Ballina Aktualitet Rajoni Ballkani i Hapur: Rama, Vuçiq dhe Kovaçevski takohen sot në Ohër

Ballkani i Hapur: Rama, Vuçiq dhe Kovaçevski takohen sot në Ohër

Ditën e sotme dhe të nesërme (7 dhe 8 qershor) do të mbahet samiti i nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër.

Sipas Tanjug, në samit do të jetë i pranishëm Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili do të takohet  me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Gjithashtu janë planifikuar takime të veçanta me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave. të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Gjatë samitit, Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në seancat plenare në fushën e turizmit dhe kulturës, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e arsimit, një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet administratave tatimore dhe një memorandum mirëkuptimi, shkruan Tanjug.

Nisma Ballkani i Hapur kundërshtohet nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

@tn.lajmelokale
@tetovanews