Ballina Aktualitet ÇEGRANI I GOSTIVARIT PO BOSHATISET – NGA 10 MIJË SA KISHTE DIKUR,...

ÇEGRANI I GOSTIVARIT PO BOSHATISET – NGA 10 MIJË SA KISHTE DIKUR, KANË MBETUR VETËM 3.000 BANORË (VIDEO)

Çegrani i Gostivarit është një ndër fshatrat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Dikur kishte 10.000 banorë, kurse aktualisht janë mbi 3.000 banorë që jetojnë në këtë vendbanim.

Fshati Çegran i njohur si fshati me territorin më të madh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tanimë numëron vetëm mbi 3 mijë banorë, prej gjithsejt 10 mijë banorëve që numëronte deri në vitet e fundit.

Çegrani sikurse shumë fshatra tjera po përjeton fatin e largimit masiv drejt perëndimit kryesisht nga të rinjtë. Banorët për tv Klan thonë se këtu kanë mbetur vetëm pleqtë.

Ato, jetë duan ato, duan të jetojnë, të përparojnë, të më ruajnë mua, jo. Pleqët kanë mbet krejt kështu tek, kush ka grue e kush s’ka. 12-13 mijë banorë, sot ka 3 mijë banorë n’Çegran, në fshatin më të madh në Ish-Jugosllavi, a tash s’kanë ngel as tre mijë.

Krejt kanë shkuar, të rinjtë na kanë shku, për atë shkak krejt pleqët kajnë ngelur vet.

Edhe Çegrani i vuan pasojat e emigrimit masiv të të rinjëve drejt një jetë më të mirë për në perëndim. Mendoj se ndoshta, nëse e bëjmë kështu me një lloj përqindje, ndoshta diku 60-40 është 60% në kurbet ose jashtë, 40 % këtu./KlanMacedonia

https://youtu.be/hww_08If0kg

@tn.lajmelokale
@tetovanews