Ballina Sport Bayern ofron 80 milionë për Nunez

Bayern ofron 80 milionë për Nunez

Bayern Munchen ka shprehur vullnetin për t’i paguar 80 milionë euro për sulmuesin e Benfikës, Darwin Nunez.

Mediumi Fichajes ka raportuar për shumën që kampioni gjerman thuhet të jetë i gatshëm ta shpenzojë.

Ky spekulim vjen pas atij që lideri i bavarezëve në sulm, Robert Lewandowski, do të largohet në fund të këtij stinori.

Përfaqësuesi i Uruguajit ka shkëlqyer në fanellën e Benfikës sivjet, duke e tërhequr vëmendjen edhe të top-klubeve të tjera evropiane si Manchester United.

@tn.lajmelokale
@tetovanews