Ballina Blog Faqe 370

Vuri kurthe në pyll, vihet pas hekurave gjuetari nga një fshat i Tetovës

Pardje, rreth orës 13:20, efektivët e policisë të SPB Tetovës e kanë privuar nga liria personin K.N. (65) nga Glogja e Tetovës, nën dyshimin se i njëjti kishte vendosur dy litarë metalik për  gj a h  në një rrugë të paasfaltuar pylli, në zonën e fshatit Jelloshnik, kështu që ka kryer veprën p e n a l e të “gjueti e p a l i gj sh m e”, në përputhje me nenin 228 të Kodit Penal informon SPB-Tetovë..

К.Н., i cili është ndaluar në vendin e lartëpërmenduar nga ana e rojeve të gjuetisë, është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.

Hoxha i njohur nga Shkupi shtrohet në spital

Në emër të familjes ju njoftojmë se prindi jonë, hoxha i jonë dhe i juaji, është shtrirë në spital, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ka filluar të mjekohet, me shpresë që gjendja e tij të përmirësohet.

Mundësisht mos e shqetësoni në telefon, ngase çdo shqetësim është në dëm të shëndetit të tij.
E rëndësishme për atë dhe për ne, është duaja e juaj.
Allahu e shëroftë atë dhe çdo të sëmurë.

Për çdo ndryshim, do të ju njoftojmë inshaAllah.
Hoxhë Omer Bajrami

Mbyllet një lokal në Çellopek të Tetovës, ndalohet pronari dhe dy klientë

Mbrëmë (13 janar), rreth orës 21:45, në Çellopek të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin D.R. nga ky fshat, objekti hotelierik pa firmë të regjistruar i të cilit punonte edhe pas kohës së lejuar dhe brenda lokalit qëndronin 17 persona. I njëjti është mbajur në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë adekuate në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë “, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Objekti në fjalë është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe dy persona që kanë qëndruar në objekt janë ndaluar për mosmbajtjen e dokumenteve të identifikimit dhe do të përgaditen parashtresa adekuate kundër tyre.

Troket bora dhe acari! Shfaqen vështirësitë e para rrugës për në Strazhë

Rreshjet e borës pasditën e sotme kanë mbuluar rrugën e Strazhës (Gostivar – Kërçovë) çka ka krijuar edhe vështirësitë për të gjithë automjetet që janë duke zhfrytëzuar këtë aks rrugor.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit nga veriu, nesër në mbarë vendin do të ketë të reshura lokale, të cilat pothuajse gjithkund do të jenë të borës dhe më të theksuara në pjesët perëndimore, ku përveç në vendet më të larta, shtresë e hollë e borës diku do të krijohet edhe në vendet më të ulëta.

Tempraturat maksimale të ditës do të jenë në interval prej 4 deri 11 gradë Celsius.

Nesër dhe gjatë fundjavës në pjesën më të madhe të vendit temperaturat do të jenë nën 0 gradë clesius, ndërsa në disa vende tempraturat e mëngjesit do të ulen deri -15 gradë Celsius.

Një vajzë 6 vjeçe ka humbur jetën sonte në Rrugën Industriale në Tetovë

Nga Arianit Xhaferi

Një vajzë 6 vjeçe ka  v d e k u r  sonte si pasojë e  g o d i t j e s  nga një automjet në rrugën Industriale, pranë objektit tregtar Prima Center në Tetovë. Nuk është rasti i parë i ndodhur, dhe fajtor për këtë është Komuna e Tetovës që nuk vendos pengesa për të mos kaluar rrugën këmbësorët aty ku s’ka vendkalim për këmbësorë, sidomos në rrugën industriale, por edhe Policia e Trafikut që nuk ndërmerr masa të mjaftueshme për të sanksionuar ashpër vozitësit që e përdorin këtë rrugë si pistë garash për shpejtësi.

Edhe sa fëmijë të tjerë duhet ta paguajnë me jetë derisa të ndërmerren masat e duhura?! – shkruan në profilin e tij në facebook aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, transmeton Tetova News.

Ndërkaq, SPB-Tetovë informon se një vajzë gjashtë vjeçare nga Tetova ka humbur jetën rreth orës 18 në bulevardin „Video Smilevski – Bato” në Tetovë. pasi si këmbësore u  p ë r p l a s  nga një makinë.

– Nga  p ë r p l a s j a  vajza pësoi dëmtime të rënda trupore dhe ndërroi jetë në spitalin e Tetovës. Shoferi i makinës është ndaluar dhe po punohet për zbardhjen e rastit, informojnë nga SPB-Tetovë.
Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendngjarje./Tetova News.

 

Kosovë/Qytetari kap peshkun gjigand në oborr, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

Një video e xhiruar në Gjilan të Kosovës ka bërë xhiron e rrjetit, pasi një qytetar pretendon se ka gjetur një peshk para oborrit të banesës së tij.

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, shumë zona të Kosovës janë përmbytur, duke bërë që bashkë me ujin, të ‘shfaqen’ edhe gjallesa.

Në oborrin e banesës së një qytetari nga Livoqi i Gjilanit, është pikasur një peshk i madh, i cili kapet nga ai dhe i tregohet kameras.

“Marshallah! Live! Na vini me kamera. Shikoje, shikoje. Rri aty ti,”- dëgjohet teksa flet i riu.

Komuna e Tetovës: Shkumbini u pastrua, por qytetarët e ndotën përsëri (Video)

Më 2 dhjetor kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në profilin e saj në Facebook njoftoi qytetarët se ka filluar pastrimi i shtratit të lumit Shkumbin në pjesën nga ura e bulevardit industrial deri tek rruga magjistrale Shkup – Gostivar. Për këtë pastrim në bazë të prokurimeve publike të shpallur me 14 tetor, Komuna e Tetovës ka ndarë mbi 2 milion denarë. Ndërsa realizues i punës u zgjodh Kompania “Mikeli beton” nga fshati Poroj. Në bazë të kësaj kontrate një orë punë e një kamioni dhe eskavatori ka kushtuar 3100 denarë në orë.

“Komuna e Tetovës për këtë pjesë të Lumit Shkumbin dhe një pjesë të fshatit Poroj ka harxhuar 2 milionë denarë por pamjet flasin se ky vend është përplot me mbeturina, ndjekim pamjet”.

Shtrati i lumit në këtë pjesë është pastruar ndërsa përreth ka përplot mbeturina të cilat si duket nuk janë prekur aspak.

Pyetëm Komunën e Tetovës përsëri pse nuk janë pastruar mbeturinat. Nga atje në një përgjigje me shkrim thonë se ai vend pastrohet disa herë , ndërsa qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina dhe për këtë kanë angazhuar inspektoratin komunal.

“Në pjesën e lumit afër urës dhe lagjes Memet Pashë Deralla, shërbimet komunale kryejnë pastrim të rregullt të shtratit të lumit por qytetarë të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina.

Pastrimi i fundit ka ndodhur para disa ditësh ku kishte edhe rritje të nivelit të ujit të lumit, por hedhja e mbeturinave ndodh gjatë orëve të natës. Inspektorati komunal kryen kontroll të rregullt dhe në qoftë se zihen personat që hedhin mbeturina, do të dënohen me dënime nga 50 deri në 200 euro”. Thonë nga Komuna e Tetovës.

Në shkurt të vitit 2020 nga Komuna e Tetovës për mbeturinat në këtë pjesë të lumit na thanë se janë paraparë mjete për ndërtimin e kësaj pjese të shtratit të Lumit Shkumbin. Por që nga atëherë deri më tani kjo pjesë e lumit më shumë i ngjan një deponie.

Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit.

Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën.

Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.

Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.

Prandaj, merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të bini për të fjetur.

Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen. Vajin e ullirit mund ta pini çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq dhe për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të gjakut.

Sipas të dhënave të agroweb.org, konsumoni rregullisht vaj ulliri për të ulur rrezikun e qelizave tumorale. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E. Këto vitamina eliminojnë rrudhat e lëkurës, e zbusin dhe e mbajnë atë të lëmuar. l.k/abcnews.al

Makinën e drejtonte shqiptari, aksident i frikshëm në Kretë, humb jetën policja greke me të bijën

Një aksident  t r a gj i k  ndodhi mbrëmjen e sotme në Kretë të Greqisë. Një automjet që drejtohej nga një person me origjinë shqiptare u  p ë r p l a s  me një makinë të një fabrike vaji dhe më pas doli nga rruga.

Për pasojë humbën jetë një efektive policie 38-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare. Ato kishin qenë për vizitë te babai i 38-vjeçares, ndërkohë që ngjarja ndodhi shumë pranë shtëpisë së tij.

Në makinën ku udhëtonin dy viktimat ishte edhe një tjetër pasagjer me origjinë aziatike. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e frikshme nga aksidenti  t r a gj i k  i mbrëmjes së sotme./mv.abcnews.al

Miliarderja i jep fund jetës së bashku me vajzën 5-muajshe

Së fundmi një biznesmene mjaft e njohur në Hong Kong e quajtur Luo Lili i ka dhënë fund jetës së bashku me vajzën e saj 5-muajshe. Dyshohej se ajo vuante nga  d e p r e s i o n i  pas lindjes dhe kjo mund ta ketë çuar drejt  v d e k j e s.

Luo Lili është gjetur e pajetë më vajzën e saj përpara një blloku apartamentesh. Ajo vinte nga një familje mjaft e pasur dhe ishte themeluesja e kompanisë TriBeluga. Miliarderja kishte studiuar në SHBA e më pas kishte jetuar në Zvicër dhe Australi.

Ajo ishte një nënë  b e q a r e  dhe shpesh herë ndante në rrjetet sociale foto me të bijën. Luo njihej edhe me personazhe publike siç ishin Rita Ora dhe Hillary Clinton.

Uji ‘pushton’ Kosovën, mbyllen rrugë e evakuohen familje, anulohen fluturimet

Prej ditësh moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën.

Që prej pasdites së 6 janarit disa zona të vendit janë nën pushtetin e ujit dhe deri më tani raportohet për dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.

Kjo situata ka shkaktuar probleme në rrugët e qytetit, ndërsa ky vërshim i rrugës ka sjellë mbyllje të pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.

Ndërkaq Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur probleme. duke anuluar disa fluturime, për shkak se në pajisjet e navigimit është futur uji si pasojë e reshjeve të shiut.

Zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Driton Ujkani, për ka thënë se për fat të mirë defektet teknike janë evituar dhe fluturimet janë rikthyer.

Në disa komuna janë shembur ura e madje edhe janë dëmtuar rëndë pjesë të rrugëve të asfaltuara gjatë ditëve të fundit, kurse ka vazhduar edhe sot evakuimi i familjeve, të cilat janë prekur nga vërshimet.

Komuna e Drenasit është në mesin e shumë komunave të cilat janë goditur vërshimet, ku si pasojë e situatës së krijuar janë evakuuar 14 familje.

Evakuimi i disa familjeve ka ndodhur edhe në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ku ekipet e shpëtimit kanë evakuuar banorët me barka për t’i zhvendosur në një zonë më të sigurt, pasi nëpër shtëpitë e tyre ata thonë se më nuk ka as ujë të pijshëm e as energji elektrike.

Disa komuna kanë formuar tashmë grupe punuese për menaxhimin e situatës, ndërkaq në këtë proces është përfshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, veprim ky që u kritikua nga njohësja e çështjeve të sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj.

Në Komunën e Fushë Kosovës janë përmbytur shumë rrugë. Raportohet se bodrumet e banesave janë mbushur me ujë, ndërsa shumë vetura janë mbytur.

https://youtu.be/TsAdfx7qS10

Ndahet nga jeta profesori Hatip Useini, telegram ngushëllimi nga Universiteti i Tetovës

Të nderuar miq,
përmes këtij telegrami ngushëllimi, në emër të Universitetit të Tetovës, shprehi dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Doc. Dr. Hatip Useinit, profesorit tonë të Fakultetit të Shkencave Matematike –Natyrore.

Profesor Useini së bashku me brezin e tij, kanë merita të mëdha dhe kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e disa gjeneratave të Universitetit tonë.

Si një intelektual i dalluar dhe si një ligjërues i ditëve të para në Universitetin e Tetovës, Doc. Dr. Hatip Useini me punën dhe përkushtimin ndaj arsimit të lartë në gjuhën shqipe, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në programin studimor të Fizikës të FSHMN-së.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët, miqtë, studentët dhe mbarë opinionin publik.
U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Sot është ndarë nga jeta Prof.Hatip Useini. Ikja e tij për mua është e dhimbshme jo vetëm sepse unë kam pasur mundësinë ta njoh si një personalitet pedagogjik e shkencor, por kam pasur fatin ta kem si pjesë të familjes time…
Zoti e pastë afër këtë njeri i cili ka skalitur në zemrën time një vend të veçantë…/Arben Taravari

Me keqardhje e mora lajmin për  v d e k j e n  e Profesorit Hatip Useini. Vdekja e profesor Hatipit, është humbje jo vetëm për familjarët dhe të afërmit, por një dhimbje e madhe për tërë qytetin e Gostivarit.

Do ta kujtoj gjatë gjithë jetës sime, pasi që ka qenë profesori im, ka qenë kolegu im. Profesor Hatipi ka qenë bashkëshort i një gruaje shumë të afërt për familjen time, babai i shokut tim, vjehrri i shoqes sime të ngushtë. Ka qenë një fizikan i jashtëzakonshëm. Person me një stil të veçantë. Çdoherë me kënaqësi bënim muhabet qoftë për shkencë, qoftë për aktualitetet politike dhe shoqërore. Çdoherë do ta kujtoj kreativitetin e tij të jashtëzakonshëm dhe këshillat që na i jepte.
U prehsh në paqe i dashur profesor!/Halil Snopçe

Vërshimet në Vushtrri, gjendja më e rëndë në 40 vitet e fundit (VIDEO)

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Sitnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër këtij lumi.

Kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuuar banorët dhe se po bëhet përpjekje maksimale për t’iu dalë në ndihmë.

Për më tepër, ai ka thënë se do të kërkojnë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve, teksa ka shtuar se shkolla fillore ‘Naim Frashëri’ në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

https://youtu.be/TsAdfx7qS10

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka cilësuar të jashtëzakonshme situatën me vërshimet e fundit në këtë komunë. Sipas tij, një gjendje e rëndë si ajo e fundit s’është parë që nga viti 1979.

Shumë familje janë evakuuar, ndërsa dëmet janë tejet të mëdha, ka njoftuar ai në emisionin “Express” të KTV-së.

“Vushtrria është përballë me vërshime të nivelit të lartë. Nga viti ’79 s’është parë gjendje e tillë. Jemi përgatitur qysh dje për këtë duke dhënë paralajmërim për qytetarët që banojnë pranë lumit Silnica. Kemi pasur informacion se lumenjtë janë fryrë shumë dhe duke ditur se ato derdhen në lumin Silnica, tradicionalisht kanë shkaktuar vërshime. Janë afektuar rreth 500 familje. Janë mijëra hektarë të dëmtuar. Ka një numër të fermerëve që kanë pësuar dëme. Vetëm një fermer i ka humbur 120 dele”, ka thënë ai duke shtuar se janë evakuuar rreth 100 familje, shumica prej tyre vetë.

Mexhiti: Zhvendosja e Grubit nga qeveria, ikje nga vendi ku zgjidhen problemet

Artan Grubi nuk mund ta arsyetoj mos zgjidhjen e problemeve të qytetarëve me zhvendosjen e ministrisë së tij tek një ndërtesë luksoze të ndërtuar nga Nikolla Gruevski. Kështu tha për Alsat kryetari i grupit parlamentar të B D I-së Izet Mexhiti, i cili ende është në pritje të përgjigjeve nga Grubi lidhur me pyetjet të tij në seancën parlamentare. Mexhiti thotë se ministrat e BDI-së duhet ta keni fokusin tek problemet e qytetarëve, e jo tek luksi personal i tyre.

Mexhiti thotë se largimi nga ndërtesa e qeverisë në objekt të ri paraqet ikje nga vendi ku zgjidhen problemet.

Pra është zhvendosje prej ndërtesës së Qeverisë, është një zhvendosje prej ku zgjidhen problemet dhe ku debatohen problemet. Dhe e dyta nuk mund të lavdërohemi me një ndërtesë e cila është pjesë e “Shkupi 2014”, është projekt i Nikolla Gruevskit. Krejt në rregull që ka kushte të mira, ka kushte luksoze, por nuk është prioritet i BDI-së të krijojë kushte për funksionarët të saj, por zgjidhja e problemit të qytetarëve – deklaroi Izet Mexhiti, B D I.

Mexhiti shton se nuk ka inate personale me Grubin, por se mes tyre ka dallime esenciale lidhur me realizimin e premtimit të qytetarëve. I pyetur nëse edhe më tej do të kërkoj llogari apo përgjegjësi nga Grubi, Mexhiti nuk e përjashton asnjë mundësi meqë sic thonë në pyetje janë premtimet parazgjedhore të BDI-së.

Do shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat demokratik, në kuadër të ligjit, në kuadër të Kushtetutës, në parlamentin republikan, për ta çuar programin e B D I-së derë në fund -u shpreh Izet Mexhiti, B D I.

Mbrëmë në TV 21, zëvendëskryeministri Grubi nuk iu përgjigj pyetjeve të cilat deputeti Mexhiti, ia parashtroi në seancë parlamentare. Ai foli disa projekte të realizuara, si kanalizime, ujësjellës dhe projektet të tjera, por pa komentuar mos realizimin e projekteve madhore në 100 ditshin e parë të Qeverisë, të cilat edhe janë ngritur nga nënkryetari i B D I-së, Mexhiti. Grubi përsëriti qëndrimin se Mexhitit do ti përgjigjet me shkrim.

Aksident i rëndë në magjistralen Tetovë- Gostivar/Përfshihen 3 makina dhe disa persona nga Tetova, Piroku, Pallçishti i Poshtëm dhe Negotina e Pollogut

Dje (11 janar), rreth orës 17 e 40 minuta, në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të Zherovjanit, ka ndodhur një  a k s i d e n t  trafiku, në të cilin janë përfshirë tre automjete: një makinë e tipit “BMW” me targa të Sllovenisë, e drejtuar nga një 34 vjeçar me inicialet A.L. nga Tetova, një makinë e tipit “Audi“ me targa të Kroacisë e drejtuar nga S.S. (45) nga Piroku i Tetovës dhe makina e tipit “Renault” me targa të Sllovenisë, e drejtuar nga personi me inicialet B.B. (40 vjeç) nga Negotina e Pollogut, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Në  a k s i d e n t, pasagjeri në “BMW” H.H. (41) nga fshati Pirok dhe shoferi i makinës “Audi” S.S. (45) kanë marrë  l ë n d i m e  të rënda  t r u p o re, kurse shoferi i makinës “BMW” dhe pasagjerët e të njëjtës makinë D.I. (49) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës dhe S.M. (39) nga fshati Pirok kanë  p ë r f u n d u a r  me  l ë n d i m e  t r u p o r e. Të gjithë të  l ë n d u a r i t  janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.

Inspektimin në vendin e ngjarjes kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në të cilin ishin dëmtuar rrethoja prej telit mbrojtës dhe pajisjet e tjera të trafikut./TetovaNews

Shqiptari niset me 40 kg suxhuk në SHBA, por e “t r a dh t o n” qeni

Një qen nuhatës i njësisë K9, ka gjetur 40 kilogramë suxhuk të futur  i l e g a l i sh t  në aeroportin ndërkombëtar Newark të New Yorkut, shkruan New York Post.

Qeni nuhatës që konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte valixhet që vinin nga Kosova kur  a l a r m o i  eprorët e tij për një valixhe të  d y sh i m t ë, dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës.

Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara, ndalohet në këtë mënyrë transportimi i tij.

“Duke marrë parasysh  rr e z i k u n  që paraqet mishi këto ditë pandemie, suxhuku mund të  rr e z i k o j ë  shëndetin publik”, ka thënë Troy Miller, drejtor i CBP në New York.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhuk, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”.

Të kërkosh Kryeministër e të marrësh Avokat të Popullit është njësoj si të paguash byrek me djathë e të marrësh byrek me gjizë

Nga Zeqirija Ibrahimi

Të kërkosh Kryeministër e të marrësh Avokat të Popullit është njësoj si të paguash byrek me djathë e të marrësh byrek me gjizë.
Ndërkaq, të kërkosh vota për “Kryeministrin shqiptar” e, pas zgjedhjeve, të mjaftohesh me Avokat të Popullit, ky është mashtrim.
E di se këto operacione duken pak si të ndërlikuara për të mashtruarit, ama mashtruesi – si Doctor Honoris Causa që është – e di saktë se si realizohet ky barazim.

Tërmet në jugun e Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti me mangitudë 4.0 të shkallës Rihter kanë  g o d i t u r  Shqipërinë mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas IGJEUM, epiqendra ishte në Detin Adriatik, rreth 2 km larg Himarës dhe 118 km larg Elbasanit.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 2 km.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.

Fundoset Harun Jahja! Mbi 1.000 vjet B U R G për dhjetë K R I M E të ndryshme (VIDEO+FOTO)

Një  gj y k a t ë  në Stamboll “g o d i t i” udhëheqësin kult, Adnan Oktar me mbi 1.000 vjet  b u r g  për 10  k r i m e  të ndryshme.

Adnan Oktar është kreu i një kulti që konsiderohet si një organizatë  k r i m i n a l e  nga  p r o k u r o r ë t. Turku 64-vjeçar dhe dhjetëra ndjekës të tij u  a rr e s t u a n  në  s u l m e t  e njëkohshme mbarëkombëtare në vitin 2018.

Oktar predikoi pikëpamje konservatore ndërsa  g r a t ë  që i quajti “k o t e l e” të tij, shumë prej të cilave duket se kishin kryer  o p e r a c i o n e  plastike vallëzonin rreth tij në studion televizive.

Ai u  d ë n u a  me 1,075 vjet për  k r i m e  duke përfshirë  s u l m e  s e k s u a l e,  a b u z i m  s e k s u a l  të të  m i t u r v e, mashtrim dhe përpjekje për  s p i u n a zh  politik dhe ushtarak.

Rreth 236 të  d y sh u a r  kanë qenë në  gj y q  në rastin kundër Oktarit, 78 prej të cilëve janë nën  a rr e s t, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu.

S e a n c a t  dëgjimore kanë paraqitur detaje të zhurmshme dhe  a k u z a  shqetësuese për  k r i m e  seksuale. Oktar i tha kryetarit të  t r u p i t  gj y k u e s  në dhjetor se kishte afër 1000 të  d a sh u r a.

64 vjeçari Oktar, i cili njihet kryesisht për seritë e librave të shkruar nën pseudonimin “Harun Yahya”, për herë të parë zuri vend në faqet e para të lajmeve dhe gazetave në vitet 80 kur u  a rr e s t u a  për promovimin e teokracisë. Një  gj y k a t ë  e shpalli atë të sëmurë  m e n d ë r i sh t  dhe pas vendimit kaloi 10 muaj në një  ç m e n d i n ë. Në vitin 1995 ai themeloi një fondacion dhe filloi të botonte shumë libra.

Në vitin 2011 emisionet e tij televizive nxitën mjaft polemika. Emisionet me fjalimet e tij të shoqëruara me referenca fetare dhe kercimtare me veshje jo të hijshme kanë marrë shpeshherë shumë ankesa dhe kritika nga mbikëqyrësi televiziv i vendit.

Gjatë programeve të tij, Oktar paraqitej i rrethuar me vajza të reja dhe djem të pashëm. Në këto programe të televizionin e tij A9 ai fliste dhe gërmonte për çdo gjë, që nga teoria e evolucionit deri tek situatat shtet brenda shtetit. Ai thërriste mjaft  v a j z a  të reja në shfaqjen e tij të quajtur “kotelet”. Kritikët pretendojnë se ai i bënte lavazh trurit të djemve dhe  v a j z a v e  të e reja nga familjet e pasura për t`i afruar në kultin e tij, një pretendim që ai e ka mohuar në mënyrë të përsëritur./Tetova News

Ndodh edhe kështu! Ikën energjia elektrike, mjekët kryejnë operacionin me dritën e telefonit

Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është shkëputur energjia elektrike. Mësohet se një pjesë e mjekëve kanë qenë në sallën e operacionit pas këtij episodi, ndërsa kanë vijuar me punën duke ndriçuar sallën me dritën e telefonit.

Ky fakt është bërë i ditur nga ortopedi Sami Delijaj, i cili tha për Express se ndërprerja e dritave ka ndodhur rreth orës 09:30. Ai ka treguar se përkundër ndërprerjes së rrymës, ai bashkë me mjekët e tjerë kanë vazhduar operacionin, i cili ka rezultuar me sukses.

“Unë kam qenë sot në sallë të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, -ka thënë ai.

Ky nuk është rasti i vetëm kur është ndalur energjia elektrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Delijaj ka thënë se raste të tilla kanë pasur edhe raste të tjera, por që nuk kanë qenë të shpeshta.