Ballina Blog Faqe 355

Noizy publikon këngën e re “Lost Angels” (VIDEO)

Reperi Noizy është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Ai sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Lost Angels”, të cilën këtë herë e solli vetëm në versionin audio.

Projekti në fjalë vjen pak kohë pas këngës “1 herë e mirë”, e cila u prit shumë mirë nga fansat e tij dhe është pjesë e “Vaksina”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Noizyt me titull “Lost Angels”. /Lajmi.net/

Grenell i reagon Kurtit: Ai është anti-amerikan, kundërshtoi politikat e ish-presidentëve të SHBA-së

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin anti amerikanë, pasi siç tha ai Kurti është kundër politikave të SHBA-së të sygjeruara nga ish presidentët e saj.

“Kreu i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan”, ka shkruar Grenell.

Ai po ashtu thotë se ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë, duke cituar këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit, Joe Biden, Jakej Sullivan. /Telegrafi/

VIDEO bonus:

https://youtu.be/ksgDNNhRDkY

Ndërron jetë Xhevdet Vejseli, Sokrati shqiptar i kohës sonë

Ka lindur në fshatin Kopanicë e Vardarit nga babai Shafiu dhe nëna Sadikeja si më i madhi nga të shtatë fëmijët (katër djem dhe tri vajza).

Ciklin e ulët të shkollës fillore e ka mbaruar në vendlindje, kurse ciklin e lartë në fshatin Jegunovcë. Shkollimin e mesëm e ka nisur në gjimnazin elitar “Rade Jovçevski – Korçagin” në Shkup, por për arsye teknike e taktike e ka braktisur shumë shpejt për të vazhduar në “Normalja e Tetovës”.

I prirë nga dëshira për artin muzikor dhe nga puna vetëmohuese e mësimdhënëses Advie Kuriu, Xhevdet Vejseli ka marrë pjesë aktive në jetën kulturore të shkollës si korist i përpiktë dhe si mandolinist virtuoz, duke mos harruar për asnjë çast as detyrimet e tjera të parapara me planin dhe procesin mësimor.

Pas përfundimit të ciklit të mesëm shkollor është punësuar si mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit Dobrosht ku ka qëndruar deri në vitin 1974 kur edhe ka vendosur që të ngjitet shkallëve të mendimit akademik. Ka qenë shumë i interesuar për të studiuar filozofinë, por me rekomandim të profesorit Xhevahir Shaqiri ka filluar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ku për një kohë të shkurtër ka arritur të bëhet figura qendrore e aktiviteteve studentore.

Si sekretar i rinisë së këtij fakulteti ka arritur të vë kontakte edhe me shumë studentë të dalluar të kryeqendrave të ish Jugosllavisë të cilët më vonë u bënë figura udhëheqëse të proceseve të mëdha.

Gjatë kohës së studimeve ka qenë personazh i dashur dhe i respektuar mes profesorësh të dalluar, mes dijetarësh dhe studiuesish të dëshmuar, mirëpo i njohur nga qëndrimet kritike dhe juridike për fenomene të ndryshme politike dhe praktike është ballafaquar edhe me kundërshtarë të rreptë të “logjikës ballkanike” të cilët, në vend që t’i jepnin mundësinë për t’u punësuar si asistent në fakultet, përmes “rrugësh institucionale” e kanë udhëzuar për “riedukim në bazë” duke e detyruar që të punojë për rreth 17 vite (1981-1998) si mësimdhënës në shkollën fillore të fshatit të tij të lindjes.

Nga viti 1998 ka qenë i angazhuar si përgjegjës për çështje organizative në shtëpinë botuese “Logos-A” ku ka punuar deri në vitin 2003. Gjatë viteve 2003-2004 ka qenë sekretar gjeneral i Universitetit të Tetovës ku ka përgatitur të gjitha aktet juridike për legalizimin e tij. Nga viti 2004 deri në pension (2018) ka punuar si udhëheqës i sektorit për veprimtari publike në Qytetin e Shkupit.

Pas përfundimit të magjistraturës në Institutin për kërkime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup (2012) e ka regjistruar doktoratën në departamentin e shkencave juridike të Universitetit të Novi Pazarit, por që, për çështje familjare e shëndetësore, nuk ka arritur ta përfundojë. Edhe pse nuk është kurorëzuar me titullin e shkallës sipërore akademike, ai, në fakt, gjatë jetës së tij ka udhëhequr në mënyrë joformale me dhjetëra e dhjetëra punime magjistraturash e doktoratash dhe po aq punime konferencash e simpoziumesh nga sfera e drejtësisë, e filozofisë dhe e shkencave politike.

Xhevdet Vejseli ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e jetës kulturore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka qenë mandolinist dhe defator në orkestrën e ShKA “Xheladin Zeqiri” për një kohë të gjatë (1972-2012), pastaj ka marrë pjesë herë pas here (1983-1998) edhe në aktivitetet e ShKA “Emin Duraku” të Shkupit. Ka qenë tepër aktiv, që nga fillimi, në oktetin e këngëve të vjetra qytetare “Tetovarët”, kurse ndihmesë të rëndësishme ka dhënë edhe në shoqatën kulturore “Sofra gjakovare” të Shkupit.

Ka poseduar një vesh të stërholluar muzikor. Ka pasur potencial intelektual dhe artistik për të trajtuar të gjitha aspektet strukturore, përmbajtjesore dhe estetike të muzikës popullore, sepse atë e ka njohur në detaje. E ka dashur muzikën toske po aq sa edhe muzikën gege. Ka ditur me qindra këngë pollnjane, myzeqare, korçare, përmetare, shkodrane… Me fjalë të tjera, ai e ka njohur në detaje muzikën popullore, por mbi të gjitha atë gjakovare dhe elbasanase.

Pjesën më të madhe të jetës, Xhevdet Vejseli, e ka kaluar mes librash, kurse pjesën tjetër në zgjidhjen e ekuacioneve jetësore, me përplot të panjohura, për të arritur tek e vërteta e pakushtëzuar. Ai ka qenë tipik një Sokrat i kohës sonë, por ja që askush nga njerëzit e tij të afërm (përfshirë edhe mua) nuk arriti të bëhet një nxënës i tij, një Platon, një Aristotel, një Ksenofon, një Aristofan, i kohës sonë… Bile gjatë qëndrimit në kazermën “Bubanj” në Nish, ku ka shërbyer në ish APJ gjatë periudhës kohore 11.9.1979 – 21.8.1980, nga të gjithë ka qenë i njohur si Konfuci shqiptar.

Më kujtohet një njeri kur, para shumë vitesh, gjatë një takimi shumë spontan, i pat thënë: “Sa i lumtur do të ndihesha sikur të isha një filozof sikur ti”. Xhevdeti pa pritur ia pat kthyer: “Jam i  p a m a r t u a r, andaj nuk mund ta shijoj as lumturinë dhe as të qenit filozof. Njerëzit që kanë  g r a  të mira bëhen të lumtur, ndërkaq ata që i kanë të këqija bëhen filozofë.”…

Ky filozof dhe jurist-artist me hiperkulturë, ka observuar me maturi kozmosin shkencor dhe artistik duke u shquar me ide origjinale e gjeniale. Xhevdeti gjatë bisedave me dëshmitarët e dijes ka trajtuar problematika të ndryshme duke u bazuar si në revolucionin borgjez francez, ashtu edhe në teorinë e relativitetit; si në shkencat natyrore dhe politikën, ashtu edhe në teorinë e dijes dhe të psikoanalizës; si në historinë e religjionit ashtu edhe në kritikën e gjykimit…

Ai fliste në mënyrë konkrete edhe për njeriun konkret prej  gj a k u  e mishi, për hamendjet e tij, për  l u f t ë r a t  dhe vuajtjet e tij, për besimin dhe dyshimet e tij. Ai fliste jo rrallë edhe për lumin e trazuar të kohës sonë që ka përmbytur lirinë, vëllazërinë, dashurinë… Fliste po ashtu edhe për kundërmimin e kohës bashkëkohore që i detyron njerëzit, të dyshojnë në gjithçka, të dyshojnë bile edhe në dyshimet e tyre.

Vitet e fundit, i sëmurë nga ethet dhe pabesitë e fatit, sikur u ndikua dukshëm nga filozofia pesimiste e Shopenhauerit, duke theksuar, jo rrallë, se “jeta ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë vuajtje”, pastaj edhe nga filozofia e Niçes, duke neglizhuar çdo vlerë qytetare apo morale. Gjatë vizitave të fundit, që i bëra në shtëpinë e tij rrëzë malit pa ujë, ku ndodhej i shtrirë në shtratin e pagjumësisë, e takoja duke lexuar herë Tolstojin, herë Kierkegardin, herë Kafkën… Më fliste me ndërprerje të shpeshta dhe shqiptim jo fort të artikuluar për  v d e k j e n  dhe kotësinë e jetës…

Mbrëmjen e fundit e gjeta duke shfletuar një libër nga Emil Cioran dhe shpejt e pyeta: “Çfarë po kërkon?” Më tha: “A rr a t i s j e n.” Iu drejtova me një ton të butë: “Prej kujt dëshiron të arratisesh, o Gaga?” Mezi m’u përgjigj: “Prej vetvetes… Unë jam një i  v d e k u r  që vite me radhë kërkoj  v a rr m i h ë s i n  e zgjuar dhe vajtojcat e tokës së harruar për të më bërë ritualin e fundit të jetës së pajetuar…” I mbylli sytë dhe sikur e mori gjumi, andaj, dola ngadalë nga dhoma e vetmisë, e mbylla derën dhe derisa zbritja shkallëve sikur më erdhi sërish zëri i tij përplot jehonë: “Bota është veçse vullnet dhe paraqitje, nirvana është hiçi i përkryer.”

…Nga Xhevdeti mësova shumëçka, mësova për filozofinë e Dekartit, Paskalit, Spinozës, Kantit, Hegelit, Hajdegerit, Blohut, pastaj për pozitivizmin, ekzistencializmin, për filozofinë e Vitgenshtajnit, për teorinë kritike të Adornos, për racionalizmin kritik të Poperit dhe Albertit, për… Nga ai kam mësuar për ateizmin humanist, për ateizmin politik, për ateizmin moral. Nga Xhevdeti pata dëgjuar se: “kush humb paratë, ka humbur shumë; kush humb mikun, ka humbur edhe më shumë; kush humb shpresën, ka humbur gjithçka”.

Nga ai njeri i mrekullueshëm pata mësuar se artisti qesh, kur njerëzit e zakonshëm mund të qajnë ose derdh lot, kur të zakonshmit e racës njerëzore qeshin… Sot, sërish, më vjen një zë i tij me timbër të mbytur: “Mos qaj që mbaroi, por qesh sepse ndodhi!” Kurse unë i mjeri, i mbuluar me turpin e kohës, këndoj përvajshëm rekuiemin e yjeve të rrëzuar…/Bekim Ramadani

P L A G O S E T i biri i Sulejman Rexhepit

Në Gjorçe Petrov, është  s u l m u a r  i biri i ish kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepit i cili është edhe nëpunës policor.

Rastin për TV21 e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq shtojnë se ai ka qenë në veturë derisa është  s u l m u a r  nga një veturë tjetër.

“Rreth orës 16:40, është  d e n o n c u a r  se në Shkup, te rreth rrotullimi në lagjen Gjorçe Petrov te kisha “Shën Petar Pavlle”, person me veturë “Gollf” ka  gj u a j t u r  drejt veturës “Mercedes” në të cilin ka qenë nëpunësi policor Z.R.”, thonë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Sipas informacioneve të para, thuhet se i biri i Sulejman Rexhepit ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për t’i dhënë ndihmë.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit./TV21

Prodhimi i bitcoin-it harxhon më shumë energji se ari ose bakri

Një studim i ri tregon se kriptomonedhat harxhojnë më shumë elektricitet për dollar se sa gërmimi i minierave për shumicën e metaleve.

Sasia e energjisë që kërkon prodhimi i një bitcoin-i me vlerë 1 dollar, është dy herë më e madhe se sa ajo që harxhohet për të gërmuar vlerën e njejtë të bakrit, arit apo platinit, sipas këtij studimi. Sipas tyre, puna virtuale që e mundëson bitcoin-in, etherum-in etj., është me e ngjashme me gërmimin e minierave se sa që kemi menduar.

Një bitcoin me vlerë 1 dollar harxhon rreth 17 megaxhaul energji për t’u prodhuar, krahasuar me katër, pesë, apo shtatë megaxhaul për bakrin, ari apo platinin. Edhe kriptomonedhat e tjera kanë performuar ngjashëm.

Shpërblimet mund të jenë virtuale, por shpenzimi i energjisë është shumë real. Studime të kryera më parë në përpjekje për të kuptuar se sa energji harxhon network-u i bitcoinit (akoma blockchain-i më i madh që ekziston), janë fokusuar në madhësinë totale të tij. Në nëntor të vitit 2017, u zbulua se bitcoin-i konsumon po aq energji sa shteti i Irlandës. Ndërsa një studim tjetër thotë se network-u emeton po aq karbon sa një million fluturime me aeroplan në vit.

Ky studim i ri është i pari që e sheh shpenzimin e energjisë në vlerë reale dollarësh. “Krahasimi bëhet për të kuantifikuar dhe kontekstualizuar energjinë që harxhojnë këto kriptomonedha të decentralizuara,” shkruajnë autorët, “dhe për të inkurajuar një debat nëse energjia që kërkojnë ato është e qëndrueshme, apo rezulton në dëme më të mëdha se prodhimi aktual i monedhave.”

Lajçak: Kurti e di mirë që bashkësia ndërkombëtare pret që dialogu të vazhdojë

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën pas veprimit të pahijshëm me hartën që u kuptua brenda edhe si një mesazh politik në drejtim të lidershipit të ri kosovar.

Paraprakisht bëhet me dije se Lajçak ka thënë se ka hapësirë të mjaftueshme që Kosova dhe Serbia të bien dakord për marrëdhëniet e ndërsjella. Zyrtari i lartë evropian është shprehur se në vizitën e tij në Kosovë dhe në Serbi do të donte të dëgjonte përgjigjen e pyetjes së kur do të vazhdojë dialogu në Bruksel.

“Nuk është sekret që unë pres që BE të vazhdojë dialogun dhe se për Prishtinën dhe Beogradin, dialogu është i pashmangshëm në rrugën drejt BE-së. Bashkimi Evropian është këtu, ne jemi gati se kur do të ndodhë. Unë pres të dëgjojë përgjigjen gjatë kësaj vizite”, tha Lajçak.

Lajçak deklaroi se nuk po vije me ndonjë ultimatum për askënd dhe se Bashkimi Evropian është për të ndihmuar. Ndërkohë në lidhje me qeverinë e re të Kosovës, Lajçak ka vlerësuar figurën e Albin Kurtit dhe është shprehur se ai e di mirë se çfarë pritet prej tij dhe se deklaratat e tij të para për vazhdimin e dialogut nuk duhet të dramatizohen.

“Ai u zgjodh për të zgjidhur disa çështje të brendshme të Kosovës, të tilla si korrupsioni, drejtësia dhe çështjet sociale dhe ai e di shumë mirë se Bashkësia Ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA-të presin që dialogu të vazhdojë dhe ai është i gatshëm për këtë”, ka thënë Lajçak për mediat serbe.

Lajçak deklaroi se qëllimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve për të rënë dakord se çfarë në fakt është normale. Ndërkohë këmbëngul për njohje të ndërsjellë dhe Beogradi, ku thekson se sheh hapësirë për marrëveshje dhe normalizim.

“Ka vend për normalizimin e marrëdhënieve dhe ka hapësirë për arritjen e një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe do të përshpejtojë rrugët evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Jam absolutisht i bindur për këtë”, shtoi ai.

Lajçak theksoi se qëllimi është të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura në mes dy palëve, duke përfshirë marrëveshjet për çështje të reja, por gjithashtu marrëveshjet e arritura tashmë që nuk janë zbatuar akoma.

“Garantuesit e asaj marrëveshje gjithëpërfshirëse do të jenë të dy palët dhe Bashkimi Evropian. Do të ketë një mekanizëm që rregullisht do të kontrollojë përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve nga marrëveshja gjithëpërfshirëse. Marrëveshja nuk është fundi i rrugës së integrimit evropian, por fundi i një faze të rëndësishme pas së cilës është përparimi në rrugën evropiane, që varet nga përmbushja”, është shprehur ndër të tjera ai.

Gjithashtu ai tha se vazhdon të qëndrojë prapa vlerësimit se është e mundur të arrihet marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse në mes Prishtinës dhe Beogradit “brenda disa muajsh”, por thekson se BE-ja nuk do të jetë ajo që do të vendos kur do të jetë.

Lajçak shtoi se Bashkimi Evropian nuk do të vendos kur do të jetë dhe se është një vendim tjetër që varet drejtpërdrejt nga gatishmëria dhe dëshira e Prishtinës dhe Beogradit./abcnews.al

Këto janë 4 shenjat e Horoskopit që marrin gjithmonë atë që duan

Ka disa njerëz që gjithmonë marrin atë që duan në jetë. Në një mënyrë ose në një tjetër ata e arrijnë qëllimin e tyre. Kjo veçori nuk është vetëm çështje aftësish. Është gjithashtu çështje karakteri. Këto shenja janë këmbëngulëse dhe nuk kthehen me asgjë! Le të shohim për kë po flasim.

DASHI

Dashi është gjuetari i fundit. Për gjithçka! Ose në erosin e tij, ose në pikën profesionale, ose në atë personale. Ai është personi që vendos qëllime dhe në një mënyrë ose në një tjetër i pushton ato dhe merr atë që dëshiron. Ai është ambicioz, nuk tërhiqet dhe është luftëtar. Ai ndjek ëndrrat e tij, është i zënë dhe punon shumë. Ai nuk pranon “jo” dhe kjo është arsyeja pse në fund ai arrin ta bëjë qëllimet realitet.

DEMI

Demi është një nga njerëzit më këmbëngulës që do të takoni ndonjëherë. Ai është më i ngadaltë se Dashi, por është më metodik. Nëse nuk bëhet e tij, ai është kokëfortë dhe nuk tërhiqet me asgjë. Ai nuk do të qetësohet kurrë nëse nuk merr atë që dëshiron. Kur diçka i shkon në mendje, nuk e lë atë për asnjë arsye. Ai bëhet i fiksuar. Demi do të qetësohet vetëm kur të marrë atë që dëshiron. Deri atëherë, ai do të punojë shumë dhe do të provojë gjithçka derisa të ketë sukses. Ai ka durim gomari dhe nuk i intereson sa kohë do t’i duhet.

AKREPI

Nuk ka asnjë mënyrë që një Akrep nuk do të marrë atë që dëshiron. Ai është personi që lëviz të gjitha fijet. Manipulon njerëzit dhe drejton situatat. Ai kurrë nuk e bën atë hapur. Por ai e bën atë në mënyrë metodike, bindëse dhe strategjike. Nëse ai nuk fiton ose nëse nuk bëhet i tij, ai e konsideron atë një humbje dhe dështim të madh, edhe më shumë për të përmbysur çdo rezultat. Ai ka durim dhe këmbëngulje.

BRICJAPI

Bricjapi është një person këmbëngulës dhe shumë metodik. Ai kurrë nuk i lë asgjë rastësisë. Ai punon shumë dhe nuk dorëzohet kurrë. Atij nuk i intereson se sa kohë do të duhet për të arritur atë që dëshiron. Ai do të vërë të gjitha mjetet dhe tërë forcën e tij për t’i arritur ato. Dhe ai gjithmonë merr atë që ka në mendje herët a vonë. Sepse aty ku të tjerët janë të lodhur, ai vazhdon dhe nuk i vë krahët. /abcnews.al

6 gjëra që duart ju tregojnë për shëndetin

Duart janë një nga pjesët e para të trupit që tregojnë shenjat e plakjes. Por jo vetëm kaq, ata mund të tregojnë dhe probleme të caktuara shëndetësore. Mjekët thonë se gjendja e duarve tua mund të jetë rezultat i disa ndryshimeve mjekësore që ndodhin diku tjetër në trupin tuaj.

1. Pëllëmbët e kuqe

Mjekët shpjegojnë se pëllëmbët e kuqe mund të jenë një shenjë e problemeve të mëlçisë, veçanërisht nëse jeni mbi 50 vjeç. Zakonisht skuqja është e vendosur në skajin e jashtëm të pëllëmbës. Arsyeja e mundshme për pëllëmbët e kuqe është një ndryshim në ekuilibrin hormonal i cili shkakton zgjerimin e enëve të gjakut. Artriti reumatoid mund të jetë gjithashtu një arsye për skuqje në pëllëmbët.

Nëse keni pikasur zona të kuqe në duar, duhet të merrni këshilla mjekësore për të zbuluar arsyen e vërtetë. Ndërkohë, përpiquni të kaloni në një dietë të shëndetshme dhe të ulni konsumin e alkoolit, këshillon abcnews.al.

2. Pëllëmbët e djersitura

Ka disa arsye të mundshme për pëllëmbët e djersitura:

djersitje e tepruar
stresi
tiroide tepër aktive

Në rast të hiperhidrozës, e cila është djersitje e tepruar, mund të provoni antiperspirantë të fortë. Ju gjithashtu mund të bëni një procedurë mjekësore për të luftuar hiperhidrozën.

Mundohuni të kufizoni marrjen e alkoolit dhe të mësoni të kontrolloni nivelet e stresit tuaj. Nëse duket se asgjë nuk funksionon, patjetër që duhet të lini një takim te mjeku.

3. Humbja e ndjeshmërisë dhe ndjesi shpimi gjilpërash

Ndonjëherë zgjohemi me ndjenjën se kemi humbur ndjeshmërinë në pjesë të caktuara të trupit tonë, dhe kur lëvizim fillon të ndjehet. Zakonisht është vetëm sepse kemi shtypur nervin shqisor për një kohë të gjatë. Ndjesi shpimi gjilpërash është koha që i duhet nervit për t’u rikthyer në punë, informon abcnews.al.

Në disa raste këto simptoma në duar mund të jenë një shenjë e një problemi më serioz si osteokondroza e qafës së mitrës, sindroma e tunelit kyçit të dorës, tromboza venoze e gjymtyrës, një dëmtim i pleksusit brachial, anemi ose diabet. Nëse shpesh përjetoni humbje të ndjeshmërisë në duart tuaja pa ndonjë arsye të qartë, shkoni dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

4. Duart e thata

Arsyet më të zakonshme për lëkurën e thatë në duar janë dehidrimi dhe mungesa e estrogjenit, e cila shkon dorë për dore me menopauzën. Për të shmangur dehidratimin pini mjaftueshëm ujë dhe përdorni kremra hidratues për duar. Përfshini në dietën tuaj peshk me vaj, fara dhe arra. Vizitoni mjekun tuaj për terapi hormonale të zëvendësimit, kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni rënien e estrogjenit.

5. Dridhje duarsh

Dihet që dridhja e duarve mund të jetë një shenjë e problemeve serioze shëndetësore. Nëse keni shqetësime serioze shkoni dhe merrni këshilla mjekësore. Ndërkohë kufizoni marrjen e kafesë dhe alkoolit, sepse ato gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje të duarve. Arsye të tjera të mundshme janë ankthi dhe stresi i madh.

6. Thonjtë e dobët

Thonjtë e dobët ose të çarë mund të jenë simptomë e mungesës së zinkut. Zinku është me të vërtetë i rëndësishëm për shëndetin tonë, ai promovon shërimin e plagëve, ndihmon qelizat të ndahen dhe forcon sistemin imunitar. Shtoni disa ushqime të pasura me zink në dietën tuaj si tërshëra, arrat dhe mishi. Mjekët gjithashtu rekomandojnë marrjen e zinkut si shtesë nëse niveli i tij është i ulët në trupin tuaj./e.b-abcnews.al

 

Makina “fluturon” nga rruga, tre të rinj nga Dobërdolli i Gostivarit bëhen për S P I T A L

Më datë 28.2.2021, në ora 17 e 55, në SPB të Tetovës është raportuar se në rrugën regjionale Gostivar – Gradec, në hyrje të Vrapçishtit, kishte dalë nga rruga një makinë e tipit Seat, me targa të Shkupit, e drejtuar nga 24-vjeçari me inicialet M.Xh., nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Në këtë aksident u dëmtua rëndë personi me inicialet M.A. (23 vjeç), nga Dobërdolli, kurse dëmtime pësuan edhe shoferi dhe një person i moshës 16 vjeçe, u konstatua në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Hetime në vend të ngjarjes kreu një ekip i uniformave blu të Gostivarit, njofton MPB, transmeton Tetova News.

Bonus Video:

Maqedoni: Sot nis regjistrimi i diasporës, diplomatëve…

Sot nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa fillimisht do të regjistrohen qytetarët që jetojnë jashtë vendit, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, të  b u r g o s u r i t  dhe të pastrehët.

Drejtoria e Entit Shtetërorë për Statistika njoftoi se vetëregjistrimi do të zhvillohet përmes ueb aplikacionit, i cili, sipas ESHS-së, është lehtë i qasshëm dhe i thjeshtë. Qytetarët duhet të futen vetëm me adresën e tyre të postës elektronike. Do të jetë i arritshëm vetëm nga jashtë dhe siguria e të dhënave personale është e garantuar.

Rekomandohet të përdoren të gjitha kontaktet me shoqatat e qytetarëve, shoqatat fetare, shoqatat e studentëve, në mënyrë që të regjistrohen sa më shumë qytetarë të Maqedonisë Veriore që qëndrojnë jashtë vendit. Qëllimi i këtij aktiviteti është marrja e të dhënave për personat që kanë lëvizur, si dhe struktura e tyre demografike, arsimore dhe ekonomike-sociale, nga janë zhvendosur dhe në cilën periudhë.

“Këto të dhëna kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për analizën dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave për të parandaluar ose të paktën zvogëluar valën e emigracionit dhe për të planifikuar politikat e zhvillimit që do të sigurojnë kushte për kthimin e tyre në atdhe”, theksoi drejtori i ESHS, Apostoll Simosvski.

Vetë-regjistrimi nënkupton plotësim të aplikacionit të regjistrimit nga ana e vetë personit i cili është njësi e regjistrimit.

Të dhënat për familjen i jep njëri prej anëtarëve të rritur të familjes i cili ka njohuri për të dhënat, ndërsa për fëmijët deri në 15 vjeç, njëri prej prindërve ose kujdestari.

Personi i cili i jep përgjigjet e Regjistrimit është i detyruar të japë të dhëna të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.

Të dhënat gjatë vetëregjistrimit do të regjistrohen sipas situatës në 31 mars të vitit 2021 në ora 24:00, gjegjësisht në mesnatë, midis 31 marsit dhe 1 prillit të vitit 2021.

Numrat e telefonit për kontakt për informacione për Regjistrim 2021 pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme:

075 268 732 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)
075 268 734 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)
075 268 745 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)

Regjistrimi i popullatës, familjeve dhe banesave në Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatohet në periudhën nga 1 deri më 21 prill të vitit 2021.

Arsyet pse duhet të hani hudhra çdo ditë

Shumë njerëz e duan hudhrën, pavarësisht aromës së saj. Ajo nuk është vetëm një shtesë e shijshme për pothuajse çdo vakt, por gjithashtu është shumë e rëndësishme për mirëqenien tuaj. Bcneës.al më poshtë do ju tregojë arsyet pse duhet të hani hudhra.

1. Mban dhëmbët e shëndetshëm

Hulumtimet kanë treguar se hudhra është një trajtim i mirë alternativ për inflamacionin e mishrave të dhëmbëve. Hudhra ka veti antibakteriale, antivirale dhe antikërpudhore

2. Veti anti-plakje

Sipas hulumtimeve hudhrat janë efektive kundër plakjes. Ne rritemi dhe bëhemi të moshuar, sepse trupat tanë shndërrojnë ushqimin dhe oksigjenin në energji. Sidoqoftë, ndonjëherë, trupi ynë do të jetë paska entuziast me këtë proces dhe do të shkatërrojë qelizat e tjera në proces. Nga ana tjetër, lëkura jonë bëhet më e butë dhe truri ynë bëhet më i ngadaltë. Kjo është pasoja e stresit oksidativ, informon abcnews.al.

Në këto raste, hudhra mund të jetë një shtesë e dobishme për dietën tuaj. Era e saj bën që trupi të rrisë prodhimin e substancave në gjak që shkojnë kundër oksidimit tepër entuziast të qelizave në trupin tuaj. Këto substanca zakonisht njihen si anti-oksidues. Në këtë mënyrë, hudhra ndihmon në ngadalësimin e shenjave fizike të plakjes.

3. Hudhra ju bën më tërheqës

Kjo mund të jetë në kundërshtim me instinktet tuaja, por është e vërtetë. Sigurisht, të gjithë e dimë efektin që hudhra ka në erën e frymëmarrjes tonë. Por a e dini se aroma e trupit tuaj ndikohet edhe nga perimet? Kërkimet nga 2016 kanë treguar që ndikimi i hudhrës në erën tuaj trupore në të vërtetë është kryesisht pozitiv. Pjesëmarrësit në një test të nuhatjes përshkruan aromat e njerëzve që kishin ngrënë hudhër si ‘më pak intensive’ dhe ‘më tërheqëse’. Kjo mund të jetë për shkak të vetive anti-mikrobike të hudhrës. Bakteret që shkaktojnë erën e keqe të djersës zvogëlohen kur hani hudhra. Jini të vetëdijshëm: kjo funksionon më mirë kur hani hudhër një ditë para takimit tuaj, informon abcnews.al.

4. Hudhra e freskët forcon sistemin imunitar

Fakti që hudhra mund të kontribuojë në shëndetin tonë është e ditur prej shumë kohës. Hudhra ka qenë e njohur për shekuj me radhë që ka veti që veprojnë kundër baktereve, viruseve dhe kërpudhave. Për forcimin e sistemit imunitar, duhet ta hani hudhrën të papërpunuar. Kur prisni ose shtypni hudhrën, ajo çliron alicin. Kjo substancë ka shumë përfitime për shëndetin tuaj, por me gatimin e saj, ju do të humbni shumicën dërrmuese të alicinës.

5. Hudhra ul presionit të lartë të gjakut

Hudhra është një nga produktet që ulin presionin e lartë të gjakut. Studime të shumta kanë treguar se marrja ditore e hudhrës do të ketë efekte afatgjata në uljen e kolesterolit. Sigurisht, nëse keni të bëni me ndonjë sëmundje kardiovaskulare ose rritje të niveleve të kolesterolit, gjithmonë duhet të merrni këshillën e një specialisti mjekësor. Hudhra mund të ndikojë në rezultatin në tërësi, por nuk ju shëron!/e.b-abcnews.al

Rrëfehet mjeshtri i këngës polifornike: Arsyet pse krijova këngën për presidentin turk Erdogan

Diku në mes të janarit, një këngë polifonike shqiptare mirënjohëse për presidenti turk Taip Erdogan, u shfaq në Youtube duke ngacmuar opinionin. Deri tani videoklipi është parë nga mbi 136 mijë vizitorë por ndoshta dhe më shumë të tjerë i ka “provokuar”.

Kënga i fal elozhe ndihmës së Turqisë gjatë pandemisë dhe tërmetit.

Autori është Guri Rrokaj. Nuk është një personazh dosido në foklorin kombëtar. Ai ka një karrierë artistike 50 vjeçare dhe ka marrë pjesë në me shumë se 200 koncerte dhe festivale folklorike, brenda dhe jashtë vendit duke interpretuar rreth 2 mijë këngë polifonike. Është autor i 600 këngëve polifonike. Në vitin 1988 ai mori titullin “Laurant” i këngës polifonike me baladën “Në Berat para litarit”. Në vitin 1995, në festivalin folklorik të Beratit, ai është përzgjedhur nga muzikologu francez Eric Marchand për të marrë pjesë në grupin polifonik miks “Cann” të përbërë nga 4 shqiptarë, 4 nga sardenja e Italisë, një nga Mali i Afrikës, një nga Spanjës. Për më shumë se 20 vite ky grup miks ka dhënë mbi 80 koncerte në shtete si Francë, Gjermani, Zvicër, Hollandë, Suedi, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Greqi etj. Për të pasqyruar vlerat artistike që mbart kjo trashëgimi kulturore e njerëzimit, Guri Rokaj ka dhënë kontributin e tij në “Master Class” që janë zhvilluar në disa qytete te Francës.

Pikërisht ky stasus kaq përfaqësues i folklorit kombëtar dhe fuqisë artistike i “ka kërcitur “ disa njerëzve që nuk e parapëlqejnë presidentin turk dhe as Turqinë duke paraparë prej sa pushtimin osman 500 vjeçar pse jo dhe një lidhje politike mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit turk.

Mirëpo Guri thotë se ideja për krijimin e një kënge më lindi një ditë pas katastrofës së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nentorit 2019.

“Duke parë prezencën e menjëhershme dhe mbështetjen që ofroi presidenti turk Erdogan, sidomos për ndërtimin e 500 banesave ne Laç, mbeta i befasuar”.

Ai i tregoi se pa e menduar dy herë filloi ti hedhë disa vargje në bllokun e tij. Ishte për të një shenjë mirënjohjeje për shtetin turk.

“Vargjet i mbajta në bllokun e shënimeve duke i mos ekspozuar askund. Megjithëse kisha një deshirë të brendëshme për të krijuar një këngë polifonike, materialet nuk ishin të mjaftueshme”.

Por teksti i këngës e mori formën e plotë vetëm kur presidenti turk Erdogan i premtoi kryeministrit shqiptar Edi Rama ndërtimin e spitalit rajonal te Fierit.

“Menjëherë pas kësaj unë dhe grupi polifonik vendosëm ta publikojmë këngën në Youtube”.

Guri thotë se u frymëzua dhe nuk u pagua nga askush. Sipas tij, kënga është mirëpritur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë kufijëve, madje deri ne Australi. Një grup i televizionit shtetëror turk TRT ka treguar interesim te veçantë pasi ka ardhur ne Shqipëri dhe ka intervistuar këngëtarin polifonik.

Ai thotë se nga kënga nuk ka patur përfitime materiale dhe tani që ka arrit tek të 67-tat thotë se vazhdon të këndojë për pasion dhe dashuri.

“Njerëzit e rrethit tim shoqëror dhe artistik, vetëm më kanë përgëzuar për këngën. Por tek tuk, kishte edhe nga ata qe e komentuan politikisht, duke mos e vlerësuar këngën nga ana artistike”.

“Gjatë periudhës që isha duke e krijuar tekstin, asnjëherë nuk mendova se do të kishte nota servilizmi, perkundrazi. Unë e bëra me shumë dashamirësi dhe krenari, sepse duke njohur mirë historinë, kujtojë që gjatë gjithë kohërave, mbi 33 personalitete (vezirë) shqiptarë kanë drejtuar shtetin turk. Kujtova djaloshin 20-vjeçar, togerin nga Kuçi i Vlorës Jonuz Mejdia që mori Cana-kalanë, të cilën shumë gjeneralë dhe kolonelë turq, prej shumë kohësh nuk e kishin marrë dot”.

Ai sot ka 3 fëmijë, 2 djem dhe nje vajzë, por të tre i ka emigrantë në Gjermani, Francë dhe Itali. Së bashku me bashkëshorten Guriu jeton në qytetin e Fierit. Është pensionist dhe përfiton 16 mijë lekë në muaj, ndërsa të ardhurat familjare shkojnë në 46 mijë lekë të reja në muaj. Në profesion është agronom i mesëm dhe për shumë vite ka punuar në kooperativën bujqësore “Ramiz Aranitasi” Mallakastër. Më pas ka punuar në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës (K.P.TH.N) në Ballsh, ndërsa gjatë viteve të demokracisë ka punuar si kuzhinier.

Për kontributin që ka në interpretimin e këngës polifonike, në nëntor 2020, Guri Rrokaj është nderuar nga presidenti i republikës z. Ilir Meta me titullin “Mjeshter i madh”. Pas më shumë se 50 vitesh karrierë artistike, Guriu thotë se shteti nuk tregon ndonjë interes të madh për ta mbajtur gjallë këtë këtë pasuri të rrallë të kulturës së popullit tonë, e cila që prej vitit 2005 ndodhet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.

Guri Rrokaj thotë se nuk do të ketë asnjëherë turp tju këndoje me polifoni cdo njeriu që do të kontribuojë për të mirën e popullit shqiptar. Këngëtari i polifonisë mendon se kjo këngë, ashtu si të gjitha këngët folkorike, do t’i rezistojë shumë kohës, “pasi kënga për mua është histori”, thotë ai.

Po gatuani mishin? Kjo është koha e duhur kur duhet hedhur kripa

Kripa ka aftësinë të transformojë plotësisht shijen e gatimeve tona.

Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën. Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek koha e shtimit të saj në gatim.

Sipas agroweb.org, kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim. Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken. Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.

Rekomandohet që kripa të hidhet bashkë me erëzat e thata që mishi t’i përthithë ato më mirë.

Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve./abcnews.al

Me vetëm tre produkte, kjo maskë i shërben flokëve të jenë natyral

Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme.

Disa prej ushqimeve më të mira për shëndetin e flokut nga jashtë brenda janë veza, kosi dhe mjalti.

Mjalti

Mjalti ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e flokut. Sa më i butë të jetë floku, aq më e vështirë do të jetë këputja e tij. Kjo e fundit ngadalëson rritjen e flokut.

Mjalti është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë shëndetin e flokut dhe skalpit. Për më tepër, mjalti ka efekt pastrues të flokëve.

Kosi

Sipas të dhënave të agroweb.org, acidi laktik tek kosi ndihmon në hidratimin e flokut. Për më tepër, gjatë shpëlarjes, kosi ndihmon në pastrimin e flokut prej qelizave të vdekura.

Kosi ka vlera mjekësore dhe kozmetike që ndikojnë në shëndetin e rrënjëve, majave dhe skalpit. Vitamina B12 ndihmon në rritjen e flokut dhe parandalojnë rënien e tij.

Veza

Ushqyesit që gjenden tek veza janë të njëjtët që gjenden tek një flok i shëndetshëm dhe plot shkëlqim. E verdha e vezës ndihmon kundër rënies së flokut, flokëve të brishtë dhe për rritjen e tyre.

Për këtë maskë ju nevojiten: 1 vezë, 1 lugë gjelle me mjaltë dhe 2 lugë gjelle me kos./abcnews.al

Tre sugjerime të shijshme për vaktet e ndërmjetme

Për një nënë që punon, e cila përpiqet të ekuilibrojë kohën e saj midis karrierës së saj dhe fëmijëve të saj, nuk ka asgjë më të mirë se planifikimi i duhur. Nëse jo në të gjitha fushat që lidhen me fëmijët, kjo është jashtëzakonisht e vështirë në praktikë gjithsesi të paktën për sa i përket përgatitjes së vakteve të tyre gjatë ditës, përfshirë mëngjesin dhe pasditen.

Kur në frigorifer ka lëndët e para të domosdoshme për të krijuar meze të shijshme në versione dhe alternativa të ndryshme, atëherë për çdo fëmijë, madje edhe më i kërkuari apo “i vështiri” në ushqimin e tij, çdo ditë e javës fiton shijen e vet! Pak kohë për përgatitje gjatë fundjavës ia vlen të kurseni kohë dhe energji mendore gjatë gjithë javës. Bërja e vakteve për fëmijët në këtë mënyrë mund të duket si një detyrë e vështirë ose që kërkon shumë kohë, por jo e pamundur.

Për sa kohë, sigurisht, ka ndihmën e duhur! Ashtu si ajo që ‘brumi i artë’ u ofron të gjitha nënave të zëna, përmes gamës së gjerë të zgjedhjeve të shijshme nga përbërësit e zgjedhur që ofron si bazën më të rëndësishme për krijimin e vakteve të shijshme që do të pëlqejnë të vegjël dhe të moshuar. Merrni një ide për tre sugjerime alternative për një të dhjetën e shijshme dhe të bërë në shtëpi ose pasdite dhe të keni lëndën e parë të duhur, edhe imagjinata juaj të befasojë fëmijët tuaj./abcnews.al

Muzika e qytetit të Elbasanit dhe tiparet e ahengut në një studim (VIDEO)

Nga Leontina Nika

Muzika e qytetit të Elbasanit vjen e përmbledhur ne nje studim nga Mikaela Minga. Monografia me titull “Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen”, ka në fokus traditën muzikore urbane të Elbasanit.

Në këtë studim evidentohen personalitetet që i dhanë zë kësaj muzike si Isuf Neziri apo Mehdi Zena dhe instrumentistët e kohës.

Pas muzikës urbane të Korçës Mikael Minga përmbledh në një monografi muzikën e qytetit të Elbasanit.

“Në rastin e Elbasanit u përqendrova në të shkuarën që ruhej në arkive dhe e studiova si dokument dhe e risolla si dokument”, është shprehur ajo.

Materiali i marrë në shqyrtim përfshin kryesisht shiritat muzikor të regjistruar në vitet 60 – 80.

Qëllimi kryesor sipas studiueses ka qenë humanizimi i të shkuarës. Si pioner të kësaj muzike rendit Isuf Nezirin, dhe një meritë të veçantë i dedikon edhe fesë Bektashi.

Mehdi Zena ka qenë një prej këngëtarëve, më të cilin studiuesja ka zhvilluar biseda të gjata për të kuptuar edhe thelbin e kësaj muzike, e cila si tipar kryesor ka ahengun

Por shpesh shumë prej kontribuesve kanë mbetur edhe në hije, pasi ata e kanë kenduar këtë muzikë në gëzime familjare apo ne piknik

Ndërsa Minga i mbështet argumentet dhe analizën e saj në, etnografike, ashtu dhe arkivore, paralelisht ajo ndërton për lexuesin edhe një histori kritike të dijes folklorike gjatë diktaturës në Shqipëri. Në këtë kuadër, monografia na jep mundësinë të kuptojmë aktorët, proceset institucionale, teknologjike, pushtetare dhe ideologjike, që i dhanë formë praktikave dehumanizuese dhe regjimit tingëllor socialist./abcnews.al

Pejani i merr makinat që i gjen hapur, nuk e konsideron vjedhje por budallaki të pronarit (VIDEO)

Valon Loxha nga Peja e ka një shprehi interesante të marrë vetura kudo që i gjen hapur e me çelësa brenda.

Një veturë funeralesh e mori e u shërbye me të deri në Mitrovicë të martën, kur edhe u zu nga patrulla e policisë, njofton Klan Kosova.

Madje ky thotë se nuk është faji i tij që pronarët e veturave i lënë ato hapur e çelësat brenda.

Ndaj tij Mustafë Lajci nuk ushtroi kallëzim penal, por se i njëjti ka edhe vepra të ngjashme të tjera në Policisë e Kosovës.

Situata nga pandemia, liderët e BE: Nuk është momenti për të lehtësuar masat

Vendet e Bashkimit Europian theksuan njëzëri se nuk është momenti për lehtësim të masave të marra kundër Vovid-19.

“Situata epidemiologjike mbetet serioze dhe variantet e reja paraqesin sfida shtesë”, thanë krerët e shteteve dhe qeverive europiane në një njoftim për shtyp, pas një samiti me videokonferencë.

“Për këtë arsye, ne duhet të mbajmë kufizime të forta, ndërsa rrisim përpjekjet tona për të përshpejtuar dërgesat e vaksinave”, shtuan ata.

Në këtë pikë i bëhet edhe një herë apel kompanive të respektojnë kontratat dhe agjencive të nxitojnë në certifikimin e vaksinave të disponueshme.

Fshati Brodec i Tetovës në rrjetin social (FOTO+VIDEO)

Fshati Brodec gjendet në Malësinë e Tetovës, me një lartësi mbidetare prej 1000-1200 metra. Ka tokë mesatarisht pjellore, rrafshnalta të skajshme, me bjeshkë të larta. Në fshatin Brodec bën pjesë edhe bjeshka Kobilica.

Si shumë fshatra të tjerë, edhe Brodeci është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet sociale.Materialet publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës.Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.

Një faqe në facebook menaxhohet edhe nga Bashkësia Lokale e Fshatit Brodec në të cilën publikohen materiale të ndryshme ku pasqyrohet jeta në fshat, aksionet e ndryshme për përmirësimin e jetës, urimet, përgëzimet, njoftimet etj.

Fshati Brodec është një faqe në facebook, ku gjithashtu publikohen fotografi në periudha të ndryshme kohore, ku pasqyrohet gjendja momentale e motit në Brodec dhe Malësinë e Tetovës, por edhe shpërndahen lajme nga portale të ndryshme që shkruajnë për këtë zonë.Në faqe mund të gjeni edhe video nga ahengjet në fshat dhe me motive të tjera.

Një faqe tjetër në facebook me emrin f.sh. BRODEC gjithashtu publikon fotografi më artistike nga ky fshat.

Në facebook është edhe faqja Xhamia fsh Brodec, e cila pasqyron jetën fetare në fshat, por edhe shpërndan materiale me përmbajtje fetare për 2,141  ndjekësit e saj.

Një faqe tjetër është Rinia e Fshatit Brodec, në të cilën gjithashtu pasqyrohet jeta në këtë fshat, në veçanti ajo e rinisë

Me një kërkim të thjeshtë në Youtube zbulon shumë video për Brodecin:dokumentarë, dasma, reportazhe.

Video nga fshati Brodec:

VIDEO:

Përndryshe, në rajonin e Tetovës gravitojnë këto fshatra:

Bozovcë, Brodec, Vicë, Veshallë, Gajre, Recicë e Madhe, Xhermë, Llacë, Lisec, Recicë e Vogël, Poroj, Saraqinë, Sellcë, Falisht, Xhepcisht, Shipkovicë, Çellopek,Miletinë, Blacë, Tenovë, Stençe, Radovec, Gurgurnicë, Volkovi, Sellarcë e Poshtme, Grupçin, Çiflik,

Rogle , Merovë, Cerovë, Sallarevë, Dëbërcë, Llërcë, Novosellë, Kopaçindoll, Zhelinë, Stremnicë , Pallaticë, Trebosh, Saraqinë, Leshicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Uzurmisht, Nepreshten, Leshkë, Sllatinë, Varvarë, Tearcë, Breznë, Përshefcë, Gllogjë,

Jelloshnik, Dobrosht, Odër, Përcë, Nerasht, Bogovinë, Pirok, Rakovec, Sellcë, Zherovjan, Kamjan, Kallnik, Jellovjan, Pallçisht i Epërm, Sellarcë e Epërme, Pallçisht i Poshtëm, Siniçan, Urviç, Novakë, Novo Sellë, Çiflik, Bellovishtë, Vratnicë, Zhillçë, Jazhincë, Jançishtë, Jegunovc, Orashë, Prelubishtë, Siriçinë, Staro Sellë, Tudencë, Shemshovë

FOTO nga Brodeci:

Rrëfehet mes lotësh lokja Sabrie: ‘Exheli mu ka bo djalë’ (VIDEO)

83 vjecarja Sabrie Janiki nga Prishtina perlot me rrefimin e saj. Ajo thote se Exheli mu ka bere djale.

Ajo e falenderon Zotin qe eshte bere nje banore e re e shtepise se pleqve te Halil Kastratit dhe shoqata e Jetimave te Ballkanit.