Ballina Aktualitet Kasami vazhdon takimet në Uashington (VIDEO+FOTO)

Kasami vazhdon takimet në Uashington (VIDEO+FOTO)


Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka vazhduar takimet e tij me figura të rëndësishme të politikës në SHBA.

Gjatë ditës, Kasami ka realizuar takim me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, ambasadorin Philip T. Reeker dhe me David J. Kostelancik, drejtor i Shërbimit për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Kasami realizoi takim edhe me kongresmenin amerikan, Elliot Engel me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe zgjedhjet parlamentare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews