Ballina Kronika Sillet në Gjykatën e Tetovës 17 vjeçarja që dyshohet për vrasjen e...

Sillet në Gjykatën e Tetovës 17 vjeçarja që dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit te Banja e Tetovës (VIDEO)

Sot në Gjykatën Themelore në Tetovë, është sjellë për t`u marrë në pyetje e mitura e cila pranoi ditë më parë në polici se kishte kryer vrasjen makabre natën e 21 dhjetorit të 16 vjeçarit nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës.

Zhvillime të reja në lidhje me hetimin deri në këto momente nuk ka, shprehen nga prokuroria, ndërkohë që në këtë drejtim, po punon Sektori i punëve të Brendshme të Tetovës, të cilët, me urdhër të prokurorisë themelore të Tetovës, mbledhin materiale nga video kamerat, nga rutat ku dyshohet të ketë lëvizur 16 vjeçarja.

Pritet që sot para gjykatësit të procedurës paraprake, e mitura që dyshohet të ketë kryer vrasjen e 16 vjeçarit, të deklarohet edhe një herë para gjykatësit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews