Ballina Bota BETEJE deri në fund: Biden në avantazh, por Donald Trump ende mund...

BETEJE deri në fund: Biden në avantazh, por Donald Trump ende mund të kthejë rezultatin nëse merr këto shtete

Gara në Amerikë për zgjedhjen e presidentit të ri po vjen drejt fundit. Me Joe Biden shumë pranë 270 votave elektorale, Donald Trump i duhet një përmbysje e madhe për ta kaluar dhe për t’u rizgjedhur sërish shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Biden aktualisht ka 264 vota elektorale, ndërsa Trump ka 214 të tilla, nga 270 që u duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet kryesore të mbetura janë Arizona, Karolina e Veriut, Nevada, Georgia dhe Pensilvania.

Këto dy të fundit janë shumë pranë mbylljes së numërimit dhe kanë shprehur vullnetin e tyre pro Trumpit.

Për të arritur 270, Trump duhet të fitojë Georgian (16 vota), Karolina e Veriut (15), Pensilvania (20) dhe Arizona (11) ose Nevada (6).

Ndërsa demokrati mund të fitojë pa Pensilvaninë, që tanimë e ka marrë Trump, por duhet të fitojë në Arizona dhe Nevada.

Ndryshe nga republikani, demokrati Biden e ka më të thjeshtë rrugën drejt fitores, por ka ende hapësirë për përmbysje të rezultatit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews