Ballina Top Lajm Meta, ironi me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë edhe që Adem...

Meta, ironi me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë edhe që Adem Jashari u vra për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, i është përgjigjur akuzave nga gazetari Baton Haxhiu, se “Meta ka qenë i pari që ka propozuar për ndryshim kufijsh gjatë takimeve me Gjingjiç”.

Meta, duke qeshur, tha se si mund të bëhen këto diskutime me persona që kanë vdekur shumë vite para se Kosova të shpallte Pavarësinë.

“Unë jam shumë krenar për miqësinë që kam patur me Batonin.

Kam një pyetje për ju, kur u vra ish-kryeministri Gjiingjiç? Kur u shpall pavarësia e Kosovës?

Si mund të diskutosh për kufijtë pasi ky u vra?

Batoni nuk ka qenë asnjëherë prezent në diskutimet e mia me Gjiingjiçin.

Unë tani nga Batoni pres të thotë që edhe Adem Jashari u vra për për t’i dhënë Serbisë, Mitrovicën”, deklaroi Meta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews