Ballina Blog Faqe 888

Çifti kosovar me dy fe, aktorja rrëfen vështirësitë e lidhjes (VIDEO)

Aktorja e ‘Përrallë me Tupan’ Flutra Gashi-Tanushaj ishte e ftuar në emisionin n’ZOOM.

Ajo shpalosi risitë e saj filmike, shkruan arbresh.info.

Një ditë vikendi ajo dhe vajza e saj 2 vjeçare Simona treguan shumë nga jeta e tyre private si nënë e bijë.

Flutra është e martuar me aktorin Simon Tanushaj i cili njëherësh është edhe bashkëpunëtor në rolet e saj.

Në Universitetin e Tetovës sot u promovuan apsolventët e gjeneratës 2017/2018

Universiteti i Tetovës, sot organizoi ceremoninë e hedhjes së kapelave për apsolventët e gjeneratës 2017/2018. Rreth njëmijë apsolventë të këtij universiteti, sot në sheshin e Rektoratit, përpara prindërve, familjarëve, miqve, kolegëve dhe profesorëve të tyre, e festuan përfundimin e ciklit të parë të studimeve.

Ceremoninë e shpalli të hapur Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku. Ai, para apsolventëve tha se është kënaqësi t’i shohësh apsolventët duke festuar, pasi sipas tij, gjenerata e parë dhe të tjerat me radhë, deri në zyrtarizimin e universitetit, kanë pasur fatin e keq duke përjetuar të gjitha turbullirat politike të fillimit të pluralizmit, të shoqëruara me represion shtetëror.

„Kushtet e vështira infrastrukturore, studimi në kapsullë, pa mos dalë edhe një ditë të vetme vetëm për të parë një universitet evropian, kurse gjenerata e juaj, jo vetëm që nuk i ka përjetuar këto, por keni qenë partnerë në bashkëndërtim të Universitetit, keni pasur kushte të shkëlqyera infrastrukturore, e keni gëzuar lirinë e shprehjes, profesorët i keni pasur si prindërit tuaj, dhe më e rëndësishmja, që ne as që e kemi ëndërruar, po festoni me krenari dhe dinjitet ditën e diplomimit tuaj, në një atmosferë dhe performancë të shkëlqyer, së bashku me rektorin, prindërit, të afërmit, kolegët tuaj dhe figura të tjera të rëndësishme politike dhe shoqërore“, u shpreh Prof. Dr. Arbër Çeliku.

Në ceremoninë e hedhjes së kapelave, apsolventëve dhe familjarëve të tyre me fjalë rasti ju drejtua kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. „Të dashur apsolventë, që kjo ditë është ditë e shënuar e Juaja dhe për këtë rast jemi gjithë ne këtu, me përulje që të kujtojmë gjendjen tuaj të ditëve të para këtu se kur do të vijë dita e fundit, që të liroheni nga obligimet mësimore. Besoj se, sot e kuptoni siç e kemi kuptuar gjithë ne që e kemi ecur këtë rrugë, se këtu nuk përfundon angazhimi i Juaj, përkundrazi këtu e keni kuptuar se tek tani fillon angazhimi i juaj në ngritjen tuaj profesionale, në ngritjen institucionale dhe në obligimet tuaja të reja që ju presin në jetë.

Andaj, të jeni të bindur se këtu veç fillon jeta juaj në kuptimin e asaj çka u pret e ardhmja për punë, ato që i keni mësua këtu do t’i ndani me të tjerët dhe për të tjerët. Duke dëshiruar që sukseset t’u ndjekin në të ardhmen në çdo aspekt, si shëndetësor e familjar, që në drejtim emocional të jeni të gjithë të qetë, që të mund të përkushtoheni për obligimet e reja që ju presin në jetë“, deklaroi z. Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

Ndërsa ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Doc. Dr. Arbër Ademi, në fjalën e tij premtoi se ky universitet nuk do të harrohet kurrë nga shteti dhe se gjatë mandatit të tij si ministër mbështetja për Universitetin e Tetovës do të shtohet më tej dhe kjo krenari e përbashkët e shqiptarëve do të vazhdojë të rritet.

„Do të shfrytëzoj rastin t’ju përgëzoj për formalizimin e procesit arsimor në një prej universiteteve më moderne në vend dhe në rajon që ekziston dhe që realizon mësim për 23 vjet radhazi. Të gjithë ju do të merrni diploma, të cilat do të jenë konfirmim për atë që keni mësuar. Jam i bindur se sa më parë do t’ju mundësohet të siguroni angazhim adekuat të punës dhe përfitim material solid. Unë nuk kam asnjë dyshim për cilësinë dhe konkurrencën e njohurive që keni fituar në Universitetin e Tetovës. Ju përgëzoj për suksesin tuaj të deritanishëm dhe ju këshilloj që kurrë të mos hiqni dorë nga të mësuarit“, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Doc. Dr. Arbër Ademi.

Në emër të apsolventëve të gjeneratës 2017/2018 fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, zonjusha Donika Kamberi. Ajo tha se, Universiteti i Tetovës është një realitet i pamohueshëm. „Të nderuar apsolventë, të dashur prindër, të respektuar kolegë dhe miq të Universitetit. ka dallim të madh mes reales dhe joreales, mes asaj që ekziston dhe asaj që nuk ekziston, mes të vërtetës dhe të pavërtetës.

Universiteti i Tetovës është një realitet i pamohueshëm me përmbajtje unike dhe të veçantë, e mbi të gjitha të vërtetë. Ai ekziston dhe është përpara Jush. Kështu siç jeni të ulur sot, me sy ka universiteti, kështu me entuziazëm duhet ta shihni edhe në të ardhmen këtë universitet. Pavarësisht se ku do t’ju çojë jeta, në sektorin privat ose publik, në legjislativ, ekzekutiv ose gjyqësor, brenda ose jashtë kufijve, të gjithë nga ne e kemi obligim moral që të vendosim nga një tullë për ngritjen dhe sendërtimin e universitetit.

Kjo tullë jo domosdoshmërisht duhet të nënkuptojë diçka materiale, tulla mund të jetë një fjalë e mirë, një vepër e mirë, një kritikë e mirë dhe një këshillë e duhur, e mbi të gjitha një mbrojtje dinjitoze e Universitetit, pikërisht nga ne. Pavarësisht stuhive që e kanë goditur Universitetin e Tetovës, ekziston gjithmonë një vendosmëri e patundur dhe e pazprapsur e klasës intelektuale që qëndroi sot prapa meje. Kjo vendosmëri dhe ky vizion i tyre duhet të mishërohet tek të gjithë ne, që të na bindë të mos besojmë në sajesa të çorientuara klanore, por të besojmë vetëm mbi bazën e dinjitetit njerëzor.

Pa marrë parasysh se sa klishe mund të tingëllojë, ju nuk do të jeni kurrë të suksesshëm deri sa të mësoni ta tejkaloni vetveten, të jepni diçka nga vetja e juaj, pavarësisht se ajo mund të hidhet në ujë. Mirësia dhe ndjeshmëria janë shenjat më të rëndësishme të intelegjencës emocionale, kjo intelegjencë e cila kurrë nuk na zhgënjen, tejkalimi i vetvetes nënkupton t’i japësh tjetrit sukses nga suksesi yt dhe kjo të mos u dhimbset asnjëherë. Nuk ka shumë gjëra me të cilat pajtohet bota unanimisht, por ma merr mendja se të gjithë njerëzit në rruzullin tokësor, unanimisht janë të mendimit se rëndësia dhe vlera e universitetit janë të njëjtë për të gjithë“, u shpreh zonjusha Donika Kamberi.

Sipas saj, Universiteti i Tetovës mbetet aseti më i madh kombëtar dhe qëndresa më stoike gjatë viteve të tranzicionit. „Universiteti i Tetovës është ndihmues i proceseve kombëtare dhe rajonale, zëri i arsyes dhe forca e ndryshimeve, vegël e askujt por në ndihmesë të gjithkujt, prandaj ta mbrojmë fort, ta duam sepse si e mira që ska fund, që të gjithë jemi në kërkim të saj, ashtu e pafundme është edhe rruga e dijes dhe shkencës.

Sot, sidomos më bën të lumtur fakti që jam në gjendje të shprehem kaq lirshëm dhe në gjuhën time amtare, gjë që para dy dekadave ishte e pamundur, sepse luftohej arsimi shqip, kurse sot pas dy-tri dekadave, jo që luftohet, por e kemi edhe gjuhën edhe arsimin të garantuar me ligj të veçantë. Fare në fund, ju uroj diplomimin, por nëse medoni se suksesi i juaj mbaron këtu e keni shumë gabim, e kam përshtypjen se ne jemi brezi dhe gjenerata më fatlume që ka pasur ndonjëher shoqëria jonë. Pse, do të thoni Ju? Jemi fatlum sepse Maqedonia shpejtë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në strukturat tjera Euroatlantike, nuk do të identifikohemi më në bazë të nacionaliteteve përçarëse, por do të jemi qytetarë evropianë dhe këtë e meritojmë ne, sepse jemi pjesë e pandashme e mozaikut të popujve të këtij kontinenti.

Në fund, do ta mbylli fjalën time me një pyetje. Jam e bindur që në momentin kur unë do t’ua parashtroj pyetjen gjithësecili nga Ju do ta ketë një përgjigje, por pasi është e pamundur për të marrë përgjigjen nga njëmijë studentë, mendojeni gjatë gjithë jetës përgjigjen. Unë për vete e kam. Të dashur kolegë, apsolventë mos e pyesni veten se çfarë mund të bëjë Universiteti për Ju, sepse ka bërë shumë, pyesni veten se çfarë mund të bëni Ju për Universitetin, dhe nëse nuk mund të bëni asgjë tjetër, të paktën mos e dëmtoni atë“, shtoi mes tjerash kryetarja e Parlamentit Studentor, Donika Kamberi.

Për të gjithë apsolventët pjesëmarrës në ceremoninë e hedhjes së kapelave u ndanë certifikata nga ana e Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Pas ndarjes së certifikatave, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti para apsolventëve dhe familjarëve të tyre tha se me një përkushtim dhe angazhim serioz, bashkë me studentët dhe stafin akademik, arritëm në ditën e sotme të promovimit të apsolventëve të vitit akademik 2017/2018, me ç’rast kurorëzojmë me sukses të plotë objektivat tona për edukim, arsim, dije dhe kërkim shkencor.

„Këtë vit akademik, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore të Universitetit tonë, kanë arritur t’i përfundojnë studimet e tyre deridiplomike pjesa dërmuese e absolventëve dhe me këtë rast, më lejoni që në emrin Tuaj t’ua shprehim mirënjohjen tonë, në radhë të parë, stafit akademik, profesorëve dhe asistentëve Tuaj, që kanë merita për këto arritje në përgatitjen e kuadrove të reja në fusha të ndryshme të arsimit dhe shkencës.

Ndaj, sot, me kokën lartë e përmbyllim një rrugë të cilën e filluam së bashku vite më parë, rrugë që nuk ishte aspak e lehtë, plot me sfida për të gjithë, por mbi të gjitha patëm fatin që të studiojmë e të punojmë në Universitetit emblematik të arsimimit në gjuhën shqipe – në Universitetin e Tetovës. Ne, në sytë e studentëve tanë shohim dritën e së ardhmes dhe kjo është forca e vetme që na shtyn përpara, për të punuar edhe më shumë me të gjitha kapacitetet e mundësitë tona, që ta forcojmë Universitetin tonë, vatrën e dritës dhe diturisë“, tha Prof. Dr. Vullnet Ameti, Rektori i UT-së.

Ai, po ashtu tha se diplomimi i apsolventëve tanë është një ngjarje e madhe, dëshmi e një progresi të qenësishëm që është bërë në institucionin tonë dhe është një dëshmi se të gjithë ne i jemi qasur me seriozitet arsimit dhe hulumtimeve shkencore. „Të nderuar apsolventë, Ju, si shumë gjenerata para Jush, zgjodhët për të studiuar në Universitetin e Tetovës, ndoqët me sukses rrugën e arsimimit dhe edukimit, për të fituar njohuri të reja dhe në këtë mënyrë kontribuoni për forcimin e shoqërisë dhe kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe private të vendit tonë.

Para Jush është një periudhë e re e jetës. Me marrjen e diplomës universitare, ju do të keni mundësi të punoni në profesionin që keni zgjedhur. Si Rektor i Universitetit të Tetovës, jam plotësisht i bindur në aftësitë tuaja për të filluar karrierën profesionale. Disa nga ju do të vazhdojnë arsimimin e tyre në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Midis tyre ne shohim profesorët e ardhshëm të këtij institucioni, të cilët do ta vazhdojnë traditën e suksesshme të stafit aktual të Universitetit tonë.

Ju falënderojmë të gjithëve për këto vite të bukura që kaluam së bashku dhe do të doja t’ju them se e përjetojmë këtë moment kaq madhështor sikurse ju dhe prindërit tuaj të nderuar, të cilët sakrifikuan, kontribuan për rritën dhe zhvillimin e kësaj vatre të dritës dhe diturisë. Në fund, në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Tetovës, ua përcjell urimet tona edhe prindërve dhe familjarëve tuaj, që na kanë nderuar sot me praninë e tyre, në këtë ditë solemne t’i gëzohemi së bashku përmbylljes me sukses të studimeve të më të dashurve të tyre“, potencoi mes tjerash Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ceremonia e hedhjes së kapelave u përmbyll me një program të pasur artistik, ku para apsolventëve performuan profesorët е universitetit, artistët Bajramali Idrizi, Selami Kolonja dhe këngëtari tetovar Shpat Kasapi.

Avioni ulet në rrugën me trafik në SHBA (Video)

Një aeroplan i vogël bëri një ulje emergjente të premten në Huntington Beach të Los Anxheles.

“Policia arriti në zonën e Newland Street dhe Hamilton Avenue më pak se dy minuta pasi morën një raportim për një incidentit në orën 16:55”, tha zyrtarja Angela Bennett.

“Nuk pati lëndime”, shtoi ajo.

Bennett e përshkroi aeroplanin si një avion të vogël personal, megjithëse ajo nuk e dinte tipin specifik.

“Një problem mekanik duket të jetë shkaku i uljes emergjente”, tha Bennett. Piloti më parë kishte njoftuar Administratën e Aviacionit Federal për uljen.

Analistët kritikojnë zgjerimin e koalicionit qeveritar

Formati i Qeverisë, sipas ekspertëve, nuk paraqet rikonstruim, por kalkulim politik “numrash”. Për analistin politik, Alajdin Demiri zgjerimi i koalicionit qeveritar ishte e vetmja mënyrë për zgjerimin e shumicës së nevojshme parlamentare.

Termi “reformë” dhe termi “rikonstruim” nuk shkojnë me këtë, për arsye se nuk ishin këto as reforma e as rikonstruim i Qeverisë.

Këto ishin disa poteza jashta politike. LSDM-së dhe Zaevit në këtë fazë i duhen vota në Parlament dhe nuk kishte asnjë mundësi tjetër që t’i huazojë apo t’i blejë këto vota përveçse të ofrojë diçka në Qeveri për arsye se ai koncept kështu funksionon.

Në të vërtetë esenca e gjithë kësaj ishte largimi i Aleancës nga pushteti – pohoi analisti politik Alajdin Demiri.

Demiri madje vlerëson se Zaev do të vazhdojë t’i josh edhe partitë tjera të mbetura jashtë koalicionit qeveritar përveç VMRO DPMNE-së.

Analisti, Nikolla Dujovski vlerëson se ndryshimet në ekzekutiv u bënë për shkak të përkrahjes që nevojitet për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Për Dujovskin as kjo nuk është qeveri me persona adekuatë dhe as që i dha fund praktikës së deritanishme që i njëjti individ të ndërrojë më shumë resorë.

Nuk pres ndryshim të veçantë në kursin e Qeverisë. Këto janë më shumë ndryshime kozmetike që të kënaqen nevojat partiake.

Këtë Qeveri e shoh në drejtim të formimit të shumicës parlamentare më të madhe dhe më stabile para vendimeve kryesore që e presin Republikën e Maqedonisë në muajtë e ardhshëm.

Nuk jam i sigurtë nëse Qeveria do të ketë mandat të gjatë, pasi sigurisht nëse përparojmë në integrimet evropiane, eventualisht me referendumin për ndryshim të Kushtetutës do të ketë edhe zgjedhje presidenciale. Atëherë do të jetë testi i vërtetë për këtë Qeveri – tha ne telefon Nikolla Dujovski.

Ekspertët vlerësojnë se vendi ka demokraci të brishtë. Me formatimin e Qeverisë, Arbër Ademit të BDI-së iu besua arsimi, ndërsa Renata Deskoskës së LSDM-së drejtësia.

Asaf Ademi nga Besa e Gashit është ministri i ri i Kulturës, kurse Bardhyl Dauti i PDSH-së, ministër pa resor. Votimi i ministrave dhe zv.ministrave të ri u bë mbrëmë para mesnate. PLD-ja, e cila është në koalicion me LSDM-në, nuk dhanë votat e tyre për ministrin e PDSH-së Bardhyl Dauti duke thënë se “PDSH –ja dhe Amdi Bajrami janë virus të cilin e fusin në organizimin e shëndetshëm ekzekutiv./am/

Nxënësit iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore

14,391 nxënës nga të gjithë shkollat e mesme në vendi sot iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore në gjuhën e huaja.

Provimi ka filluar në orën 10 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orën 13. Në kuadër të maturës shtetërore nxënësit i nënshtrohen 4 provimeve dhe detyrë-s projektuese, nga të cilët eksterne janë 3 lëndë, me detyrim për të gjithë nxënësit është gjuha amtare.

Nga drejtoria e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup thanë se procesi i testimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme.

Gjithësej testohen 543 nxënës dhe të gjithë janë të pranishëm,provimi ka filluar në kohë dhe gjithëcka është në rregull.Provimet e ardhshme janë më 9 qershor në Gjuhën shqipe dhe provimet tjera me 11 dhe 13 qershor – deklaroi Faruk Zeqiri, drejtor i gjimanzit “Zef Lush Marku”.

Nxënësit e anketuar për Alsat u shprehen se provimi i maturës shtetërore është i nevojshëm dhe ndihmues për arsimin e mëtutjeshëm.

Provimi ishte tepër i lehtë kishim pak ndihmë edhe prej profesorëve.Na kanë përgatitur profesorët shumë mirë edhe testi I lehtë na ndihmojë më shumë.Disa pyetje ishin të lehta disa na bënin të mendojmë pak.

Po mirë ishte i lehtë,vetëm tek disa pyetje dhe eseja ishin të ngatërruara,nuk I kuptuam në fillim por tash e kemi kryer.

Një pyetje ishte e komplikuar dhe u deshtë ta bënim vet dhe aty nuk kishte as përgjigje dhe u hamendem pak – u shprehen nxënësit.

Nga provimi për gjuhë të huaja,këto janë shifrat e nxënësve të paraqitur për provim.

gjuhë angleze 14,101 nxënës

gjuhë frënge 111 nxënës

gjuhë gjermane 164 nxënës

gjuhë ruse 15 nxënës

Testimi zhvillohet me metodën e llojit laps-letër. Kandidatë të cilët në sesionin e qershorit nuk do të mund të kalojnë një pjesë apo të gjitha provimet e maturës shtetërore, për shkaqe të ndryshme dhënien e provimit mund ta realizojnë në sesionin e gushtit.

Provimet do t’i ndjekin edhe mbikëqyrës të autorizuar, të punësuar pranë: Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byro-së për Zhvillimin e Arsimit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsimim Profesional dhe Trajnim dhe institucioneve të tjera kompetente për arsim në R. e Maqedonisë.

Rezultatet preliminare të provimeve eksterne për kandidatët do të jenë të qasshme në afat prej 30 ditësh nga realizimi i provimit të fundit ekstern. Për kandidatët të cilët nuk ankimojnë, rezultatet preliminare janë përfundimtare./am/

Opzita proteston sot para Qeverisë

VMRO DPMNE-ja opozitare u bën thirrje simpatizantëve të saj të dalin sot masivisht në protestën e organizuar prej saj orën 20:00 para selisë së qeverisë. Nga kjo parti thonë se në një vit qeverisje të LSDM-së me në krye Zaevin ka më shumë dështime se sa arritje, prandaj kërkojnë mobilizim maksimal të anëtarësisë së partisë dhe qytetarëve të pakënaqur që të dalin të shumtë dhe kundërshtojnë politikat e kësaj qeverie që po rrënën çdo ditë e më shumë qytetarët e saj.

“LSDM-ja për një vit e ka kthyer prapa Maqedoninë në çdo aspekt. Një vit ekonomia ka stagnuar, pa asnjë rritje, një vit shteti është robëruar, gjykatësit punojnë me urdhëra, ndërsa institucionet keqpërdoren nga pushteti. OBRM-PDUKM fton të gjithë qytetarët më 2 qershor në orën 20:00 para qeverisë në protesta kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Spasovski: E kemi kthyer Maqedoninë në rrugën e ardhmërisë së ndritur (Video)

Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit edhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, me rastin e një vjetorit të formimit të qeverisë thekson se janë bërë ndryshime të mëdha në vend.

Ai përmes një video deklaron se me këto ndryshime Maqedonia po lirohet nga regjimi 11-vjeçar dhe se po kthehet besimi i qytetarëve tek drejtësia dhe institucionet.

“Ndryshime që përfundimisht qytetarët po bëhen më të rëndësishmit në Maqedoni. Ka ardhur fundi i pasurimit kriminel të individëve. Sot, me këto ndryshime po përmirësojmë dëmin dekadësh dhe traumat që janë shkaktuar mbi qytetarët dhe shtetin”, thotë mes tjerash Spasovski.

Ai shton se janë të angazhuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Maqedonisë me shtetet fqinje.

“Maqedonia është një shoqëri, një familje ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Dhe çdonjëri që ka punuar kundër ligjit do të dalë para drejtësisë”, thotë Spasovski./Telegrafi/

Majmuni përdhunon 5 burra dhe…

Një fshat periferik pranë kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg, është bërë dëshmitar i një ngjarje aspak të zakontë.

Somizi, quhet majmuni i llojit “baboon”, i cili udhëton i vetëm në vende të ndryshme të Afrikës duke shkaktuar telashe të panumërta.

Në fakt, duket si histori filmash vizatimor, por jo!

Sipas Zimbabveneës.com, George Chiune, një prej të plagosurve shprehet se në fillim majmuni e kishte sulmuar rëndë, por nuk kishte tentuar ta vriste… ishte i interesuar vetëm për seks.

Mjekët shprehen se viktimat e sulmeve janë shfaqur me shenja të rënda plagësh në zonën anale dhe disa prej tyre tashmë vuajnë nga kanceri anal.

Kur gazetarët amerikanë mbërritën në fshat vunë re se të gjithë fëmijët meshkuj mbanin të veshur fustane për të mos u diktuar nga Somizi.

​​Komuna e Mitrovicës rrënon ndërtesën 11 katëshe pa leje (Video)

Ndërtesa 11 katëshe e cila gjendet afër shkollës fillore “Bedri Gjina” në Mitrovicë, ka filluar sot të rrënohet.

Ky rrënim po bëhet me vendim të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ngase kishte rezultuar të jetë ndërtesë pa leje.

Bahtiri ishte prezent kur filloi rrënimi i këtij objekti, dhe gjatë bisedës me investitorin dhe njërin prej familjarëve të investitorit, tha se ai ka përgjegjësi të punojë vetëm në bazë të ligjit.

Sipas kryetari Bahtiri, komuna ia ka tërhequr vërejtjen disa herë investitorit për ndërprerjen e punimeve, por një gjë e tillë nuk është respektuar.

Në anën tjetër, Fidan Muharremi, investitor i këtij objekti banesor tha se kompania e tij ka aplikuar për leje në shtator të vitit 2015 dhe meqë pas 7 muajsh pritje nuk ka pasur përgjigje, atëherë ka filluar së ndërtuari.

Ai tutje ka akuzuar se i është kërkuar ryshfet prej 10 mijë eurosh për vazhdimin e punimeve, por nuk ka përmendur emra, ndërsa tha se rastin e ka denoncuar në Polici.

Duke treguar tutje se ndërtesa ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, dhe nuk është ndërtuar brenda natës. Sipas tij, nëse dikush ka dashur të ndalojë punën më të vërtetë atëherë është dashur ta bëjë këtë në fillimet e tyre. Rrënimi ka ndodhur sot me prani të forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. /KosovaPress/

Shqiptari nga Prespa bëhet hit në Australi (Video)

Azem Elmaz është shqiptari që është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij të mira. Në mediat më të njohura në Australi, emri i Azemit ka zënë vend duke u përmendur si shembull për të tjerët.

Pronari i një restoranti në qytetin e vogël, Shepparton po iu ndihmon me të madhe mijëra të pastrehëve. Gjersa dimri po ofron në Australi, shqiptari me zemër të madhe ka hapur një stacion me furnizime për emigrantët që bredhin rrugëve.

Azem është gati të furnizoi me ushqime, pije, veshëmbathje dhe gjëra të tjera elementare të gjithë të pastrehët.

Elmaz është shqiptar nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21 vjeçare.

“Kam ardhur në Australi me 15 gusht të vitit 1983. Kam punuar disa vite si pastrues, para se t’i bëj parat për të hapur një restorant të vogël. Familja ime më njohu me një vajzë, tre muaj më vonë u martuam. Ndihem shumë mirë që e takova. Ne kemi katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza.

Jam shqiptar nga Prespa e Maqedonisë. Unë përpiqem të bëj barriera, të bëj tranzicionin për njerëzit e sapoardhur,të ndihmoj të gjithë ata që bredhin rrugëve në një vend të huaj.

Kam punë të mjaftueshme në biznesin tim. Me anë të tij, ushqej shumë njerëz që nuk kanë para për tu ushqyer. E bëj këtë në Australi sepse australiane më pranoi, njerëzit australianë më mirëpritën dhe kjo është shtëpia ime” ka thënë Azem Elmaz./Indeksonline/

VIDEO/ Hoxha përfshihet aktivisht në protestën e PD në Elbasan

Protesta e disa demokratëve sot në Elbasan është shoqëruar dhe me konfrontime me policinë, por nuk kanë munguar dhe momentet interesante. Report Tv ka siguruar një video, ku disa të rinj të PD përplasen me një agjent policie, teksa ky i fundit ka tentuar t’iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama “Mirësevjen o pasha i drogës’.

Në këtë moment ndërhyn një hoxhë, i cili kundërshton agjentin e policisë, duke i kërkuar të lërë qytetarët të protestëtojnë, teksa i kujton se ai paguhet pikërisht nga taksat e qytetarëve, dhe ndaj duhet t’i lërë ata të thonë fjalën e lirë.
“Lëri qytetarët të protestojnë, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve. Nuk je mercenar këtu, lëri të shprehen”, degjohet te shprehet Hoxha.

Pas një rezistence të shkurtër, agjenti është tërhequr, ndërsa hoxha ka vijuar debatin me një tjetër person aty.

Muho Asllani i përgjigjet Liliana Hoxhës: Enveri ishte aktiv. Ramizi pati faj për refuzimin e Gjermanisë

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani, u përgjigjet akuzave të Liliana Hoxhës për izolim të Enver Hoxhës nga Nexhmije Hoxha dhe grupi i mjekëve.

Ish-anëtari i Byrosë Politike në një intervistë për gazetën “Panorama” hedh poshtë pretendimin e nuses së djalit të Enver Hoxhës, duke thënë se udhëheqësi komunist ishte aktiv, merrte pjesë në mbledhjet dhe takimet me të zgjedhurit dhe kishte informacion të plotë për çfarë ndodhte në vend.

Ai tregon episode kur e ka takuar Enver Hoxhën në zyrë për çështje, që lidheshin me menaxhimin e pasojave të tërmetit në Shkodër në vitin 1979.

Edhe për çështje të tjera, si ajo e tufëzimit të bagëtive në fshatra, një masë që rrënoi ekonomitë e fshatarëve, Muho Asllani shprehet se Enver Hoxha ka qenë në dijeni të plotë, madje e ka konsultuar gjatë këtë propozim. Por Muho Asllani pajtohet me Liliana Hoxhën kur thotë se Ramiz Alia dhe grupi i caktuar nga Enver Hoxha gabuan me bisedimet për lidhjen e Shqipërisë me Gjermaninë në vitin 1984.

Në disa intervista për gazetën “Panorama”, Liljana Hoxha është shprehur se Enver Hoxhën, pas vitit 1974, e kishin izoluar për shkak të sëmundjeve dhe aktivitetin e tij e mbulonte Nexhmije Hoxha, shumë herë duke i përcjellë porositë e tij në kundërshtim me ato që Enveri thoshte.

Enver Hoxha ishte aktiv. Kur isha në Shkodër dhe isha duke u marrë me pasojat e tërmetit më 1979, unë shkoja çdo 3 ditë te zyra e Enver Hoxhës sepse i kërkoja ndihma, pasi më bllokonin institucione të ndryshme. Shkoja në zyrën e Haxhi Kroit, sekretarit të Enver Hoxhës dhe i thosha se doja të takoja shokun Enver. Sapo i thoshte Haxhiu ka ardhur shoku Muho, ‘hajde Muho bërtiste shoku Enver nga zyra’, ngrihej në këmbë dhe më takonte. Më pyeste menjëherë se çfarë problemi kisha dhe ndërhynte menjëherë. Ai ka qenë vazhdimisht aktiv dhe me informacion të plotë se çfarë ndodhte në bazë dhe në parti”, thotë Asllani.

Një tjetër qëndrim i çiftit Hoxha ka të bëjë dhe me hapjen e Shqipërisë me Gjermaninë. Sokol dhe Liliana Hoxha thonë se Ramiz Alia ka sabotuar lidhjen e Shqipërisë me Gjermaninë dhe vendosjen e marrëdhënieve që në 1984, kur Enver Hoxha ishte gjallë. Kishte diskutime në atë kohë?

Në atë kohë u tha që do vinte në Shqipëri Shtrausi. Disa thoshin, po pse me Gjermaninë do lidhemi ne?! Enver Hoxha ngarkoi Ramiz Alinë me Manush Myftiun dhe Sofokli Lazrin dhe i parashtruan Kryeministrit të Bavarisë, Shtraus, problemin e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha shtetet kishin marrë dëmshpërblime si vende të pushtuara, ndërsa ne nuk kishim marrë për shkak të neglizhencës sonë. Shtrausi u përgjigj se punën e reparacioneve ne e kemi mbyllur me Kushtetutë, nuk japim më reparacione të luftës. Por unë do ndihmoj Shqipërinë me aq sa mundem.

Grupi ynë i bisedimeve parashtroi kërkesat që kishte, kryesisht ekonomike, ndihma për bujqësinë, për industrinë, mjekësinë etj. Shtrausi ka pranuar, por jo si ndihma, por si blerje me çmime preferenciale, apo gjysmë çmimi nuk e di detajet sa duhet dhe që ato të shlyheshin gradualisht duke u shtrirë në kohë. Të vjetrit thoshin se populli do mendojë se ne iu nënshtruam Gjermanisë.

Në rrëfimin e saj, Liliana Hoxha shprehet se për çështjen e tufëzimit, Enver Hoxha nuk dinte asgjë sepse Nexhmija e mbante larg informacioneve të vendit..?

Jo, jo nuk është e vërtetë. Ne e kemi diskutuar me shokun Enver. Liliana flet shumë për Nexhmijen. Nexhmija nuk ka marrë pjesë në çdo mbledhje të Byrosë Politike, edhe kur ishte edhe kur nuk ishte Enveri, por vetëm në ato raste kur kishte një problematikë për Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste që e drejtonte ajo. Nexhmija vinte me Ndriçim Plasarin, që ka qenë zëvendësi i saj e më pas me Fatos Nanon, që ishte zëvendës i Nexhmijes dhe mbronte materialin për të cilin diskutohej në Byro.

Enveri ishte në dijeni të plotë për çështjen e tufëzimit, propozimin e mbante në sirtarin e tij, e kemi diskutuar shumë herë, janë thirrur specialistë për t’i pyetur, por ajo nismë u përhap aq shpejt me propozime nga baza sa nuk u mbajt më dhe u masivizua. Kryetarët e kooperativave, për t’u treguar zbatues të flaktë të nismave të partisë dhe qeverisë, merrnin përsipër tufëzimin e bagëtisë edhe në ato zona ku ajo nuk rekomandohej për vetë kushtet specifike.

Edhe për çështjet e besimit fetar Liliana thotë se Enveri nuk e ka ditur që nisën të prisheshin objektet e kultit dhe ka ndërhyrë duke i ndaluar. Kështu ka qenë?

Edhe për çështjet e fesë më ka pyetur mua. Ai e dinte se unë babën e kam pasur Mezin, këndonte në minare të xhamisë, edhe ishte komunist edhe falej pesë herë në ditë. Kur nisi vala e madhe e prishjeve të kishave, xhamive e teqeve, ishte Enver Hoxha që ndaloi atë histeri të prishjeve të objekteve të kultit, që nëse nuk rrafshoheshin deri në themele, ktheheshin në vatra kulture.

Pas ndërhyrjes së Enver Hoxhës, disa nga objektet shpëtuan. Prandaj për mua Enver Hoxha ka qenë shumë patriot, shumë atdhetar, e donte vendin e tij, interesohej për popullin. Edhe kohën e Zogut nuk e përmendte gjithmonë. Kuranin e respektonte, madje e lexonte. Kur isha pesë vjet në burg, vetëm Kuranin na linin të lexonim dhe unë e mësova përmendësh. Dhe në Kuran unë gjeja citate të fjalimeve të Enver Hoxhës.

Më pak lindje, më shumë migrim

Dikur nënat lindnin më shumë fëmijë, edhe përkundër kushteve të vështira ekonomike e sociale. Por sot është ndryshe. Ekspertët detektojnë disa shkaqe që ndikojnë në rënien e lindshmërisë

Delvina KËRLUKU

Shkup, 1 qershor – Mosinteresimi i prindërve për të patur fëmijë të dytë ose të tretë si dhe shpërngulja e madhe e qytetarëve jashtë shtetit, kanë ndikuar dukshëm në rënien e natalitetit të popullatës në Maqedoni, ndërkohë që masat stumuluese që i inicioi qeveria e kaluar, sipas mjekëve dhe demografëve, nuk arritën efektin e dëshiruar, shkruan gazeta KOHA.

Varësisht në cilat mjedise sociale jetojnë qytetarët, si dhe niveli arsimor i tyre, mund të flitet edhe për shkaqet e rënies së natalitetit. Profesorët universitarë mendojnë se ulja e natalitetit vjen nga mosarsimimi i femrës shqiptare, mosinkuadrimi i saj në punë, por edhe nga pagat e ulta në vendin e punës.

KONCENTRIMI NË SHKUP, UL LINDSHMËRINË NË KOMUNAT TJERA

Në repartin Obstetrikë-Gjinekologjik në Gostivar në dekadën e fundit ka një ulje drastike të lindshmërive. Sipas kryeshefit të repartit, dr. Agim Jakupi shkaqet janë politike, por edhe ekonomike. Ai sqaron për gazetën KOHA se në këtë repart viteve të fundit është evident zvogëlimi i lindjeve. Këtë ai e ilustron më të dhëna konkrete, duke krahasuar vitet dhe periudhat kohore. Kështu që, sipas tij, para 17 viteve kur edhe është punësuar në Spitalin e Gostivarit, ka patur 1300 lindje në vit, ndërkohë që viteve të fundit shifra e lindshmërisë zbret në 680 foshnje. Por statistikat e vitit të fundit shënon një rritje prej 5 lindjeve, më shumë se vjet.

Dr.Jakupi përmend migrimin e popullatës, sidomos i moshave të reja, si një nga arsyet e rënies së natalitetit. Si shkaqe të tjera ai evidenton edhe situatën e disfavorshme ekonomike e sociale në vend që nënkupton faktin se prindërit e punësuar me rroga të ulëta, nuk kanë mundësi që të lindin më shumë se dy fëmijë. Nuk është si dekada më parë kur nënat shqiptare edhe përkundër kushteve të vështira ekonomike lindnin edhe nga 5, 6 fëmijë, thotë ai.

Pakoja e programeve stimuluese nga ana e qeverisë pararendëse, në thelb ishte diskriminues, për arsye se favorizonte vetëm një pjesë të popullatës. Dr.Jakupi ka vërejtje në këtë aspekt sepse këto stimulime i dedikoheshin vetëm komunave në Maqedoninë Lindore, kurse pjesët tjera, të banuar kryesisht me shqiptarë, i nënshtroheshin kritereve absurd që në të shumtën e rasteve bëhej përmes pengimeve në dokumentat si të pakompletuara.

Një shkak tjetër i zvogëlimit të numrit të lindjeve, sipas kryeshefit të repartit të Obstetrikës- gjinekologjisë në Gostivar, dr.Agim Jakupi, qëndron në atë se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë mundësinë që gratë shtatzëna të zgjedhin vendin e lindjes ku të duan, pa rekomandim të mjekut sekundar.

“Ju dha mundësia grave shtatzëne që të zgjedhin vetë vendin e lindjes, por nga ana tjetër u bë një politikë e padrejtë, për ta rritë numrin e lindjeve në klinikën e Shkupit, i cili ishte në rënie e sipër.

Çdo paciente që shkon në muajin e pestë në “skrining” (ndjekje e shtatzënisë), në Shkup, iu bëhet me dije se janë raste pak më specifike dhe që duhet të lindni në klinikë. Domethënë një pjesë dërmuese të pacienteve na i tërhoqën për lindje. Këto dhe shkaqe të tjera kanë ndikuar që gjatë 15 viteve të fundit lindshmëritë në repartin tonë të bien për rreth 55 për qind”, saktëson dr.Agim Jakupi, duke përmendur edhe funksionimin e klinikave private me standarde të larta si shkak i ikjes së pacienteve nga klinika ku ai punon.

Për dallim nga Spitali i Gostivarit, një ndryshim pozitiv vërehet në spitalin Gjinekologji dhe Obstetrikës “Nënë Tereza” në Shkup. Siç njoftojnë për gazetën “Koha” në dy vitet e fundit, në këtë spital, shënohet rritje prej 1100 lindjeve, ndonëse kjo shifër nuk e ndryshon numrin e lindshmërive në nivel republikan.

“Në spitalin tonë këto dy vitet e fundit kemi rritje të numrit të lindjeve nga 2800 lindje në 3900 lindje , që sipas dinamikës së tashme dhe me numrat me të cilat udhëhiqemi tash, jemi të bindur që këtë vit 2018 do ta përmbyllim me rreth 4200 lindje, dhe kjo do të thotë se jemi në epërsi nga spitalet e tjera të vendit, edhe pse paciente kemi nga gjithë qytet e Maqedonisë”, tha doktor Ilir Shurdhani, nga spitali i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës “Nënë Tereza” në Shkup.

MIGRIMI SI PROBLEM I NATALITETIT

Si rrjedhojë e të rinjve që martohen me vonesë, por edhe arsimimi i vonshëm i femrës shqiptare, problemi social dhe ekonomik, pasiguria dhe të gjithë këto kanë ndikuar që të bie në masë të madhe lindshmëria.

Profesori universitar Fauzi Skenderi thotë për gazetën KOHA se shqiptarët në krahasim me komunitet e tjera në vend, janë më mirë, por largimi i të rinjve jashtë shteti ka ndikuar mjaft në zvogëlimin e popullsisë.

“Ajo që është me rëndësi dhe që mund të quhet “thikë me dy teha”, në diasporë kemi shtimin e lindshmërisë te komuniteti shqiptar, që do të thotë se ajo ka ndikuar që kohët e fundit ta kompenzojë uljen e natalitetit të komunitetit shqiptar në Maqedoni.

Por, problemi i uljes së natalitetit në nivel shtetëror qëndron diku tjetër, urbanizimi i jetës në fshat dhe mospërfshirja e femrës shqiptare në proceset shoqërore – ekonomike. Ajo që është edhe më problematike, hutia që është shkaktuar me këtë eksoduz nën hije, që pak a shumë edhe i ngjason eksodusit të viteve “50, i organizuar nga qeveria Jugosllave, atëherë ku ndodhi shpërngulja e madhe e popullatës tonë për në Turqi, tani kur jemi dëshmitar se neve po na shterohen klasat fillore, të mesme, pastaj edhe universitetet, dhe atë çdo ditë e më tepër shpërngulet rinia. Vetëm në katedrën e Gjeografisë nga 30 studentë të regjistruar vitin e kaluar në vitin e parë, kanë mbetur 17 studentë këtë vit.

Por edhe problemi ekonomik, ku rrogat janë të limituara, ndikon në uljen e lindshmërisë. Sot një fëmijë të rritësh është luks i madh, kurse puna e të rinjve që bejnë vlerësohet pak, ose është e pasigurt dhe shteti nuk iu del në ndihmë”, nënvizon Fauzi Skenderi, pedagog i gjeografisë në UT. Sipas tij, më herët nënat tona kanë lindur më shumë fëmijë, por ata fëmijë që në moshë të re janë punësuar në fshatin e tyre, sepse në qytet nuk ka patur punësime për shqiptarët. Për dallim nga sot kur, siç thotë prof. Skenderi, kërkesat e fëmijëve janë më të lartë, ndiqen brendet e modës dhe përgjithësisht kostoja e jetës është më e shtrenjtë, procese botërore që kanë prekur edhe përditshmërinë tonë.

Statistikat e fundit tregojnë se Manastiri, Prilepi, Shtipi, Kumanova, Kërçova, Kavadari janë vetëm disa nga komunat në Maqedoni që ka rënie të lindshmërisë dhe rritje të vdekshmërisë në tre muajt e parë të vitit 2018. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i fëmijëve të lindur ka rënë për 1.6 për qind, ose për 5 255 lindje. Shifrat nuk janë më optimiste edhe në komunat më të vogla që kanë një numër më të vogël banorësh. (koha.mk)

Nga velinë në aktore, Turqia sapo rrëmbeu një tjetër bukuroshe shqiptare

U bë fillimisht e njohur për publikun shqiptar si velinë në emisionin “Fiks Fare”, por Anisa Mukaj duket se do të nisë një rrugëtim të ri në Turqi.

Pas pjesëmarrjes në emisionin investigativ ajo u largua drejt Milanos që të zhvillonte karrieren si modele.

Megjithatë, planet kanë ndryshuat dhe së fundmi modelja duket se është zhvendosur në Stamboll për të vijuar karrierën si aktore

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Anisa është shprehur se në të ardhmen mund të marrë pjesë në serialet turke.

Anisa rrëfen se:

Për momentin jam në Stamboll, pasi më ka marrë përsipër një agjensi shumë e mirë këtu. Kështu po eci shumë mirë pasi pozoj për firma turke, katalogë, sfilata dhe website”.

Turjan Hysko braktis “Vizion +”? Reagon për herë të parë moderatori: “Vendim i vështirë, por i pakthyeshëm!”

Më në fund, Turjan Hysko ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet se do të  braktis ekranin e “Vizion Plus” si dhe detyrën si drejtor në platformën “Tring”. Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Turjan Hysko konfirmon se në sezonin e ri televiziv do të shfaqet në një tjetër ekran.

“Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuar, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizon Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj!”, – ka shkruar ai.

Turi e mohoi disa herë lajmin se do të zhvendosej në “Klan Plus” në postin e drejtorit ekzekutiv, derisa u kap “mat” në ambjentet e televizionit “Klan” në shoqërinë  e Aleksandër Frangaj. Mësohet se ai do të nisë në sezonin e ri një emision game – show. Gjithashtu sipas burimeve të “anabel.al” u bë e ditur ditën e djeshme se edhe “Apartamenti 2xl” është zhvendosur drejt televizionit “Klan”, madje është realizuar edhe mbledhja e parë për sezonin e ri.

Video shokuese! Ja çfarë i shkakton duhani zemrës

Në Ditën Botërore Kundër Duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një video shokuese, që tregon dëmtimet që i shkakton duhani zemrës.

Kjo video ka si qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit mbi efektet shkatërruese të duhanit në zemër, si dhe të inkurajojë duhanpirësit që të heqin menjëherë dorë nga ky ves i keq.

Videoja 30-sekondëshe përfundon me një mesazh “Mbro zemrën dhe shëndetin – jo duhanit!

Reagimi i Dr Gjina Zeqirit për shkrimin “Kosovarja kërkon “azil” në Serbi, ja kush është”

Në vazhdim keni reagimin e Dr Gjina Zeqirit për shkrimin e portalit  “Presheva Jonë” “Kosovarja kërkon “azil” në Serbi, ja kush është”, i cili u publikua edhe nga shumë portale të tjera, fatkeqësisht edhe nga Tetova News:

Ju kisha lutur qe urgjentisht ta largoni artikullin e publikuar nga portali juaj, meqe aspak nuk ka te beje me realitetin te cilin e keni pershkrua. Perndryshe i posedoj te gjitha faktet qe e deshmojne te kunderten. Andaj ju kisha lutur qe te me kerkoni sa me pare edhe falje publike perpara se t’iu padis per shpifje juve si dhe ata te cilet te paret e kane publikua kete shkrim kunder meje, qe paraqet vetem vazhdimin e lincimit tim per shkak te mbrojtjes se disa grupeve kriminale te interesit ne Kosove.

Respektivisht, persekutimi im barbar publik nga institucionet kosovare si dhe nga ju gazetaret e ka vetem nje qellim: largimin tim nga konkurrenca pas nje suksesi te jashtezakonshem si specialiste e vetme per fertilitet dhe sterilitet ne Kosove.

Sa per informate, une kam lindur dhe kam jetua ne Serbi dhe jam shtetase e Serbise perpara se e Kosoves. Prandaj nuk kam fare nevoje te kerkoj azil ne Serbi, por jam shtetase e saj me te drejta te barabarta sikur cdo qytetar tjeter i saj.

Ju lutem qe ta publikoni reagimin tim ne portalin tuaj dhe te me lajmeroni urgjentisht per hapat qe i keni ndermarre lidhur me kerkesen time ndaj portalit tuaj, perndryshe do te ballafaqoheni me pasoja ligjore dhe gjetjen e fakteve per keto qe i keni trillua, pra edhe per ceshtjet politike me te cilat e keni nderlidhe emrin tim ne kete artikull.

Me respekt,

Dr Gjina Zeqiri MSc, PhD
Gjinekologe – Obstetre
Specialiste per fertilitet dhe sterilitet

Eksperiment social në Prishtinë: Reagimi i njerëzve kur u kërkohet një përqafim nga një fëmijë (VIDEO)

Dje në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në kuadër të kësaj dite, Nisma Edukative, Ndryshe, Telegrafi.com dhe MAX Travel , ka realizuar një eksperiment social me qytetarët rreth asaj se “Sa ndikon statusi ekonomik apo baza etnike në mënyrën si i trajtojmë fëmijët?”

Pjesëmarrësit në këtë hulumtim u zgjodhën në mënyrë rastësore, me moshë mbi 18 vjeçar (eksperimenti I) dhe fëmijë të gjinisë mashkullore (eksperimenti II).

Nëse një fëmijë në rrugë do t’ua jepte një dhuratë, a do ta kishit pranuar dhe si do të kishit reaguar nëse do të kërkonte një përqafim nga ju?

Për ta kuptuar më saktë se si kanë reaguar njerëzit, ju sjellim VIDEO-EKSPERIMENTIN, që do t’ju befasojë me reagimin e qytetarëve në Qendër të Prishtinës.

VIDEO/ Rama njëlloj si Enveri, nxjerr fëmijët të parakalojnë me lule para kryeministrisë

Nostalgjia që kjo qeveri ka për të shkuarën komuniste dihet prej kohësh, por kulmi ka arritur ditën e sotme, ku fëmijët e shkollave janë detyruar sot të parakalojnë në kuadrate para kryeministrisë, siç bënin dikur shqiptarët para diktatorit Hoxha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një skandal dhe turp atë që është bërë sot me fëmijët shqiptarë, vetëm e vetëm që ti rikthejnë Ramës kohën e diktaturës.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Rikthejnë 1 majin e etërve të tyre mizorë!

Në narkoshtetin e Noriegës sot detyruan mijëra fëmijë të parakalojnë në kuadrate dhe me lule para Edvin Kristaq Ramës njelloj si dikur para diktakorit mizor Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore. Njëmijë herë turp! sb

VIDEO/ Horoskopi mujor nga Meri: Ja shenjat më me fat për muajin qershor

Jemi në fillim të muajit Qershor dhe të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si do jetë ky muaj.

E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu bëri renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ajo i renditi shenjat nga ato me më pak fat deri tek më fatlumja.

“Energjia e Qershorit është shumë pozitive. Qershori futet me ndryshime të mëdha. Do të jetë një verë e nxehtë ndryshimesh. Dielli në muajin Qershor do të jetë në Binjak dhe pas datës 20 Qershor kalon në Gaforre”, tha në mënyrë të përgjithshme Shehu.