Ballina Argëtim Showbiz Mbështeste Donald Trump-in, reperin e famshëm e lë e dashura

Mbështeste Donald Trump-in, reperin e famshëm e lë e dashura

Reperit me famë botërore, Lil Wayne, i ka kushtuar shumë mbështetja e tij ndaj kandidatit republikan, Donald Trump.

Sipas burimeve pranë çifit, modelja Denise Bidot, ka ngelur shumë e zhgënjyer nga i dashuri i saj pasi reperi mbështeti fushtatën e presidentit Trump.

Lajmi i ndarjes është konfirmuar edhe nga vetë modelja me anë të një postimi në faqen e saj në Instagram ku ka postuar një ‘story’ më shkrimin “Ndonjëherë dashuria nuk mjafton”.

Çifti gjithashtu i ka bërë njëri-tjetrit unfollow nga rrjetet sociale.

Kujtojmë se Lil Wayne, nuk është i vetmi reper afro-amerikan i cili ka mbështetur Trump pasi një tjetër suportues i republikanit është dhe Kanye West.

Marrëdhënia e Donald Trump me komunitetin me ngjyrë në Amerikë nuk është fort e mirë pasi ai shpeshherë është etiketuar si ra*cist.

@tn.lajmelokale
@tetovanews