Ballina Bota Bloomberg dorëzohet, do të mbështesë kandidatin favorit Joe Biden për kandidat presidencial

Bloomberg dorëzohet, do të mbështesë kandidatin favorit Joe Biden për kandidat presidencial

Kandidati demokrat për president Michael Bloomberg njoftoi të mërkurën se tërhiqet nga gara për të kërkuar emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial dhe se do të mbështesë kandidatin Joe Biden.

Njoftimi vjen ndërkohë që gara në Partinë Demokrate është konsoliduar: nga një konkurrencë mes më shumë se 20 kandidatëve në atë mes vetëm dy prej tyre, pas rezultateve të mira të së martës për ish-nënpresidentin Joe Biden dhe senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders.

Joe Biden fitoi në nëntë shtete, përfshirë edhe Teksasin, ku fitorja e tij ishte befasi meqë anketat e e hershme e nxirrnin zotin Sanders si kryesues. Ai doli shumë mirë kudo në jug, duke fituar në Virgjinia, Karolinën e Jugut, në Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Arkansas sikurse edhe në Minnesota dhe Massachusetts.

Bernie Sanders fitoi në Kaliforni, në Kolorado, në Utah si dhe në Vermont.

Të mërkurën në mëngjes ende nuk ishte e qartë se cili mund të ketë fituar në Maine.

Më shumë se 1300 delegatë përcaktohen në votimet paraprake të Super të Martës, pra rreth një e treta e delegatëve që do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Demokrate që mbahet në verë.

/VOA

@tn.lajmelokale
@tetovanews