Ballina Aktualitet Gazeta zvicerane: Si u bë Kosova një vatër e Covid-19 dhe Zvicrën...

Gazeta zvicerane: Si u bë Kosova një vatër e Covid-19 dhe Zvicrën e tërhoqi me vete

Pak para fillimit të pushimeve verore Qeveria e Kosovës largoi thuajse të gjitha masat anti-COVID.

Nuk donte që sërish që sërish të hiqet dorë nga biznesi i rëndësishëm me vizitorët nga diaspora.

Vërtetë udhëtuan njerëz thuajse si kurrë më parë, raporton “SonntagsZeitung”.

Vetëm në korrik arritën 446.340 pasagjerë në Prishtinë, gati dyfishë më tepër se në vitet para koronës.

“Në vend kishte atmosferë feste. Diskotekat dhe restorantet ishin të mbushura, mbaheshin dasma gjithandej e po ashtu festa. Kushte ideale për variantin Delta, që përhapet shumë shpejt, pasi që gati asnjëri nga ata në festë nuk ishte vaksinuar. Si vendasit, shumica që nuk kishte mundësinë të vaksinohej, e po ashtu edhe kosovarët nga diaspora, të cilët shumë pak shfrytëzuan mundësinë për t’u vaksinuar në vendin ku jetojnë”, shkruan gazeta zvicerane.

Deri më 20 korrik në Kosovë ra dukshëm numri i rasteve me koronavirus, madje gati nuk kishte fare raste të reja pozitive.

Vetëm pas ardhjes së shumë pasagjerëve – që edhe nëpërmjet aeroplanit nuk kishin nevojë ndonjë test për të dëshmuar se nuk janë të infektuar me koronavirus – shpërthyen shifrat.

Deri sot Kosova nuk po mund ta frenojë këtë rritje të dukshme. Në Zvicër shifrat nisën të rriten vetëm me përfundimin e pushimeve. Ata që po ktheheshin e sollën me vete virusin në Zvicër, pjesërisht duke udhëtuar me teste false PCR, siç shkruan gazeta, dhe tash po i mbushin spitalet. Kosovës i ka mbetur një shifër e lartë e të vdekurve dhe një sistem shëndetësor i ngarkuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews