Ballina Sport Volejboll/ Shqipëria kalon Maqedoninë e Veriut, vazhdon “ëndrra” për fazën finale

Volejboll/ Shqipëria kalon Maqedoninë e Veriut, vazhdon “ëndrra” për fazën finale

Kombëtarja shqiptare e volejbollit ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në “Silver European League, pasi mposhti 3-1 me sete Maqedoninë e Veriut.

Kjo ishte fitorja e parë e kombëtares kuqezi, pas dy humbjeve nda Rumanisë dhe Bosnje Hercegovinës, pasi tashmë mbeten në garë për një vend në “Final 4”

Shqipëria e drejtuar nga Jani Melka triumfoi 3-1 me sete kundër Maqedonisë së Veriut, me të cilën së fundmi kishte bërë edhe disa ndeshje miqësore.

Kuqezinjtë që në fillim treguan se objektivi i vetëm ishte fitorja dhe setin e parë e morën me rezultatin 25-23. Vendasit më pas reaguan e baraspeshuan ndeshjen, pasi e fituan setin e dytë 25-20.

Shqipëria ndryshoi marsh sërish në raundin e tretë dhe me një Anton Qafarena në formë fantastike, Maqedonia e Veriut u dorëzua me rezultatin 17-25 në setin e tretë.

Betejë e fortë më pas, por vendasit u përballën me një Shqipëri mjaft të motivuar për të fituar. Me rezultatin 25-22 kuqezinjtë i mbyllën llogaritë, duke marrë setin dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1./f.a/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews