Ballina Sport Serbi e provokon rëndë boksierin shqiptar të Kosovës! Jakaj bëhet gati

Serbi e provokon rëndë boksierin shqiptar të Kosovës! Jakaj bëhet gati

Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, është duke u përgatitur maksimalisht, për t’ia treguar vendin serbit që ka përdorur fjalor të pahijshme, Marko Nikoliqit.

Meçi në boksin profesionist mes Jakajt e Nikoliqit, do të zhvillohet me 24 mars në kryeqytetin austriak në Vjenë, në ditën e përvjetorit festiv kur NATO i dha goditje shkatërruese okupatorit serb pikërisht në vitin 1999.

Nikoliqi ka paralajmëruar meçin në faqen e tij në facebook, duke përdorur fjalë të nivelit të ulët dhe pa fije turpi.

“24 marsi në Vjenë, një sfide e re në ditën kur filluan bombardimet në 1999 kur e gjithë bota ishte kundër Serbisë, atë dite të gjithë do të jenë kundër meje dhe skuadrës sime por ne do të japim maksimumin si gjithmonë kundër një boksieri të pamposhtur.

Artikulli paraprakNdërtuesi i një kompleksi luksoz 12 katësh që u shemb në Hatay u arrestua në aeroport teksa po arratisej në Mal të Zi (VIDEO)
Artikulli tjetërKëta janë ministrat dhe zëvendës ministrat e Aleancës për Shqiptarët