Ballina Teknologji Kujdes nga kjo “risi” e WhatsApp, kjo është mënyra e re për...

Kujdes nga kjo “risi” e WhatsApp, kjo është mënyra e re për të mashtruar njerëzit (FOTO)

Janë të shumta mesazhet e mashtrimeve që marrin njerëzit në rrjetet sociale.

Megjithatë, imagjinata e njerëzve për të vjedhur informacione dhe për të mashtruar përdoruesit është në nivelin më të lartë.

Kjo pasi, së fundmi, një metodë e re është shpikur lidhur me këtë, për aplikacionin WhatsApp.

Është pikërisht një mesazh që u vjen përdoruesve nëse duan të ndryshojnë ngjyrën e WhatsApp sipas shijes së tyre.

Qëllimi kryesor i kësaj “risie” është krijuar për të vjedhur të dhënat personale që gjenden në pajisjen e çdo përdoruesi që hap këtë lidhje.

Prandaj, kujdes!

@tn.lajmelokale
@tetovanews