Ballina Blog Faqe 896

E neglizhoi 50 vite, heq 15 kg tumor (Foto)

Kirurgët shpenzuan 10 orë në një operacion për të hequr një tumor 15 kg nga pjesa e prapme e qafës së një njeriu, pasi ai ishte lënë pa u trajtuar me ndihmë mjekësore për gati 50 vjet.

Zhao Xingfu, 64 vjeç, tha se tumori i njohur si lipoma, u shfaq fillimisht 47 vjet më parë dhe kishte atëherë madhësinë e një veze.

Por atëherë në moshën 17 vjeç, Xingfu nga Panzhou City i Kinës injoroi masën tumorale për shkak se ishte pa dhimbje dhe ai nuk ishte në gjendje të përballonte trajtimin.

Pasi pesha e tumorit u shtua tek Xingfu duke i bërë të pamundur ecjen, djali i tij Zhao Jianjiang kërkoi ndihmën e Dr Dong Shixiang, nga Spitali Guizhou.

Jianjiang nuk e kishte parë kurrë më parë babanë e tij pa tumorin. Ai tha: “Unë e kam njohur babanë tim me tumorin e madh, kështu që gradualisht jam mësuar me të.”

Me ndihmën e familjes, Jianjiang bëri mjaft para për të paguar operacionin e babait të tij. Dr. Dong tha: “Në të gjitha vitet e mia, kurrë nuk kisha parë një tumor aq të madh”.

Kafshon hardhucën, bualli ngre në ‘fluturim’ luanin (Video)

Vizitorët në Parkun Kombëtar të Kruger në Afrikën e Jugut kanë filmuar një buall që shpëtoi një hardhucë gjigande nga një luan i ri. Videoja është postuar në kanalin e YouTube “Kruger Sightings”.

Luani po mbante në gojën prenë e vetë kur një dem i madh e pa dhe menjëherë u hodh në “ring” duke e goditur grabitqarin.

Fillimisht luani u përplas në tokë dhe e rrëzoi hardhucën nga goja e tij, por bualli nuk e kurseu një goditje të dytë duke e hedhur fluturimthi.

Demi qëndroni mbi reptilin gjigand, duke e mbrojtur atë nga shkeljet e luanëve të tjerë aty pranë.

Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit aktori i njohur i “Ertugrul” (VIDEO)

Aktori i njohur turk i serialit “Ertugrul” që humbi jetën mëngjesin e të dielës ArdaOzir është përcjellë për në banesën e fundit ditën e djeshme. Ai u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti.

Familjarë, miq e kolegë u mblodhën në Izmir pranë Universitetit të Arteve të Bukura që t’i jepnin lamtumirën e fundit aktorit të njohur.

Nga pjesëmarrësit e shumtë në ceremoni ishin edhe miqtë e ngushtë, aktorët Burak Altay dhe Riza Kacaoglu.

Kocaoglu, i njohur për rolet në serialet “Ezel” dhe “I infiltruari” kujtoi se Arda, me të cilin kishte kaluar shumë vite në të njëjtën klasë, ishte rritur përpara të tjerëve pasi kishte humbur edhe babanë në moshë shumë të re.

“Ishte më i shpejti ndër ne. Edhe tani e provoi këtë”, tha Kocaoglu, ndërsa nëna e aktorit Belkis Oziri dhe e motra Sohret Eyipisiren, mezi qëndronin në këmbë.

“Ende nuk e besoj dot, jam shumë i pikëlluar.” Këto ishin fjalët e para të aktoritkryesor në serialin “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan për median pasi humbi në një aksident shokun e tij të ngushtë Arda Oziri.

Arda Ozir u njoh nga publiku shqiptar me rolin e tij në telenovelen “Ertugrul” si Goktug.

Një shekull më parë, kur në Shqipëri përdoreshin 25 monedha të ndryshme

Deri në momentin e emetimit të monedhës kombëtare Shqipëria është konsideruar një “babiloni” sa i përket monedhave të huaja që qarkullonin në vend e që përdoreshin për shkëmbimet tregtare apo detyrimet tatimore.

Pas shpalljes së pavarësisë, në Shqipëri fillimisht përdoreshin masivisht lirat osmane.

Marrëdhëniet me kartëmonedhat ishin të pakta për faktin se perandoria nuk kishte emetuar para në letër, me përjashtim të atyre që njiheshin si KAIME e që krijuan konfuzion në përdorim në popullatë ndaj edhe u hoqën nga qarkullimi. Kaimet e emetuara në vitin 1830 ishin në fakt disa dëftesa me vlerë, të shkruara me dorë.

Në vitin 1912, për t’i dhënë fund konfuzionit të krijuar, perandoria vendosi të shtojë monedhat e vogla e që përdoreshin më shumë në popull.

Ashtu si në vendet e tjera të perandorisë, në Shqipëri në 1912 ishin në qarkullim 25 lloje monedhash. Nga këto 25 lloje monedhash, ato 5 lirëshe, gjysëm lire e çerek lire pothuajse kishin si qëllim vetëm përdorimin e tyre për stoli për gratë më shumë sesa për shkëmbime, ndaj u vendos që të mos emetoheshin të reja.

Këto monedha qarkulluan për shumë kohë në vendin tonë dhe madje u bënë edhe më të larmishme gjatë Luftës së Parë Botërore ku ushtri të ndryshme të huaja ishin prezente në Shqipëri.

Krahas lirave osmane, në këtë periudhë në vend përdoreshin gjerësisht lirat italiane, koronat austriake, dhrahmitë greke, frangat franceze apo edhe dollarët amerikanë, të cilët ishin thuajse të vetmet para letre në qarkullim.

Monedhat e huaja, pavarësisht luhatjeve që kishin në vlerën e tyre , gëzonin besimin e madh në popullatë si rrjedhojë e metalit nga i cili përbëheshin (ar ose argjend)

Nga mungesa e kursit bazë, të gjitha monedhat regjistroheshin zyrtarisht si në të ardhurat ashtu edhe në shpenzimet e shtetit. Kjo gjendje kaotike do të vazhdonte deri në vitin 1920 kur me vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 maj u vendos për herë të parë nxjerrja e të ardhurave shtetërore në bazën e frangut ar (unioni monetar latin).

Në vitin pasues 1921 e si rrjedhojë e masës së sipërpërmendur u bë hapi i parë i përmirësimit të kompleksitetit të qarkullimit monetar të monedhave të huaja në vend duke i kthyer në franga ari në bazë të kursit zyrtar që caktohej kohë pas kohë prej qarqeve të vendit.

Kursi zyrtar kishte si bazë këto monedha metalike prej ari: lira stërline për 25 franga ari, lira osmane 22 franga ari dhe napoloni 20 franga ari.

Mbi kursin që caktohej bëhej edhe një zbritje fikse 10 % për kartëmonedhat e ndryshme, përveç dollarit amerikan dhe gjithashtu një zbritje 5 % për monedhat metalike të argjendit korona sermi.

Ky unitet monetar kishte fuqi ligjore dhe shërbeu si bazë për të gjitha veprimet publike e private, por derisa nuk kishte një institut kombëtar që të emetonte edhe monedhën shqiptare frangu ar mbeti vetëm si unitet llogarie.

Për shkak të mungesës së monedhës divizionare, tregtarët nisën të emetonin bono ndërsa me ligj bashkitë u lejuan që të emetonin kartëmonedha me vlerë vetëm në juridiksionin e tyre duke e bërë edhe më të larmishëm qarkullimin e parave në vend.

Komisioni që s’nxorri dot bilancin

Në kushtet kur nuk ishte emetuar ende monedha shqiptare si rrjedhojë e mungesës së një banke kombëtare shqiptare, edhe llogaritë e hyrjeve e daljeve në buxhetin e shtetit ishin shumë të vështira për t’u realizuar për shkak se varionin nga zona në zone në monedha të ndryshme.

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se për 8 muaj me radhë një komision i posaçëm kontrolli i kryesuar nga Fejzi Alizoti dhe që kishte në përbërje Lec Çobën, Haxhi Shkozën e Tonin Simonin punoi në vitet 1920-1921 me regjistrimet kontabël të arkës së shtetit po nuk arriti të nxjerrë dot një llogari ekzakte mbi hyrjet dhe daljet në monedha të ndryshme.

Monedhat duket se ishin më të preferuara e më të besueshme ndër shqiptarë për shkak të metalit nga i cili përbëheshin (ar ose argjend).

Ato pak kartëmonedha të huaja që ishin në vend gjenin përdorim kryesisht në zonën bregdetare, sidomos pranë porteve ku zhvillohej tregtia me jashtë.

Këtë situatë evidenton edhe i dërguari i Lidhjes së Kombeve Albert Calmes që studioi gjendjen ekonomike të Shqipërisë së viteve ’20.

“Shqipëria nuk ka një sistem kombëtar për monedhat metalike apo për kartëmonedhat. Uniteti i adoptuar për llogaritë publike është frangu ar. Në praktikë, llogaritë hartohen dhe pagesat bëhen në napolona dhe korona. Napolonët janë të gjithë në pjesë 20 franga ari të llogaritura.

Monedhat e argjendit pranohen për pagesa në çdo shumë. Monedhat e bakrit janë më së shumti italiane. Sa i përket kartëmonedhave, lirat e letrës gjendet në zonën bregdetare. Dhrahmitë e letrës, që qarkullonin më parë në jug të vendit janë zhdukur, shqiptarët i kanë hequr qafe në kohë.

Në thesarin publik, ari, argjendi dhe letra pranohen pa dallime. Sa i përket argjendit dhe letrës, një kurs zyrtar këmbimi është fiksuar nga një komitet tregtarësh çdo javë, ditën pas pazarit, në secilën prefekturë ose nënprefekturë.

Shqipëria është kështu një nga vendet e vogla evropiane që posedojnë një monedhë të shëndoshë.

Kur të themelohet banka, Shqipëria do të mund të caktojë kursin zyrtar të këmbimit për paratë e emetuara nga kjo bankë dhe në mënyrë të vazhdueshme monedhat e huaja gradualisht do të zhduken.

Shqipëria ka bërë përpjekje tashmë për të vendosur një monedhë letre me ligjin e 16 shkurtit të vitit 1922, që gjithsesi nuk është vënë në zbatim.

Shumë nene të këtij ligji duket se nuk janë pranuar me kënaqësi” shkruhet ndër të tjera në raportin e vitit 1922 të profesorit të Lidhjes së Kombeve.

Në vitin 1922 u bë një ligj i posaçëm mbi prerjen e kartëmonedhës kombëtare në masën 8 milion franga ari me qëllim që të ulej përdorimi i monedhave të huaja në vend e të eleminoheshin humbjet që vinin nga luhatjet e kursit por ligji nuk gjeti zbatim.

Studiuesit e kohës e lidhin këtë me faktin se kishin nisur diskutimet zyrtare me grupet financiare të huaja për themelimin e bankës kombëtare që do të emetonte monedhën e rrjedhimisht do të vendoste rregull në këtë drejtim.

Situata do të vijonte të ishte e tillë deri në mesin e viteve ’20 kur u krijua banka qendrore dhe u emetua monedha kombëtare shqiptare. /Kreshnik Kuçaj-Scan/ http://www.albeu.com/ekonomi/nje-shekull-me-pare-kur-ne-shqiperi-perdoreshin-25-monedha-te-ndryshme/400661/

Shqiptarët mbështetin propozimin “Maqedonia e re”

Hulumtimi për çështjen e emrit, që këtë muaj u publikua nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) tregon se popullsia e Maqedonisë janë më së shumti për emrin Maqedonia e Epërme.

Të dhënat që sjell portali Faktor tregojnë se 44,9% e qytetarëve nuk e pranojnë asnjë propozim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Por, për Maqedoninë e epërme janë 17,1% e qytetarëve, pastaj vjen Shkupi, me 11.9%, Maqedonia e re me 9,5%.

Emri i përmendur Maqedonia Veriore mbështetet nga 8,1% e qytetarëve, dhe ajo e Vardarit mbështetet nga 5,9%.

Simpatizantët e OBRM-PDUKM-së, në shumicë kundërshtojnë gjithçka, ato të LSDM-së janë për Maqedoninë e epërme.

Shqiptarët në Maqedoni më së shumti janë për emrin Maqedonia e re./Telegrafi/

Strugë, protestojnë pronarët e varkave (VIDEO)

Ramiz Merko urgjentisht ta tërheq vendimin për ndalimin e qiradhënies së varkave me pedale në plazhet e Strugës këtë verë, kërkojnë pronarët që sot dolën në protestë paqësore. Ata thonë se në këtë mënyrë kujdesen dhe mbajnë familjet e tyre. Protestuesit paralajmëruan ankesë edhe në Gjykata Kushtetuese, për çka tanimë ka filluar edhe grumbullimi i firmave.

Ne këtu vijmë për ekzistencë. Ka njerëz që presin të vijë sezoni që të mund ta kalojnë dimrin – Bojan Blazhevski- qiradhënës i varkave me pedale.

Nuk kërkoj mëshirë nga dikush apo dikush që të më falë diçka. Kërkoj leje për të punuar me varka me pedale sepse unë jetoj me qira. Bijat e mia më blenë tre varka me pedale me kredi – Mimoza Mojsoska – qiradhënëse e varkave me pedale.

Këta njerëz pyesin pse vendimi i njëjtë nuk zbatohet në Ohër, Prespë, Dojran apo Liqenin e Dibrës?

Ata thonë se ka të mbytur në liqen. Por njerëz që mbyten ka edhe në lumin Drin dhe në vende tjera rreth liqenit. Kjo nuk do të thotë se vetëm nga varkat me pedale ndodhin aksidente – Nenad Guçeski- pronar.

Por, kryetari Merko thotë se vendimi është përfundimtar dhe nuk heq dorë. Ai njoftoi se pronarëve do t’u jepet afat disa ditë për t’i hequr varkat me pedale. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë atë do e bëj komuna./Alsat-M

Maqedonia shënoi 20 vjetorin e institucionit të Avokatit të Popullit (Video)

Me panel diskutimesh në Kuvend sot u shënua 20 vjetorin nga ekzistenca e institucionit të Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë dhe 10 vjetori i Asociacionit të Obusmanit të Mediteranit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në panel fjalim mbajti kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, Avokati i Popullit Ixhet Memetim, kryetarja e Asociacionit të Obusmanit në Mediteran, ndërsa nëpërmjet një video urime për përvjetorin dha edhe Obusmani Evropian Emili O’Rajli. Memeti, i cili është 14 vjet në këtë funksion, tha se gjatë gjithë kësaj periudhe është ballafaquar me një numër sfidash.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi tha se raporti i Avokatit të Popullit duhet të jetë udhëzues për çdo institucion shtetëror. /Telegrafi/

Trajtimi natyral që çtoksikon sistemin tretës dhe eleminon parazitët e zorrëve

Ndër parazitët e zorrëve që takohen më shpesh te njeriu janë të ashtuquajtura krimba. Ata zhvillohen si tek të vegjlit, ashtu edhe tek të mëdhenjtë, vetëm atëherë kur nuk zbatohen rregullat e higjienës.

Kur niveli i higjienës dhe kulturës shëndetësore është i lartë, nuk ka infeksion nga parazitët e zorrëve. Burimi i infeksionit është njeriu ose kafsha që mban në organizmin e tyre parazitët, që nëpërmjet jashtëqitjes i nxjerrin në formën e vezëve.

Vezët duke rënë në tokë kalojnë nëpërmjet ujit të pijshëm, ujit që vaditim perimet dhe zarzavatet, nga duart e të rriturve dhe fëmijëve, nga lodrat dhe rrobat e infektuara. Rrugët e përhapjes janë të shumta: duart e palara, perimet dhe zarzavatet e palara mirë, uji i pijshëm etj.

Për të konstatuar sëmundjet, përveç shenjave klinike janë të domosdoshme edhe ekzaminimet mikroskopike të materialeve fekale, për të parë vezët e parazitëve. Janë shumë lloje parazitësh të zorrëve: askaridoza, oksiuriaza, trikocefaloza, trikineloza, shiritat, lambia etj.

Parazitët janë të shumëllojshëm. Ata janë të vegjël, që mezi shihen në mikroskop, deri nga 8-12 m i gjatë.

Merrni 1-1.5 filxhan kafeje me fara kungulli. Shtypini në një pjatë porcelani, duke e përzier me pak sheqer, dhe u jepet fëmijëve të vegjël nga 1 lugë kafeje esëll në mëngjes. 19 gr hudhër e cila qërohet dhe shtypet. Hidheni në 250 ml qumësht ose ujë. Ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu përdoret për 2 klizma radhë (askaridoza).

Një tjetër zgjidhje është të merrni 1 gotë ujë me shëllirë djathi. Futni në të 4-5 thelpinj hudhra të qëruara dhe të shtypura mirë. Lihen nga darka deri në mëngjes sa të regjen, pastaj kullohen dhe pihet 1 lugë gjelle esëll në mëngjes, për 10 ditë rresht.

Gjithashtu mund të merrni 1 gotë raki të fortë rrushi, 3-4 thelpinj hudhre. Grihen imët dhe lihet nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë. Pas 1 jave pushim, përsëritet dhe njëherë kjo metodë./living

Riviera shqiptare mrekullon gjermanët: Nxitoni, mund të bëni plane të mëdha!

‘Riviera Shqiptare është një nga brigjet e fundit te paprekur ne Mesdheun Europian. Ata që duan të përjetojnë origjinalitetin e tyre duhet të nxitojnë, sepse tashmë ka plane të mëdha për këtë zonë’.

Kështu shkruan e përditshmja gjermane Die Welt në një artikull të fundit për vendin tonë, gjatë të cilës përshkruan Rivierën dhe Alpet shqiptare.

“Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta. Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogorasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së rivierës shqiptare shtrihen ullishte dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.”- shkruajnë gjermanët.

Gazetarit të “Die Welt” i ka bërë përshtypje edhe shtimi i ndërtimeve, sidomos ato jo legale, ku sa më të reja janë ndërtimet, aq më të gjata janë ato. Por kur jemi te riviera shqiptare, ka fshatra që thuajse janë të paeksploruara si fshati i vjetër Lukova me një kishë të vogël dhe mezi gjen barkë lundrimi dhe ku jo pak familje flasin greqisht. Më tej ndodhet Dhërmiu, një fshat piktoresk ku ndodhen edhe shumë hotele me pamje direkt nga deti. Krahas këtyre fshatrave përmendet edhe Vunoja, plazhi i Gjipes, Himara si vendbanimi më i madh i këtij rajoni, etj.

Rajoni do jetë më atraktiv për turistët kur do hapet edhe aeroporti që pritet të ndërtohet në gjirin e Vlorës, thuhet në artikull.

Përveç pjesës jugore me det, pjesë e pazbuluar e Shqipërisë përmendet edhe veriu i Shqipërisë, që të ofron ngjitje nëpër alpet e egra shqiptare. Kjo e mundësuar përmes projekte të GIZ, megjithatë në artikull përmendet edhe “toka thuajse tërësisht e betonizuar mes Tiranës dhe Durrësit”.

Megjithatë deri tani është qetë në rivierën shqiptare. Përveç sezonit të verës nga korrikut në gusht, në pjesën turistike shqiptare të Llogarasë – akoma të ofron autenticitetin dhe egërsinë.

Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjermanët kanë shënuar dhe rritjen më të madhe në përqindje, me rreth 19%, por në numër mbeten të pakët (rreth 9,500)./Monitor

‘Historike’ në media, a do kalojë Fevziu në Top Channel? Çfarë do ndodhë me Rakipin?

Ditën e sotme në disa media ka qarkulluar lajmi se drejtuesi i Opinion, Blendi Fevziu është duke diskutuar kalimin në Top Channel.

Portali Politiko.al shkruan se nga burime të afërta me Fevziun lajmi është i vërtetë.

Portali shkruan se negociatat janë shtrirë në tre palë, ku i përfshirë është edhe pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, për shkak të historisë së gjatë të bashkëpunimit mes tyre.

“Burimet theksojnë se Fevziu e kërkon ndryshimin jo për çështje financiare, por si ‘koncept kulturor’.

Një gjë tjetër që e ‘josh’ Fevziun drejt Top Channel është edhe drejtori i ri i këtij televizioni, Ben Blushi, një mik i gazetarit, por edhe një vërsnik, jo vetëm moshor, por edhe kulturor.”-shkruan Politiko.

Lëvizja e Fevziut nëse rezulton e vërtetë do të jetë transferimi më historik në ‘merkaton’ e televizioneve shqiptare.

Gazetari ka mbi 20 vite që qëndron në Klan duke refuzuar edhe të tjera oferta, si ajo e para disa viteve nga Agon Channel.

Po me Ylli Rakipin çfarë do të ndodhë?

Nëse Fevziu do kalojë në Top Channel, mundësitë janë të shumta që drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi të lirojë të enjten për “Opinion”.

Një tjetër thashethem që qarkullon këto ditë në media është pretendimi se Ylli Rakipi ka patur debate të shumta me Ben Blushin, duke konsideruar edhe mundësinë e mbylljes së këtij emisioni në këtë fund sezoni.

Rakipi vitin e shkuar kur Fevziu kishte 20-vjetorin e Opinion, nuk e fshehu “zemërimin” për vëmendjen që zuri në media përvjetori i këtij emisioni.

Shkruante Rakipi:

“Në këtë festë, njeriu i mirë dhe i pafajshëm, Blendi Fevziu, ka thirrur dhe ka vendosur në rresht, mbarë botën shqiptare. Parlamenti i Kosovës ka anulluar për ditën e sotme, seancën për formimin e qeverisë së re, vetëm që krerët të ishin të pranishëm në festën e Fevziut. Në këtë festë është e pranishme e gjithë qeveria e Republikës së Shqipërisë, edhe kjo ende e pa mandatuar, me në krye zotin Edi Rama. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vrapuar të jetë në krye të festës së Fevziut.

Kryeministri i qeverisë në formim të Kosovës, Ramush Haradinaj, krerët shqiptarë të Maqedonisë. Ilir Meta, që sigurisht nuk mungon në asnjë festë apo ditëlindje. Kryetari, tashmë i shkrirë i opozitës, Lulzim Basha. Njerëzit më të famshëm dhe më të kamur të botës Shqiptare, elitat politike dhe intelektuale të vendit. Dhe jo vetëm kaq.

Për 20 vjetorin e Opinionit, po gatuajnë gjellëbërës dhe kuzhinierë të ndritur, po sfilojnë vajza të përndritura. Dhe sigurisht nuk mungon Henri Çili, këtë herë me një gjetje origjinale, me albumin me fotografitë e Fevziut, nga foshnjëria deri në këtë 20 vjetor, botim i posaçëm i UET-së. Baton Haxhija, korrieri suprem Kosovë – Shqipëri, ka ditë që është paraqitur dhe lëviz gjithandej shend e verë.

Të gjithë të gjallët janë prezent në 20 vjetorin e Opinionit, por edhe të gjithë të vdekurit, që kanë parakaluar në emision këto 20 vjet. Shqipëria ka ndalur frymën para Blendi Fevziut. S’ka ndodhur një pjesëmarrje dhe solemnitet i tillë, që nga koha e vdekjes së Enver Hoxhës. Lajmet për çmendurinë e Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë kaluar në plan të dytë dhe kjo, sepse çmenduria, siç thonë, del me çmenduri.

Një çmenduri më e madhe ka përfshirë sot gjithë botën shqiptare, në rajon dhe më gjerë. Lajmet me stuhitë dhe uraganet, që kanë pushtuar Amerikën kanë ndaluar. Uragani Irma, është zëvendësuar nga uragani Fevzi. Sandri është detyruar të bëjë atë që nuk ja ka marrë mendja kurrë, ka ndaluar për 24 orë novelat Turke.“

Asgjë nuk dihet me siguri, por merkatoja e verës sapo ka filluar. Fushata zgjedhore fillon pas pak muajsh dhe lëvizje të reja pritet të ndodhin. Lëvizja e Fevziut padyshim që do ishte një ndër lajmet më të rëndësishme për median këtë verë.

Altrim Mamuti i ASH-së i kundërpërgjigjet Artin Spahiut të BDI-së

Altrim Mamuti, kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët i është përgjigjur funksionarit dhe opinionistit të BDI-së, Artin Spahiu lidhur me komentet e tij të fundit për debatin mes liderëve të partive kryesore shqiptare.

Ja postimi i plotë:

Debati i shërben popullit.
Ambienti politik i një shoqërie demokratike gjithmonë përcillet me debate. Në demokracinë amerikane dhe ato perendimore debatet politike të liderëve përbëjnë një test të ideve që përfaqësojnë krahe dhe aktorë në konkurrencë, aty matet dhe merr fatin e vet një platformë politike.

Opinioni publik i shqiptarëve në Maqedoni ka më shumë se kurrë nevojë për debat. Qytetarët gjithmonë duhet ta dinë se si merren vendimet politike dhe si do të përfaqësohet interesi i tyre.
Nga viti 2001 e këndej popullin tonë e shoqëroi një përtharje e përgjithshme.

Statistikat tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë iu nënshtruan një regresi në të gjitha fushat e jetës. Dhe pyesim pse? Shqiptarët e Maqedonisë gjatë këtyre viteve morën 90 mijë vite burg, mbi 300 shqiptarë janë vrarë, shqiptarët kanë përbërë vazhdimisht mbi 50 për qind të banorëve të burgjeve në Maqedoni, në viset shqiptare kanë munguar gjithmonë investimet ekonomike dhe në infrastrukturë… Shqiptarët janë mbajtur larg vendimmarrjes politike dhe burimeve ekonomike. Thjesht, na kanë shndërruar në taksapagues të rregullt, por pa të drejta!

Në Tetovën time këto ndihen më së shumti. Infrastruktura është përtokë, rinia po largohet dhe shpresa po fiket.
PS:

Artim Spahiu, lexoi planet e Grashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit dhe pinjollëve të tyre, ç’marifete kanë ndjekur për shpopullimin e trojeve tona! Hajde ta shohim ku dallon politika juaj nga këto”, thuhet në reagim. (INA)

NUK DO TË LEJOHET HAPJA E KAZINOS NË REÇICË TË VOGËL (VIDEO)

Tri javë pas protestës kundër hapjes së kazinove në Reçicë të Vogël, Gjykata Administrative morri vendim, që në objektin afër Universitetit të Tetovës mos të lejojë hapjen e një shtëpie të re kumari.

Nga iniciativa “Anti-Bixhoz” theksuan se të gjithë ata që ngritën zërin dhe përkrahën protestën u përfshin në vendimmarrjen e ndalimit të hapjes së këtij objekti si kazino.

Xhemal Abdiu, njëri nga anëtarët e këshillit iniciator të kësaj lëvizjeje deklaroi se heshtja që u thye në protestën e 4 majit nga qytetarët e Tetovës, solli rezultatet e para.

Test

Test

Ivanov nuk pranon “erga omnes” për emrin

Presidenti, Gjorge Ivanov nuk pranon erga omnes, respektivisht përdorim të përgjithshëm të emrit të ri eventual të vendit. “Qëndrimi i Presidentit Ivanov është parimor dhe njëherit konzistent me qëndrimet e deritanishme të presidentëve të Republikës së Maqedonisë.

Ky është qëndrimi se Presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes”, thuhet në komunikatën nga kabineti i Presidentit.

Përndryshe, gjatë ditës së nesërme Ivanov do ta takojë Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Ndërsa ky I fundit pritet ta informojë për rrjedhën e bisedimeve për emrin./am/

Ja si ta kuptoni se keni të bëni me një njeri negativ

Ka njerëz në jetën tonë që na mbushin me gëzim dhe përçojnë energji pozitive.

Ka njerëz të tjerë që na tërheqin poshtë, na bëjnë të ndihemi keq apo fajtorë dhe krijojnë një mjedis toksik. Ndonëse duket e thjeshtë t’i diktosh këta njerëz, është më e ndërlikuar nga se duket.

Nëse ndjeni se rrethoheni nga këta njerëz, por thjesht kërkoni të siguroheni lexoni më poshtë shenjat paralajmëruese .

Ata luajnë gjithmonë rolin e viktimës

Një person toksik është duke luajtur viktimën gjithë kohën. Ata do të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni keq për ta ose të fajësoni dikë tjetër.

2. Ata duan vëmendje

Ata zakonisht janë të kënaqur vetëm kur flasin për veten ose kur qendra e botës janë vetë ata.

3. Janë gjykues

Një person toksik jeton për të krijuar negativitet rreth e rrotull. Ata gjykojnë çdo gjë dhe gjithkënd rreth tyre.

4. Ata janë abuzivë

Një person toksik mund të jetë fizikisht abuziv, por abuzimi vjen në forma të ndryshme. Mund të jenë të ashpër me fjalë dhe mund të lëndojnë qëllimisht duke hedhur fjalë për ju ose për të tjerët.

5. Mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë

Atyre nuk u intereson mendimi i të tjerëve dhe mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë ! Nëse nuk pajtoheni me ta, do keni vështirësi të merreni vesh, sepse një njeri toksik nuk bën kurrë kompromis.

6. Ata nuk marrin përgjegjësi

Ata rrallë ndjejnë keqardhje ose empati ndaj njerëzve të tjerë dhe për më tepër janë të papërgjegjshëm.

7. Ata janë mospërfillës dhe nuk dëgjojnë !

Ata gjithashtu nuk kanë respekt për askënd apo për ndonjë gjë tjetër, shkruan living. Një person toksik nuk dëgjon, sepse thjesht nuk u intereson. Ky person kurrë nuk do të jetë një shpatull për të qarë ose një vesh për të dëgjuar.

Regjistrohet edhe një parti e re shqiptare në Maqedoni, selia do të jetë në Tetovë, ja emri i kryetarit! (Foto)

Në Maqedoni është regjistruar edhe një parti e re politike shqiptare. Bëhet fjalë për subjektit politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi”, i cili me vendim gjyqësor të datës 02.05.2018 është regjistruar me të drejtë veprimi ne skenën politike të RM-së.

Nga kjo parti thonë për Gazetën Lajm se kryetari i saj do të jetë Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova. Mirëpo mbi kryetarin do të jetë “Këshilli i Pleqve” që do të sjellë vendimet më të rëndësishme dhe i cili do të përbëhet nga anëtarë jashtë dhe brenda Maqedonisë.


“Njoftojmë opinionin publik, mjetet e informimit, të gjithë qytetarët e Republikë së Maqedonisë, se në bazë të kërkesës së një grupi të qytetarëve, shtetas të RM-ës, deponuar në Gjykatë, me date 13.04.2018 për regjistrimin e subjektit politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” me vendim gjygjsorë të datës 02.05.2018 i njëjti subjekt është regjistruar me të drejtë veprimi ne skenën politike të RM-ës.

I njëjti vendim, nga ana e gjykatës, me datë 17.05.2018 i është dorëzuar personit të autorizuar të subjektit politik, LSHD. Me këtë rast, kryesia e LSHD-ës ka bërë edhe përgatitjet e fundit për promovimin publik te subjektit, ndërkohë pritet caktimi i datës dhe vendit të promovimit nga ana e “Këshillit të Pleqve” që është i përbërë nga anëtarë brenda dhe jashtë shtetit, si organ më i lartë partiak që qëndron mbi kryesinë e subjektit dhe vetë kryetarin e sajë.

Në ndërkohë njoftojmë se subjekti politik “Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi” do të jetë me seli në Tetovë, ndërsa subjektit, është caktuar që ti prijë Z. Adnan Abdullahu-Voka nga Tetova”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti.

Lumë njerëzish në varrimin e të riut nga Sllupçani

Abedin Zymberi

FALEMINDERIM
Kto jemi ne shqiptarë, jemi popull me tradit, popull human, popull liridashës, popull që dhimbset për vëllaun vëllanë, këtë e dhëshmoi sot me pjesmarrjen masovike në varrimin e t’birit ton Bardhil Zymberi.

Familja ZYMBERI ju asht mirënjohëse pa fund për pjsemarrjen tuaj në varrimin e Bardhilit. Jemi krenar që i takojmë familjes së sakrificës për atdhe, kjo e sodit e dëshmoj edhe njiher se ja ka vlejt të sakrifikohemi për kët popull kaq human.

I faleminderojm gjith vëllezërit që erdhën nga larg: Kosova, nga Ghitha qytetet e Ilirides, Preshevës. Faleminderim gjith banorëve të fshatit Sllupçan miqve dhe gjith të tjerve që sot naj shëndrruat dhimbjen në krenari.
Zoti ju shpërbleft me gjitha të mirat e kësaj Bote.

Ixhet Memeti nuk përfill shqipen, flet maqedonisht

Ndonëse pretendon se mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe është Avokat i Popullit, Ixhet Memeti nuk respekton të drejtën e tij Kushtetuese, për të folur dhe shprehur në gjuhën amtare, ndërsa arsyetohet se këtë e bën në shenjë respekti ndaj shoqërisë.

Ai është respekt ndaj asaj që do të thotë shoqëri, bashkim dhe nevojë e shoqërisë sonë – tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Në funksion aq sa ekziston edhe vet institucioni. Memeti nuk sheh asgjë të keqe këtu, megjithatë nuk do të donte mandat të përhershëm. Ndërkohë që shprehet se gjatë zgjedhjes së tij në këtë post gjithmonë ka pasur edhe mbështetjen e partive maqedonase.

Në zgjedhjen time të dytë, për fat të keq pasi LSDM-ja nuk ndodhej në Kuvend, kisha mbështetjen vetëm të VMRO-së. Kjo dëshmon se mandatet e mia kanë gëzuar mbështetjen të partive politike maqedonase edhe të së majtës edhe të së djathtës – tha ai.

Duke i përkujtuar 24 dhjetorin e 2012 dhe mos ndërmarrjen e masave si Avokat i Popullit për largimin e dhunshëm të deputetëve nga Kuvendi dhe dhjetëra raste të tjera për të cilat institucioni në krye me të i kishin mbyllur sytë, Memeti arsyetohet me faktin se Avokati i Popullit vetëm adreson vërejtjet dhe nuk ka asnjë mekanizëm tjetër në duart e tij. Njëri ndër rastet kur Ixhet Memeti ishte i zëshëm ishte edhe arrestimi i Mitko Çavkov dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Në vigjilje të 20 vjetorit të institucionit Avokati i Popullit, Memeti shprehu gatishmëri për të vazhduar luftën kundër padrejtësive, korrupsionit dhe diskriminimit. Për këtë kërkoi mbështetjen e Qeverisë dhe Kuvendit. I pari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se rekomandimet e Avokatit Popullit duhet bërë doracak studimi, ndërsa kryeministri Zoran Zaev theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim./am/

ZBULOHEN 43 MIGRANTË ILEGALË NË AUTOSTRADËN KUMANOVË-TABANOVCË

Policia dje në autostradën Kumanovë-Tabanovcë ka zbuluar një furgon me targa të Shkupit në të cilin ishin bartur 43 migrantë, ndërsa drejtuesit nga Radovishi, të automjetit i është caktuar masa 30 ditë paraburgim.

Furgoni ka filluar që ta ngadalësojë shpejtësinë me qëllim që të ndalojë, mirëpo më pas ka filluar që ta ngasë me shpejtësi më të madhe që të i ikë zyrtarëve policorë. Më pas në fshatin Pukovski kanë hyrë në një rrugë qorre, gjegjësisht në oborrin e një shtëpie.Më pas drejtuesi i automjetit ka ikur, mirëpo për një kohë të shkurtër është zënë, dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për E.A(30) nga fshati Koxhalija në Radovish, njoftojnë nga MPB-ja.

Ndërsa, 14 prej migrantëve kanë qenë nga Pakistani, 16 nga Iraki dhe 13 migrantë nga Avganistani.

VIDEO: “Kullat fantazmë” nga 28 deri në 30 kate shkatërrohen për 15 sekonda

Katër ndërtesa të papërfunduara në një ‘qytet fantazmë’ janë shkatërruar në Kinën lindore, pothuasje 10 vite pasi projekti u braktis.

Kullat u shkatërruan me eksplozivë duke u shembur për vetëm 15 sekonda.

Blloqet e banesave, të gjitha 28 deri në 30 kate, kishin mbetur të zbrazëta që nga viti 2009 pasi kompania ndërtuese falimentoi dhe hoqi dorë nga projekti i pasurive të paluajtshme.

Projekti Vistaria Bay ishte menduar të ishte një kompleks rezidencial dhe u ndërtua pak metra larg nga deti në portin e Yantait, provinca Shandong, por që nuk u popullua asnjëherë. (TemA)