Ballina Aktualitet “Do ta përfshinte gjithë lagjen” – u parandalua fatkeqësi e madhe, zjarri...

“Do ta përfshinte gjithë lagjen” – u parandalua fatkeqësi e madhe, zjarri shkrumboi disa shtëpi në një lagje të Tetovës! (VIDEO)

Kulmet e katër shtëpive në lagjen Kolltuk të Tetovës janë shkrumbuar.

Zjarrfikësit ende veprojnë për të parandaluar shpërndarjen e zjarrit në shtëpi të tjera.

“Kemi bërë punë të madhe. Zjarri do ta përfshinte tërë lagjen”, u shpreh shefi i Zjarrfikësve, Uka Aliti teksa raportonte për gjendjen para kreut të Tetovës, Bilall Kasami, transmeton TV21.

Zjarri i sontëm në Tetovë, shkuarja e automjeteve të zjarrfikësve drejt vendit të ngjarjes!

Denoncimi ka qenë në ora 19:05, për pak minuta kanë arrnë vendngjarje. Ende intervenohet. Po bëhet preventivë që zjarri mos të përhapet më shumë.

“Në vendngjarje kemi dalë me katër makina dhe 15 zjarrfikës. Kemi arritur shumë shpejtë. Kemi dhënë maksimumin njëherë për ta parandaluar shpërndarjen e zjarrit dhe më pas për të lokalizuar. Fatmirësisht them se të lënduar nuk ka, por tre – katër objekte janë dëmtuar nga shpërthimi i zjarrit dhe është ka vetëm dëm material”, tha Aliti.

Zjarri është lokalizuar por zjarrfikësit do të qëndrojnë aty deri vonë, premtoi Aliti.


Rrugica e Tetovës ku disa shtëpi u përfshinë nga zjarri…
Video nga 7 janari 2018

@tn.lajmelokale
@tetovanews