Ndërmarrja Publike “Komunalec” – Gostivar njoftojnë se është duke punuar me intensitet të lartë në realizimin projektit për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit në fshatin Balindoll, respektivisht në lagjen e quajtur Balindolli i Vjetër.
Gjithashtu njoftojnë se deri më tani është hapur kanali në gjysmën gjatësisë së përgjithshme, ndërsa ka filluar edhe vendosja e tubacioneve që do të lidhen me linjën kryesore të ujësjellësit të qytetit në afërsi të Tregut të madh.
“Me linjën re të ujësjellësit rritet kapaciteti transmetues i ujit të pijshëm dhe evitohen të gjitha humbjet që shkaktonte linja e deritashme. Shpresoj se banorët e Balndollit të Vjetër, festën madhe të Bajramit do ta presin me 24 orë ujë në ditë. Linja e re e ujësjellësit kap gjatësinë prej 1860 metra dhe prej saj do të furnizohen me ujë rreth 300 amvisëri”, thekson drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami.
Ndryshe, së shpejti do të punohet në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në fshatrat Zdunjë, Debresh dhe Çegran.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





