Ballina Kronika Ndërpritet “dasma” në një fshat të Gostivarit, vihet pas hekurave pronari i...

Ndërpritet “dasma” në një fshat të Gostivarit, vihet pas hekurave pronari i restorantit

Pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (25 nëntor), rreth orës 16 kanë arre*stuar personin me inicialet AD (30) nga Negotina e Gostivarit, sepse në restorantin e tij në Negotinë ishte organizuar një aheng familjar, ku merrmin pjesë 25 persona.

Ai do të mbahet i ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të përballet me aku*zën për veprën pen*ale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, në përputhje me nenin 206 të Ko*dit Pen*al.

Festa familjare u ndërpre dhe restoranti u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews