Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe të delegacionit qeveritar prej disa ministrash, sot u takua me Papën Françesku. Gjatë vizitës e cila po mbahet tradicionalisht në kornizat e aktiviteteve programore të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, kryeministri Zaev u takua me Papën Françesku, ndërsa më vonë delegacioni u pranua në audiencë te Papa i Kishës Rimokatolike në Vatikan.
“Në takimin me papa Françeskun, biseduam për traditën e rrënjësuar thellë në tolerancën multi-religjioze, respektimin e feve të ndryshme dhe në kultivimin e lirive fetare në Maqedoni. Kujdes të veçantë në bisedë me papa Françesku-në i kushtova ndërtimit dhe ruajtjes së përcaktimit tonë themelorë, një shoqëri për të gjithë”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





