Ballina Aktualitet Tetova mbrëmë qyteti më i ndotur në botë (TABELA)

Tetova mbrëmë qyteti më i ndotur në botë (TABELA)

Tetova, por edhe qytete tjera në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë ti prijnë listave të vendeve me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit.

Ndërsa mbrëmë qyteti i Tetovës ishte ndër qytetet më të ndotura në botë dhe se këtë e bëri të ditur ueb faqja e njohur Numbeo.com, për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nëpër botë, duke u bazuar në të dhënat e stacioneve matëse, përcjell INA.

Menjëherë pas Tetovës radhiteshin Kabuli, Katmandu, Faridabad, Gazijabad dhe të tjerë.

Statistikat e Numbeo.com mbrëmë janë shpërndarë edhe nga shumë qytetarë dhe personalitete publike në Tetovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews