Ballina Aktualitet Lajme NEW YORK, S’KA ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE, NIMIC: DYJA PALËT JANË TË VENDOSURA PËR...

NEW YORK, S’KA ZGJIDHJE PËRFUNDIMTARE, NIMIC: DYJA PALËT JANË TË VENDOSURA PËR TA GJETUR ATË (VIDEO)

Para 40 minutave në Nju Jork përfundoi takimi mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara Metju Nimic. Pas dy orësh takim, duke mos pranuar t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, Nimic tha se gati janë mbyllur të gjitha çështjet dhe se të dyja palët po bëjnë gjithçka për të gjetur zgjidhje.

“Siç e dini patëm takim dje dhe sot, ku kemi biseduar një ditë e gjysmë. Mund të them se kemi punuar shumë, çështjet janë të definuara mirë dhe janë precizuar. Mund të them se këto ishin negociata në të cilat punuam shumë. Negociatat janë intensifikuar shumë, siç thanë, të dyja palët kanë qëndrime shumë të rëndësishme, kurse bëhet fjalë për interesat nacionale. Të yja palët e njohin rëndësinë e arritjes së zgjidhjes dhe vendosën që të bëjnë një gjë të tillë”, tha Metju Nimic, ndërmjetësues i Kombëve të Bashkuara.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me trupin tuaj nëse e lini duhanin?
Artikulli tjetërPROPOZIMI “MAQEDONIA E ILINDENIT”, ZEKOLLI: GREKËT DO TË MËSOJNË MË SHUMË HISTORI (VIDEO)