Ballina Aktualitet Kosovë ​​Komuna e Mitrovicës rrënon ndërtesën 11 katëshe pa leje (Video)

​​Komuna e Mitrovicës rrënon ndërtesën 11 katëshe pa leje (Video)

Ndërtesa 11 katëshe e cila gjendet afër shkollës fillore “Bedri Gjina” në Mitrovicë, ka filluar sot të rrënohet.

Ky rrënim po bëhet me vendim të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ngase kishte rezultuar të jetë ndërtesë pa leje.

Bahtiri ishte prezent kur filloi rrënimi i këtij objekti, dhe gjatë bisedës me investitorin dhe njërin prej familjarëve të investitorit, tha se ai ka përgjegjësi të punojë vetëm në bazë të ligjit.

Sipas kryetari Bahtiri, komuna ia ka tërhequr vërejtjen disa herë investitorit për ndërprerjen e punimeve, por një gjë e tillë nuk është respektuar.

Në anën tjetër, Fidan Muharremi, investitor i këtij objekti banesor tha se kompania e tij ka aplikuar për leje në shtator të vitit 2015 dhe meqë pas 7 muajsh pritje nuk ka pasur përgjigje, atëherë ka filluar së ndërtuari.

Ai tutje ka akuzuar se i është kërkuar ryshfet prej 10 mijë eurosh për vazhdimin e punimeve, por nuk ka përmendur emra, ndërsa tha se rastin e ka denoncuar në Polici.

Duke treguar tutje se ndërtesa ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, dhe nuk është ndërtuar brenda natës. Sipas tij, nëse dikush ka dashur të ndalojë punën më të vërtetë atëherë është dashur ta bëjë këtë në fillimet e tyre. Rrënimi ka ndodhur sot me prani të forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. /KosovaPress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews