Ballina Blog Faqe 925

Zbardhja e dhëmbëve në vetëm 2 minuta, me këta përbërës

Dhëmbët më të bardhë janë diçka që shumë njerëz në botën tonë të orientuar në kozmetikë dëshirojnë sot.

Në të vërtetë, amerikanët shpenzojnë mbi $ 1.4 miliardë dollarë në pastrimin e dhëmbëve çdo vit që është një copë e mirë parash vetëm për të arritur një hije të ndryshme dhëmbësh.

Për fat të mirë, ka disa produkte të zakonshme shtëpiake që bëjnë mrekulli për zbardhjen e dhëmbëve – soda e bukes dhe limoni, transmeton Gazeta Shneta.

Mirëpo, një pastë e dhëmbëve e cila përfshin këta dy përbërës, po pretendon të zbardhë dhëmbët në vetëm 2 minuta.

Ja si duhet bërë ajo pastë:

Përbërësit:

-Disa lugë çaji sodë buke
-Lëng limoni
-Një furçë dhëmbësh

Udhëzimet

Përzieni disa lugë çaji sodë buke me lëng limoni të freskët, për të krijuar pastën. Fërkojini dhëmbët me një letër higjienike. Më pas, shtoni një sasi të madhe mbi furçën tuaj të dhëmbëve dhe apikojeni atë. Lejeni pastën të veprojë një minutë, pastaj shpëlajini ata./Gazeta Shneta/

NGA MAQEDONIA IKIN MBI 29 PËRQIND E TË ARSIMUARVE (VIDEO)

Rrogat e ulëta, mungesa për trajnimet përkatëse dhe zhvillimi i karrierës janë disa nga arsyet më kryesore që 29 për qind e qytetarëve me arsim të lartë e kanë lëshuar vendin dhe kanë migruar. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, numri i përgjithshëm i personave që kanë migruar nga Maqedonia është 21 për qind.

Hetimet po ashtu tregojnë se faktorë për “ikjen e trurit” janë edhe vështirësitë për kualifikimin e plotë të personalitetit akademik dhe kredibil, mungesa e lirisë në hetime, izolimi nga debatet akademike ndërkombëtare e kështu me radhë. Këto informata, i kumtoi edhe vetë ministrja e arsimit, Renata Deskoska, në konferencën “Brain Drain: “perspektivat e njerëzve të rinj”.

RENATA DESKOSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Jemi të vetëdijshëm se në periudhën e kaluar Maqedonia humbi, shpresojmë përkohësisht, një pjesë e njerëzve të rinj të cilët ishin me arsim të lartë dhe shkuan të punojnë në vendet perëndimore të Evropës, ose përtej oqeanit. Me qëllim që ta ndalojmë atë ‘ikje të trurit’, filluam më shumë programe të cilat duhet tu mundësojnë mbetjen e të rinjve me kualifikime të lartë në Maqedoni”.

Ministrja Deskoska tha se pas marrjes së funksionit në krye të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka kërkuar që të miratohen punësime të njerëzve të rinj kualitativ në universitetet e vendit.

RENATA DESKOSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Javën e kaluar u publikua ligji për arsim të lartë kështu që këtë javë janë lëshuar pajtueshmëri të reja në Ministrinë për Financa të cilat do të mundësojnë punësime të reja në universitete. Targetojmë njerëz të rinj të cilët kanë mesatare të lartë dhe që kanë potenciale hetuese të mbesin në universitetet në Maqedoni”.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës “Lead”, Ivan Jovanov, deklaroi se sipas disa vlerësimeve në dhjetë vitet e fundit nga Maqedonia janë shpërngulur 25 për qind e kuadrit me arsim të lartë. Sipas tij, që të mbesin të rinjtë në Maqedoni, duhet të ndryshohet i tërë sistemi i funksionimit të shoqërisë. Konferenca e sotme i organizua nga LEAD në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer dhe Qendrës Vilfrid Martens për studime evropiane. /shenja/

Rasti “Tank”, Penalja lejon PSP-në të propozojë dëshmi të reja

Gjykata penale e lejoi Prokurorinë Speciale të propozojë dëshmi të reja në rastin Tank. Ndonëse mbrojtja kundërshtoi, gjyqtarja e miratoi propozimin.

Përveç PSP-së, avokatët e të akuzuarve paraqitën dëshmi për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro. Në këtë rast, të akuzuar janë ish ndihmës- ministri për prokurime publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski./am/

QEVERIA NESËR MERR HUA TË RE! VMRO-DPMNE PLANIFION MITING ANTI-QEVERITAR

VMRO-DPMNE-ja opozitare konsideron se huamarrja e planifikuar për ditën e nesërme, me vlerë prej 16 milionë euro, paraqet edhe “një tregues që Qeverisja e LSDM-së nuk ka kapacitete që ta udhëheq shtetin.” Sipas tyre, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Maqedonia mori 300 milionë euro hua, dhe se për vetëm dy javë, LSDM-ja e futi popullin në borxh të ri prej 25 milionë euro, kurse kufiri psikologjik i borxhit publik ka kaluar pesë miliardë euro.

VMRO-DPMNE-e pa kënaqur nga kjo politik e LSDM-së më 2 dhe 3 qershor në Shkup do të mbanë miting të madh nacional kundër politikave qeveritare.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski thotë se në parti janë duke vijuar zgjedhjet e udhëheqësive lokale, gjegjësisht të kryetarëve të komiteteve lokale.

“Pastaj kemi planifikuar aktivitete të fuqishme në terren, ndërsa pjesë e saj është edhe tubimi i madhë nacional. Mes qytetarëve dëshirojmë të transmetojmë porosinë tonë, ti paraqesim konceptet tona që po i ndërtojmë si udhëheqësi e re në VMRO-DPMNE, thotë Nikollovski./tv21/

Tetovë, nxënësit iu thye dhëmbi nga goditja që e ka marrë nga arsimtari

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër M.B (56) nga fshati Zhelinë i Tetovës për shkak dyshimit për vepër penale të kryer “maltretim në kryerjen e shërbimit”, transmeton Portalb.mk.

“Me 13.03.2018 rreth orës 11:00 në shkollën fillore të zhelinës një arsimtar, gjatë orës mësimore e ka goditur një nxënës në pjesën e pasme të kokës ku për këtë shkak u përplas në bankë dhe iu thye dhëmbi”, njofton policia.

PSP dorëzoi dëshmi të reja për furnizimin e mercedesit luksoz

Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar dëshmi të reja për rastin “Tank”për të cilat duhet të deklarohet gjykata në seancën e sotme. Mbrojtja e të akuzuarve përsëri është kundër që të shqyrtohen dëshmitë e dorëzuara, transmeton Portalb.mk.

Pas debatit në seancë dhe insistimin e PSP-së se bëhet fjalë për dëshmi që duhet të pranohen nga gjykata, është dhënë pauzë që më pas të deklarohet këshilli gjyqësor.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Fëmija 8 vjeçar nga Kumanova shkon në shkollë me Lamborghini, e vozit vetë! (Video)

Një fëmijë nga Kumanova i moshës 8 vjecar ka vendosur që të shkoj në shkollë me veturë luksoze Lamburgini. Kjo video është prezantuar kohë më parë nga kanalin youtube. Mësohet se fëmija i vogël tash është rritur dhe me prindët jeton në një qytet të Zvicrës./ts/

ZAEV: JAM GATI PËR TAKIM LIDERËSH

Jam në dispozicion për takim liderësh, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve a do të ketë takim liderësh me kërkesë të opozitës.

Ai theksoi se që dje ka pasur informata se janë në dispozicion, por se për takim liderësh të gjithë pjesmarrësit duhet të jenë në vend, ndërkaq presidenti Ivanov është në Turqi, e Ministri i Punëve të Jashtmë është në Hagë.

“Sot pas kësaj ngjarjeje jam i gatshëm të mbaj mbledhje me liderin e opozitës, nëse ai vlerëson se duhet të ketë. Ata kanë kërkuar takim liderësh, sidoqë të vendosin unë qëndroj në dispozicion, t’i informoj para se të shkojmë në takimin në Sofje. Gjithsesi jam i gatshëm edhe pas Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje, ta ftoj takimin e liderëve, kur të gjithë do të ishin të pranishëm. Por, thirrja është nga lideri i opozitës dhe unë jam në dispozicion në koordinim me të, kështu edhe ta organizojmë takimin”, deklaroi Zaev.

I pyetur nëse më 17 maj do të ketë takim me kryeministrin grek Aleksis Cipras, si datë i një marrëveshjeje përfundimtare, ai u përgjigj se ai takim nuk është nga ato të caktuarat që i presin. Takimi në margjina të Samitit të BE-së, ku do të jenë të pranishëm të gjithë kryeministrat e BE-së, si dhe gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor si vende kandidate për anëtarësim në BE. /SHENJA/

Gucci risjell në modë sandalet tuaja të fëmijërisë me një çmim marramendës

Shtëpitë e mëdha të modës rikthejnë herë pas here modën e viteve të kaluara. Të njëjtën gjë ka bërë Gucci dhe firmat e tjera me sandalet e dikurshme, të cilat po i shikojmë gjithmonë e më shumë të veshura nga blogeret.

A ju kujtohen sandalet plastike të fëmijërisë, që shumë prej nesh i kanë pasur të pandara në përditshmëri? Dikur i blenim me nje çmim modest, por tani jo më.

Gucci i ka risjellë në modë këto sandale, të cilat mund t`i bëni tuajat për një vlerë prej 500 dollarësh. E pabesueshme, apo jo? Epo janë Gucci!/sn/

Hapat e duhur për t’i dhënë fund depresionit

Psikologja Selena C., PhD, ka thënë: “Një person depresiv ka një mundësi për të mësuar se nuk është i vetmi që vuan në heshtje, ndërkohë që fitojnë mbështetjen dhe empatinë e atyre që e kuptojnë thëllësinë e dhimbjes së tyre. Ata përfitojnë nga inkurajimi prej miqve të tyre për të hedhur hapa të vegjël, por të sigurtë përpara në jetë”.

Nëse nuk e ke përjetuar ndonjëherë depresionin, me siguri nuk e di as mënyrën e duhur për ta ndihmuar dhe për ta bërë të ndihet mirë një person që po vuan nga kjo sëmundje. Por e ardhmja mund të vendosë në një situatë të tillë, në të cilën një mik apo një anëtar i familjes tënde të bjerë në depresion, ndaj të gjithë ne duhet t’i dimë tetë hapat se si t’i bëjmë të ndihen më mirë personat që vuajnë nga depresioni.

Mos pretendo sikur nuk ekziston.

Depresioni është një sëmundje serioze dhe të pretendosh sikur ai nuk ekziston, nuk ke për ta zhdukur atë. Ti mund të mendosh se duke vepruar sikur gjithçka është normale, mund të jetë mënyra më e mirë për t’ia dalë mbanë, por nuk është aspak e vërtetë. Me këtë mënyrë një person depresiv do të ndihet sikur emocionet e veta nuk janë të vlefshme. Ji i vetëdijshëm për rëndësinë e asaj që po kalon dhe kërko ndihmë, nëse dyshon se të diçka nuk po shkon siç duhet me shëndetin tënd mendor.

Mos u përpiq “t’i ndreqësh” ata.

Mikut apo anëtarit të familjes tënde që po vuan nga depresioni, nuk i është thyer zemra. Ata thjesht po përballen me një nga sëmundjet mendore më të zakonshme, por dhe më serioze. Mos u përpiq “t’i ndreqësh” ata., pasi ata nuk janë të lënduar. Ata thjesht kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje të vazhdueshme, jo për një zgjidhje të menjëhershme që nuk do t’i ndihmojë aq shumë.

Ji më i kujdesshëm me pozitivitetin që i jep.

Të jesh një burim optimizmi dhe pozitiviteti për mikun tënd depresiv, kur ai ka nevojë, është tepër e rëndësishme. Por, ki kujdes të mos jesh tepër pozitiv me ta, pasi mund t’i bësh të ndihen më keq, kur ata të shohin se nuk po ia arrijnë të jenë aq optimistë sa ti u thua të jenë. Ndaj ji pozitiv, por jo në ekstrem.

Lëri ata të flasin.

Mos e ndal një mikun tënd depresiv të flasë mbi ënyrën si ndihet, edhe nëse emocionet që ai do të shprehë do të jenë negative.
“Bëja të qartë se ti je do të dëgjosh çdo gjë që kanë në mendje”, thotë psikiatri Michael Simpson. Nëse ata flasin për veten e tyre, kjo gjë i bën të ndihen mirë dhe të mos hyjnë lehtë në depresion më vonë. Bëja të qartë se ti je gjithë sy e veshë për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë lidhur me ato që ndiejnë.

Vlerësoji ndjenjat e tyre.

Çdokush e meriton të ndihet i vlerësuar prej të tjerëve. Edhe nëse ata mund të kenë ndjenja të pakuptimta, bëji të ndihen sikur ti po e kupton se si ata ndihen dhe se ata nuk duhet të ndihen keq për emocionet e tyre. Emocionet janë neutrale, por është mënyra se si i menaxhojmë ato që mund të jetë e dëmshme.

Ji mbështetës.

Një person depresiv e ka të vështirë të hapet për ndjenjat e veta, në momentin që ka më tepër nevojë të flasë. Ndaj, sigurohu t’i ofrosh mbështetjen tënde në periudhat më të nevojshme për ta, shkruan bota.al. Të qenurit mbështetës e bën më të lehtë që një person depresiv të ndihet i dashur dhe i dëgjuar nga të tjerët. Mos ia impono dashurinë tënde, por ofroja mbështetjen sa herë që ata të kenë nevojë.

Ftoji ata në vende të ndryshme.

Ndonjëherë, kur ndihesh në depresion, gjithçka që do të bësh është të rrish në shtrat. Inkurajoje mikun tënd të dalë me ty dhe ftoje në vende të ndryshme për t’i dhënë mundësinë të dalë nga shtëpia e vet. Duke e ftuar të dalë me ty, ai do të ndihet më mirë dhe do ta kalojë më lehtë depresionin bashkë me mbështetjen tënde të vazhdueshme.

Vendos kufij

Po aq sa do ta ndihmosh mikun tënd me gjithçka që ai ka nevojë, po aq bën mirë të kujdesesh edhe për veten tënde. Sigurohu të vendosësh kufij, në mënyrë që të mos lodhesh tejmase me të. Nëse ti lodhesh pamasë duke ndihmuar mikun tënd, ti do t’i bësh keq vetes dhe atij. Ndaj, kujdesu për veten, në mënyrë që ta ndihmosh në mënyrën e duhur edhe mikun apo familjarin tënd që po vuan nga depresioni./pe/

GRUEVSKI KËRKON PUBLIKIMIN E DËSHMIVE SE MERCEDESI ISHTE I VJETËR DHE DUHEJ BLERË NJË MAKINË E RE

I akuzuari Nikolla Gruevski dhe Prokuroria Speciale propozuan prova të reja në gjykatë lidhur me rastin “Tanku”, për blerjen e mercedesit 600 mijë eurosh.

Nikolla Gruevski nëpërmjet avokatëve të tij i kërkoi gjykatës që të kontrollojë të dhënat zyrtare se sa herë është prishur mercedesi i vjetër, se sa herë i është bërë servis e të tjerë, në mënyrë që të shihet se kryeministrit i është dashur një makinë e rregullt, por gjykata mbështeti sugjerimin e prokurorit Stefço Donev i cili tha nuk është me rëndësi se sa herë është prishur kjo makinë e cila nuk ka lidhje me akuzën.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska i tha Nikolla Gruevskit se këtë fakt ai tashmë e kishte thënë nëpërmjet dëshmitarëve të tij dhe deklaratave të tij dhe nuk ka nevojë për arsyetime shtesë, prandaj edhe e refuzoi kërkesën për këtë lloj hetimesh. Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për të publikuar komunikimin me email në mes kompanisë Mak Auto Star prej të cilës është blerë Mercedesi dhe kompanisë gjermane Daimler.

Prokurori Donev tha se prej këtij komunikimi do dalin shumë përgjigje për pyetjet e mbrojtjes që janë shumë me rëndësi. Ka gjasa që gjatë seancës së sotme të thuhen edhe fjalët përfundimtare të të dy palëve, dhe më pas të caktohet verdikti i cili duhet të jetë të enjtën, në datën e paracaktuar për gjykim. /SHENJA/

Kush fle pak rrezikohet nga iktusi cerebral

Rezultate të papritura dhe alarmante kanë dalë nga një studim i ri amerikan mbi efektet e mungesës së gjumit, të prezantuara në takimin vjetor të ekspertëve të sektorit.

Sipas studimit të Universitetit të Alabamës, rreziqet për iktuse cerebrale rriten katër herë më shumë tek personat që flenë më pak se 6 orë në ditë.

Një tregues ky shqetësues, sidomos përsa i përket individëve të shëndetshëm, atyre me një peshë në normë dhe atyre pa faktorë të tjerë rrezikues./pe/

Sot në Prishtinë shpërndahet bakllava gjigante, pretendohet të thyhet rekordi në Guinnes

Pak ditë para se të nisë Muaji i Ramazanit, sot në Prishtinë do të përgatitet një bakllava gjigante.
Bakllavaja, e cila do të ketë përmasa mbi 2 metra dhe formën e hartës së Kosovës, do të shërbehet sot nga ora 14:00 në sheshin “Nënë Tereza”, transmeton Magazina.al.

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.

Qëllimi i organizatorëve është që viteve të tjera të bëjnë bakllavanë edhe më të madhe që ta thyejnë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.

Llatasi kërkon dëgjimin e “bombave” kundër tij

Gazetari Dragan Pavlloviq Llatas sot për herë të parë u ul në bankën e të akuzuarve për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike. Mbrojtja e Llatasit para fillimit të diskutimit kërkoi që t’i shoh transkriptuat e 14 “bombave” të cilat Prokuroria Speciale Publike po i përdor si dëshmi kundër tij.

Avokatja Snezhana Saviq theskoi se pa i parë transkriptat e bisedave nuk mund të fillojnë seancat. Prokurorja nga ana tjetër tha se i akuzuari ka pasur mundësi që t’i dëgjojë ato, askush nuk e ka ndaluar.

“Pas përfundimit të hetimit, i akuzuari dhe avokati janë ftuar që t’i dëgjojnë bisedat e përgjuara, por nuk e kanë bërë këtë”, theksoi Elizabeta Josifoska, e cila kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes.

Gjykatësja Sllavica Naumovska e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe u ndau transkripta nga bisedat e përgjuara që, siç tha ajo, të fillojnë me përmbajtjen e audio materialeve.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me fshehte të takimit, ku dyshohet se një person për t’iu shmangur tatimit ka dhënë dëshmi të rrejshme. Sipas asaj që tha PSP, personi në fjalë ka qenë drejtues dhe pronar i disa agjencive për marketing “Total”, “Media Maks” dhe “Total Media Center”. I dyshuari ka fshehur tatim prej 121.414 euro.

25 Fakte interesante për disa shtete të Evropës

Evropa eshte pergjegjese per pjesen me te madhe te shpikjeve teknologjike, kulturen dhe gjuhen qe dominon boten sot. Ju sjellim ne vazhdim fakte interesante per Evropen qe shumica e njerezve nuk i dine!

25 – Evropa, teknikisht nuk eshte kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte ne fakt ide e grekeve.

24 – Italianet nuk pine kapuçino pas ores 11:00.

23 – Ne Berlin ka me shume restorante Doner Kebap se ne Stamboll.

22 – Ndertimi i Kishes Sagrada Familia ne Barcelone ka zgjatur me shume se ndertimi i piramidave (ndertimi i kesaj kishe ka filluar ne vitin 1882 dhe ende nuk ka perfunduar).

21 – Vendi me i vizituar ne Evrope eshte Disneyland ne Paris.

20 – Ne Muzeun Britanik jane te ekspozuara vetem 1% e artefakteve qe ne te vertete mbahen ne kete muze.

19 – Tualeti me i late ne Evrope gjendet ne Mont Blanc ne mbi 4.200 metra lartesi mbidetare!

18 – Shteti i Belgjikes ka rrjetin me te dendur hekurudhor ne bote (113.8 km / 1.000 km2)

17 – Peruçica ne Bosnje eshte nje nga xhunglat e fundit ne Evrope. Po, Evropa ka xhungel!

16 – Bullgaria eshte shteti me i vjeter ne Evrope dhe shteti i cili nuk e ka ndryshuar emrin e tij qe nga viti 681 i eres sone.

15 – 40% e popullsise se Greqise jetojne ne kryeqytetin e saj, Athine.

14 – Ne Islande nuk ekzistojne mushkonjat.

13 – Epoka e Erret ne Evrope ka zgjatur dy here me shume sesa koha qe kur Shtetet e Bashkuara jane komb.

12 – Rusia ka mbi 13.000 fshatra te pabanuara.

11 – 40% e siperfaqes se tokes se Evropes i takon Rusise.

10 – Ndertimi i Kulles se Pizes ka zgjatur me shume se 200 vjet dhe ajo ende priret.

9 – Kruasanti eshte shpikur ne Austri.

8 – Grenlanda eshte ishulli me i madh ne bote

7 – Vetem brenda nje jave shkallet levizese ne metron e Londres pershkojne nje gjatesi sa dy here perimetri i Tokes.

6 – Ne aeroportin e Brukselit shiten me shume çokollata sesa ne çdo vend tjeter ne bote.

5 – Ne Evrope, Suedia ka me se shumti McDonalds per koke banori.

4 – Fale perbindeshit Lochness, Skocia çdo vit gjeneron 7 milione euro nga turizmi.

3 – Nga Spanja ne Afrike mund te arrihet me traget vetem per gjysme ore.

2 – Qyteti me emrin me te gjate ne Evrope eshte Lanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch ne Uells.

1 – Lihtenshtejni eshte nje shtet, i cili gjate angazhimit te tij te fundit ushtarak ne vitin 1866, kishte derguar ne Itali 80 ushtare ndersa ishin kthyer 81 ushtare. Duket se ne Itali kishin gjetur nje mik.

/fm/

Parashikimi i motit

Moti sot pritet të jetë i ndryshueshëm. Pasdite priten reshje shiu dhe stuhi lokale. Do të fryjë nga era e dobët nga drejtimi jugperëndimor. Vlera e indeksit UV do të jetë 6. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 6 në 14, dhe gjatë ditës 23-28 gradë gradë celsius. Nesër pritet paqëndrueshmëri më e theksuar e motit e shoqëruar reshje shiu më të mëdha, stuhi dhe erëra të forta. Të mërkurën në mëngjes priten reshje të dobëta të shiut, por gjatë ditës dita pritet të stabilizohet gradualisht moti. /SHENJA/

Administratorët shqiptarë ende rrijnë në shtëpi

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në një deklaratë dhënë për Alsat-M pret që së shpejti 958 administratorët të fillojnë me punë.

“Pas nënshkrimit të kësaj kontrate merret pëlqim edhe nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Administrative por edhe nga ana e Ministrisë së Financave dhe me këtë kompletohet i gjithë procesi dhe më pas nëpunësit administrativ mund të fillojnë me punë. Një afat kohorë saktë nuk mund të japim, por së shpejti presim që administratorët e parë të startojnë me punë”, thekson Hoxha.

Ndërkohë edhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë të njëjtin qëndrim.

“Procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të 958 administratorëve është në rrjedhë e sipër. Shumë shpejtë do të fillojë edhe shpërndarja e të tjerëve. Kështu që jam i bindur se ky proces do të përfundoj së shpejti”, ka deklaruar Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.

Nga 958 administrator që pritet të sistematizohen, 10% nuk i kanë pranuar vendet e tyre të punës. Ata kanë refuzuar nënshkrimin e kontratës për arsye nga më të ndryshmet, si largësia e vendit të punës nga vendbanimi dhe përshtatja mosadekuate e profesionit dhe kualifikimit me punën.

23-vjeçari nga Shkupi vdes në Siri

Edhe një i ri nga Shkupi ka vdekur në luftimet e Sirisë. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin E.Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup, shkruan gazeta KOHA. Në fillim të vitit 2014, E.Iseni atëkohë si 19-vjeçar, i ishte bashkangjitur luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij, sot familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.

Ndryshe, dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë. (koha.mk)

ANALIZA: Ja si partitë politike në Kosovës e “gërryejnë” shtetin përmes prokurimit publik

Nga Bashkim Kastrati

Prokurimi publik paraqet një proces tejet të rëndësishëm për shkak se ai përdoret nga qeveria dhe institucionet tjera publike për të blerë mallra dhe shërbime, vlerat e të cilave zakonisht përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të GDP-së.

Rrjedhimisht, si proces që realizohet përmes përdorimit të parave të taksapaguesve, prandaj ky proces duhet të jetë transparent, efikas, konkurrues dhe në dobi të së mirës së përgjithshme.

Për shkak të natyrës kontraktuale të prokurimit publik me akterë ekonomikë nga sfera private, shpeshherë ky proces është parë si një vegël për keqpërdorimin e mjeteve publike, korrupsionit dhe ndikimit jo të barabartë ndërmjet akterëve ekonomikë dhe zbatuesve qeveritarë të prokurimit publik.

Sipas një raporti të publikuar nga organizata Çohu!, ekziston një perceptim i skajshëm se çdo zyrtar prokurimi paraqet njësinë e parë të korrupsionit institucional dhe më gjerë. Ky perceptim, ndonëse i padefinuar, ka shumë gjasa të ketë bazë reale, dhe ka përcaktuar me vite të tëra edhe shkallën e përgjithshme të besimit të qytetarëve në institucionet publike.

Sipas raportit në fjalë, debatet kryesore që e kanë karakterizuar fushën e prokurimit publik në Kosovë dhe që kanë pasur në fokus qasjen e shoqërisë civile në këtë drejtim, mund të përmblidhen në fushat në vijim:

Prokurimi publik si instrument i financimit të partive politike.

Partitë politike në Kosovë në kuadër të shtrirjes së veprimtarisë organizative të tyre në njërën anë, si dhe në mungesë të fondeve dhe burimeve financiare legjitime në anën tjetër, e kanë shfrytëzuar instrumentin e prokurimit publik, për të krijuar lidhje klienteliste me bizneset përmes formulës së dhënies së tenderëve publikë për t’i tatuar pastaj jashtëligjshëm me shuma të konsiderueshme të parave të cilat këto biznese përfituese të tenderëve është dashur t’u kthejnë prapa partive politike në pushtet.

“Kjo lidhje klienteliste është hasur si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal dhe është vendosur si kod i sjelljes së zakonshme në ambientin e të bërit biznes”, thuhet ndër të tjera në raport.

Bazuar në të dhënat e hulumtuara nga organizata Çohu!, përgjatë shtatë viteve (gusht 2007- maj 2014), del se disa nga financuesit e partive politike – bizneset dhe pronarë të bizneseve – kanë përfituar rreth 220 milionë euro tenderë publikë. Të gjitha këto procedura janë realizuar përmes prokurimit publik. Dhe me “letra” gjithçka ka qenë pothuajse në rregull. Hulumtimi tregon se financuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që për shtatë vite drejtoi Qeverinë e Kosovës, janë në krye të listës së përfituesve nga tenderët publikë, të pasuar nga financuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV). Financuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dhe të Aleancës për Kosovën e Re (AKR), kanë përfituar shumë më pak të hyra nga tenderët publikë se sa ata të PDK-së dhe LVV-së.

Prokurimi publik si kulturë e pandëshkueshmërisë

Raporti thekson se për vite të tëra, korporatat e mëdha, ndërmarrjet publike dhe shërbimet publike si KEK-u, Posta, QKUK-ja, ministritë etj, kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me kontrata të pafavorshme ekonomike, duke zbatuar një prokurim i cili fare nuk korrespondonte me “publiken”.

“Zyrtarët e prokurimit të këtyre ndërmarrjeve kanë vazhduar të ushtrojnë detyrën e tyre pa u ndëshkuar asnjëherë për veprimet antiligjore në proceset e prokurimit. Kjo ka ndikuar në “shpikjen” e kategorisë së zyrtarëve të prokurimit si persona me lidhje të fuqishme, puna e të cilëve nuk mund të adresohet në mënyrë ligjore”, theksohet në raport.

Ndonëse në dukje e sipër ka pasur iniciativa penale kundër kësaj pjese të institucioneve publike, ka fare pak raste kur zyrtarët e prokurimit kanë përfunduar me përgjegjësi penale për shkeljen e ligjit.

Si rrjedhojë, shembulli i pasurimit të shpejtë që haset tek një pjesë e madhe e tyre kundrejt masave spontane institucionale për të luftuar korrupsionin, kanë ndikuar në krijimin e një klime të pandëshkueshmerisë ndaj shkelësve të ligjit. Kjo klimë, edhe sot e kësaj dite vazhdon të diskreditojë edhe atë pjesë të zyrtarëve të prokurimit të cilët përpiqen të ushtrojnë detyrën e tyre me përgjegjësi dhe mbi bazën ligjore.

Prokurimi publik si bojkot ekonomik

Kur flasim për një situatë në të cilën partitë politike në pushtet kanë në dorë instrumentet e përdorimit të parasë publike, është shumë e arsyeshme të mendohet se kush ka predispozita më të mira për të qenë përfitues i tyre.

Pasqyrime të kësaj natyre ka pasur edhe në Kosovë. Të gjeturat e hulumtimit tregojnë se bizneset që kanë qenë të përfshira si mbështetëse të një partie të caktuar, kanë rënë viktimë e anashkalimit me rastin e ardhjes në pushtet të një partie tjetër.

Akoma më keq ka qenë situata me ato biznese që fare s’i kanë takuar sferës së politikës. Bizneset e tilla kanë pasur gjasa minimale për të përfituar kontrata publike të çfarëdo vlere. “Kështu, prokurimi publik në Kosovë, në vend se të jetë mundësi për bizneset për të qenë furnizues dhe kontraktues të mallrave dhe shërbimeve përmes një tenderimi transparent, ligjor dhe të barabartë, në masën më të madhe ka qenë ose monopol i një biznesi të caktuar ose bojkotim i çdo biznesi që s’ka pasur lidhje me politikën”, thuhet në raportin e organizatës Çohu! (tesheshi)

Vogëlushi paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun

Një djalë i vogël ka përjetuar një situatë të tmerrshme. Ai u shtri për të fjetur si çdo natë tjetër, por në mëngjes u zgjua i paralizuar. Për mjekët situata e tij ishte e pashpresë.
Ata nuk mundeshin të gjenin se çfarë ia shkaktonte këtë djali.

Gjendja e tij vazhdonte të përkeqësohej dhe mjekët i hoqën çdo shpresë për të jetuar.
Djali i vogël ishte gati të përjetonte një arrest kardiak dhe në atë moment mjekët kanë parë një plesht në veshin e tij.

Këto insekte në shumicën e rasteve nuk janë të rrezikshme, por ata janë edhe transmetues të sëmundjeve.

Djali i vogël ishte infektuar me një lloj bakteri që quhet neurotoxin dhe nëse hyn në trup mund të shkaktoj edhe vdekjen. Fatmirësisht mjekët kanë arritur ta shpëtojnë djalin.