Ballina Shëndeti Këshilla Këshilla për prindërit: Mënyrat për ta ndihmuar fëmijën të ketë dashuri për...

Këshilla për prindërit: Mënyrat për ta ndihmuar fëmijën të ketë dashuri për leximin

Dashuria për leximin mund të jetë jashtëzakonisht e vlefshme për fëmijët. Përfitimet e leximit në kohën e lirë përfshijnë rritjen e njohurive të përgjithshme, një ndikim pozitiv në arritjet akademike, aftësinë e zgjeruar të leximit dhe shtimin e fjalorit.

Në të vërtetë, hulumtimet sugjerojnë që koha e kaluar duke lexuar për kënaqësi mund të jetë një tregues kryesor për suksesin e ardhshëm të një fëmije, madje edhe më i rëndësishëm se statusi socio-ekonomik i familjes së tyre. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë prindër janë të interesuar t’i bëjnë fëmijët e tyre të lidhen me librat.

Por disa praktika leximi të përdorura nga prindërit dhe mësuesit mund të përfundojnë duke i bërë fëmijët të lexojnë. Nga ana tjetër, ka prova bindëse se fëmijët që mund të mos duan të lexojnë për kënaqësi mund të ndikohen dhe të lëxojnë.

Isang Awah, pedagoge në Universitetin e Oxfordit hulumtoi zakonet e leximit të një grupi fëmijësh në një klub libri të moshës midis 9 dhe 12 vjeç dhe zbuloi mënyra për të joshur fëmijët të zhvillojnë një dashuri për leximin në kohën e lirë.

Lexo me zë të lartë (dhe bëje atë emocionuese)

Leximi me zë të lartë nxit dashurinë për librat tek fëmijët dhe i ndihmon fëmijët të kapen pas librave ndërsa e shoqërojnë leximin me kënaqësi.

“Studimi im e mbështet këtë. Çdo ditë, një anëtar i stafit në klubin e librit u lexonte fëmijëve me zë të lartë. Shumica e fëmijëve thanë se u pëlqente të lexonin të tjerët libër për to dhe se nëse dikush lexonte, u ngjallte interesin për librin. Një djalë në studimin tim tha që prindërit e tij rregullisht i lexonin me zë të lartë kur ishte i vogël dhe kjo e çoi në dashurinë e tij për të lexuar.” tregon lsang.

Sidoqoftë, disa fëmijë theksuan se mënyra se si lexohen librat me zë të lartë mund të ndikojë në kënaqësinë që marrin nga leximi. është e rëndësishme që leximi të bëhet në një mënyrë entuziaste që fëmijët të tërhiqen.

Siguroni qasjen në libra

Fëmijët që kanë qasje të lehtë në tekste tërheqëse lexojnë më shumë.

Megjithëse kishte disa përjashtime, fëmijët në studimin e Isang që kishin shumë materiale leximi në shtëpi dhe në shkollë lexonin më shumë gjatë kohës së lirë dhe ishin më të angazhuar në lexim sesa ato që hasnin sfida në sigurimin e një libri.

“Një vajzë e vogël tha se i pëlqenin librat komikë por nuk mund t’i gjente lehtë. Ajo besonte se do të lexonte më shumë nëse mund të merrte me lehtësi librat që i pëlqenin.”

Prindërit që mund të mos jenë në gjendje të blejnë libra për fëmijën e tyre mund ta çojnë fëmijën në një bibliotekë publike dhe ta ndihmojnë fëmijën në huazimin e librave. Një opsion tjetër mund të jetë shkarkimi i librave elektronikë të përshtatshëm, falas, që fëmijët të lexojnë.

Krijoni një hapësirë ​​për të lexuar

Është e rëndësishme të krijoni një hapësirë ​​të rehatshme dhe atmosferë të përshtatshme për leximin, si dhe të caktoni kohë për leximin.

Angazhimi i leximit i fëmijëve në studim u ndikua nga faktorë mjedisorë si zhurma, nxehtësia dhe mobiljet e parehatshme. Gjetjet tregojnë gjithashtu se fëmijët ka të ngjarë të lexojnë të lumtur dhe për një kohë më të gjatë kur janë në një mjedis leximi.

Për t’i mundësuar fëmijëve që të angazhohen plotësisht dhe të kënaqen me leximin, prindërit duhet të krijojnë një hapësirë ​​të rehatshme dhe të qetë për të lexuar. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa një kënd në një dhomë që mund të zbukurohet si hapësira për të lexuar. Kjo do të inkurajojë fëmijët të marrin një libër dhe të kalojnë ca kohë në këndin e leximit.

Lërini fëmijët të zgjedhin libra

“Në studimin tim, fëmijët e pëlqyen më shumë leximin dhe lexuan më shumë jgtaë kohës së lirë kur zgjodhën vetë se cfarë të lexonin.” tha Isang.

Kur detyroheshin të lexonin një libër të zgjedhur nga një prind ose mësues, ata jo gjithmonë e shijuan leximin dhe ndonjëherë nuk i lexuan librat. Një vajzë u ankua se zakonisht nuk i pëlqente librat që mësuesja e klasës së saj zgjidhte për leximin e kohës së lirë.

“Ndonjëherë e lexoj pa dëshirë e ndonjëherë nuk e lexoj”, tha ajo. Fëmijët e tjerë kishin ankesa të ngjashme.

Liria për të zgjedhur librat çon në një qëndrim pozitiv ndaj leximit, angazhim më të mirë me librin dhe një përvojë leximi më të këndshme.

Për më tepër, fëmijëve duhet t’u lejohet të lexojnë çfarëdo materiali që u duket interesant, qofshin komike, revista ose poezi. Bërja ndryshe mund të zvogëlojë potencialin e tyre për t’u përfshirë në lexim rekreativ.

Flisni për librat

Të bësh diskutime rreth librave është një mënyrë tjetër për të ndezur interesin e fëmijëve për të lexuar dhe për librat. Sidoqoftë, këto duhet të përqendrohen në libra që mund t’i pëlqejnë fëmijës sesa në librat që ju si të rritur i shihni tërheqës.

“Shumë nga fëmijët në studimin tim thanë që diskutimet e librit me prindërit, miqtë dhe anëtarët e stafit të klubit të librit i kishin shtyrë ata të lexojnë libra të caktuar. Disa prej tyre raportuan se u pëlqente të lexonin librat e rekomanduar nga një anëtar i stafit ose dikush tjetër.” tha Isang.

Fëmijët të cilët mund të mos jenë të interesuar të lexojnë do të kenë lëndë dhe tema me të cilat janë të entuziazmuar, siç janë sportet, filmat ose kafshët. Diskutimi i librave mbi një temë ose tema që fëmija i sheh emocionuese ka të ngjarë të ‘hap oreksin’ e tij për atë libër.

Kur fëmijët e shohin leximin si argëtues dhe të kënaqshëm, ka të ngjarë që vazhdimisht të kalojnë kohë me libra, të bëhen lexues të rregullt dhe të fitojnë përfitimet që merr nga leximi në kohë të lirë.(The Conversation, gazeta “Si”)

@tn.lajmelokale
@tetovanews