Ballina Bota Erdoganin e braktisin aleatët, largohet nga partia edhe ish-kryeministri (VIDEO)

Erdoganin e braktisin aleatët, largohet nga partia edhe ish-kryeministri (VIDEO)

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu, një aleat i vjetër i Rexhep Tajip Erdoganit, ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Kjo lëvizje konsiderohej e paimagjinueshme deri përpara disa kohësh. Por tani, Davutoglu deklaron se do të krijojë partinë e vet, e madje ka ftuar dhe të tjerë t`i bashkohen në këtë nismë që po ndërmerr.

Në krah të tij, gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi dorëheqjen, ishin edhe tre ligjvënës të larguar gjithashtu nga AKP-ja, Selcuk Özdag, Abdullah Basci dhe Ayhan Sefer Üstün.

Në korrik, partinë e Erdoganit e braktisi edhe Ali Babaçan, që gjithashtu duket se synon të themelojë një forcë të re politike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews