Ballina Aktualitet Sociale “Më vdiq dhëndri e la 4 fëmijë rrugëve”, rrëfimi i gjyshit: Sikur...

“Më vdiq dhëndri e la 4 fëmijë rrugëve”, rrëfimi i gjyshit: Sikur të ikja dhe unë nga kjo botë (VIDEO+FOTO)

Zylyftari është 75 vjeç. E gjejmë në një cep të shtëpisë së tij të vogël, duke dredhur duhan. Prej kohësh ka dalë në pension. Forcat e kanë lënë, por jo hallet.

Ai rrëfeu për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, se fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur, ishte se i vdiq i dhëndrri. Sytë i mbushen me lot, kur flet për tre mbesat e nipin dhe barrën e madhe që mori në shpatullat e tij.

“Fatkeqësia ime më e madhe, ishte se më vdiq dhëndrri… (qan) la kalamajtë rrugëve, nuk ka më keq. Isha me bagëtitë atë ditë, më mori çupa e madhe. “o gjysh, babi ka rënë” më tha… mi la hallet mua, në një kohë që unë nuk kam takat.

Jam detyruar, kam marrë dy fëmijë të atij, i mbaj këtu… edhe gjendja ekonomike e imja nuk është aq e saktë. S’ka ku të vejë më vështirësia, duhen të ardhura, por unë nuk kam mundësi t’i ndihmoj me lekë, kam vetëm pensionin. Nuk kam asnjë lloj të ardhure tjetër, jam veti i 6-shtë në shtëpi e dy vajzat, tetë…(qan).”-rrëfen i moshuari.

“Ka më keq për mua? Çupa ime, vetëm në fshat! I thonë një llafi, të ikja unë e të mos më shikonin sytë këtë fatkeqësi. Mos e provoftë njeri këtë që provova unë.

Njerëzit, t’i ndihmojnë, sa kanë mundësi. Mundësisht t’i bashkojnë në një vend fëmijët me nënën (qan). “-përfundon i moshuari.

@tn.lajmelokale
@tetovanews