Ballina Blog Faqe 404

A K S I D E N T i rëndë në rrugën lokale Novo Sellë 2 – Bogovinë

Më datë 25.11.2020, rreth orës 8 e 30, në rrugën lokale Novo Sellë 2 – Bogovinë, makina e tipit “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet D.A. (39), ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, transmeton Tetova News.

Në këtë fatk*eqësi me dëmtime të rënda tru*pore kanë përfunduar shoqëruesit M.A. (40 vjeç) dhe një person i mi*tur, gjithashtu edhe shoferi pësoi lëndime. Që të tre u transportuan në Spitalin Klinik në Tetovë, ku iu dha ndihma mjekësore.

Hetime në vendngjarje ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë./TetovaNews

Përcillet për në banesën e fundit muezini nga Strimnica e Tetovës

“Sot më 25.11.2020 (e mërkurë), Myftiu i Tetovës bashkë me kolegët e tij, si dhe i shoqëruar nga Myftiu paraprak morën pjesë në va”rrimin e hoxhës Zulqufli ef. Kadriu – ish Muezin në Xhaminë qendrore të fsh. Strëmnicë.

Rahmetliu në këtë xhami ka shërbyer 21 vjet me radhë me vepra të mira dhe me një zemër shumë të pastërt, gjithashtu ka qenë edhe njëri ndër kontribuesit për ndërtimin e Xhamisë së Re në fsh. Strëmnicë.

E lusim Alllahun Fuqiplotë që hoxhën tonë të dashur ta shpërblejë me xhennet, për punët dhe kontributin e dhënë në Xhamiat e fsh. Strêmnicë”, thuhet në njoftimin e Myftinisë së Tetovës.

Shkencëtari amerikan: Përzieni kripë dhe sheqer para se të flini, bën mrekulli për shëndetin

Nëse provoni të përzieni kripën dhe sheqerin e më pas ta konsumoni para se të shtriheni në shtrat, ka shumë të ngjarë që kjo do ju kthehet në një zakon i përditshëm.

Konsumimi i përzierjes së kripës dhe sheqerit, sipas Matt Stone, një shkencëtar amerikan i cili ka botuar disa libra mbi të ushqyerit dhe metabolizmin, ndihmon në pagjumësinë dhe dhimbjet e kokës, forcimin e imunitetit, ngritjen e nivelit të energjisë dhe ngritjen e nivelit të serotoninës dhe elektrolite.

Kripa ashtu si sheqeri, nuk rekomandohet të konsumohet në sasi të mëdha për shkak të efekteve potencialisht të dëmshme për shëndetin, por kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë anë pozitive, veçanërisht kur bëhet fjalë për kombinimin e tyre.

Kombinimi i ëmbël dhe i kripur ndihmon në balancimin dhe funksionimin optimal, veçanërisht kur bëhet fjalë për hormonin e stresit.

Sheqeri vepron si një “bateri” për qelizat sepse glukoza përfaqëson një rrjedhë të besueshme të energjisë në mitokondri. Natriumi i kripës lejon frymëmarrjen e duhur të qelizave dhe prodhimin e energjisë. Përveç kësaj, të dy substancat janë mjete të fuqishme ushqyese për menaxhimin e stresit.

Sheqeri dërgon një sinjal për të pezulluar prodhimin e një hormoni stresi që dëmton metabolizmin tuaj dhe ju bën të zgjoheni natën. Ato janë gjithashtu të rëndësishme në ruajtjen e kushteve homeostatike, në të cilat adrenalina nuk mund të prodhohet pa kontroll.

Haradinaj rrëfen përballjet me Millosheviçin në Hagë: Më foli i pari, ishte i lodhur, ja çfarë i thashë

Dy herë në Hagë, dy herë i pafajshëm. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Ballkan” në “ABC” të gazetares Linda Karadaku rrëfeu mbrëmjen e sotme përballjen me Sllobodan Millosheviçin në burg në Hagë. Haradinaj tregoi përballjet që ka pasur me kasapin e Ballkanit dhe shkëmbimet e “thumbave” mes tyre. Për çfarë e pyeti dhe cila ishte përgjigja e njërit prej komandantëve të luftës së UÇK-së.

“E kam parë disa herë, kemi qenë në kate të ndryshme, unë kam qenë në katin e tretë, ai në katin e parë për shkak të moshës dhe afërsisë me sallat e punës për avokatët, por zakonisht kur kemi pasur vizita apo takime me avokatë, kemi shfrytëzuar të njëjtat hapësira të përbashkëta.

Kemi folur dy tre herë. Herën e parë nuk e njoha, e kemi parë në televizor, kostum, aty e kishte lëshuar fort, kishte rënë për tokë, kishte tuta, një jelek si të peshkatarëve me shumë xhepa, mbi ato tutat dhe më foli në anglisht. Një anglishte të lodhur, më tha a je filani? Unë nuk e dita me kë po flas dhe u ndala po e shihja, dhe tha, unë jam Milloshevici, po ishte një distancë ashtu.

Tha, si po të duket këtu? Pyetja e parë që ma bëri dhe ky ishte një farë cinizmi, që shyqyr që erdhe ti, i thashë, nuk e di, ju jeni më gjatë…., si po kalon? Kuptohet, aty kishte edhe gardian, dhe personel, dhe më tha e merr vesh vetë. Dy tre raste kam pasur. Më tha si është puna atje poshtë, i thashë ku poshtë? Në Kosovë, i thashë jo mirë. Tha pse?

I thashë kemi problem me europianët, ata duan të na bëjnë shtet, por multietnik, por edhe amerikanët, shumë probleme, tha pse? I thash po dojn me na e bërë ushtrinë si të vetën, edhe kjo nuk i pëlqeu fare, kjo ka qenë hera e fundit që kemi komunikuar. Aty kanë qenë të gjithë, Shesheli, etj. Disa prej tyre kanë pasur mënyra me shpjeguar historinë e popullit të vet” tha Haradinaj. Ndërkohë që tashmë me drejtësinë në Hagë po përballen shokët e luftës së Haradinajt, kupola e UÇK-së, nga Hashim Thaçi, te Veseli, Selimi dhe Krasniqi./ db/Abcnews.al

U “kap me presh në dorë”, vihet pas hekurave një 30-vjeçar nga Kërçova

Uniformat blu kanë arre*tuar sot pasdite personin me inicialet F.I.(30 vjeç).
Nga MPB njoftojnë se pas marrjes së informatave paraprake, në Rrugën e Prilepit në Kërçovë u ndalua një motoçikletë e drejtuar nga 30-vjeçari, tek i cili u gjetën 38 pako me her*oinë dhe tri paketime me mari*juanë, të destinuara për shitje.
Kundër F.I. do të ngritet kall*ëzim adekuat nga organet kompetente.

Vihet pas hekurave hoxha i Drenasit, Osman Musliu

Për shkak të një konf*likti fiz*ik, Hoxhë Osman Musliu, të martën është arr*estuar nga uniformat blu të Kosovës.

Sipas tyre, ai ishte konfr*ontuar me një hoxhë tjetër në Bashkësinë Islame të Kosovës, dega në Drenas.

“Me datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përl*eshje të ndodhur brenda një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” – në Drenas. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e het*imit se një fjal*osje në mes të dy të dysh*uarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç, ka përfunduar ne përle*shje fiz*ike mes tyre”, ka bërë të ditur Policia.

Tutje kanë thënë se të njëjtëve i është shqiptuar masa e parabu*rgimit për 48 orësh.

“Pasi që policia ka kryer veprimet fillestare heti*more përfshire këtu edhe pjesën e intervistimit, me rekomandimin e prok*urorit të shtetit të dy të dysh*uarve u ka shqiptuar masën e arr*estit policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më pas në përputhje me udhëzimet vijuese të prok*urorisë”, thuhet tutje.

LAJMI I FUNDIT: Ndahet nga jeta Maradona

Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta ditën e sotme. Një ditë e trishtë për të gjithë botën e sportit që ka humbur një legjendë të futbollit i cili la gjurmë në historinë e sportit më të ndjekur në botë.

Maradona pak kohë më parë ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja.

Snapchat jep 1 milion dollarë në ditë për videot më të shikuara

Aplikacioni i mesazheve Snapchat po ofron një shifër prej 1 milion dollarësh për përdoruesit e saj çdo ditë ndërsa përpiqet të konkurrojë me TikTok në video virale.
Karakteristika e saj e re Spotlight do të përdorë një algoritëm për të rekomanduar postimet “më tërheqëse” për të parë, bazuar në atë që një përdorues është i interesuar.

Snapchat thotë se funksioni do të përfshijë njerëz me “llogari private, personale” si dhe yjet e saj më të mëdhenj. Pagesa prej 1 milion dollarë në ditë do të zgjasë të paktën deri në fund të vitit. Por nëse është e suksesshme, ajo mund të vazhdojë potencialisht në 2021, tha kompania.

Videot duhet të dorëzohen në skemë për t’u kualifikuar për fitimet. Se sa bën një video për pronarin e saj varet nga një formulë e komplikuar por përfshin sa shikime ka videoja. Megjithatë, Snapchat nuk ka thënë se në sa njerëz do të ndahen 1 milion dollarë në ditë, ose cilat mund të jenë fitimet maksimale individuale.

Përdoruesit duhet të jenë 16 vjeç e lart për t’u paguar, dhe t’u binden një mori rregullash rreth të drejtës së kopjimit, sponsorizimit, drogës dhe alkoolit, ndër të tjera.

Kompania thotë se do të moderojë postimet për shkelje dhe për këdo që përpiqet të mashtrojë algoritmin. “Ne monitorojmë në mënyrë aktive për mashtrim, për të siguruar që ne të japim llogari vetëm për angazhimin autentik me Snaps,” paralajmëroi ai.

Sistemi i pagesave pasqyron tregun konkurrues për hitet e fundit virale, sipas Ben Wood, një analist në CCS Insight. “Snapchat jeton dhe vdes nga sa të angazhuar janë përdoruesit me përmbajtjen e tij,” shpjegoi ai.

“Shfaqja e përmbajtjes virale dhe shpërblimi i krijuesve që konceptuan se kjo përmbajtje është një mënyrë e arsyeshme për të mbështetur biznesin e saj, veçanërisht në dritën e kërcënimit në rritje nga TikTok dhe të tjerët.”

Snapchat u shqua për mesazhet e tij 24-orëshe që zhdukeshin gati një dekadë më parë. Ideja është bashkë-zgjedhur nga konkurrentë të tillë si Instagram Stories dhe, së fundmi, Flota e Twitter.

Në të njëjtën kohë, TikTok është shfaqur si një platformë e preferuar për përmbajtjen origjinale virale, e nxitur pjesërisht nga fokusi i tij në shtimin e muzikës në postime.

Përkundër tregut konkurrues për vëmendjen e përdoruesve, Snapchat kohët e fundit njoftoi se numrat e përdoruesve të saj ditorë ishin rritur në pothuajse 250 milion gjatë pandemisë.

Ndërpritet “dasma” në një fshat të Gostivarit, vihet pas hekurave pronari i restorantit

Pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (25 nëntor), rreth orës 16 kanë arre*stuar personin me inicialet AD (30) nga Negotina e Gostivarit, sepse në restorantin e tij në Negotinë ishte organizuar një aheng familjar, ku merrmin pjesë 25 persona.

Ai do të mbahet i ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përballet me aku*zën për veprën pen*ale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, në përputhje me nenin 206 të Ko*dit Pen*al.

Festa familjare u ndërpre dhe restoranti u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, transmeton Tetova News.

U vihet dryni dy lokaleve në Tetovë dhe Gostivar, punuan edhe pas orës 21

Pasi inspektorët morën kompetenca për të mbyllur objekte hotelierike dhe gastronomike, këta të fundit kanë shtuar shkallën e respektimit të masave dhe protokolleve shëndetësore. Kjo është konstatuar nga këshilli i inspektoriateve, drejtoresha e së cilës sot njoftoi për ulje drastike të numrit të shkeljeve që janë konstatuar, përkundër rritjes së numrit të kontrolleve që janë realizuar. Magdalena Filipovska Grashkoska, tha se pas gati 1 muaji që nga miratimi i ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, nga ana e inspektorëve nga 6 shërbime të inspektoriatit janë kryer 10.274 kontrolle dhe 5149 mbikqyrje. Në përputhje me ligjin për mbrojtjen e popullatës, në muajin nëntor inspektorët kanë shqiptuar vetëm 8 denoncime për shkelje 16 autorizime për pagesë dhe 30 vendime, shifra këto që janë më të ulta në krahasim me muajin paraprak.

“Krahasuar me muajin paraprak vërehet rënie e numrit të shkeljeve të protokolleve të Kovidit që dalin nga ligji. Për krahasim, gjatë muajit tetor kur inspektorët nuk kanë pasur autorizim të mbyllin veprimtari për mosrespektim të protokolleve, nga gjithsej 6.963 mbikëqyrje 6123 kontrolleve janë shqioptuar 37 padi penale ndaj objekteve hotelierike që nuk kanë respektuar protokollet, ndërsa në muajin nëntor pas miratimit të ndryshimeve, parregullsi janë konstatuar vetëm tek 5 objekte hotelierike. Edhe përkundër rritjes së numrit të kontrolleve në muajin nëntor, janë konstatuar shumë më pak shkelje të protokolleve që konfirmon se rritja e kompetencave të inspektorateve po jep rezultatin e vetë në respektimin e protokolleve”

Vetëm gjatë javës së kaluar, Inspektorati i tregut ka realizuar 3463 kontrolle dhe 553 mbikëqyrje lidhur me ligjet materiale dhe protokollet shëndetësore për punën e objekteve hotelierike. Gjatë këtyre kontrolleve janë ngritur 27 padi për shkelje, prej të cilave 2 padi për shkelje janë shqiptuar ndaj objekteve hotelierike, një në Tetovë dhe një një Gostivar. Këto objekte nuk kanë respektuar protokollet dhe kanë punuar pas orës 21:00, për çka u është shqiptuar ndalesë për punë dhe gjobë adekuate./Alsat-M/

Një komunë në Maqedoni pritet të futet në karantinë

Lidhur me kërkesën e kryetarit të Prilepit për vendosjen e karantinës në këtë qytet, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot tha se në Prilep situata është alarmante dhe të premten Komisioni për sëmundje infektuese do ta shqyrtojë këtë si problem.

“Duhet që atje të dalin hapat vijues, mënyrat, masat dhe çfarë do të ndërmerret në Prilep që të zvogëlohet përqindja e të infektuarve me Kovid-19”, shtoi Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp të Qeverisë.

Градоначалникот на Општина Прилеп, Јованоски бара карантин за градот поради состојбата со ковид-19

Секојдневниот број на новозаболени и просечно по тројца починати заболени од ковид-19 за градоначалникот на Прилеп, Илија Јованоски е причината што тој бара од централниот Кризен штаб да прогласи карантин во градот.

„Сметам дека карантин е неопходен за Прилеп. Состојбата е загрижувачка и не смееме да дозволиме да излезе надвор од контрола. Само вчера починаа шест граѓани, а просечно има по тројца починати. Ова е време кога треба сите да помогнеме. Затоа не само што две недели работниот ден го почнувам на инфективното одделение со цел од технички, организациски и медицински аспект да им помогнам на колегите, туку упатив апел и до сите матични лекари, медицински сестри, целиот персонал да одвојат дел од слободното време и да се вклучат во борбата со ковид-19 за да ја надминеме што поскоро оваа состојба,“ вели градоначалникот Јованоски.

Тој смета дека пикот ќе се достигне на крајот на овој месец, и дека потоа ќе се намали притисокот што сега се чувствува во општата болница, барем за одреден период.

„Има место за сите пациенти засега, на располагање се 100 болнички кревети. Освен во инфективното одделение, каде остануваат најургентните случаи, пациентите се хоспитализираат во очно, одделението за уво, нос и грло, во еден тракт од интерно одделение, неодамна и во гинеколошкото, а терапија пациентите примаат и во одделот за физикална терапија, што исто така е ставен на располагање на потребите на пациентите со ковид-19,“ додава Јованоски.

Градоначалникот на Прилеп, по утринската волонтерска работа во прилепската болница, работниот ден го продолжува во Општина Прилеп. Но, во вечерните часови од 19 до 22 часот, тој е повторно со пациентите во инфективното одделение. Помага секаде каде што е потребно.

„Така ќе биде сè дотогаш додека ситуацијата налага таква потреба,“ децинден е Јованоски кој што впрочем од почеток на пандемијата менаџира со општинскиот кризен штаб.

Me dy P L U M B A në valixhe në Aeroportin e Shkupit, tetovari do të përballet me P A D I N Ë nga SPB-Shkup

SPB – Shkup ka ngritur pa*di pe*nale kundër personit me inicialet P.E. nga Nerashti i Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër pen*ale “prodhim, mbajtje dhe tregtim i pali*gjshëm i ar*mëve ose eks*plozivëve”.

Më 07.08.2020 në kalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, gjatë kontrollit te personi i raportuar, në bagazh iu gjetën dy plu*mba të kali*brit 7.62 × 25 mm.

FOTO: Infermierja tregon se si dukej para pandemisë dhe si duket tani

Infermierja i la të gjithë pa fjalë, ajo ndau foto që tregonin se si dukej më parë dhe si duket pas fillimit të pandemisë.

Ketrin Ajvi, një infermiere amerikane që punon në njësinë e kujdesit intensiv, shpërndau në Twitter fotot e saj se si dukej para pandemisë dhe si duket tani. Sipas saj, ajo filloi karrierën e saj pak para pandemisë, transmeton Tetova News.

“Unë e dua punën time, e dua atë që bëj. Nuk e prisja ta filloja karrierën time në një pandemi jashtëzakonisht të politizuar, por jeta, si pandemia, është e shpejtë dhe e paparashikueshme. Në këtë pikë nuk do të bëja asgjë tjetër përveç punës sime. “Jam e nderuar që kujdesem për pacientët dhe jam mirënjohëse për këtë mundësi.”

Ajo gjithashtu thekson se gjëja që e shkatë*rron më së shumti është kur sheh njerëz që ndërrojnë jetë, vde*kja e të cilëve mund të ishte parandaluar.

Hajdutët ua mësyjnë kazinove në Tetovë

Herët në mëngjes, rreth orës 6:50 të mëngjesit, policia e Tetovës njoftoi se ishin gra*bitur para nga një kazino në Tetovë. Një pikë bastesh sportive u grabit në Tearcë të dielën.

– Është raportuar se një person me anë të kërc*ënimit me një send të mpre*htë ka marrë para nga një kazino në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit, njofton policia e Tetovës.

Të dielën, në ora 22.30, u raportua se dy persona, me anë kërcë*nimit me ar*më, morën para nga një pikë bastesh sportive në Tearcë të Tetovës.

Një 39-vjeçar nga Morana e Shkupit raportoi gra*bitje, përkatësisht marrje të parave nga dy persona me ar*më dje rreth orës 20:30 në aksin rrugor Bogovinë – Zherovjan.

Lokali punonte pas orës 23, merren masa kundër pronarit nga Reçica e Tetovës

Kallëzim penal është ngritur kundër pronarit të një objekti hotelierik i cili ka punuar pas orës 23, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për kufizim të orarit të punës.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se është ngritur kall*ëzim pe*nal kundër Sh.A. (48)  nga Reçica e Tetovës për shkak të dysh*imit se ai ka kryer veprën pen*ale “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Pjesëtarët e uniformave blu gjatë kontrollit në objekt, mbrëmë rreth 30 minuta pasmesnate, gjetën shtatë mysafirë në objekt të cilët ishin shërbyer me pije.

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë gjithashtu u informuan për situatën e konstatuar.

Ja sa kushton shërimi nga Kovid-19 në spitalet private në Maqedoni, arrihet marrëveshje e re?

Fondi Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë dhe Spitalet private kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës qeveria obligohet që Spitaleve private t’ju paguaj nga 6 mijë denarë në dit për kurim të pacientëve me virusin korona.

Kjo është marrëveshja që kanë arritur Fondi Shëndetësor me pronaret e dy spitaleve private ne vend.

Objekti i vjetër i spitalit “Mala Bogorodica” do të jetë gati që nga e hëna të pranoj deri në 100 pacientë në 50 dhomat spitalore. Drejtuesit e Spitalit “Axhibadem Sistina” theksuan për Alsat-M se Fondi do tu paguaj nga 6 mijë denarë në ditë për një mjekim bazik anti-kovid.

Kurse, tarifa private e këtij spitali tek godina e re do tu kushtonte nga 500 euro në ditë për trajtimin e njëjtë.

Tetova mbrëmë qyteti më i ndotur në botë (TABELA)

Tetova, por edhe qytete tjera në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë ti prijnë listave të vendeve me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit.

Ndërsa mbrëmë qyteti i Tetovës ishte ndër qytetet më të ndotura në botë dhe se këtë e bëri të ditur ueb faqja e njohur Numbeo.com, për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nëpër botë, duke u bazuar në të dhënat e stacioneve matëse, përcjell INA.

Menjëherë pas Tetovës radhiteshin Kabuli, Katmandu, Faridabad, Gazijabad dhe të tjerë.

Statistikat e Numbeo.com mbrëmë janë shpërndarë edhe nga shumë qytetarë dhe personalitete publike në Tetovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre. (INA)

I N C I D E N T në Preshevë, një person humb jetën (FOTO)

Një incid*ent i dhu*nshëm ka ndodhur mbrëmë në Preshevë, ku një person ka ndërruar jetë.

Inci*denti ka ndodhur rreth orës 19:30 në afërsi të tregut të vjetër në Preshevë, ku si pasojë e një përl*eshjeje fiz*ike një person ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Abdurrahman Shefirin i njohur si Meni Presheva, i cili nga lënd*imet e rënda nuk i ka mbijetuar pla*gëve, përcjell INA.

Deri tani nuk dihen motivet e këtij inc*identi të rëndë, që ka shqet*ësuar banorët e Preshevës. (INA)

Ky është personi që ka humbur jetën në përl*eshjen e mbrëmjes së sontme në Preshevë, i njohur si Meni.

Konsumoni në mëngjes një nga këto 6 pije të shëndetshme për zorrët dhe tretjen tuaj

Ajo që pini në mëngjes është thelbësore për shëndetin tuaj të brendshëm. Shëndeti i dobët i zorrëve mund t’ju bëjë të prekshëm nga infeksionet, ankthi dhe inflamacionet. Falë disa pijeve të shëndetshme, ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj të zorrëve. Konsumimi i këtyre pijeve të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e inflamacionit dhe të vendosni aderimin në problemet e tretjes.

Lëngu nga bari i grurit në stomak bosh në mëngjes mund të bëjë mrekulli për shëndetin tuaj të tretjes. Ai përmban enzima, të cilat ndihmojnë trupin për të tretur ushqimin dhe për të thithur lëndët ushqyese. Mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e gazrave, fryrjeve të stomakut, shqetësimit në bark, kapsllëkut, sindromës së zorrëve të irrituara dhe problemeve të tjera të tretjes.

I mbushur me veti përmirësuese të tretjes, çaji i koprës ndihmon në relaksimin e muskujve dhe stimulimin e rrjedhës së tëmthit. Farat e koprës përmbajnë gjithashtu fibra të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zorrës së trashë. Ai gjithashtu inkurajon qarkullimin e gjakut në traktin tretës, duke përmirësuar shëndetin e zorrëve. Pra, është një ide e mirë të filloni ditën tuaj me një filxhan çaj kopër në mëngjes.

Limoni përmban lëndë ushqyese si vitamina C dhe fibra që mbështesin shëndetin e zorrëve. Si një antioksidant i fuqishëm, vitamina C mbron zorrën nga radikalet e lira dhe zvogëlon inflamacionin. Ndihmon gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen tuaj nga infeksionet. Uji me limon është pija që ju bwn të ndiheni të freskët në mëngjes.

Uji i nxehtë i konsumuar në fillim të ditës do të ndihmojë në zgjerimin e enëve të gjakut në zorrë, gjë që ndihmon në tretjen e ushqimit. Besohet gjithashtu se pirja e ujit të nxehtë në mëngjes ndihmon në rritjen e funksioneve të mëlçisë dhe veshkave.

Karakteristikat laksative të pranishme në aloe vera ndihmojnë në qetësimin e problemeve të tretjes dhe zvogëlojnë shqetësimet e shkaktuara nga sindroma e zorrës së irrituar. Fillimi i ditës tuaj me këtë pije mund të kontribuojë në shëndetin e zorrëve. /tvklan.al

Arkeologët zbulojnë shtëpinë e Krishtit?

Një studiues britanik pretendon se gërmimet në Nazareth të Izraelit kanë nxjerrë gërmadhat e shtëpisë ku u lind Jezu Krishti. Ken Dark, profesor tek universiteti Reading i studioi këto rrënoja prej 14 vjetësh.

Gurët dhe modelimi i llaçit ishin ndërtuar me shumë kujdes dhe nga dikush që kishte talent, si Josefi, babai i Krishtit, shprehet arkeologu.

Fillimisht këto rrënoja u zbuluan në vitet 1880, më pas u vëzhguan nga murgeshat në vitin 1930, por pa dalë në rezultate konkrete. Rreth viteve 1936 deri në 1964, një prift jezuit i ndërmori përsipër këto studime, por nuk u vu re nga studiuesit, derisa në vitin 2006 kjo u mor përsipër nga britaniku.

Sipas analizave të gurëve dhe vendit, mendohet se datojnë që prej shekullit të parë gjë që përforcon idenë se mund të ketë qenë vërtetë shtëpia ku u lind Krishti. Çfarë dimë nga Bibla është se babai i Krishtit, Josefi ishte zejtar dhe se banesa e gjendur kishte një oborr, një depo dhe tarracë.

“Pesë vjet kërkime intensive dhe ne nxorëm gërmadhat e një shtëpie të shekullit të parë dhe të disa kishave të shekujve 4-5, duke hedhur dritë mbi to. Prandaj do të ishte me shumë vend të thuhej se kjo mund të jetë shtëpia ku u lind Jezu Krishti për shkak të punimeve. Kushdo që e ka ndërtuar ka pasur shumë dorë për këtë zanat dhe ka përdorur gurët e vendit. Dyshemeja ka strukturë të krijuar me shkumës të ngjeshur dhe në të kishte gjurmë enësh qeramike dhe gur gëlqeror”, vijon Dark.

Zbulimet ishin mjaft interesante, por ka ende punë për kërkime dhe analiza të mëtejshme./tvklan.al