Ballina Blog Faqe 381

Basti i fortë i gazetarit: I pres të dy top*t nëse Kurti nuk fiton mbi 50 deputetë

Menjëherë pasi kryetari i LDK, Isa Mustafa, konfirmoi Abdullah Hotin si kandidat të kësaj partie për kryeministër në garën elektorale të zgjedhjeve të parakohshme, kanë nisur edhe reagimet e para mes politikanëve dhe gazetarëve.

Fushata LDK do të drejtohet nga Kryeministri aktual

Më pikanti prej tyre ka qenë ai i gazetarit Berat Buxhala, i cili është shfaqur mjaft i zhgënjyer nga kjo kanditaturë duke e konsideruar si një shans të madh për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.

Buzhala me këtë rast ka vënë edhe një bast publik duke premtuar se nëse Albin Kurti dhe VV, nuk fitojnë pas kësaj më shumë se 50 mandate atëherë ai do ti presë të dy top.t!

Reagimi i plotë i gazetarit Berat Buzhala:
Perfekt:
Edhe LDK e caktoi Avdullah Hotin kandidat per kryeminister, qe do te thote ne gare me bishen Albin Kurti do te marrin pjese dy figura qesharakisht anemike.

Bast publik:

Dy topat i shkurtoj nese Albini nuk i fiton ma shume se 50 mandate. Nuk ka kerkush qe e ndale, e aq ma pak Dulla e Hoxhaj. Kandidaturat e LDKPDK jane ne kundershtim flagrant me zhvillimet ne vend.

Keshtu qe le te ndodhe ajo qe duhet te ndodhe. Po e presim ardhjen e Albinit ne pushtet me tere fuqine e tij. Po shpresoj qe ka me pase vota te mjaftueshme edhe per me zgjedhe

Presidentin. Ne anen tjeter LDKPDK’se ju deshiroj shuarje te lezetshme.
Me dashuri
dr. Berat Buzhala

Ky është ‘super-burri’ që ka 27 gra e 145 fëmijë (FOTO)

Poligamisti më i madh i Kanadasë, i cili ka 27 gra dhe 145 fëmijë, ka deklaruar se nuk është dakord me legalizimin e poligamisë, pasi ajo mund të çojë në shfrytëzimin e grave.

Mediat shkruajnë se 59-vjeçari Winston Blackmore, po ndiqet nga Qeveria kanadeze për poligaminë dhe ndaj tij pritet të ngrihet kjo akuzë për të tretën herë.

59-vjeçari, siç transmeton oranews, ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra. Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin.

Winston Blackmore është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën. Blakmor u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para gjykatës.

Shtatzënë 2 herë brenda 10 ditëve, gruaja pret trinjakë

Një grua pret trinjakë pasi mbeti shtatzënë ndërkohë që ishte shtatzënë me binjakë.

Gruaja nga SHBA mbeti shtatzënë me binjakë në mënyrë natyrale. Bashkë me të fejuarin, ata u lumturuan nga lajmi.

Por ajo shtangu kur mjekët i thanë se në priste trinjakë, pasi bebja e tretë ishte ngjizur rreth 10 ditë pas binjakëve.

Sipas asaj që shkruan The Sun, gruaja e ndau historinë e saj të pabesueshme në TikTok, ku tregoi se bebet do të vijnë në jetë vitin e ardhshëm.

Fenomeni në fjalë quhet superfetacion dhe ndodh kur një shtatzëni e dytë ndodh gjatë kohës që gruaja është shtatzënë. Një tjetër vezë fertilizohet nga spermatozoidi dhe mbillet në mitër pak ditë ose javë nga e para.

Bebet e lindura nga superfetacioni shpesh konsiderohen binjakë, pasi mund të vijnë në jetë të njëjtën ditë.

VIDEO/Ja pamjet nga vendi ku burri i mori jetën gruas, 2 fëmijëve dhe vetes

Një k r i m i rëndë brenda f a m i l j e s ka ndodhur në fshatin Pozharan të Vitisë.

Një burrë me inicialet F.Z d y sh o h e t se ka v r a r ë bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Burime të sigurta brenda p r o k u r o r i s ëGjilan thanë për mediet se arsyeja që çoi deri tek v r a s j a është një k o n f l i k t që kishin pasur ç i f t i bashkëshortor në vendin e jashtëm ku kanë jetuar.

Ata kanë jetuar jashtë dhe aktualisht gjindeshin në Kosovë. Gjithashtu, i dyshuari për v r a s j e në fund ka v r a r ë edhe veten.

Tashmë kanë dalë edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

 

Komuna e Zhelinës jep sqarime për ngecjen e punës në asfaltimin e rrugës së vjetër Grupçin-Zhelinë

Të nderuar bashkëqytetarë,
Këto pamje janë të realizuara sot, me iniciativën tonë që të intervenohet në rrugën regjionale Grupçin-Zhelinë, me qëllim që ju të qarkulloni pa pengesa dhe vështirësi në këtë rrugë.

Përveç kësaj, edhe javën e kaluar u intervenua në këtë rrugë duke u shtruar përkohësisht me tampon derisa të asfaltohet, por për shkak të kushteve të këqija klimatike dhe të rreshurat e shiut, është dashur që të intervenohet përsëri.

Ju njoftojmë se pas festave të fundvitit, nga NP “Rrugët shtetërore” dhe operatori realizues përveç që është kërkuar zgjerimi i rrugës të paktën për 50cm, gjithashtu është kërkuar që të përfundohet asfaltimi sa më parë i kësaj rruge, respektivisht gjatë muajit Janar 2021 të përfundoje pjesa e rrugës e ngelur pa asfalt.

Kërkoj nga të gjithë ju, që të keni mirëkuptim ndaj kësaj situate.
Jua bëjmë me dije se, nuk do të lejojmë që kjo rrugë të stërgjatet edhe shumë, përkundrazi do të bëjmë të pamundurën që të përfundoje sa më shpejtë që është e mundur.

Faleminderit të gjithëve për durimin!
Për tjerat do të jeni të njoftuar në vazhdim.
Komuna e Zhelinës

Mërgimtari thotë se u mashtrua në Aeroportin e Prishtinës: U detyrua të blejë një maskë 2 euro

Një mërgimtar thotë që është mashtruar, dhe është obliguar te blejë maskën 2 euro në Aeroportin e Prishtinës.

Qytetari Besim Bublica ka thënë se me t’u kthyer nga Kosova për në Basel (Zvicër) ku jeton, të dielen në Aeroportin e Prishtinës tek dorëzimi i valixhes (Check-in) iu kërkua atij dhe udhëtarëve të tjerë të paguajnë për një maskë që përdoret një herë një shumë prej 2 eurove.

Edhe pse udhëtarët kishin maskat e tyre, siç pretendon mërgimtari, punëtori në aeroport u arsyetua se Aeroporti i Baselit nuk i pranon me maska me logo, prandaj duhet të blihen maskat në Aeroportin e Prishtinës.

Besim Bublica thotë se me të arritur në Aeroportin e Baselit ka pyetur se a është e vërtetë se nuk na pranoni me maskat tona private me logo të ndryshme, teksa siç thotë ai, autoritetet në Aeroportin e Baselit janë përgjigjur

Besim Bublica thotë se ka kërkuar sqarim me e-mail nga Aeroporti i Prishtinës, por ende pa përgjigje.

Këshilla për prindërit: Mënyrat për ta ndihmuar fëmijën të ketë dashuri për leximin

Dashuria për leximin mund të jetë jashtëzakonisht e vlefshme për fëmijët. Përfitimet e leximit në kohën e lirë përfshijnë rritjen e njohurive të përgjithshme, një ndikim pozitiv në arritjet akademike, aftësinë e zgjeruar të leximit dhe shtimin e fjalorit.

Në të vërtetë, hulumtimet sugjerojnë që koha e kaluar duke lexuar për kënaqësi mund të jetë një tregues kryesor për suksesin e ardhshëm të një fëmije, madje edhe më i rëndësishëm se statusi socio-ekonomik i familjes së tyre. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë prindër janë të interesuar t’i bëjnë fëmijët e tyre të lidhen me librat.

Por disa praktika leximi të përdorura nga prindërit dhe mësuesit mund të përfundojnë duke i bërë fëmijët të lexojnë. Nga ana tjetër, ka prova bindëse se fëmijët që mund të mos duan të lexojnë për kënaqësi mund të ndikohen dhe të lëxojnë.

Isang Awah, pedagoge në Universitetin e Oxfordit hulumtoi zakonet e leximit të një grupi fëmijësh në një klub libri të moshës midis 9 dhe 12 vjeç dhe zbuloi mënyra për të joshur fëmijët të zhvillojnë një dashuri për leximin në kohën e lirë.

Lexo me zë të lartë (dhe bëje atë emocionuese)

Leximi me zë të lartë nxit dashurinë për librat tek fëmijët dhe i ndihmon fëmijët të kapen pas librave ndërsa e shoqërojnë leximin me kënaqësi.

“Studimi im e mbështet këtë. Çdo ditë, një anëtar i stafit në klubin e librit u lexonte fëmijëve me zë të lartë. Shumica e fëmijëve thanë se u pëlqente të lexonin të tjerët libër për to dhe se nëse dikush lexonte, u ngjallte interesin për librin. Një djalë në studimin tim tha që prindërit e tij rregullisht i lexonin me zë të lartë kur ishte i vogël dhe kjo e çoi në dashurinë e tij për të lexuar.” tregon lsang.

Sidoqoftë, disa fëmijë theksuan se mënyra se si lexohen librat me zë të lartë mund të ndikojë në kënaqësinë që marrin nga leximi. është e rëndësishme që leximi të bëhet në një mënyrë entuziaste që fëmijët të tërhiqen.

Siguroni qasjen në libra

Fëmijët që kanë qasje të lehtë në tekste tërheqëse lexojnë më shumë.

Megjithëse kishte disa përjashtime, fëmijët në studimin e Isang që kishin shumë materiale leximi në shtëpi dhe në shkollë lexonin më shumë gjatë kohës së lirë dhe ishin më të angazhuar në lexim sesa ato që hasnin sfida në sigurimin e një libri.

“Një vajzë e vogël tha se i pëlqenin librat komikë por nuk mund t’i gjente lehtë. Ajo besonte se do të lexonte më shumë nëse mund të merrte me lehtësi librat që i pëlqenin.”

Prindërit që mund të mos jenë në gjendje të blejnë libra për fëmijën e tyre mund ta çojnë fëmijën në një bibliotekë publike dhe ta ndihmojnë fëmijën në huazimin e librave. Një opsion tjetër mund të jetë shkarkimi i librave elektronikë të përshtatshëm, falas, që fëmijët të lexojnë.

Krijoni një hapësirë ​​për të lexuar

Është e rëndësishme të krijoni një hapësirë ​​të rehatshme dhe atmosferë të përshtatshme për leximin, si dhe të caktoni kohë për leximin.

Angazhimi i leximit i fëmijëve në studim u ndikua nga faktorë mjedisorë si zhurma, nxehtësia dhe mobiljet e parehatshme. Gjetjet tregojnë gjithashtu se fëmijët ka të ngjarë të lexojnë të lumtur dhe për një kohë më të gjatë kur janë në një mjedis leximi.

Për t’i mundësuar fëmijëve që të angazhohen plotësisht dhe të kënaqen me leximin, prindërit duhet të krijojnë një hapësirë ​​të rehatshme dhe të qetë për të lexuar. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa një kënd në një dhomë që mund të zbukurohet si hapësira për të lexuar. Kjo do të inkurajojë fëmijët të marrin një libër dhe të kalojnë ca kohë në këndin e leximit.

Lërini fëmijët të zgjedhin libra

“Në studimin tim, fëmijët e pëlqyen më shumë leximin dhe lexuan më shumë jgtaë kohës së lirë kur zgjodhën vetë se cfarë të lexonin.” tha Isang.

Kur detyroheshin të lexonin një libër të zgjedhur nga një prind ose mësues, ata jo gjithmonë e shijuan leximin dhe ndonjëherë nuk i lexuan librat. Një vajzë u ankua se zakonisht nuk i pëlqente librat që mësuesja e klasës së saj zgjidhte për leximin e kohës së lirë.

“Ndonjëherë e lexoj pa dëshirë e ndonjëherë nuk e lexoj”, tha ajo. Fëmijët e tjerë kishin ankesa të ngjashme.

Liria për të zgjedhur librat çon në një qëndrim pozitiv ndaj leximit, angazhim më të mirë me librin dhe një përvojë leximi më të këndshme.

Për më tepër, fëmijëve duhet t’u lejohet të lexojnë çfarëdo materiali që u duket interesant, qofshin komike, revista ose poezi. Bërja ndryshe mund të zvogëlojë potencialin e tyre për t’u përfshirë në lexim rekreativ.

Flisni për librat

Të bësh diskutime rreth librave është një mënyrë tjetër për të ndezur interesin e fëmijëve për të lexuar dhe për librat. Sidoqoftë, këto duhet të përqendrohen në libra që mund t’i pëlqejnë fëmijës sesa në librat që ju si të rritur i shihni tërheqës.

“Shumë nga fëmijët në studimin tim thanë që diskutimet e librit me prindërit, miqtë dhe anëtarët e stafit të klubit të librit i kishin shtyrë ata të lexojnë libra të caktuar. Disa prej tyre raportuan se u pëlqente të lexonin librat e rekomanduar nga një anëtar i stafit ose dikush tjetër.” tha Isang.

Fëmijët të cilët mund të mos jenë të interesuar të lexojnë do të kenë lëndë dhe tema me të cilat janë të entuziazmuar, siç janë sportet, filmat ose kafshët. Diskutimi i librave mbi një temë ose tema që fëmija i sheh emocionuese ka të ngjarë të ‘hap oreksin’ e tij për atë libër.

Kur fëmijët e shohin leximin si argëtues dhe të kënaqshëm, ka të ngjarë që vazhdimisht të kalojnë kohë me libra, të bëhen lexues të rregullt dhe të fitojnë përfitimet që merr nga leximi në kohë të lirë.(The Conversation, gazeta “Si”)

“Dashuria ime për ty është marrëzi…”-letra për Mit’hat Frashërin

Mit’hat i dashur, dje në mbrëmje mora letrën tënde të datës 28 nëntor. Nuk e kuptoj përse nuk e ke marrë letrën e dytë dhe 2 kartolinat nga Lozana? Unë i kam marrë të tuat.

Mit’hat po t’i hidhje një sy zemrës sime do shihje katastrofë, dëshpërim, vuajtje. Kur më shfaqesh para sysh, me hipën gjaku në kokë, shpirti më digjet, pasioni i vjetër më rrëmben, qaj, prej vetës më vjen turp, por kjo nuk më lehtëson, nuk më ngushëllon. Gjithçka që më rrethon ngrihet kundër teje. Më mungon edhe kur vërtit në duar korrespondecën tënde…

Sa për përgjigjen e tim eti, nuk po marr mundimin të shpjegohem, por mendoj se ka të drejtë dhe në të njëjtën kohë gabohet.

Gjatë qëndrimit këtu, Mit’hat, një mik yni erdhi për vizitë në shtëpinë tonë. Është duke u divorcuar nga e shoqja. Njeri i mirë dhe mbi të gjitha është në gjendje të mirë financiare. Më kerkoi të martohem. Nuk do habitesha sikur të ndodhë për Krishtlindje, unë dyshoj, ndërsa ime më është mëse e sigurtë. Nëse vërtet ky njeri më kërkon për grua, besoj se do të më bënte të lumtur. Më njeh qysh fëmijë dhe e di sa kam vuajtur. Unë nuk e dua, thjesht më duket simpatik, e vlerësoj dhe mendoj se pas këtij divorci më të shoqen, ai meriton të jetë i lumtur. Por, zemrën time e ke rrembyer ti dhe nuk mund t’ia filloj nga e para. Ndoshta, kjo dashuria ime për ty është marrëzi. Mes nesh ekziston një mister i thellë, raca, besimi dhe sekretet e të kaluarës tënde. Natyra jote cigane, ti qe aq shumë do lirinë, udhëtimin, njohjen e botës, ndryshimin, jetën pa angazhime, pa kokëçarje. Oh Mit’hat, sikur të mund të shihja në zemrën tënde, një lidhje të përjetshme me mua, ashtu siç e dëshiroj.

Mit’hat i dashur, dashuria jonë është një çmenduri e tmerrshme. Më shkruaj hapur dhe qartë për të gjitha ndjenjat. Do doja i dashur, që gjithë shqetësimet e mija të gjenin mbështeteje në shpatullat e tua, të kisha mbrojtjen tënde. Dhe, të jetoja veç per ty, me ty, si një fëmijë që nuk mendon veç per mësuesin e tij, dhe jeton veç për të, dhe bota të mos me hyje më në punë. Të të ndjek kudo, të ndaj me ty çdo gjë, gëzimin dhe hidhërimin. Oh! Mit’hat, kur çoj ndërmend dashurinë tënde, përkedheljet dhe puthjet e tua, as shoh dhe as dëgjoj gje ç’behet rreth meje, është njëlloj sikur të të bjerë të fikët me sy hapur…

Zonja P. më ka thënë shpesh se jam e marrë që një burrë si ty e paskam njohur në kaq pak kohë. Më tha edhe se në praninë e saj nuk i ke dhënë të kuptoje asfare dashurinë tënde për mua. Për çfarë arsye e paske fshehur kaq bukur, kur ajo e di tashmë se duhemi? I dashur Mit’hat, nuk po të qortoj. Është thjesht një pyetje nga ana ime. Kur madam P. po më thoshte këtë, ndjeva të thoshte të vërtetën, dhe u bëra keq… I kam folur tim eti për ty, për dashurinë tonë. Më pyeti, nëse kam ndërmend të martohem me ty. I thashë pikerisht atë çfare kemi biseduar mes nesh, se ti vërtet më dashuron, por as që bëhet fjalë për fejesë a martesë dhe se ti nuk ishe tipi, që krijon familje. Por, i vogli im Mit’hat, qenka vërtet monotone, të bësh çdo ditë të njëjtën gjë, të mendosh për ty, të ëndërrosh, të flasësh për ty, të shkruash dhe të qash për ty.

Te puth fort Elsa

(Elsa mendohet të jetë gjermane. Me Mid’hat Frashërin janë njohur në Zvicër gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore.)

Shqiptarët do humbasin mbështetësin më të madh në Kongresin amerikan

Eliot Engel, demokrat, ka përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare – që nga viti 1989.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e ka bërë atë të famshëm në këtë shtet, të njohur nga rreth 115 vende të tjera.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe, madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Kjo e ka bërë atë një figurë të diskutueshme në Serbi, vendin që vazhdon ta refuzojë humbjen e Kosovës dhe lobon kundër njohjes së saj nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithatë, largimi i Engelit nga Dhoma e Përfaqësuesve – ku së voni ka kryesuar Komitetin për Punë të Jashtme, duke përdorur pozicionin e tij për të ndëshkuar Beogradin dhe për të mbrojtur Kosovën – mund të mos jetë një rast për Serbinë që të gëzohet.

Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake, në verë.

Ai ka thënë se është pyetur nëse do që të jetë ambasador ose nënsekretar në administratën e Joe Bidenit dhe se po i shqyrton opsionet. Kjo ngre pyetjen nëse ai do të vazhdojë të ndikojë politikën e SHBA-së në Ballkan.

“[Ka] shumë gjëra të ndryshme që mund t’i bëj… Nuk do të marr ndonjë vendim tani, por e dini se jam duke menduar”, ka thënë Engel për Washington Examiner, në fillim të dhjetorit.

”Ndoshta bëj diçka me administratën… Disa njerëz kanë sugjeruar që mbase unë mund të jem ambasador”, ka thënë ai.

Pasioni ballkanik

Ndonëse Engel nuk ka dhënë shumë detaje për planet e tij të ardhshme, ai ka treguar se ku qëndrojnë interesat e tij politikë në një seancë dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme, të mbajtur më 8 dhjetor.

“Nuk e dija pasionin që do të zhvilloja për një cep të vogël të Evropës, të quajtur Ballkan”, ka thënë Engel në këtë seancë dëgjimore, të cilën e ka thirrur për t’i dhënë rekomandime mbi rajonin administratës së ardhshme të Bidenit.

“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me aq shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe kam dashuruar larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve”, ka thënë Engel.

“Por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”, ka shtuar ai.

Vendimi i Engelit që në ditët e fundit të tij në Kongres të mbajë seancë dëgjimore për një pjesë të Evropës, që rrallë bën tituj lajmesh në Shtetet e Bashkuara, ishte i rëndësishëm, thonë vëzhguesit.

“Seanca kishte për qëllim të çimentonte trashëgiminë e Engelit në Ballkan, veçanërisht sa i përket Kosovës”, thotë Dan Vajdich, i cili ka mbuluar Evropën dhe Euroazinë për Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe tani këshillon Dhomën e Tregtisë së Serbisë për tërheqjen e investimeve amerikane në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Engel ka hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai është përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.

Ai ka qenë ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë. Padyshim se ka qenë edhe më i zëshmi në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja, një dekadë më vonë.

Engel vazhdon të luftojë për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanë që kanë luftuar në anën e shqiptarëve dhe janë ekzekutuar nga policia serbe në vitin 1999. Vrasësit e tyre nuk janë ndjekur ende penalisht.

“Siç e dini të gjithë, Eliot ka qenë përkrahësi më i madh i Kosovës në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë përfaqësuesi Kevin McCarthy (republikan nga Kalifornia), anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, në seancën dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve, më 8 dhjetor.

Posti i ambasadorit

Pozitat e ambasadorëve në Ballkan pritet të hapen në fillim të vitit 2022, kur ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë arrijnë kufirin standard të mandatit trevjeçar në një vend.

Administrata e Bidenit mund të caktojë gjithashtu të dërguar të posaçëm për rajonin, përfshirë bisedimet Kosovë-Serbi.

Uashingtoni është ende i përqendruar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, që do t’iu hapte derën të dyja vendeve për të lëvizur më pranë anëtarësimit në BE dhe potencialisht në NATO.

Uashingtoni po bën po ashtu presion për reformën kushtetuese në Bosnje, me synimin për të ruajtur integritetin e saj territorial nga kërcënimet e Republika Sërpskës për shkëputje.

Stafi i Engelit nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ai është i interesuar për post të ambasadorit ose të të dërguarit të posaçëm në Ballkan.

Ronald Neumann, president i Akademisë Amerikane të Diplomacisë dhe një ish-ambasador i SHBA-së, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dikush si Engel do të ishte më i mundshëm për drejtimin e ndonjë ambasade të madhe, në një kryeqytet të Evropës Perëndimore, si Londra ose Berlini.

Jellena Milliq, drejtoreshë e Qendrës për Studime Euro-Atlantike në Beograd, thotë se Serbia do ta shihte si pengesë nëse Engel përfshihet në bisedimet e paqes Serbi-Kosovë, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Prishtinën.

Për të njëjtën arsye, ajo dyshon se ai do të kishte ndikim pozitiv në çështjet rajonale, nëse do të caktohej ambasador në Kosovë ose në Bosnje e Hercegovinë.

“Engel nuk do të ishte lajm i mirë për negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai është bërë shumë i njëanshëm dhe është plotësisht jashtë rrjedhave për atë që po ndodh në terren në Serbi. Ai ende e shikon Serbinë përmes [prizmit të] viteve 1990”, thotë Milliq.

Seanca dëgjimore e 8 dhjetorit ishte shembull, thotë ajo.

Engel, në atë seancë, ka folur për disa mangësi të Serbisë, përfshirë dështimin e saj për të ndjekur kriminelet e luftës, ngecjen e demokracisë nën presidentin Aleksandar Vuçiq dhe lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Rusinë. Engel ka kritikuar edhe politikën aktuale të SHBA-së për Kosovën, duke e cilësuar si më të favorshme për Serbinë.

“Ne i amortizojmë marrëdhëniet tona dypalëshe në atë masë saqë ne, Shtetet e Bashkuara, i kufizojmë zgjedhjet e Kosovës, për të shmangur zemërimin e Beogradit”, ka thënë Engel.

Shumë analistë të Ballkanit në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Engel ka pasur të drejtë që i ka vënë në dukje ato çështje.

Por, Milliq thotë se Engel nuk ka pranuar disa “ndryshime pozitive” që kanë ndodhur gjatë viteve në Serbi, përfshirë respektimin e integritetit territorial të Bosnjës dhe “bashkëpunimin” me Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi – pavarësisht dështimit të Beogradit për të ekstraduar kriminelët e dyshuar në Hagë.

Milliq thotë se Engel ka minimizuar edhe vdekjet e 2,000 serbëve gjatë luftës në Kosovë, më 1999.

Vajdich thotë se komentet e Engelit e bëjnë “politikisht të vështirë” për politikanët në Beograd që të mbështesin lidhje më të forta me Shtetet e Bashkuara dhe ato përdoren nga Rusia për qëllime propagandistike dhe për të krijuar ndarje midis Serbisë dhe Perëndimit.

“Mesazhi rus është se Amerika nuk do t’ju pranojë kurrë dhe gjithçka që i intereson është Kosova”, thotë Vajdich.

Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin në Fondacionin Jamestown në Uashington, thotë se Engel mund të bëjë ende punë për Ballkanin në administratën e Bidenit, të cilat nuk lidhen me bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, të tilla si puna me evropianët për të luftuar ndikimin rus dhe kinez në rajon. Engel, sipas tij, ka përvojë të gjerë me marrëdhëniet transatlantike.

“Ka shumë mundësi” për Engelin në administratën e Bidenit, disa prej të cilave do të ishin “më të ndjeshme ndaj Beogradit”, thotë ai.

Asnjë humbje për Kosovën

Tanya Domi, eksperte për Ballkanin në Universitetin Columbia, thotë se nuk pret që largimi i Engelit ta dobësojë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

Engel, sipas saj, mund të jetë bërë i zëshëm për Kosovën dhe çështjet e tjera të Ballkanit, pjesërisht për faktin se vëmendja e Shtëpisë së Bardhë për rajonin ka rënë gjatë viteve.

Kjo ka ndryshuar në fund të administratës së Donald Trumpit, me emërimin e Richard Grenellit, në vitin 2019, si i dërguar special në bisedimet Kosovë-Serbi dhe me nënshkrimin e një marrëveshjeje në shtator për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kjo prirje ka të ngjarë të vazhdojë nën Bidenin, i cili e njeh rajonin nga ditët e tij në Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Domi parashikon që Biden të merret me çështjen e rajonit edhe më agresivisht se presidentët e mëparshëm.

“Eliot ishte mbrojtës i pazakonshëm i Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë të tjerë që do të dalin [në Kongres]”, thotë Domi.

Engel do të zëvendësohet si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme nga Gregory Meeks (demokrat nga Nju Jorku), i cili do ta marrë detyrën më 6 janar, kur Kongresi që është zgjedhur më 3 nëntor, të mblidhet për herë të parë.

Shuhet në moshën 84-vjeçare profesor dr. Mehmet Çeliku, gjuhëtari i njohur shqiptar, autor i 200 teksteve

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Prof. Dr. Mehmet Çeliku.

Profesor Çeliku ishte një gjuhëtar i shquar dhe titullar i disa lëndëve gjuhësore.

Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave dhe ish-rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan.

Prof. Dr Mehmet Çeliku ka lënë pas një gamë të gjerë librash, pasi është autor i plot 200 teksteve gjuhësore

Jetëshkrim për prof. dr. Mehmet Çelikun:

Profesor Mehmet Çeliku u lind në Elbasan në 15 janar 1936. Shkollën e mesme e kreu në Elbasan dhe më pas studioi për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji. Me mbarimin e studimeve universitare, filloi punë si bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë nga viti 1958 deri në 1973, vit kur nisi edhe punën në Universitetin e Elbasanit, në atë kohë Instituti i Lartë Pedagogjik “A.Xhuvani”.

Profili shkencor në Akademi i profesor Çelikut ishte dialektolog. Gjatë 15 viteve të punës në këtë institucion ai hulumtoi mbi njëqind pika të banuara dhe studioi të folmet e gegërishtes jugore dhe të folmet kalimtare. Ishte bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë, vëllimi II, si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1973 prof. dr. Mehmet Çeliku emërohet si pedagog në ILP “A.Xhuvani”, mori detyrën e përgjegjësit të katedrës së gjuhës, letërsisë dhe gjuhëve të huaja, dhe e drejtoi atë për 19 vjet, deri në vitin 1992, duke i dhënë kësaj njësie një profil të qartë kërkimor shkencor, por edhe një mësimdhënie të nivelit universitar të denjë për traditën e qytetit të Elbasanit. Ai punoi për 41 vite në këtë universitet deri në fund të punës së tij si mësimdhënës universitar.

Mehmet Çeliku ishte titullar i disa lëndëve gjuhësore, si: morfologji, sintaksë, dialektologji, shqipe standarde dhe i tri kurseve speciale në fushë të gjuhës (ku trajtoi probleme të morfologjisë, çështje të normës gramatikore, format e pashtjelluara të foljes); disa nga lëndët dhe kurset e tij janë zhvilluar edhe në Universitetin e Tiranës, por edhe në universitete të tjera të vendit (Gjirokastër, Tetovë etj.).

Ishte rektori i Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan nga viti 1992 deri në 1996.

Përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe gjuhës shqipe e vijoi në Elbasan me të njëjtin intensitet si në vitet e Akademisë dhe në vitin 1980 mori titullin “Kandidat i shkencave” me disertacionin “Gegërishtja jugperëndimore”; në vitin 1984 mori titullin “Docent”; në 1990 mori titullin “Doktor i shkencave” me disertacionin “Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”; në vitin 1994 mori edhe titullin “Profesor”.

Gjithashtu ai është nderuar edhe me titujt “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës” (1987), “Mësues i Popullit” (1993), dhe “Qytetar nderi” i Elbasanit (2006).

Veprimtaria botuese e profesor M.Çelikut përmbledh rreth 200 zëra (libra, monografi, përmbledhje, tekste universitare, artikuj, referate, kumtesa), me mbi 3500 faqe të botuara.

Projekti i fundit në duart e profesorit, me të cilin kishte disa vite që po punonte, ishte “Parafjalët e gjuhës shqipe (vështrim morfo-sintaksor)”, 380 faqe dorëshkrim i daktilografuar.

Artikujt e botuar në organe shkencore janë të shumtë (131 tituj) dhe po ashtu të shumta janë edhe pjesëmarrjet e tij në konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Në 31-31 tetor 2015 Universiteti i Elbasanit organizoi një konferencë shkencore mbarëkombëtare me titull “Mehmet Çeliku – personalitet i gjuhësisë shqiptare”, ku morën pjesë 61 kumtues me 53 kumtesa nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut.

STUDIUESIT: Toka lëkundet çdo 26 sekonda dhe nuk dihet përse, ja si mund të zgjidhet enigma

Toka është një planet në lëvizje të vazhdueshme, edhe pse këto lëvizje i identifikojmë më së shumti kur ndodhin fatkeqësi natyrore, si përshembull tërmetet, që gjenerohen nga përplasja ose rrëshqitja ndaj njëra tjetrës të pllakave tektonike. Evente shpesh herë katastrofike, por që ende sot nuk arrihen të parashikohen ekzaktësisht.

Por shumë pak dinë që ekziston një lëkundje, edhe pse shumë e lehtë, e cilësuar si mikrosizmike, që ndodh në mënyrë të pashmangshme çdo 26 sekonda, dhe përfshin të gjithë rruzullin tokësor. Një lëvizje, për më shumë, të cilës ende sot nuk i dihet shkaku.

I pari që ka identifikuar lëkundjen misterioze ka qenë në vitet ’60 gjeologu amerikan Jack Oliver, i Columbia University. Në atë kohë, ai nuk kishte mundësi të regjistronte me instrumente diçka kaq të lehtë, por konstante. Në vitet ’80 një tjetër studiues, Gary Holocomb, vuri re se lëkundja ishte më e fortë gjatë stuhive, por kjo dukuri nuk shpjegonte si gjenerohej, dhe ku.

Teoritë janë të shumta, nga ndikimi i rrezeve diellore, një vullkan nënujor ose një burim i panjohur energjie, por teoria më e ndjekur sot për sot është ajo që lëkundja, harmonike dhe ekzakte, vjen nga valët e oqeanit, që përplasen me platformën kontinentale.

Një lëvizje pothuajse “simfonike”, ndoshta e vjetër sa vetë Toka, që intereson pothuajse të gjithë planetin, fillon në Amerikën e Veriut dhe përfundon duke u përplasur në gjirin e Guinesë, aty ku sipas instrumenteve buron lëkundja, çdo 26 sekonda.

Viti 2020 ka qenë një nga më të ”heshturit” e historisë moderne, me pjesë të aktiviteteve njerëzore që u bllokuan për muaj të tërë nga masat kundër pandemisë. Heshtja e planetit ka evidentuar edhe më shumë lëkundjen e përhershme, dhe studiuesit mendojnë se të dhënat që u mblodhën gjatë vitit 2020 mund të shpjegojnë një herë e mirë misterin e kësaj dukurie.

Moda në zi, ndahet nga jeta gjiganti Pierre Cardin

Stilisti francez Pierre Cardin, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij. Në korrik, ai kishte festuar ditëlindjen e tij të 98-të. Stilisti vizionar dhe pionieri i prêt-à-porter, e dha frymën e fundit në një spital në Paris. Biri i emigrantëve italianë, ai u bë një gjigant i modës dhe stilit. Në 1950-ën ai themeloi shtëpinë e tij të modës.

Cardin u bë i famshëm për stilin e tij futurist, i frymëzuar shpesh edhe nga sipërmarrjet e para të njeriut në hapësirë. Preferonte prerjet gjeometrike, duke injoruar shpesh format femërore. Adhuronte stilin unisex dhe eksperimentimin e linjave të reja. Në 1954 ai prezantoi bubble dress, fustanin me flluska.

Cardin ka patur një intuitë të jashtëzakonshme edhe për zgjedhjen e tregjeve të reja. Në 1959 ai u bë i pari stilist që hapi në Japoni një dyqan të modës së lartë.

Pietro Cardin, ishte djali i tregtarëve francezë të verës dhe lindi në Treviso të Italisë më 2 korrik 1922. Ai ishte i fundit i 11 fëmijëve.

Prindërit e tij, u larguan nga Italia e Musolinit për t’u kthyer në Francë. Ata donin që Pierri i ri, tashmë, të bëhej një arkitekt, por që kur ishte fëmijë ishte e qartë se interesi i tij ishte i fokusuar te moda dhe dizajni.

Në moshë të re, një fallxhore i lexoi atij fatin dhe i tha se do të bëhej jashtëzakonisht i suksesshëm dhe emri i tij do të ishte i njohur deri në Australi. Ai mendoi asokohe se ishte e çmendur, por duket se që aty kish nisur ngritja e tij…

VIDEO: Gazetari raportonte drejtpërdrejtë, shihni reagimin e tij pas dridhjeve të tokës nga tërmeti në Kroaci

Kroacia është goditur sot nga një tërmet tejet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar deri tani 5 viktima por edhe dëme të mëdha materiale.

Bëhet fjalë për një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë me epiqendër në Petrinje.

Një numër i madh ushtarësh e zjarrfikësish kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar personat që kanë ngecur nën rrënoja.

Gazetari i Al Jazeera ndërsa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku ishte dëshmitar i një dridhje të fuqishme kur gjithçka po transmetohej drejtpërdrejtë.

Burri që “shëtiti rreth tokës” pa u larguar nga qyteti

Vinod Badjaj eci më shumë se 40,075 km në katër vjet në Limerick, në perëndim të Irlandës, një shifër që korrespondon me perimetrin e Tokës. Irlandezi me origjinë nga India, vendosi të bënte shëtitje të gjata në 2016-ën, kur vuri re se kishte shtuar shumë peshë. Ai instaloi gjurmuesin në telefon dhe filloi të ecte për disa orë në ditë.

Kur Vinod kaloi distancën që korrespondonte me perimetrin e Hënës, ai i vuri vetes një qëllim të ri – të “kapërcente” perimetrin e Marsit, dhe pastaj Tokës. Bajaj arriti rezultatin, pasi kishte bërë më shumë se 54.6 milion hapa në 8.322 orë dhe kishte djegur pothuajse 1.5 milion kalori në më pak se 1.500 ditë. /abcnews.al

Bora lë katër ditë pa energji elektrike Valbonën

Nisja e reshjeve të dëborës, prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji.

Nga stuhite e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm.

Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.

Temperaturat në këtë zonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por siç mësohet nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.

Të dielën, defekte pati edhe në Kukës dhe fshatrat përreth. /abcnews.al

2020-ta ishte viti i Dua Lipës, kap majat e suksesit në “Billboard”

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Dua Lipën. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë mjaft aktive në muzikë dhe javë pas jave është renditur në krye të listave botërore. “Billboard” ka bërë një përmbledhje të arritjeve të Dua-s për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme.

Këngëtarja e hitit “Levitating” zuri vendin e parë në listën “Adult Top 40 Artist”, vendin e parë në “Dance/Mix Show Airplay Artist” si dhe në listën “Dance/Mix Show Airplay Song”. Përpos kësaj, kulmin e suksesit për 2020-ën, Dua e arriti pas 6 nominimeve për Grammy, krah emrave të mëdhenj botërorë si Beyonce dhe Taylor Swift.

Tre nga nominimet ishin për albumin “Future Nostalgia” si rekordi e vitit, albumi e vitit dhe albumi më i mirë vokal pop. Dy nominime mori për këngën “Don’t Start Now” si kënga e vitit dhe performanca më e mirë solo pop. Një tjetër nominim shkoi për duetin me J Balvin “Un Dia” si “Bashkëpunimi më i mirë pop”. /abcnews.al

Flori Mumajesi vjen ndryshe, zbulon projektin “Dhemb” (VIDEO)

Flori Mumajesi iu rikthye muzikës pas një viti mungesë. Pas një heshtje të gjatë, këngëtari i mirënjohur zbuloi ekskluzivisht për ABC projektin më të ri që mban titullin “Dhemb”. Një baladë me një tekst të fortë për këto kohë të vështira.

Kënga, e cila u transmetua premierë në “Radarin Informativ” nis me një mesazh domethënës: “Nuk promovoj rrugën e dhimbjes dhe as të trishtimit. Nuk dorëzohem edhe kur të dyja ulen këmbëkryq përpara meje. ABC e jetës? Dashuri pa kushte…”.

Ndërkaq, në një reagim në rrjete sociale Flori shprehet: “Jetojmë në kohë të vështira, më falni që shpirti s’më krijoi një këngë festive! Thjesht nuk munda dot!”.

https://youtu.be/2HTm-jlwEPo

Çështja e detit/ Berisha i përgjigjet Ramës: Ja ku gënjen. Shqipëria humbet triliona euro kurse Greqia fiton… (VIDEO)

Berisha, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, shpjegon pse kryeministri Rama, sipas tij ka gënjyer kur thotë që mes dy vendeve nuk ka pasur asnjë marrëveshje dhe ndaj do të shkohet në gjykatën e Hagës.
Berisha thotë se me dekretin për Krishtlindje, Greqia ka ndryshuar rregullat e lojës në mes të saj.

Sipas Berishës, “Shqiperia humbet tre milje dhe pikerisht miljet e triliona euro te depozitave gjigande te gazit dhe naftes kurse Greqia fiton tre milje dhe triliona euro te shitura nga Edvin Kristaq Zografi ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama – Dendia”. 

Edvin Kristaq Zografi i mohon te gjitha keto vetem e vetem qe pala shqiptare te mos mund te pretendoje para Gjykates se Detit se pala greke duke vendosur zgjerimin nga 6 ne 12 milje ka ndryshuar rregullat e lojes ne mes te lojes pasi ajo ka zhvilluar 10 vite negociata me palen shqiptare duke patur te deklaruara dhe depozituara ne OKB vetem 6 milje gjeresine e ujrave te saj territoriale.

Greqia me vendimin e saj antihistorik te 24 dhjetorit 2020 vertet shfrytezoi nenin 3 te Konventes se Detit per 12 milje por shkeli disa nene te kesaj Konvente qe kufizojne nenin tre te saj dhe nje seri vendimesh te Gjykates se Detit, te cilet rrezojne aplikimin e nenit tre ne raste te ngjashme me gjendjen e ujerave te detit Jon midis Shqiperise dhe Greqise“, shkruan Berisha ndër të tjera.

Duke iu përgjigjur Ramës, i cili tha se Greqia nuk reagoi kur në 1990-en Shqiperia ‘zgjeroi territorin e saj’, Berisha sakteson se:

“Vendimi i Shqiperise zvogloi dhe nuk zmadhoi territorin e saj dhe se ai nuk cenoi territorin ujor te asnje vendi tjeter. Nderkohe qe dekreti i dates 24 Dhjetor 2020 zmadhon territorin Helen dhe zvogelon ne te njejten shkalle territorin shqiptar”.

Reagimi i plotë i Sali Berisha

Perseri mbi shitjen e detit nga Zografi Bis!
Te dashur miq, dekreti i qeverise greke per zgjerimin nga 6 ne 12 milje te ujerave territoriale te Republikes Helenike ne Detin Jon zgjeron dheun helen me mijra kilometra katror ujera territoriale, shelf kontinental dhe zone ekskluzive ekonomike ne kurriz direkt te dheut arbnor.

Me kete dekret te autoriteteve greke, te pranuar ne nje akt tradhetie te larte kometare nga Edvin Kristaq Zografi sipas Marreveshjes se fshehte Rama-Dendia, kufinjte e Shqiperise ndryshojne per here te pare qe nga viti 1913 me pasoje humbjen, zvogelimin nga ana saj te mijra kilometrave katror te siperfaqes se ujerave territoriale, shelfit kontinental dhe zones ekonomike ne Detin Jon dhe humbjen e trilionave euro te depozitave te gazit dhe naftes qe tani kalojne ne territorin helen.

Ky akt i pashembullt ne historine e marredhenieve nderkombetare midis dy vendeve u pranua publikisht para se te shpallej me dy fjali kod nga Edvin Kristaq Zografi, i cili ne menyre te perseritur deklaroi se ky vendim “per ne eshte ne rregull” “nuk na prek ne” dhe se midis “dy vendeve nuk ekziston asnje marreveshje”.

Pas shpalljes dhe publikimit te dekretit te autoriteteve greke, me te cilin gjitoni zgjeroi dheun e tij me nje siperfaqe sa ajo e Thesprotise dhe ngushton ne proporcion territorin ujor dhe hapsiren ajrore te Shqiprise, Zografi bis perseri ne nje akt te hapur tradhetie te larte kombetare ben çdo dite perseri me te njejtat fraza kod, avokatin, mbrojtjen e dekretit te autoriteteve greke.

Sipas tij “dekreti nuk na cenon” “nuk ka te beje me ne” sikur ne nuk jemi vendi qe ndane distancen me te ngushte me Greqin ne Detin Jon por ndodhemi diku ne kufi me Sllovenine ne veriun Adriatikut apo ne brigjet e detit Balltik.

Ne avokatine e dekretit te autoriteteve helene, de facto dhe de juro te tradhetise se tij, Zografi bis perdor argumenta vetposhteruese duke krahasuar te pakrahasueshmet.

Keshtu, dy dite me pare per te justifikuar kete vendim te njeanshem antihistorik te Greqise per te zgjeruar pas 87 viteve ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 milje ne kurriz te Shqiperise, ai e krahson ate me vendimin e vitit 1990 te Shqiperise per ngushtimin e gjeresise se ujerave te saj territoriale nga 15 ne 12 milje.

Me kete rast dua ti them Zografit Bis se vendimi i Shqiperise zvogloi dhe nuk zmadhoi territorin e saj dhe se ai nuk cenoi territorin ujor te asnje vendi tjeter.

Nderkohe qe dekreti i dates 24 Dhjetor 2020 zmadhon territorin Helen dhe zvogelon ne te njejten shkalle territorin shqiptar.

Perveç kesaj, me vendimin e vitit 1990 pra kalimin nga 15 ne 12 milje, Shqiperia plotesoi kushtin ligjor te Konventes se Detit te vitit 1983, e cila nuk lejonte qe shtetet te kishin gjeresi me te madhe se sa 12 milje te ujerave te tyre territoriale.

Kurse Greqia me vendimin e saj antihistorik te 24 dhjetorit 2020 vertet shfrytezoi nenin 3 te Konventes se Detit per 12 milje por shkeli disa nene te kesaj Konvente qe kufizojne nenin tre te saj dhe nje seri vendimesh te Gjykates se Detit, te cilet rrezojne aplikimin e nenit tre ne raste te ngjashme me gjendjen e ujerave te detit Jon midis Shqiperise dhe Greqise.

Perseri po ne avoktatine e tij prej tradhetari te vendimit te autoriteteve te Greqise, Zografi bis mashtroi dje duke deklaruar se “Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!”

Me kete deklarate Zografi Bis mohon per interes te Greqise procesin dhjetevjeçar te negociatve midis dy vendeve, firmosjen nga te dy qeverite te marreveshjes se detit ne vitin 2009, mohon ujdine midis qeverive te te dy vendeve per tju drejtuar Gjykates se Detit pas rrezimit nga Gjykata Kushtetuese te kesaj marreveshje, ujdi te cilen Edi Rama sapo erdhi ne pushtet hodhi poshte ne kundershtim flagrant me interesin kombetar.

Zografi Bis me kete deklarate mohon negociatat disa vjeçare Bushati – Kocias dhe Marreveshjen e Detit te firmosur prej tyre, e cila ishte ne kundershtim flagrant me çdo pike te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe u bllokua nga presidenti i republikes. Ne te gjithe kete proces 10 vjeçar palet negociuan dhe firmosen marreveshje nderqeveritare duke patur perkatesisht Greqia dhe Shqiperia 6 dhe 12 milje gjeresine e ujerave territoriale.

Edvin Kristaq Zografi i mohon te gjitha keto vetem e vetem qe pala shqiptare te mos mund te pretendoje para Gjykates se Detit se pala greke duke vendosur zgjerimin nga 6 ne 12 milje ka ndryshuar rregullat e lojes ne mes te lojes pasi ajo ka zhvilluar 10 vite negociata me palen shqiptare duke patur te deklaruara dhe depozituara ne OKB vetem 6 milje gjeresine e ujrave te saj territoriale.

Ne avokatine e tij te dekretit te autoriteteve greke te 24 dhjetorit 2020, Zografi bis mashtroi ne menyre te paskrupullt kur deklaroi dje se: “Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykate!”

Miq, mos mendoni se kjo deklarate, te cilen nuk do ta bente as dhe nje femije i klases se katert vjen nga injoranca. Kjo deklarate behet vetem per te fshehur shitjen e detit nga Zografi Bis!

Greqia nga mesi i viteve 30 gjer me dt 24 Dhjetor ka patur 6 milje ne te gjithe kufirin ujor jonian midis vendeve dhe kjo eshte aplikuar ne proporcion edhe aty ku kjo distance ka qene nen 12 milje.

Po keshtu me kalimin e Greqise ne 6 ne 12 milje ky zgjerim do pasqyrohet ne proporcion ne te gjithe gjatesine e distances ujore qe ndane dy vendet me pasoja te medha per palen shqiptare, rrudhjen, zvogelimin e ujerave territoriale, shelfit kontinental, zones ekskluzive ekonomike te saj me triliona euro depozita gazi dhe nafte.

Duke pranuar si fait acompli vendimin e Greqise si vendim qe nuk ka lidhje me ne dhe nuk na cenon, Zografi Bis e shnderron automatiksht ate vendim ne nje ujdi midis dy vendeve.

Keshtu qe gjykata nuk mundet kurre te vere ne pikpyetje apo te gjykoje si te padrejte apo te drejte nje ujdi midis dy vendeve.

Kur nuk ka mosmarreveshje nuk ka gjykate. Prandaj ajo ne percaktimin e vijes ndarese midis dy vendeve eshte e detyruar qe te percaktoje ate ne kushtet kur te dy palet kane pranuar paraprakisht dhe ne menyre reciproke pra i kane njohur njera tjetres pa kundershtime 12 milje gjeresine e ujerave te tyre territoriale.

Per te bere me te qarta keto pasoja katastrofale per Shqiperine nga kjo ndarje, krahasuar me ndarjen kur te dy palet do shkonin ne Gjykaten e Detit me 6 milje, Greqia dhe 12 milje Shqiperia po sjelle vetem nje shembull.

Keshtu ne te gjithe gjatesine e zones ku distanca midis Shqiperise dhe Greqise eshte 18 milje ne modelin qe do shkohej ne gjykate ne vitin 2013,Greqia merrte 6 milje dhe Shqiperia merrte 12 milje.

Kurse sot kur te dy vendet paraqiten ne gjykate me 12 milje te pranuara reciprokisht ato marrin perkatesisht ne proprocion te njejte nga 9 milje.

Pra Shqiperia humbet tre milje dhe pikerisht miljet e triliona euro te depozitave gjigande te gazit dhe naftes kurse Greqia fiton tre milje dhe triliona euro te shitura nga Edvin Kristaq Zografi ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama – Dendia. Por per Shqiperine kjo marreveshje qe evokon protokollin e Korfuzit per republiken e Varioepirit te firmosur nga Jorgo Kristaq Zografi dhe Ministri i Princ Wiedid Mehdi Frasheri nuk ekziston ndaj dhe ju bej thirrje autoriteteve greke te heqin dore nga lojrat me zografer e tradhetare dhe ta angazhohen ne nje proces bashkepunimi miqesor strategjik ne interesin me te mire midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. sb

Era e fortë rrëzon statujën e Redonit në Durrës dhe skelën e një pallati (VIDEO)

Statuja e Redonit në Durrës është rrëzuar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme si pasojë e erërave të forta. Statuja e cila ndodhet në lagjen nr. 1 në zonën e Vollgës ka rënë menjëanë pas erës.

Sipas gazetarit të ABC Leonidha Musaj, mëngjesin e sotëm punonjësit e bashkisë kanë bërë të mundur rivendosjen e saj në bazament.

Ndërkohë në një pallat në zonën e plazhit si pasojë e erës së fortë është rrëzuar skela e një pallati në ndërtim.
Era e fortë ka përfshirë të gjithë vendin që prej mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit.

Lajm i hidhur për botën e muzikës, ndahet nga jeta artistja e mirënjohur Drita Papajani

Një lajm i hidhur për muzikën dhe gjithë botën e artit në vendin tonë. Ditën e sotme në orën 10:00 ka ndërruar jetë këngëtarja e mirënjohur popullore, Dita Papajani, 85 vjeçe.

Ajo u bë pjesë e interpretimeve të këngës popullore në fillim të viteve 1960. Në jetën e saj të gjatë artistike si pjestare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ja doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore.

 

Pas viteve 1990 mori pjesë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri. Papajani ishte nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale.

Ceremonia e nderimit dhe përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër në 12.00, në kishën e Ungjillëzimit, tek rruga e Kavajës, Tiranë.