Ballina Aktualitet Lajme Ndahet nga jeta mjeku i njohur nga Tetova (FOTO)

Ndahet nga jeta mjeku i njohur nga Tetova (FOTO)

Ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare mjeku specialist dermatoverologu dhe shefi i repartit të dermatologjisë në Spitalin e Tetovës, Fatmir Rushani transmeton Portalb.mk.

Lajmi për vdekjen e tij u shpërnda në rrjete sociale dhe u konfirmua edhe nga Spitali i Tetovës, varrimi i tij u bë sot pas namazit të drekës.

Rushani u lind më 3 maj 1956. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1984, ndërsa specializoi për dermatovenerologji në Universitetin Shtetëror të Shkupit në vitin 2003.

Me keqardhje e mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të spec D-r. Fatmir Rushani.

Gjithmonë do ta kujtojmë me nostalgji për përkushtimin ndaj punës, mishërimin dhe respektin ndaj kolegëve dhe pacientëve.
Kujtimi për të dhe gjurmët e tij si njeri i palodhshëm që deri në momentin e fundit ishte në krye të detyrës dhe në situata të vështira dinte të zbusë zemra do të ngelin përgjithmonë si pjesë e pandashme e gjithë personelit të Spitalit Klinik të Tetovës.
Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Rushani, për kolegët dhe miqtë e doktorit tonë!/Amir Elezi, drejtor i Spitalit të Tetovës

Telegram ngushllimi
Në emrin tim dhe të Odës së mjekeve të Maqedonisë së veriut shpreh ngushllimet e sinqerta familjes, kolegëve dhe miqëve të Dr Fatmir Rushani, për humbjen e një kolegu të urtë, profesionisti të dalluar Tetovare dhe miku të çmuar.
Zoti e shpërbleft me gjitha mrekullitë e amshimit
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr Fatmir Rushani .

@tn.lajmelokale
@tetovanews