Ballina Blog Faqe 565

Tetova nën drejtimin e Teuta Arifit, 7 vjet letargji

Albi Qamili

Teuta Arifi, shtatë vite menaxhim me Komunën e Tetovës dhe të mos arrish të realizosh platformën politike, është tmerruese kur e dëgjon këtë për një qytet siç është Tetova.

Cilat ishin premtimet e kryekomunares Teuta Arifi gjatë fushatës në zgjedhjet lokale! Platforma e Arifit teoritikisht ishte ideale, por sa kjo platformë u realizua në mandatin e parë të saj? Asgjë! Përveç kësaj, platforma nuk realizohet dot as në mandatin e dytë të saj.

Tetova është i vetmi qytet në vend që vazhdon të përballet me mungesën e ujit, kaos të trafikut/mungesë të transportit publik, infrastrukturë të denjë, parkingje. Tetova vazhdon të mbetet poashtu si qyteti me numër rekord të deponive të egra. Mbeturinat në pjesën e poshtme në Tetovë rreth lumit Shkumbin mbeten aty me vite. Tetova akoma me rrjet të vjetruar të ujësjellësit. Në shumë lagje të Tetovës apo në rrugë kryesore ka shumë defekte në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës dhe tashmë këto defekte janë shpeshtuar dukshëm si pasojë e temperaturave të ulëta.

Një ndër shtyllat e programit politik të Arifit ishte edhe Rinia, sporti dhe rekreimi. Të rinjtë në Komunën e Tetovës nuk përkrahen në ëndrrat e tyre. Në programin e saj politik tha se Qyteti i Tetovës është pa asnjë qendër rekreativo-sportive për të rinjtë dhe qytetarët. PO! është e vërtetë dhe akoma Parku për fëmijë në Reçicë të Vogël nuk është realizuar, ashtu siç premtoi se do ta bënte. Parku i bletëve afër lumit Shkumbin vazhdon të mbetet i parregulluar dhe vetëm me disa shtigje për ecje. Zona peshkimi? Nuk dihet se në Tetovë ka ndonjë zonë peshkimi që e ka inicuar Teuta Arifi. Është e pamundur të mendosh se qyteti vuan për shtigje për biçikleta dhe kjo krejt falë mos përmbushjes së premtimit të kryetares aktuale.

Për disa vite rradhazi të qeverisjes lokale, qytetarët kanë dhënë shumë afate kohore për mundësimin e një jete më të mirë, mirëpo në asnjërin prej këtyre afateve nuk u arrit një gjë e tillë, e në veçanti nga qeverisja aktuale lokale. Gjatë fushatës, Arifi foli edhe për qytetarinë aktive, por kjo ishte thjeshtë një angazhim utopik.

(VIDEO) VMRO akuzon kreun e kundërzbulimit për nepotizëm, përgjigjet presidenca

Partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, akuzon drejtorin e Agjencisë për kundërzbulim, Erold Musliun se po zbaton eliminime politike ndaj gjithë kuadrit operativ. Zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski, tha se sipas informatave që kanë, në vendin e ndihmësit të tij ka emëruar një person që deri tani ka qenë i angazhuar si hulumtues projekti në organizatën joqeveritare ‘Neksus’. Ai pyeti presidentin e vendit, Stevo Pendarovskin nëse kryetare e kësaj organizate është bashkëshortja e Musliut dhe nëse ‘Neksus’ gjendet në adresën e Musliut që është formuar para dy viteve. Ai i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të kontrollojë këtë rast për shkak se përbën konflikt interesash.

Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE

“Kjo organizata joqeveritare, sipas të dhënave publike, gjatë periudhës së kaluar ka marrë pjesë në gara për projekte për parandalim nga radikalizmi dhe deradikalizmi i terroristëve dhe radikalëve fetarë. Aktivitet projektuese të kësaj OJQ i ka zbatuar Vasko Shutarov, ish këshilltar për terrorizëm, i cili tani është avancuar në nivelim më të lartë si falënderim nga Musliu”.

Ndërkaq, akuzave të tilla i është përgjigjur kabineti presidencial. Edhe nga ky kabinet, i kanë bërë thirrje Antikorrupsionit të merret me këtë rast dhe të kontrolloj nëse bëhet fjalë për konflikt interesash.

Kabineti presidencial

“Lidhur me konferencën për shtyp të partisë politike VMRO-DPMNE në të cilën ceket konflikti i interesit nga ana e drejtorit të Agjencisë për kundërzbulim, Erolld Musliu lidhur me zgjidhjet kadrovike në Agjncinë e Kundërzbulimit -Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën thirrje Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit që të njejtat t’i kontrollojë menjëherë”.

Nga kabineti presidencial po ashtu, kanë bërë thirrje për përgjegjësi politike nga publikimi i informatave eventualisht të pakontrolluara dhe spekulative të cilat mund ta prishin imazhin e shërbimeve të sigurisë së vendit, posaçërisht në periudhë kur vendet aleate nga NATO-ja po e zbatojnë procedurën për ratifikim të Protokollit për anëtarësim.

Teuta Buçi /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=cDd2yHGJjrI

Temperaturat tropikale mbushin plazhet e Ohrit dhe Strugës (VIDEO)

Moti i nxehtë dhe temperaturat e larta i mbushën plazhet në Ohër dhe Strugë. Turistët dhe qytetarët freskim kërkojnë në ujërat e liqenit ku temperatura e ujit për momentin është 22 gradë. Ndonëse rekomandimet janë të mos dilet në diell nga ora 11 deri më 17 për shkak të rrezeve të larta ultravjollcë, shumë prej njerëzve nuk i përfillin ato dhe tërë ditën e kalojnë në plazh.

Koha është shumë e mirë. Këtyre ditëve thanë se do ketë valë të nxehtë dhe ne këtu në Liqenin e Ohrit freskohemi. Uji është shumë i mirë”.

Sot dita e treta që jemi në Ohër. Ia kalojmë shumë mirë, qyteti na pëlqen shumë, ndërsa Liqeni është çudia e shtatë botërore. U lamë dhe uji është i ngrohtë”.

Po freskohemi. Ohri vërtetë është qytet i bukur dhe i këndshëm. Mysafirë vijnë nga gjithkund për dallim nga më herët kur ishte E bukura e harruar. Uji është pak më i ftohtë por freskon”. – theksuan pushuesit e intervistuar për Alsat

Edhe në Strugë turistët kërkojnë një vend më tepër në plazhet përreth.

Hotelierët shpresojnë për një verë të begatshëm.

Vizitë më e madhe e Strugës pritet me ardhjen e mërgimtarëve, por kulmi i sezonit pritet pas 15 korrikut. – theksoi Vait Rakipi, hotelier

VIDEO: Vjedhje spektakolare, zgjat vetëm 30 sekonda

Një grup prej 10 personash hyri me shpejtësi në një dyqan veshjesh dhe në më pak se gjysmë minute mori mallra me vlerë rreth 30 mijë dollarë.

Bluza, xhupa dhe çanta ishin sendet që grabitësit rrëmbyen pa bërë asnjë përzgjedhje.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Pleasant Prairie, në Winsconsi.

Policia ka publikuar videon e grabitjes, me shpresën për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.

Mustafa Nano: Elvisi, si shumë imamë të tjerë këtyre anëve, bie në sy për mendjen e vet të thjeshtë

Mustafa Nano

Elvis Naçi, imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, jeton me idenë se është një njeri shumë i rëndësishëm. Dhe ai nuk e beson se ka njerëz që nuk e njohin, siç isha unë deri në momentin që e takova për herë të parë në studion e programit “Opinion” para nja dy vjetësh. Nuk i besohej që nuk e njihja. “Unë kam dalë shpesh në TV”, më tha, dhe as që i shkonte në mendje se ka njerëz, mes të cilëve jam edhe unë, që shohin shumë pak TV. “Çfarë hipokriti që është”, duhet të ketë menduar për mua.

Që është i rëndësishëm, këtë nuk e luan as topi. Kjo është marrë vesh, tanimë. Por unë bëra edhe një testim të fundit. Hyra në “YouTube” dhe bëra një kërkim me emrin e tij. Gjëja më e freskët që ishte hedhur ishte një video me titullin “Hutbe/kush është njeriu më i mirë?” Dhe click-ova në atë video. M’u shfaq Elvisi, i veshur allafrënga, me këmishë të bardhë, me një kollare të kuqe si të Donald Trump-it e me një mjekër të lehtë, si të Jordi Alba-s. Sikur të mos e dish kush është mund ta marrësh për një talent scout, a një gigolo, a një futbollist tjetër të Barcelonës. Dhe sigurisht do të kapesh në befasi kur ai të fillojë të recitojë në arabisht: Al-hamdu Lillaahi nahmaduhu wa nasta’eenahu wa nastaghfiruhu, wa na’oodhu billaahi min shuroori anfusinaa wa min sayi’aati a’maalinaa. Mirëpo, nuk ka asnjë arsye për t’u çuditur. Ai është imam. Një imam popullor. Është më popullori në Shqipëri. Madje, edhe në trojet shqiptare. Videot e tij në “YouTube” ndiqen nga qindra mijëra vetë. Në “Facebook” ka rreth 700 mijë ndjekës. Politikanët apo njerëzit e showbiz-it duhet ta kenë zili famën e tij.

Ai është kundër islamikëve fanatikë e radikalë. Kështu thonë. Kështu thotë edhe ai vetë. Mirëpo duhet të biem dakord se çfarë është një islamik fanatik e radikal. Në një video që gjendet po në “YouTube” (ishte hera e parë që u vura të ndjek një hutbe në “YouTube”: dhe e fundit sigurisht), duke folur për Musanë, Isanë, Muhametin, e pejgamberë të tjerë, ai e ndal papritur ligjërimin e tij, ngaqë duket sikur e kap një dhembje. Por merret vesh shpejt se nuk bëhet fjalë për ndonjë shqetësim shëndetësor. Ai thjesht mbërthehet nga një si përdëllim i madh. Këmbët me sa duket nuk i mbajnë. Zë vend në ndenjëse, mbështetet mbi tryezë, ul kryet, dhe ia kris të qarit. Ju ftoj që shprehjen “ia kris të qarit” ta merrni për këtë që është: “ia kris të qarit”. Është besimtar fanatik e ekstremist një njeri i tillë? Sigurisht. Madje, i rrezikshëm. Unë do të kisha frikë të flija në një dhomë me një njeri që qan krejt papritur, teksa është duke folur për pejgamberët. Mirëpo, ky nuk është rasti i Elvis Naçit. Futuni dhe shiheni këtë skenë që është, përveç të tjerash, edhe argëtuese (https://www.youtube.com/watch?v=rJIEzqRWCpA), dhe do të më jepni të drejtë.

Elvis Naçi meriton notën katër si imam e notën dhjetë si aktor. Jim Carrey nuk do t’i derdhte dot ato lot ashtu, pa ndihmën e ndonjë solucioni lakrimogjen.

Shkurt, nuk duhet t’u japim rëndësi këtyre lotëve. Elvisi është duke bërë aty një lojë politike. Atij i duhet vëmendja e publikut. Sepse do të shtojë numrin e anëtarëve të grigjës së vet, ta konsolidojë këtë grigjë, ta bëjë kompakte. Të gjithë imamët e botës këtë gjë bëjnë. Për këtë paguhen (nëse nuk kanë qëllime të tjera pastërtisht politike, d.m.th. nëse nuk i shohin besimtarët si militantë politikë në funksion të ambicieve të tyre për pushtet e ndikim në shoqëri).

Por ne duhet t’i gëzohemi faktit që Elvis Naçi nuk është islamik radikal. Retorikën nuk e ka të tillë. Nuk është dëgjuar në asnjë rast, ç’është e vërteta, të përcjellë mesazhe ekstremiste, që në botën shqiptare do të kishin një funksion përçarës, për rrjedhojë antikombëtar. Edhe Allahut, që është emri me të cilin thirret në Kuran “krijuesi i madh, i gjithëdijshëm e i gjithëfuqishëm”, ai i drejtohet në stilin “shqiptar”, Zot. Dhe bën çmos të mbajë gjallë, a të rikuperojë, Islamin tonë të traditës, i cili ka qenë atdhetar, laik (në kuptimin që pajtohet me faktin se shteti ka punën e vet dhe feja ka të vetën), e properëndimor. Unë jam i sigurt se asnjë nga besimtarët që dëgjojnë predikimet e Elvis Naçit nuk bëhet ekstremist apo antishqiptar. Me fjalë të tjera, jam i prirur të besoj se askush nuk bëhet ekstremist e antishqiptar për shkak të Elvisit. Dhe për këtë atij i duhet hequr kapela. Sidomos në këto kohë kur në Shqipëri, a në viset e tjera shqiptare, gëlojnë lloj-lloj imamësh, për të cilët interesi e identiteti kombëtar janë një çikërrimë pa rëndësi përballë besimit në Zot. Për disa syresh, “çaprashitjet për atdheun” vetëm e bëjnë pis besimin në Zot.

Por Elvisi, si shumë imamë të tjerë këtyre anëve, bie në sy për mendjen e vet të thjeshtë. Nuk e them këtë me ligësi. Jo, nuk kam as ngasjen më të vogël për t’u treguar i lig me të. Jo për gjë, por ai më duket edhe njeri i mirë. Dhe kur flas për mendje të thjeshtë nuk kam parasysh se ai nuk ka kulturë europiane, d.m.th. që nuk ka lexuar Homerin, Danten apo Kadarenë, nuk ka dëgjuar Bet’hovenin, nuk di të shijojë Picasso-n e Chagall-in, nuk pëlqen Dua Lipën etj. Jo, me këtë kam parasysh se ai nuk mund ta kalojë një test mesatar të inteligjencës.

Fjalët e frazat e tij janë elementare. Mendimin e ka gjithashtu elementar. Fjalët shqipe që ai shtie në punë gjatë ligjërimeve të veta nuk e kalojnë numrin një mijë. Kush ka nerva e nge për ta ndjekur në hutbetë e tij në “YouTube”, do të shohë tek ai një njeri që përsërit pa u lodhur shprehje që ai i ka përdorur dje apo që do t’i përdorë nesër. Duket sikur dikush i ka dhënë leksionin: “Kur je përballë besimtarëve në xhami, vetëm fol, mos pusho, nuk ka rëndësi se çfarë thua, nuk duhet të kesh pauza, pauzat janë të rrezikshme, është më mirë një fjalë a frazë e kotë sesa një pauzë”. Dhe ai këtë bën. Është si një lodër e kurdisur. Unë thashë pak më herët se kush dëgjon Elvisin nuk bëhet ekstremist e antiatdhetar, dhe kjo është një gjë e mirë. Por në të njëjtën kohë është e sigurt që nuk bëhet kurrë inteligjent.

Mund të më thotë ndonjëri se unë flas kështu, ngaqë nuk jam besimtar mysliman. Përgjigjja ime është: “Sigurisht!”. Edhe Elvisin në këtë rast nuk po e shoh si imam. E shoh si një personazh që vjen vërdallë, si shumë të tjerë, në skenën publike shqiptare. Dhe si i tillë, më rezulton një gjë e thjeshtë. Shumë e thjeshtë. Por jo deri atje sa të mos dijë se pak hile vlen më shumë se dija apo besimi.

Kam qenë në një debat televiziv me të. Në “Opinion”. Dhe atje më bëri përshtypje të veçantë, madje më nervozoi, fakti që pati insolencën të mos u dilte për zot disa frazave kuranike, që unë ia përmenda. Unë, me sa mbaj mend, thashë në atë program që në Kuran pohohet se “burrat janë një shkallë më lart sesa gratë” (2:228), se “burrat kanë të drejtë t’i rrahin gratë e tyre, nëse këto janë të pabindura” (4:34), apo se “myslimanët nuk duhet të lidhin miqësi me hebrenjtë e të krishterët” (5:52). Dhe ai tha në të tria rastet që “jo, nuk është e vërtetë që në Kuran thuhet kështu”. Dhe mua më iku truri. Mashtruesit dhe hipokritët ma heqin trurin më shumë se kushdo tjetër në këtë botë. Dhe po pyesja veten: “Ky njeri nuk e ka lexuar Kuranin, apo e ka lexuar dhe nuk u del për zot mesazheve kuranike?” Nuk do ta përjashtoja të parën, por besoj se është kjo e dyta. E bëjnë shpesh myslimanët këtë gjë.

Njerëzve si Elvis Naçi do t’ua donte puna që të përcillnin mesazhin: “Lexojeni Kuranin, që është fjala e Zotit”. Mirëpo ata nuk e bëjnë këtë. Bëjnë të kundërtën. Në fund të programit “Opinion”, teksa po i thosha se e kam lexuar Kuranin, se e kam lexuar më shumë se një herë, se e kam lexuar edhe në gjuhë të huaj, se kam lexuar edhe Hadithet sipas Bukharit (leximi i këtij të fundit ka qenë një humbje kohe, me që ra fjala), ai m’u drejtua me ca fjalë që ma bënë edhe bisedën me Elvisin një humbje kohe: “Ti nuk duhet ta lexosh vetë Kuranin. Duhet dikush të të ndihmojë për ta kuptuar. Duhet të kesh pranë një mysliman çfarëdo”. Do të duhej të fyhesha, por nuk u fyeva. Sepse ai nuk e tha atë për të më fyer. Ai e beson atë që tha. Ashtu siç beson se atë mund t’ia thoshte kujtdo në këtë botë, në daçi edhe Albert Einstein-it, Stephen Hawking-ut etj., etj. E dini se çfarë mendova në atë rrethanë (përveç mendjes së thjeshtë të tij)? Mendova se “sikur Zoti të ekzistonte, e sikur Kurani të ishte një libër i Tij, të parët njerëz që do të çonte në xhehnem do të ishin ata që u sugjeronin të tjerëve të mos e lexonin vetë fjalën e diktuar prej Tij, sepse mund ta keqkuptonin apo moskuptonin. Sepse, fjala e Zotit na qenka shkruar për t’u kuptuar vetëm nga pak njerëz. Ne të tjerët u dashka ta mësojmë nga këta, mes të cilëve është edhe Elvis Naçi.” إن لم يشأ الله. Që do të thotë: Zoti mos e dhëntë/thëntë!/Gazeta Liberale

Operacion policor në Gostivar, ndalohen 9 shtetase shqiptare

Policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga ora 5 deri në ora 11, në territorin e Komunës së Gostivarit ka realizuar aksion kontrollues për gjetjen e shtetaseve të huaja të cilat ile*galisht qendrojnë dhe punojnë në këtë rajon ose e keqpërdorin qendrimin turistik.

Siç informojnë nga MPB, në aksionin përmes të cilit janë kontrolluar disa objekte në Njësinë Policore Çegran, në fshatin Çajlë janë hasur dhe arr*estuar 6 shtetase shqiptare të moshave nga 26 deri 62 vjet, me qendrim të pa paraqitur.

Në Gostivar gjatë kontrollit në shtatë objekte janë hasur 13 shtetase nga Republika e Shqipërisë me qendrim të pa paraqitur në vendin tonë.

Të gjitha shtetaset e Shqipërisë, pas arr*estimit janë dorëzuar në Njësinë për kr*im ndërkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtejshme.

Digjet shtëpia në Leshnicë të Epërme (FOTO)

Është djegur një shtëpi banimi në fshatin Leshnicë e Epërme të komunës së Zhelinës. Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, por nuk kanë mundur të shptojnë shtëpinë. Siç shihet shtëpia është djegur tërësisht. Sipas NJTKZ-së ka vetëm dëme matieriale nuk ka të lënduar.

Pamjet e para nga çlirimi i Kosovës: Kështu qytetarët ndaluan KFOR-in rus (VIDEO)

Ishin ditët e para të çlirimit të Kosovës, kur forcat e KFOR-it rus u përballen me qytetarët e Kosovës.

Qytetarët e Rahovecit, kishin kundërshtuar ashpër KFOR-in rus duke tentuar të mos i lejojnë që të futën në qytetin e tyre.

Përmes një marrëveshje të re mes NATO-s dhe Rusisë ishte marrë vendim që Rahoveci t’i kalohej nën kontroll forcave ruse, gjë që u kundërshtua ashpër nga shqiptarët.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë bllokadën derisa NATO dhe Kombet e Bashkuara të bien dakord t’i dërgojnë rusët kudo tjetër.

Në videon e rrallë të kapur nga AP thuhet se rusët shikohen me armiqësi në Kosovë për shkak të lidhjeve të tyre tradicionalisht të ngushta me Serbinë.

Tutje në video thuhet se, Moska kundërshtoi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat larguan forcat serbe nga Kosova.

 

Inspektorja hidhet në Vardar për ta kapur hajdutin (VIDEO)

Një hajdut u arre*stua nga një inspektore e cila për ta kapur u hodh në lumin Vardar. Kjo shihet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale. Sipas autorit të videos hajduti kishte vjedhur një çantë dhe po ndiqej nga dy djem për ta kapur. Por, hajduti u kap nga policja. /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=pGLTzag3SpU

Çfarë ndodh kur trupi është i dehidratuar?

Një nga problemet më të zakonshme që hasen në verë është padyshim dehidratimi, i cili evitohet vetëm përmes konsumit të shumë lëngjeve. Por veç etjes trupi jep edhe sinjale të tjera që kanë në fokus pikërisht dehidratimin.

Era e keqe e gojës
Nëse nuk pini shumë ujë, një nga problemet do të keni ka të bëjë me erën e keqe të gojës. Sipas dentistëve pështyma ka shumë cilësi antibakteriale dhe kur jeni të dehidratuar pështyma thahet, bakteret shumohen dhe shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Lëkurë e thatë
Një lëkurë e dehidratuar është më e ashpër dhe gjithashtu mund të dalloni më lehtësisht rrudhat apo rrathët e zinj poshtë syve. Sipas dermatologëve nuk duhet të qëndroni për shumë gjatë në dush, më pak se 5 minuta dhe të laheni me ujë të vakët, sepse uji i nxehtë e than lëkurën.

Lodhje
Kur jeni të dehidratuar presioni gjakut ulet, rriten të rrahurat e zemrës, gjaku rrjedh më ngadalë në tru dhe të gjitha këto mund t’ju bëjnë ju të ndjeheni të lodhur.

Të irrituar
Sipas një studimi të kryer pak vite më parë, gratë që ishin të dehidratuara kishin dhimbje koke, humbje përqëndrimi dhe irritoheshin më lehtë. Për këtë arsye nëse ndjeni se jeni të mërzitur bëni mirë të pini një gotë ujë.

Dhimbje muskujsh
Kur nuk furnizohet trupi me ujë qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe kjo shkakton dhimbje muskujsh.

Babë e bir nga Bogovina gjejnë belanë në Tetovë

Dje, rreth orës 22.00, në SPB Tetovë, personi V.Sh. (36) nga fshati Bogovinë, ka deno*ncuar se të njëjtën ditë, rreth orës 19 e 30 minuta, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, deri sa ka qenë me djalin e tij min*oren, e kanë su*lmuar tre persona të panjohur.

Punohet në zbardhjen e rastit.

Ndalohet 42 vjeçari nga Tetova

Dje rreth orës 23 e 30 minuta, në SPB Tetovë personi D.M. (24) nga Tetova, ka deno*ncuar se personi N.F. (42) nga Tetova, nëpërmjet celularit ka drejtuar kërc*ënime ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Personi N.F. është pri*vuar nga liria dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Ndalohen dy persona nga Poroji

“Dje, rreth orës 05.00, janë privuar nga liria dhe mbajtur në SPB Tetovë personat L.B. (29) dhe L.V. (46) nga fshati Poroj. Arsyeja e arr*estimit të tyre ishte se në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë janë kapur nga ana e pjestarëve të policisë duke kryer vepër pen*ale “Vjedhje e rëndë” në kamionin e parkuar “Mercedes” me targa të Tetovës.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe padi adekuate” thuhet në raportin e policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=XPuh63-LTEw

Zhduket i moshuari nga Gostivari, familja apelon për ndihmë

Lutfi Tairi, 78 vjeçar nga fshati Çajlë e Vjetër të Gostivarit, i cili ka qenë i shtrirë në Klinkat e Shkupit, është zhdukur mëngjesin e sotëm.

Në pamjet e siguaruara nga kamerat e spitalit, ai shihet se ka dalë sot në mëngjës nga aty, ndërsa familjarët akoma nuk kanë asnjë informacion se ku gjendet.

Luitfi Tairi nuk posedon asnjë dokument identifikimi me vete, ai as nuk flet sepse ka kanillë në fyt, që i ka mbetur nga mjekimi në spital.

Luten të gjithë ata që e shohin ose kanë ndonjë informacion të lajmërohen në numrin e telefonit: 071 299 991

Një tjetër shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari pasditen e kësaj të premteje në autostradës A13 të Bolonjës dhe Padovës, në Rovigo.

Media italiane, “Ansa” njofton se nga përplasja e dy automjeteve gjeti vde*kjen 41- vjeçari shqiptar i cili ishte duke drejtuar autmojetin “Fiat Doblo” në momentin që u përplas me një Peugeot 208.

Më herët në këtë autostradë ishin përplasur tre automjete, por nuk ka pasur vik*tima.

Sipas Klan ndoshta situata e rënduar në autostradë ka sjellë dhe përplasjen e dy automjeteve ku gjeti vd*ekjen shqiptari i cili jetonte prej vitesh në Treviso, por do të jenë hetimet që do përcaktojnë shkaqet e ngjarjes tragjike.

Si përgatiten punësimet në administratë në Maqedoninë e Veriut, si punësohen familjarët, të dashurat…

Laboratori hulumtues i reporterëve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar sot storjen hulumtues të radhës ku tregon se si realizohen punësimet e zyrtarëve të lartë qeveritarë të përbërjes aktuale LSDM – BDI, por edhe partive tjera të koalicionit.
Vëllezërit, motrat, dhëndërit, baxhanakët, vjehrrat, të dashurat përbëjnë listën e gjatë të punësimeve prioritare që realizohen nga pushtetarët aktual. Sipas Laboratorit hulumtues, së fundi këto kategori janë më të preferuarit për punësime, ndërsa shumë më pak aktivistët partiak.

Në hulumtim përmenden nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski që punësoi djalin, ministri Kreshnik Bekteshi që punësoi motrën, deputetja Mira Stojçevska që punësoi djalin, deputeti dhe ish-sekretari gjeneral i LSDM, Kiracovski që kishte punësuar shumë familjarë, etj.

Hulumtimi tregon se si montohet dhe realizohet shpallja për punësim. Fillimisht para shpalljes së konkursit krijohet terren dhe vendosen kushtet që plotëson kandidati i tyre për tu punësuar. Në shumë raste paraqiten vetëm këta kandidatë të afërm. Filtri i fundit është intervista e kandidatëve, ku aty janë dy të punësuar nga institucioni dhe një nga Agjencia për administratë, të cilët vendosin se kush duhet të pranohet në punë.(INA)

Ja storja e plotë:

Како се мести оглас за државна работа

Shalqiri – shumë virtyte në frutin simbol të verës!

I shijshëm dhe freskues, ky frut është një eliksir i mirëqenies për trupin tonë dhe një aleat i çmuar kundër mbajtjes së ujit dhe celulitit.

Shalqiri është fruti më i njohur kundër etjes në stinën e bukur: i pasur me vitamina dhe minerale, është ideal për të mbuluar substancat e humbura përmes djersitjes dhe në rastet e lodhjes së shkaktuar nga nxehtësia. I përsosur për detoksifikimin dhe pastrimin, shalqiri ka meritën e madhe për të na dhënë një ndjenjë të lartë të ngopjes përballë kalorive minimale: maksimumi për të na vënë në formë në funksion të testit të rrobave të banjos.

Shalqiri është i mirë, i freskët dhe i lirë: ka virtyte pa fund, por në realitet është edhe më i çmuar se sa mendojmë. Burim i kripërave minerale shumë të rëndësishme, si kaliumi, fosfor dhe magnez, si dhe vitamina, sidomos Vitamina C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta-karoten dhe likopinë: le të zbulojmë më shumë.

Lamtumirë lodhjes: shalqi, siç u përmend, përmban një sasi të madhe të mineraleve dhe vitaminave, pikërisht ato që duhet të riintegrohen në verë kur, për shkak të nxehtësisë, rritet djersitja jonë. Një copë shalqi, përvecse në freskon, është një ilaç i vërtetë kundër lodhjes. Asnjëherë pa të!

Jo më hipertension: shalqiri është një aleat i shkëlqyer edhe për sistemin kardiovaskular, pasi ndihmon në zvogëlimin e presionit. I varfër në natrium, në sajë të pranisë së kaliumit dhe citrullinit, një aminoacid që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, ky frut është i shkëlqyer në balancimin e presionit.

Bye bye celulitit: i pasur në ujë dhe shumë diuretik, shalqiri është numri ynë numër një në luftën kundër celulitit. I shkëlqyeshëm për të parandaluar mbajtjen e ujit, shalqiri promovon eliminimin e lëngjeve të tepërta.

Antioksidant natyral: shalqiri është një antioksidant i fuqishëm, në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, e cila neutralizon veprimin e radikaleve të lira që parandalojnë plakjen qelizore dhe formimin e qelizave të kancerit. Gjithashtu stimulon sistemin imunitar që parandalon ftohjet e bezdisshme edhe gjatë verës.

Aleat i bukurisë: shalqiri garanton mirëqenien e lëkurës tonë në sajë të përmbajtjes së beta-karotenit, një pigment me një veprim antioksidant që i jep perimeve një ngjyrë tipike të verdhë-portokalli. Kryen shumë funksione në trupin tonë, që janë thelbësore për rritjen dhe diferencimin e qelizave, mbron funksionin vizual dhe është thelbësor për rritjen e kockave. Konsumi i shalqirit vonon plakjen e lëkurës dhe e mban atë elastike: një eliksir i vërtetë i bukurisë.

Lufton inflamacionet: shalqiri është perfekt si një anti-inflamator falë likopenit, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e fillimit të sëmundjeve shumë serioze. Likopeni së bashku me beta-carotene, natyrisht stimulon prodhimin e melaninës. Kujtojmë se frutat dhe perimet me lëkurë të kuqe, të verdhë dhe portokalli, duke filluar me karota, speca dhe domate, janë aleatët më të mirë të rrezitjes.

Shqiptarët e SHBA, potestë para Shtëpisë së Bardhë kundër Soros

“Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”, – kështu thuhet në një reagim të shqiptarëve të Amerikës për një tubim që pritet të mbahet ditën e diel.

“Shoqëria Vatra dhe shqiptarët e Amerikës me shqetësim të thellë per situatën e ngjarjeve në Shqipëri, duke marrë në konsideratë përgjegjësinë qe diaspora shqiptare ka për atdheun e familjet tona që jetojnë në Shqipëri, duke vlerësuar si të patjetërsueshme lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit shqiptar, të karakterizuar nga ndihma e sinqertë të SHBA në rastet më të vështira të kombit tonë, organizojnë të dielën më datë 7 Korrik ora 12:00 një thirrje drejtuar Presidentit Donald Trump.

Me besimin se angazhimi ynë si shqiptarë te Amerikës dhe Presidentit Trump si President i vendit më mik i popullit tonë, mund të arrijë të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.

Sot është koha të angazhohemi e të kthejmë vëmendjen te atdheu ynë. Sot është momenti për te qenë të gjithë bashkë si shqiptarë, si bashkëkombas pranë shqiptarëve në Shqipëri që shpëtimin mund ta gjejnë vetëm te SHBA. Shqipëria nuk mund të rikthehet në komunizëm prej synimeve të errëta të fondacioneve të huaja që kërkojnë pronësinë mbi atdheun që ekziston prej gjakut të të parëve tanë. Le të bashkohemi ditën e dielë më datë 7 Korrik, ora 12:00, përballë Shtëpisë së Bardhë në Washington DC.

Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë!”, – thuhet në njoftim.

Rrufeja i merr jetën 33-vjeçares në bjeshkët e Deçanit

Pasditen e sotme një grua është gjetur pa shenja jete në bjeshkët e Deçanit. Dyshohet se e njëjta është go*ditur nga rrufeja, shkruan Gazeta Express

Policia bën të ditur se vik*tima me inicialet G.Z është 33-vjeçare.

“Me datën 4 korrik 2019, rreth orës 14:45, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rru*feja ka god*itur një person e cila është sjellë nga qytetarët në QKMF-Deçan. Ekipi mjekësor ka konstatuar se vik*tima, G.Z. e lindur 1986 f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan”, bën të ditur policia.

Po ashtu policia bën të ditur se në koordinim të plotë me prok*urorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘He*tim i vd*ekjes’. Hetu*esit pol*icorë të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme.

https://www.youtube.com/watch?v=8cTFlqHcYNI

Breshër i madh në Gradec të Gostivarit (VIDEO)

Pas temperaturave shumë të larta të këtyre ditëve, rajoni sot u përfshi nga të rreshurat e shiut, që sollën freski pas vapës së madhe.

Por, nga disa zona raportohet edhe për breshër, i cili mund t`u ketë shkaktuar dëme kulturave bujqësore.

Reshje breshri raportohet nga fshati Gradec i Gostivarit. Ja videot ekskluzive për Tetova News nga Vajdin Shabani:

https://www.youtube.com/watch?v=0d0IVSBgDaA&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=Q71T4CUm5VY

Reshje breshri u raportua edhe nga lagja Lisice e Shkupit:

https://www.youtube.com/watch?v=8cTFlqHcYNI

https://www.youtube.com/watch?v=b9qQKDWcdVc