Ballina Aktualitet Lajme GRUEVSKI KËRKON PUBLIKIMIN E DËSHMIVE SE MERCEDESI ISHTE I VJETËR DHE DUHEJ...

GRUEVSKI KËRKON PUBLIKIMIN E DËSHMIVE SE MERCEDESI ISHTE I VJETËR DHE DUHEJ BLERË NJË MAKINË E RE

I akuzuari Nikolla Gruevski dhe Prokuroria Speciale propozuan prova të reja në gjykatë lidhur me rastin “Tanku”, për blerjen e mercedesit 600 mijë eurosh.

Nikolla Gruevski nëpërmjet avokatëve të tij i kërkoi gjykatës që të kontrollojë të dhënat zyrtare se sa herë është prishur mercedesi i vjetër, se sa herë i është bërë servis e të tjerë, në mënyrë që të shihet se kryeministrit i është dashur një makinë e rregullt, por gjykata mbështeti sugjerimin e prokurorit Stefço Donev i cili tha nuk është me rëndësi se sa herë është prishur kjo makinë e cila nuk ka lidhje me akuzën.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska i tha Nikolla Gruevskit se këtë fakt ai tashmë e kishte thënë nëpërmjet dëshmitarëve të tij dhe deklaratave të tij dhe nuk ka nevojë për arsyetime shtesë, prandaj edhe e refuzoi kërkesën për këtë lloj hetimesh. Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë Speciale për të publikuar komunikimin me email në mes kompanisë Mak Auto Star prej të cilës është blerë Mercedesi dhe kompanisë gjermane Daimler.

Prokurori Donev tha se prej këtij komunikimi do dalin shumë përgjigje për pyetjet e mbrojtjes që janë shumë me rëndësi. Ka gjasa që gjatë seancës së sotme të thuhen edhe fjalët përfundimtare të të dy palëve, dhe më pas të caktohet verdikti i cili duhet të jetë të enjtën, në datën e paracaktuar për gjykim. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews