Ballina Sport “Kupa e Italisë” shkon drejt fundit, gjysmë-finalistët mësojnë datat e përballjeve

“Kupa e Italisë” shkon drejt fundit, gjysmë-finalistët mësojnë datat e përballjeve

Gjithçka është e qartë përsa i përket gjysmë-finaleve të Kupës së Italisë, kompeticion ky i cili është njohur me “4 më të mirëat”, ku më konkretisht Inter, Juventus, Fiorentina dhe Cremonese do të “luftojnë” për trofeun e 2-të, më të rëndësishëm në Itali.

Juventus-Inter do të jetë ndeshja e parë, me “zonjën e vjetër” që do të presin më “Allianz Stadium”, “zikaltrit” më 4 prill në orën 21:00, ndërsa një ditë më vonë në “Artemio Franchi”, “violët” e Firences do të presin Cremonesen, “hirushen” e këtij kompeticioni ku deri më tani ka eleminuar 2 pretendë kryesorë si Napolit dhe Roma.

Ndërkaq, datat e ndeshjeve të kthimit nuk janë zyrtarizuar ende, megjithatë mendohet se ndeshjet e dyta do të zhvillohen në datat 25 dhe 26 prill. /i.m /abcnews.al 

@tn.lajmelokale
@tetovanews