Ballina Kronika Zhduket i moshuari nga Gostivari, familja apelon për ndihmë

Zhduket i moshuari nga Gostivari, familja apelon për ndihmë

Lutfi Tairi, 78 vjeçar nga fshati Çajlë e Vjetër të Gostivarit, i cili ka qenë i shtrirë në Klinkat e Shkupit, është zhdukur mëngjesin e sotëm.

Në pamjet e siguaruara nga kamerat e spitalit, ai shihet se ka dalë sot në mëngjës nga aty, ndërsa familjarët akoma nuk kanë asnjë informacion se ku gjendet.

Luitfi Tairi nuk posedon asnjë dokument identifikimi me vete, ai as nuk flet sepse ka kanillë në fyt, që i ka mbetur nga mjekimi në spital.

Luten të gjithë ata që e shohin ose kanë ndonjë informacion të lajmërohen në numrin e telefonit: 071 299 991

@tn.lajmelokale
@tetovanews