Ballina Bota VIDEO/7-vjeçari Ahmed shpëtohet pas 70 orësh dhe gjëja e parë që tha...

VIDEO/7-vjeçari Ahmed shpëtohet pas 70 orësh dhe gjëja e parë që tha ishte “Nesër kam shkollë”

Tronditëse janë historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person.

Një i tillë është ai i 7-vjeçarit Ahmet Erdem, i cili u nxor i gjallë nga mbeturinat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras 70 orë pas tërmetit vdekjeprurës.

Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit të bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.

“Ne do të të japim çamçakëz Ahmed. E ke gati bukën me çokollatë. Hajde Ahmed, hajde djali im”, dëgjohen shpëtimtarët duke i thënë 7-vjeçarit.

Sipas mediave turke, fjalët e para të 7-vjeçarit Ahmet kur doli nga rrënojat ishin “Nesër kam shkollë”

@tn.lajmelokale
@tetovanews