Ballina Aktualitet Grenell i reagon Kurtit: Ai është anti-amerikan, kundërshtoi politikat e ish-presidentëve të...

Grenell i reagon Kurtit: Ai është anti-amerikan, kundërshtoi politikat e ish-presidentëve të SHBA-së

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin anti amerikanë, pasi siç tha ai Kurti është kundër politikave të SHBA-së të sygjeruara nga ish presidentët e saj.

“Kreu i ri antiamerikan i krahut të majtë të Kosovës Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan”, ka shkruar Grenell.

Ai po ashtu thotë se ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë, duke cituar këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit, Joe Biden, Jakej Sullivan. /Telegrafi/

VIDEO bonus:

https://youtu.be/ksgDNNhRDkY

@tn.lajmelokale
@tetovanews