çka rruga e Qumështit yje. Në fakt rruga e Qumështit ka 200-400 miliard yje, kur truri yne ka vetëm 86 miliard neurone.

37. Truri i njeriut mund të realizojë 1 016 procese në sekond, çka e bën atë kompiuterin më të fuqishëm ndër të gjithë kompiuterat e shpikur nga njeiu.

38. Truri i njeriut ka një kapacitet memorizues befasues. Ai mund të ruajë deri në 2 500 000 gigabit informacion, kur nje telefon iPhon 7 mund të rezervojë vetëm 256 gigabit.

39. Numri i neuroneve në hemisferën e majtë është 186 milionë më shumë se numri i neuroneve në hemisferën e djathtë.

40. Truri fillon të humbas ndërgjegjen vetëm 8-10 sekonda pas ndalimit të furnizmimit me gjak.

Si të hiqni rrudhat nga veshja pa përdorur hekur rrobash

Pavarësisht sesa mirë i palosni rrobat, ato sërish do të marrin rrudha. Nëse jeni me nxitim dhe nuk keni hekur rrobash, ka një mënyrë të thjeshtë si t’i hiqni rrudhat brenda një minute.

E vetmja gjë që ju nevojitet është një shishe spërkatëse me ujë dhe tharëse flokësh.

Spërkatin zonën ku janë krijuar rrudha dhe thajeni me tharëse. Provojeni dhe do të shikoni që rrudhat do të largohen si me magji./abcnews.al

Zbulohen planet për qytetin e parë të qëndrueshëm në Mars: Kur do mund të jetojnë njerëzit në planetin e kuq?!

Me planet për qytetin e parë ‘Marsian të qëndrueshëm’ të gatshëm për të filluar, tani është vetëm një çështje kohe para se njerëzit të jetojnë në Mars.

Dizajni i ri në përgjithësi përmban pesë qytete – kryeqyteti quhet Nüwa. Qyteti vertikal ka shtëpi, zyra dhe hapësira të gjelbërta, të gjitha të ndërtuara në brigjet e një shkëmbi për të mbrojtur banorët nga presioni atmosferik dhe rrezatimi.

Oksigjeni prodhohet kryesisht nga bimët, ushqimi është 90% me bazë bimore dhe energjia vjen nga panelet diellore.

Marsi është gjysma e madhësisë së Tokës. Por si do të arrinim atje? Çdo dy vjet ka disa javë kur planeti është më i afërti me Tokën, kështu që udhëtimi do të zgjaste vetëm gjashtë muaj për të arritur atje.

Sidoqoftë, rrethanat në Planetin e Kuq nuk janë aspak miqësore. Presioni atmosferik nuk është i përshtatshëm për njerëzit dhe rrezatimi është vdekjeprurës në sipërfaqe pa asnjë strehë.

“Na është dashur të bëjmë shumë analiza bazuar në llogaritjen dhe punën me shkencëtarët për t’u përpjekur të kuptojmë cilat janë rrethanat me të cilat do të përballemi”, thotë themeluesi i studios së arkitekturës ABIBOO, Alfredo Muñoz, duke shtuar “ne duhet të përballemi me sfida që janë shumë specifike për kushtet e Marsit, njëra prej tyre është graviteti, i cili është vetëm një e treta e gravitetit në Tokë “.

Nga ana tjetër, CO2 dhe uji mund të merren në sipërfaqe.

“Uji është një nga avantazhet më të mëdha që ofron Marsi, ndihmon që të jemi në gjendje të marrim materialet e duhura për ndërtimin. Në thelb, me ujin dhe Co2, ne mund të gjenerojmë karbon dhe me karbon, mund të gjenerojmë çelik,” thotë Muñoz. Kompania e arkitekturës planifikon të përdorë ekskluzivisht materiale marsiane për ndërtimin.

Projekti i qytetit Mars është pjesë e punës shkencore të organizuar nga Shoqëria Mars dhe zhvilluar nga rrjeti SONet, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve dhe akademikëve. Studioja e arkitekturës ABIBOO ka krijuar modelet bazuar në kërkimet më të fundit shkencore.

“Mësimet që po marrim duke zhvilluar një qytet plotësisht të qëndrueshëm në Mars na sjell kaq shumë njohuri,  ide dhe këndvështrime, për gjërat që mund t’i bëjmë ndryshe në tokë”, thotë Muñoz.

Sipas analizës së kompanisë së arkitekturës, ndërtimi mund të fillojë deri në vitin 2054 dhe mund të përfundohet deri në vitin 2100 – domethënë – kur komuniteti i parë mund të fillojë të jetojë atje, shpjegon Muñoz.

“Ne mendojmë se është e mundur nga aspektet teknike. [Ajo që kërkon kohë] ka të bëjë më shumë me sigurimin e sa më shumë vullnet dhe shoqata në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo duhet të jetë diçka që vjen nga sektor privat, sektori publik, lokacione të ndryshme, kultura të ndryshme, në mënyrë që të sigurohet që ka larmi “. (EN, scan)