Ballina Aktualitet Policia kërkon ndihmë për arrestimin e burrit që dyshohet se vrau gruan...

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e burrit që dyshohet se vrau gruan shtatzënë te QKUK-ja, ia publikon foton

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, që dyshohet se mbrëmë vrau gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, Policia ka lutur të gjithë ata që kanë ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar , të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesën e Policisë

Artikulli paraprakLIVE: Saudi Arabia vs Mexico – World Cup 2022 (VIDEO)
Artikulli tjetërTre “përbindëshat” e hekurt të NATO-s zbarkojnë në Egje, çfarë po ndodh mes Greqisë dhe Turqisë?