Ballina Aktualitet Kurti për televizionin portugez: Armët që Rusia i jep Serbisë nuk janë...

Kurti për televizionin portugez: Armët që Rusia i jep Serbisë nuk janë për paradë, por për luftë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP.

Mes tjerash, kryeministri Kurti ka folur edhe për nevojën që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Bashkëpunimi i ngushtë ushtarak i viteve të fundit me Rusisë dhe Serbisë, sipas Kurtit duhet të shihet me shqetësim. Armatimi që Rusia ia garanton Serbisë, ka thënë ai, nuk është për parada, por për luftëra.

“Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së”, ka thënë Kurti.

Kurti ka sjell në vëmendje bashkëpunimin e ngushtë ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë.

“Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si proksi për destabilizimin e Ballkanit. Ajo (Serbia) është duke blerë pajisje ushtarake nga Rusia. Nga 49 avionë luftarakë MIG-29 që i kanë, 8 kanë qenë donacion nga 6 nga Federata Ruse. Është krijuar një trupë ushtarake e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë dhe siç e shohim edhe në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për parada, por është për luftëra”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka kritikuar shtetet e BE-së që deri tani e kanë neglizhuar përgatitjen e përbashkët ushtarake të Rusisë e Serbisë përgjatë viteve të fundit.

“Pajisjet ushtarake janë fazë përgatitore për makineri ushtarake. Shumë shtete të BE-së e kanë neglizhuar këtë përgatitje të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, përmes televizionit portugez, ka kërkuar ndihmën e Portugalisë për të arritur te njohja e Spanjës. Ai ka kërkuar fillimisht njohjen e pasaportave dhe hapjen e zyrës ndërlidhëse spanjolle në Prishtinë.

Madridi nuk është Beograd dhe Spanja nuk është Serbia, ka thënë Kurti, përderisa ka folur për ngjashmëritë që mund t’i gjej shteti spanjoll në rastin e Kosovës me Kataluninë apo shtetet baske. /GazetaExpress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews