Ballina Aktualitet Lajme Lençe Ristoska: PSP do ta kthejë besimin e saj tek qytetarët

Lençe Ristoska: PSP do ta kthejë besimin e saj tek qytetarët

Prokurorja Speciale Lençe Ristoska, në një deklaratë për “Deutsche Welle” ka pranuar se kohëve të fundit Prokuroria Speciale ka pësuar ulje të rejtingut tek qytetarët, ndërsa shtoi se do ta kthejnë besimin tek qytetarët.

“Personalisht mendoj se rënia e besimit tek PSP-së është pasojë e disa rrethanave, prej të cilave disa janë të lidhura me ndodhitë politike në vend. Shpresoj se në periudhën që vjen PSP do të arrijë ta kthejë besimin tek qytetarët, pasi besimi i tyre tek institucionet është i rëndësishëm për përparimin e gjendjes në shoqëri”, tha Ristoska.

Ajo shtoi se një nga prioritetet e punës së PSP-së është që të mbajë pavarësinë dhe neutralitetin.

“Sipas mendimit tim, nuk është e rëndësishme nëse vazhdimi i mandatit të PSP-së do të rregullohet me ligj të veçantë ose jo. Ajo që mendoj se është e rëndësishme është që PSP të vazhdojë ta mbajë autonominë dhe pavarësinë financiare, pasi në këtë mënyrë sigurohen kushtet e nevojshme për punë dhe garantohet pavarësia e veprimit. Gjithashtu pajtohem me qëndrimet e Prokurorit Publik, se duhet të gjendet mekanizëm adekuat përmes së cilit do të mundësohet kontrollimi i punës së PSP-së”, tha Ristoska.

Prokurorja speciale është emëruar koordinatore e aktiviteteve në “Eurojust” dhe tha se Maqedonia do të ketë përfitime nga roli i ri i saj në rastet ndërkombëtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews