Ballina Lajme Moda në zi, ndahet nga jeta gjiganti Pierre Cardin

Moda në zi, ndahet nga jeta gjiganti Pierre Cardin

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Stilisti francez Pierre Cardin, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij. Në korrik, ai kishte festuar ditëlindjen e tij të 98-të. Stilisti vizionar dhe pionieri i prêt-à-porter, e dha frymën e fundit në një spital në Paris. Biri i emigrantëve italianë, ai u bë një gjigant i modës dhe stilit. Në 1950-ën ai themeloi shtëpinë e tij të modës.

Cardin u bë i famshëm për stilin e tij futurist, i frymëzuar shpesh edhe nga sipërmarrjet e para të njeriut në hapësirë. Preferonte prerjet gjeometrike, duke injoruar shpesh format femërore. Adhuronte stilin unisex dhe eksperimentimin e linjave të reja. Në 1954 ai prezantoi bubble dress, fustanin me flluska.

Cardin ka patur një intuitë të jashtëzakonshme edhe për zgjedhjen e tregjeve të reja. Në 1959 ai u bë i pari stilist që hapi në Japoni një dyqan të modës së lartë.

Pietro Cardin, ishte djali i tregtarëve francezë të verës dhe lindi në Treviso të Italisë më 2 korrik 1922. Ai ishte i fundit i 11 fëmijëve.

Prindërit e tij, u larguan nga Italia e Musolinit për t’u kthyer në Francë. Ata donin që Pierri i ri, tashmë, të bëhej një arkitekt, por që kur ishte fëmijë ishte e qartë se interesi i tij ishte i fokusuar te moda dhe dizajni.

Në moshë të re, një fallxhore i lexoi atij fatin dhe i tha se do të bëhej jashtëzakonisht i suksesshëm dhe emri i tij do të ishte i njohur deri në Australi. Ai mendoi asokohe se ishte e çmendur, por duket se që aty kish nisur ngritja e tij…