Ballina Kosovë Pamjet e para nga çlirimi i Kosovës: Kështu qytetarët ndaluan KFOR-in rus...

Pamjet e para nga çlirimi i Kosovës: Kështu qytetarët ndaluan KFOR-in rus (VIDEO)

Ishin ditët e para të çlirimit të Kosovës, kur forcat e KFOR-it rus u përballen me qytetarët e Kosovës.

Qytetarët e Rahovecit, kishin kundërshtuar ashpër KFOR-in rus duke tentuar të mos i lejojnë që të futën në qytetin e tyre.

Përmes një marrëveshje të re mes NATO-s dhe Rusisë ishte marrë vendim që Rahoveci t’i kalohej nën kontroll forcave ruse, gjë që u kundërshtua ashpër nga shqiptarët.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë bllokadën derisa NATO dhe Kombet e Bashkuara të bien dakord t’i dërgojnë rusët kudo tjetër.

Në videon e rrallë të kapur nga AP thuhet se rusët shikohen me armiqësi në Kosovë për shkak të lidhjeve të tyre tradicionalisht të ngushta me Serbinë.

Tetova News në YouTube:

Tutje në video thuhet se, Moska kundërshtoi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat larguan forcat serbe nga Kosova.